Jozefina Topalli: Përballja me Ramën është e vështirë dhe e frikshme, por s’duhet t’i lëmë mandatet

29 Shkurt 2016, 15:55Politika TEMA

“Jo vetëm parlamentarizmi është në krizë por edhe jeta politike, sociale dhe ekonomike, e për këtë duhet një reagim i fortë opozitar”.

Kështu e komenton situatën aktuale ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila gjatë një interviste për Report TV shprehet se PD ka për detyrë të kryejë këtë mision përmes aksioneve të forta me protesta më masive.

“Partia Demokratike duhet të mbështesë OJQ-të, por duhet të jetë e vetëdijshme për misionin politik që ajo ka si forcë që ka bërë histori në 25 vjet demokraci”, shprehet Topalli.

Në intervistën për Report TV Topalli flet edhe për problemet e brendshme në PD, kur thotë se përgjegjësia për humbjet në zgjedhjet lokale është e kësaj force politike dhe nuk ka arsye të fshihet pas pretendimeve të tjera, ndonëse qëndrojnë.

Dhe ndërsa ka mbetur më shumë se një vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentar Jozefina Topalli mendon se do të ishte zhgjënjyes një koalicion me LSI, ndërsa FRD e Bamir Topit e sheh të pozicionuar qarte me PS.

Detyra e Bashës, thotë Topalli, është ta çojë PD drejt fitores me aleatet natyral të saj.

Në seancën e fundit Jozefina Topalli njësoj si ish-kryeministri Berisha u shpreh se po risheh mandatin e saj në parlament, sërish ajo mendon se situata përballë politikës së inkriminuar të Ramës është e vështirë e madje e frikshme.

Por ajo thotë se përballja është rruga më e mirë por edhe me e rrezikshme.

5 komente në “Jozefina Topalli: Përballja me Ramën është e vështirë dhe e frikshme, por s’duhet t’i lëmë mandatet”

  1. pro.... says:

    Titulli i shkrimit flet me shume se permbajtja,… mendoj se per here te pare e ka pare me vemendje skenen politike…

  2. Bora says:

    Po kuptohet qe eshte e veshtire dhe e frikshme per vete faktin qe PD sado te mundohet nuk munt te ndryshoj asgje nga nga ato qe ka bere.e para: 97 ten si mund ta harroj populli sa djem nenash u vrane e u masakruan e nuk u denua asnje madje ja hodhen fain opozites. po gerdecin kush e beri ?po”bangat”kush i vodhi ? si ka mundesi qe kryeministri del ne publik nje muaj para falimentimi te firmave piramidale dhe deklanon se parat tuaja jan te sigurta.edhe per kete e ka fain Edi .po 21 janarin kush i vrau protestusit Edi.po kriminelet kush i liron nga burgu po hajdutet e pasuris se popullit duke filluar nga banka qendrore kush i nxjer te pafajshem gjukatat qe i ka presidenti dhe ju zotrinjt e pd.dhe sa e sa te tjera qe duhet te jepni llogari para popullit po jo para ketyre gjukatave partiake.per mua do ishte e drejt te gjykohen nga njeres pa parti dhe nga nje gjykat speciale si per krimet ekonomoke ashtu dhe politike.por per vrasjen e popullit duhet tju bejne qyq popullor ska gjykat me te besushme se ai per kedo qofte ne qeveri te majt apo te djathte.prandaj lerini retorit e vazhdoni” luften tuaj” ne parlament deri sa te vihet drejtesia ne vent.mjaft mbrojtet interesat personale lerini rruge te rinjeve qe jane pa u implikuar ne keto ceshtje kriminale e mos u mundoni per nje 97 te dyte se do digjeni vete.nje fjale e urte popullore thote kush do ti beje gropen shokut bi vete ne te.se drejtesia vonon por nuk harron.kutohet qe ne te gjitha qeverit ka vent per tu kerkur llogari dhe per permirsim te nivelit te jeteses.nuk ka qeveri apsolute po qeveri qe vret popullin e saj eshte e paimagjinushme dhe absurde.prandaj ju si parti e qeveri e meparshme skini as te drejte morale e jo me te vini perseri ne pushtet harrojeni.ini mesuar te beni vetem rremuje te shani dhe ofendoni e tu thoni te tjereve ato cka i kini bere ju.turp une nuk jam ne asnje parti po kur shikoj dhe degjoj njeres te tille ne televizor me vjen turp nga vetja dhe them me vete keta njeres na perfaqsojne ne.kaq poshte kane rene intelektualet ne shqiperi sa te kerkojne nje 97 te dyte.e pra se kete e kerkojne antishqiptaret qe duan te vrasin shqipetaret popullin e vet.mos e provogoni durimin e ketij populli cdo gje e ka nje kufi.se do u bier mbi kok dhe nuk do mbaj pergjegjesi .

  3. Rogozhina says:

    E ke mire! Me mire perballu me fjale se sa te lesh parate. llafet jane llafe ,po rendesi ka paraja… Mire eke !

  4. Eleni says:

    Zonje Topalli eshte me e mencura qe ka sot PD-ja. Me te drejte ajo refuzon te leri mandatin pse keshtu porosit Lulezimja. Kush eshte Lulezimja para Jozefina Topalli? Ajo e ka marre mandatin me meritat e saj dhe askush nuk guxon t ia marre . Jo. PD-ja duhet te perballet ne radhe te pare ne Parlament.
    Kush mendon se dorezohen mandatet ai tregon se ka kapitulluar.

    Por Lulezime Basha po e sheh se nuk eshte i afte ta coje PD-ne ne fitore dhe shpik keto marifete qe do e demtonin rende PD-ne. Pse duhet ta dorezoje mandatin Topalli, pse duhet te dorezoje mandatin Ruli, Patozi, M.Bregu, qe kane qe e jane shtylla te forta te PD-se.

    Lulzimeja sheh se nuk eshte ne gjendje te drejtoje PD-ne, nuk eshte i afte te ofroje zgjidhje, alternativa dhe nuk i bashkohet askush. Ne rast te nje humbje te PD-se (keshtu jane gjasat), Luzimeja duhet te dorehiqet nga posti i administratorit te ShQUP-it, si humbes per disa here radhazi dhe ne krye te Partise Demokratike duhet te zgjidhet Jozefina Topalli, nje lidere me cilesi dhe me kritere me te spikatura se Basha, halimerit, bylykbbasherinjte, strazikeqinjte, et..

  5. the trap says:

    Kur ti Zonje perballon Berishen ,Rama nuk eshte asgje para tij.A ka burre qe ta flasi dhe te vrasi si Sala,asgjekundi nuk e gjen,mbaje me shendet ate Vici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje