Nuk është aspak e sigurtë, por tashmë është një mundësi e habitshme – ç’duhet të presë bota, nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA?
Kandidati më i paparashikueshëm i Amerikës mund të shndërrohet në komandantin e forcave të armatosura, më të paparashikueshëm të Amerikës.
“Ne nuk do të jemi më budallenjtë”, u tha ai mbështetësve pas fitores në primaret e Nevadës. “ne të do të jemi të zgjuarit”.
Trump ka qenë shumë gjëra – një miliarder me biznese në pasuritë e paluajtshme, një yll televizioni dhe aurot librash shumë të shitur. Por ai nuk ka qenë kurrë në një zyrë shtetërore dhe nuk është marrë asnjëherë me politikën e jashtme.
“Unë nuk mendoj se ai po thith nga ndonjë rezervuar i madh dijesh, në lidhje me këto tema”, deklaroi ish diplomati amerikan, Christopher Hill. “ai shfaqet si njënjeri me shumë instikte, dhe pa shumë rezerva, për të vepruar mbi ato instikte”.
Trump betohet të rikthejë forcën ekonomike të SHBA dhe fuqinë ushtarake – “për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, siç thotë vetë ai.
Ai po u jep zë pakënaqësive të shumë votuesve, si dhe frikërave mbi vendin e Uashingtonit në botë.
Se çfarë do të bënte në lidhje me këto pakënaqësi, kjo gjë është më pak e qartë.
Në qendër të fushatës elektorale presidenciale të Trumpit, është plani për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit të SHBA me Meksikën, si pengesë kundër imigrantëve të paligjshëm, kriminelëve dhenarkotrafikantëve.
Trumpi këmbëngul se për Murin do të paguajë Meksika. Një zëdhënës i presidentit të Meksikës, thotë se qeveria e tij nuk do të paguajë.
Cilido qoftë burimi final i financimit, me siguri do të kërkojë miliarda dollarë që kalojnë nga arkat e qeverisë së SHBA, që vetëm Kongresi ka autoritetin t’i miratojë.
Dhe ligjvënësit në Uashington nuk është se kanë nxituar ta mbështesin këtë plan.
Trumpi betohet se do të bombardojë ISIS në Irak – sidomos puset e naftës që terroristët kanë kapur atje – për ta privuar nga të ardhurat. Në Siri, Trumpi thotë se do ia lërë qeverisë punën e luftimit të ISIS-it, dhe bashkë me disa kandidatë të tjerë presidencialë, ai ka mirëpritur mbështetjen ushtarake të Rusisë për regjimin.
Me Trumpin president, SHBA gjithashtu do të refuzonte të priste refugjatë sirianë (dhe të paktën përkohësisht, të gjithë myslimanët, kudo nga vijnë në botë).
Ai propozon një zonë të sigurtë për civilët brenda Sirisë, që Uashingtoni do të ndihmonte për ta financuar, por që shtete të tjerë do ta ndërtonin dhe mbronin.
LUFTA NDAJ TERRORIZMIT
Trumpi do të rikthente teknikën shumë të debatuar të marrjes në pyetje, e njohur si “ëaterboarding”, duke shtuar që “ajo nuk është aq e fortë sa duhet”. Ai u tha votuesve: “Tortura bën punë”. Republikani do të mbante gjithashtu burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë, dhe do të shtotne më shumë të burgosur.
TREGTIA
Trumpi këmbëngul se SHBA po shfrytëzohet prej partnerëve të saj tregtarë, duke ia rezervuar Kinës pjesën më të madhe të zemërimit të tij.
Ai tha për Nju Jork Tajms se ka në plan të vendosë një tarifë 45% mbi mallrat kineze. Më pas, Trumpi mohoi ta ketë thënë, por Nju Jork Tajms e kishte regjistruar intervistën dhe e publikoi në mënyrë zanore.
NDRYSHIME REGJIMESH
Në vitin 2011, Trumpi bëri thirrje për ndërhyrje të SHBA, me qëllim që të mbështeteshin libianët për rrëzimin e Muammar Gaddafit. Muajin që kaloi, ai e mohoi. Por sërish ka një regjistrim të deklaratave të tij.
Tashmë një kritik i fortë i ndërhyrjes së SHBA në Irak në viti 2003, Trumpi nuk mundet të shpjegoj komentet mbështetëse që kishte bërë përpara se të ndodhte. “Ishte shumë kohë më parë”, tha ai për NBC. “Dhe kush e di se çfarë kisha në kokë?”
Më pas, trumpi është shprehur për CNN se kishte ndryshuar mendje përpara se të fillonte lufta.
ALEATET E AMERIKES
Trumpi është i pakënaqur me kostot e pranisë së SHBA në Europë dhe trysninë për të udhëhequr NATO-n. “Ku është Gjermania? Ku po udhëheqin vendet e Europës? Nuk e kam problem t’i ndihmoj. Nuk e kam problem të jem prapa tyre”, ka deklaruar ai.
Ai dëshiron gjithashtu që Korea e Jugut të përballojë më shumë nga kostoja e mbrojtjes amerikane për të. “Ne nuk marrim asgjë nga kjo. Nuk po them që ne do të lejojmë t’u ndodhë gjë. Por edhe ata duhet të na ndihmojnë”, tha ai.
IZRAELI
Trumpi ka premtuar të jetë “neutral” në përpjekjet për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve, por njëkohësisht ka premtuar të jetë “100% me Izraelin”.
Nëse ka një temë që shfaqet, kjo është pakënaqësia: kufijtë e Amerikës janë shumë të hapur për të huajt, ekonomia e saj është shumë e lehtë për t’u shfrytëzuar prej tyre, dhe aleancat e saj ushtarake janë shumë të anuara në favor të tyre, siaps Trumpit.
Nëse ka ndonjë temë tjetër, kjo është se Trumpi thotë ato që ka në mendje për çështjet ndërkombëtare – dhe ndonjëherë nuk është dakord me mendjen e tij.
FIGURE POLARIZUESE
Manjati gjuhëashpër është ndoshta figura më polarizuese në jetën publike amerikane sot – nuk është çudi që ekspertët nuk bien dakord mbi atë që ai do të sillte në Shtëpinë e Bardhë. “Me një presidencë Trump, politika e jashtme do të jetë e vendosur dhe proaktive dhe e ngjashme me atë të viteve të Reaganit dhe larg prej dobësisë së Shtëpisë së Bardhë sot”, thotë ekonomisti Peter Navarro i Universitetit të Kalifornisë.
Por Jamie Metzl, një ish zyrtar i Departamentit të Shtetit thotë se “bota është një ekosistem kompleks dhe niveli i banditizmit që ka shfaqur Trumpi në këtë garë do të ishte tejet shqetësues”.
Pas spektaklit të habitshëm që Trumpi i ka ofruar Amerikës dhe botës këta muajt e fundit, si mund ta dimë se çfarë të presim?/ CNN/ bota.al
S’besoj se nga kjo CiVi do te fitoje.
Shikoni presidentat e Shqiperise ju andej, se po qani hallin “Kaloresit qe i varen kembet” ndersa ecni me kembe per vete.
Kalorsit pervec kembeve i varen dhe topet.
Ca do gjeje boten thote artikulli !!?? kujte i rruhet ca do thote bota,do zoti zgjidhet se ky bythe ziu e beri tamam si lesh arapi…
Duket si qesharake, por nga kandidatet Republikan ne gare , ky eshte me i sakti ne politiken e Jashtme. Te tjeret jane Xhorxh Busha 2.
Hillari fiton e behet Presidente .
Ky eshte nji sozi e asaj si duket sot ne bote sharlatani politikan ,
qe fshihet ne prapaskenat e politikes globale , pra thjeshte nji i marre nji tip populisti histerik ,
qe mezi pret qe Klinton t’ja rrasi Brenda .
Ktij , do ishte me korrekt ,qe ti ndryshohet forma e mikrofonit e jepet noj form vibratori ,
me te cilin mundet te abuzoj sa e si te doje
Nqs do te zgjidhet ky sharlatan president ,Amerika do te hyje ne nje katrahure qe se ka provuar prej shekujsh, ndoshta dhe lufte civile. Racizmi i tij i tejskajshem arriti kulmin kur nuk denoi KKK publikisht. Pale kur te jete me “dhimbje koke” ky tipi c’mund te beje.
pefektes logo …
Nuk jam mbeshtetes i Trampit dhe jam i qete se ne garen midis tij dhe Hillarit , fiton kjo e fundit. Vazhdimi i poitikes se Obames eshte e arthmeja me e sigurte per Ameriken dhe boten ne pergjithesi.
Trump do fitoje hajdarin.Ne Amerike fitojne ata qe do Izraeli,Illuminati,Masonet dhe gjakpiresit si Soros me shoke.
Perkrahesit e Trump qafekuqte nuk jane shume,ispaniket dhe te zezaket jane te gjithe Pro Hillary.Trump eshte nje qelbesire me nje grua qe bente vizita me para per te ja hypur, nje gabele sllovene.Deklarata e Trump se bombardimet e serbise ishin nje gabim dhe duhet te ju kerkoje serbeve falje jane kunder interesave te kombit shqiptar.Shqiperia ka me shume tradite keto 25 vite me klanin Klinton.Ata te gjithe nje hale jane po nejse.
Kur te dale President do shikojme.Shqiperia po e pa keq le ti sjelle Trumpit kinezet apo ruset ne Vlore dhe e merr mesazhin gjithe evropa.Shikoni sa i zgjuar qe eshte Assad ne Siri nuk e prek askush se ka interesa Russia per Bazen e saj te vetme ne Mesdhe .Nje Baze kineze apo Ruse ne Vlore do ta bente Trumpin te Hidhej valle.Kjo po fillon te mbeshtete serbet dhe po i shkoi kunder shqiptareve.Trump-Trapi do fitoje Hajdarin dhe nje paruke te re.
..bushet jane terhequr nga gara,por adrenalinen e kombit shqiptar e ngre zgjedhja e HILLARIT,e cila shpresoj te fitoje.
..persa i perket presidenteve ,kemi pasur edhe ne nga ata qe na kane nderuar dhe s’duhet te jemi inferiore,..Moisiu edhe Mejdani nga e majta ,por fisnike qe kurre nuk” dallgezuan” popullin per interes te vet, si edhe Topi, i cili ishte si “Shkodra e rrethueme” nga partizanet e PD-se,zgjedhur nga e djathta,tregoi nivel. Jane nivele qe nuk zbehen per politike,prandaj une i shoh ,i vleresoj dhe shpresoj qe edhe ne shqiperi te kete progres dhe jo regres ne perzgjedhje te tilla,ku perfaqesohemi ne .Jo se s’eshte gabuar,por ka edhe “pronare “zgjedhjesh….mbase gaboj dhe nuk eshte vendi,por ne politiken e vendit duhet te jete edhe ..edhe Nano si stabilizator,per te gjitha frekuencat …
Jo te madhe o trap,por te madherishme…eshte goxha ndryshim me çka ti,si gatear e perkthyes i leshit thua!
ky asht 100 amerikon dhe ka fitu ne cdo shtet jan dhe 2 meksikon rubio dhe kruiz dhe hilary asnje nga keto ska bole me u perball me putinin vec trumpit dhe asht kopje musolini ne te folur trim i madh dhe sta ban te gjate ne cdo gje
…..Per fushaten e Trump , percaktimi me i sakt do ish ai qe ka bere Jamie Metzl , ish zyrtar i departamentit te shtetit Ameikes . ”bota eshte nje ekosistem kompleks dhe niveli banditizmit qe ka shfaqur Trump ne kete gare do te ishte tejet shqetsuese”
…. Por, ka mundesi , paraqitja e Trump ne kete menyre te jete nje taktike per te terhequr ne votim edhe pjesen indiferente apo ekstremiste te Amerikes Superfuqi , per te fituar garen brenda republikaneve , Ndersa ne garen me Hillari Clinton , ustallaret pas tij me siguri do te bejne modifikimet e nevojsheme me synim te fitojne Zgjedhjen e Presidentit
…. Ne politiken e Jashtme , eshte folur dhe para nje viti qe Trump eshte pro Serb, madje eshte folu se do beje investime te fuqishme ne Beograd sidomos ne vendet e ndertesave rezidecciale , te demtuara nga “”bombardimet e fuqishme ” ne luften per clirimin e Kosoves . Por nuk besoj se politika e jashtme e Amerikes ndryshohet nga “TRUMPt” qe vine ne SHtepin e Bardhe . Ajo eshte e para caktuar E vetmja qe kane ne dore shqiptaret per te ardhmen te mendojne si puna e atij BALLISTIT ne film, icili udhetonte me makinen e PARTIZANEVE te ngarkuar me thas me miell , por brenda kish arme dhe thoshte…..””kesaj pune …nuk dim si do i veje fundi,…mja dhjefsha temen”
…. Por ka mundesi qe Trump te perdoret si nje “”gogol” per ti treguar botes qe ne Amerike ka dhe qendime e foca te tilla qe jane te gatshme te marin drejtimin e SHBA . ,
…POR … NE FAKT KAM PARANDJENJEN QE FITUESE DO TE JETE HILLARI CLINTON’ Dhe ka disa arsye pse duhet te fitoje .;;
…Amerika sot per sot eshte mbreteresha e globit ,dhe jo vetem e globit, por dhe e hapsires . si e tille i duhet qe te ruaje edhe ekujlibret globale dhe politikat e buta , DREJTIMI SHTETIT NGA NJE PRESIDENTE GRUA , do ti shkonte me per shtat.
…. Amerika , qe nga krijimi i saj e deri 2008 nuk kish patur kurre president me NGJYRE por as dhe presidente GRUA . Per shume arsye radhen tani e ka Hillari Clinton. dhe pe shume arsye shqiptaret e Amerikes do te votojne pe ATE.