Kush janë bizneset më të mëdhenj shqiptare

29 Shkurt 2016, 11:04Politika TEMA

Janë vetëm dy kompani shqiptare që renditen në listën e 100 sipërmarrjeve më të mëdha në Europën Juglindore, sipas qarkullimit vjetor për vitin 2014.

Bëhet fjalë për Kastrati sh.a. dhe Bankers Petroleum, të dyja në sektorin e naftës, njëra në prodhim dhe tjetra në tregtim, raporton Monitor.

Renditja e 100 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore bëhet çdo vit nga SEE News, me qendër në Bullgari.

Kastrati është një hyrje e re në 100 më të mëdhatë e rajonit (përjashtuar bankat dhe shoqëritë e sigurimeve) nga kompanitë shqiptare, duke u renditur në vendin e 82 dhe Bankers Petroleum në të 96-in.

Të dyja këto janë tepër të varura nga koniunktura ndërkombëtare e çmimeve dhe për 2015-n pothuajse kanë përgjysmuar aktivitetin.

Edhe në listën e 10 sipërmarrjeve më të mëdha sipas xhiros për secilin vend të rajonit (përjashtuar bankat e shoqëritë e sigurimit), Shqipëria “shquhet” për numrin e madh të kompanive në sektorin e naftës, me 6 të tilla (nga të cilat 5 tregtuese), duke reflektuar qartazi strukturën e paqëndrueshme të ekonomisë vendase, teksa operatorët e karburanteve në pjesën më të madhe të tyre kanë një luhatje shumë të lartë të aktivitetit të tyre dhe normë të lartë falimentimi.

Ndërsa vendet fqinje po tërheqin investitorë me emër dhe po zënë vendin e tyre në industrinë e Europës Juglindore, Shqipëria mbetet zbuluar përballë rënies së çmimeve të naftës, “e paaftë” të zëvendësojë këto humbje me industri më të qëndrueshme.

Kjo duket qartë në tendencën e eksporteve. Në Shqipëri ato ranë me gati 5% në 2015-n për shkak të konjukturës së pafavorshme të çmimeve ndërkombëtare, ndërsa në Maqedoni eksportet nga të gjitha zonat e lira ekonomike arritën 1.5 miliardë euro po në 2015-n, me një rritje prej 28% në raport me një vit më parë.

Për më tepër që asnjë qytet shqiptar nuk është në renditejn e përvitshme të Financial Times për investime nga eficienca e kostos, ndërkohë që në listë mbizotërojnë kryeqytete e qytete të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës.

6 komente në “Kush janë bizneset më të mëdhenj shqiptare”

  1. Olti says:

    Bravo “RILINDJA” , me ish ministrin e ekonomise (sot minister i financave ) nje mesues anglishte qe nuk ka dhene asnje dite mesim dhe minestren aktuale te ekonomise nje ish ekonomiste plani per kooperatvat bujqesore.Perpara RILINDJA !

  2. msh says:

    “Cilet jane bizneset”, o injorant gazetare. Peremri pyetes “kush” perdoret vetem per njerez.

  3. gjini says:

    Pyetja KUSH perdoret vetem per NJERZIT,prandaj ne kte rast duhet te perdoret pyetja CILAT jane……

  4. mohikani says:

    taxe ekologjike a pagujn kto kriminela te naftes?

  5. liu says:

    …. KASTRATI …. Bosi eshte vellai i Dr.Adnan Kastratit, shoku i ngushte me Sali Bishen (mjek kardiolog i QSUT-se) si kudo ne SHQIPERI luajne me parat e fam. Berisha ….

  6. kolaq dangëllia says:

    Sigurisht që nga më të mëdhenjtë do jetë edhe famëkeqja “KURUM”, qëndra e spiunazhit turk, që kontrollon edhe politikën në Shqipëri dhe sterilizon me mijëra shqiptarë e shqiptare me helmet që lëshon në ajrin shqiptar. Mallkuar qoftë Turqira dhe KURUM !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje