Hiqet dorë nga vezët, skenari i ri i PD: Nesër bllokohet parlamenti

2 Mars 2016, 15:54Politika TEMA

Ndërsa është duke vazhduar mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të PD-së, Dita raporton se ka arritur të mësojë disa detaje në lidhje me aksionin e nesërm opozitar në parlament.

Sipas burimeve, nesër nuk do të ketë protestë me vezë, por do të ketë bllokim të punimeve të parlamentit.

Opozita vazhdon të kërkojë largimin me ligj të Armando Prengës, i cili edhe pse tha se do terhiqem u shfaq sërish në seancën e javës së kaluar.

“Rama ka mbushur parlamentin me kriminel”, ka akuzuar Berisha më herët, kur tha se po mendon edhe të lërë mandatin.

Ndryshe nga mbledhjet e kaluara, grupi i PD-së ka pasur një mbledhje të qetë dhe pa shumë debate.

Duket se të gjithë kanë qenë dakord për të vazhduar me bllokimin e seancave plenare deri në futjen në rend të ditës të dy amendamendete të dorëzuara nga PD në parlament dhe që kanë të bëjnë me ligjin e dekriminalizimit.

3 komente në “Hiqet dorë nga vezët, skenari i ri i PD: Nesër bllokohet parlamenti”

  1. kapterr Jari says:

    ere e Marsit fryn perjashta
    deputeteve i tund brekt e mendafshta
    te bllokohet parlamenti
    deri sa te tundet dheu

  2. miri shkodra says:

    E bukur, kriminelet kerkojne dekriminalizimin.

  3. miri shkodra says:

    E bukur, kriminelet kerkojne dekriminalizimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje