Formulari prish konsesusin: PD pyet: A jeni arrestuar? PS pyet: A jeni dënuar?

2 Mars 2016, 21:33Politika TEMA

Këshilli i Legjislacionit u mblodh në orët e mbrëmjes së të mërkurës me një çështje të vetme në tryezë; atë të akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizimit dhe ajo që u vërejt që në fillim të punimeve ishte ndasia e madhe mes palëve.

Dakortësia e shprehur në miratimin e ligjit është krisur pas letrës së Zyrës Juridike të Kuvendit që thotë se aktet nënligjore nuk mund të miratohen nga Kuvendi pasi janë në shkelje me Kushtetutën dhe me akt nënligjor do të ngrihet edhe i famshmi formular i vetëdeklarimit.

Partia Demokratike ka paraqitur 9 ditë më parë propozimin e vet për formularin e vetëdeklarimit, ndërkohë që Partia Socialiste ka bërë të njëjtën gjë këtë të mërkurë. PS thotë se ka dorëzuar propozimin e vet për formularin e vetëdeklarimit në mënyrë të njëanshme pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe PD më 23 shkurt.

Kjo ishte molla e sherrit mes palëve sepse opozita e kundërshton propozimin e socialistëve duke deklaruar se cënon thelbin e gjithë ligjit të dekriminalizimit.

Ndasitë mes palëve u vunë re që në pikën e parë të propozimeve përkatëse për formularët e vetëdeklarimit.

Formulari i PD-së ka një pyetje gjithpërfshirëse ku u kërkon deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë që t’i përgjigjen pyetjes “a jeni arrestuar ndonjëherë”, ndërsa ai i socialistëve është më konkret. “A jeni dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata- pyesin socialistët.  Ndryshimin, deputeti Balla e shpjegoi duke marrë si shembull Arben Ristanin.

“Zoti Ristani, ju kërkoj ndjesë për shembullin që do të marr dhe unë sinqerisht mendoj që rasti juaj nuk përfshihet në këtë; por përse t’i futesh ti një hullie juridike për të plotësuar arsyet e ndalimit tuaj në një formular?”, tha Balla.

Demokratët kundërshtojnë propozimin e socialistëve në dy pika; në formularin e vetëdeklarimit dhe në institucionin verifikues të këtij vetëdeklarimi.

“Verifikimi i drejtpërdrejtë nga institucionet dhe në këtë rast është prokuroria, është një element kyç i ligjit. Heqja e këtij elementi heq gjysmën e mekanizmit verifikues që ka ligji, pra e cungon dhe e bën jo efektiv ligjin”, deklaroi përfaqësuesi i demokratëve në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti propozimin e vet duke deklaruar se ai shmang shkeljen e Kushtetutës.

“Nuk mund të bëjmë një akt ligjor që të dalë mbi ligjin. Nuk e bëjmë dot këtë”, u shpreh Balla.

Demokratët e interpretojnë këtë qëndrim të socialistëve si mungesë vullneti për zbatimin e këtij ligji.

Ai që  u përpoq gjatë gjithë kohës që të arrihej konsensus ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, të cilit pas më shumë se dy orësh debate i sosi durimi.

“Nuk ka konsensus me mediat e pranishme në këtë sallë. Mediat të dalin dhe ne të vazhdojmë punën këtu deri në mëngjes, derisa të arrijmë konsensus”, tha Meta.

Dhe me këtë fjali u mbyll pjesa publike e kësaj mbledhjeje, që vazhdon me dyer të mbyllura me shpresën se në fund do të dalë “tym i bardhë”./ Top Channel

12 komente në “Formulari prish konsesusin: PD pyet: A jeni arrestuar? PS pyet: A jeni dënuar?”

  1. Fatjoni says:

    Rrini o PD ne qetesi e mos i beni gropen vetes, apo harruat qe para do vitesh ju arrestua kryetari i tanishem e akoma me heret ish kryetari? Rrini mos hapni goje se ja futet vetes.

  2. Bardhi Tolabi says:

    A i ka marre leje Sali Berishes,kjo PD-ja e Lulit,qe kerkon pergjigjen e pyetjes:
    “A jeni arrestuar ndonjehere?”
    Sali Berisha,eshte arrestuar prej policise te shtetit,ne kohen kur kryeminister ishte Ilir Meta.
    Po Fatmir Mediu,qe eshte ndaluar prej policiese Italiane?
    Po Genc Ruli,i akuzuar per aferen “druri i ares”?
    Po vete Lulzim Basha,qe ka nje proces te pa gjykuar,per vjedhjen e 230 milion eurove ne “Rrugen e Kombit”,per te mos thene edhe per vrasjet e 21 Janarit,per faljen e 352 km2 det Greqise,etj etj…?
    Xhelal Mziu,eshte peshk i vogel perpara ketyre qe permend une…

  3. kasem gahinja says:

    idenuar kriminel juridikisht mund te shpallesh vetem me vendim gjukate te formes se prere.mund te arestohesh,tendalohesh dhe te shpallesh i pafajshem.flas ne teori ,dmth,kur nuk ka korrupsion.mendoj se formulimi i pd eshte jo i sakte,paragjukues.

  4. qemal stafa mustafa says:

    ca pytje budallaqe!
    e ku ka shqiptar qe s osht arrest?u!
    vec bythqimat frikacaket dhe budallenjt nuk I kan pa dyert e qelive…

  5. Bambi says:

    Na e dogjet Nanon per President me kete formular…

  6. ENDRI says:

    O DEMOKRATE INJORANTE, PO EDHE KAQ NUK KUPTONI?
    NJE PERSON MUND TE ARRESTOHET NGA POLICIA PER 1001 ARSYE, POR KJO NUK DO TE THOTE QE TI MUND TE JESHE KRIMINEL. MUND TE ARRESTOHESH PER AKSIDENT DHE QE TI SKE PIKEN E FAJIT DHE DERISA GJYKATA TE VENDOSI TI JE I ARRESTUAR POR AMA TI DEL I PAFAJSHEM DHE NUK JE I DENUAR.
    POR KUR GJYKATA TE DENON ATEHERE MBAJENI SE NE BYTH E KENI. RRACE INJORANTESH.

  7. e verteta says:

    Me propozimin e demokrateve perjashtohet edhe Sali Berisha nga parlamenti , sepse ai eshte arrestuar dhe eshte mbajtur nje nate ne polici,

  8. gjergji says:

    Une personalisht mendimi im ky gjithe keto shqiptare neper bote qe bota i ka zili pyes si eshte e mundur (te ndihmojne ne perkthim ne berje te ligjeve me fjale te kuptueshme e sakte ne shqipe) qe ne shqipni akoma punohet me tematiken e enver hoxhes kur dihet boterisht cfare ligjersh ai kishte edhe si denoheshin njerezit edhe cfare vuante nje person po i familjes a fisit SI NUK DEL NJE SHQIPTAR EDHE TE PYES CFARE ESHTE ARRESTIMI CFARE KUPTOJNE ZOTRIJTE ME ARRESTIM MUA P;SH ME KERKOJNE PER SHQYRTIM NE POLICI UNE NUK PRANOJ ME VEne PRANGAT POLICIA MEDIA THOTE U ARRESTUA TANI A ESHTE kjo NJE MASE QE TE MA PRISHE MUA KARRIEREN POLITIKE NJE OSE SI NEPUNES EDHE DERI KU ESHTE KUFIRI NE RREGJISTER TE POLICISE QE NUK MERRET PARASYSH – FJALA E PS ESHTE PER MUA ME E ARSYESHME NQS JE I DENUAR DO TE THOTE KA NJE VENDIM GJYKATE !!

  9. opinion says:

    Pyetja me e sakte per mendimin tim eshte ajo e paraqitur nga PD, dmth a jeni arrestuar ndonjehere?, sepse mund te jeshe arrestuar dhe ke paguar para per ta mbyllur kete ceshtje dhe nuk ke vendim te formes se prere. Ne kuvendin e shqiperise dhe ne te gjitha nivelet e administrates nuk duhet te kete vend per te arrestuarit, te cilet me korrupsion mund ti shpetojne vendimit te formes se prere. Ne se kushtetuta nuk e lejon do te thote se kushtetuta duhet korigjuar, per te mos thene qe mund te jete bere qellimisht ne menyre te tille per te mbrojtur trafikantet. Nje person mund te arrestohet pastaj fillojne telefonat qe nga kuvendi i shqiperise e me radhe me tej dhe presionet mbi policine per ta liruar e per ta nxjerr te pafajshem, megjithese arrestimi tij eshte i drejte. Vetem ne shqiperi ndodh qe megjithese nje kryeminister denohet per korrupsion, si rasti Nanos, pastaj dele nga burgu e behet kryeminister. Nje vend rrumpalle .

  10. naku says:

    Shume e sakte:”Jeni i denyar”? Ky duhet te jete sepse “jeni arrestuar”? nuk do te thote se jeni fajtor. Kerkesa e PD duket absurde dhe per te ardhur keq pir,mendoje dashakeqese. PD spo orientohet dote ne perpekjen pet te shpetuar veten ne llumin kriminal e te hajdutellekut ku eshte zhytur.

  11. spartaku says:

    Me koqe kandari se keta te pd-ke nuk i gjene ne te gjithe boten.Budallenj fare.O qorra! mund te arrestohesh edhe gabimisht e te dalesh ne gjyq dhe mund te kalosh edhe ne proçesin gjyqesor dhe te dalesh i pafajshem.Atehere,sipas jush eshte kriminel? Ju te pd-ke duhet te futeni te gjithe ne burg,se jashte beheni te bezdishem,merzitshem dhe te rrezikshem se jini kafshe.I denuar do te quhesh vetem kur ka vendim te gjykates dhe je denuar nga ajo per krimin qe eshte bere.O matufa.

  12. United Kingdom says:

    Te dyja pyetjet “duhet” te jene ne formular sepse nuk mund ti japesh te njejten pergjigje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje