LSI: Dialog politik për reformën në drejtësi

29 Shkurt 2016, 17:00Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul në konsensusin për reformën në drejtësi dhe si rrugë të vetme për këtë sheh dialogun politik.

Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike renditi tre arsye se përse kjo reformë është më e domosdoshme se kurrë më parë.

“Së pari, partitë politike të gjitha kanë shprehur nevojën për reformën. Së dyti, kemi patur dhe kemi produktin në dorë nga një udhëheqës profesionist siç është Komisioni i Venecia dhe së treti, që është edhe kryesorja, kemi të gjithë detyrimin ndaj pjesës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë reformën”, deklaroi në një dalje për mediat, Petrit Vasili.

Lëvizja Socialist për Integrim flet për një dialog politik mes aktorëve kryesorë në vend.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të ulemi në tavolinë dhe të ndërtojmë dialogun politik që lexon në mënyrë të paanshme rekomandimet e Venecias në të mirë të një reforme solide në drejtëi që shkon përtej interesave politike dhe që ndërton drejtësinë që shqiptarët duan”, shtoi Vasili.

1 komente në “LSI: Dialog politik për reformën në drejtësi”

  1. edi says:

    dialogun ju kriminele mundet ta vazhdoni ne buurge te gjithe ,

    sepse i keni vjedhur muljardat buxhetit te atij shteti ne kohen e berishes kryeminister

    kurvat e lsi-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje