A ishte i manipuluar emisioni i TV Klan, kundër konsulles shqiptare në Milano?

2 Mars 2016, 10:33Politika TEMA
A ishte i manipuluar emisioni i TV Klan, kundër konsulles shqiptare në

Luljeta Cobanaj

Nga Redjan Shabani

Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denoncua një rast korruptiv lidhur me Konsullatën Shqiptare në Milano. Sipas drejtuesve të emisionit, kjo konsullate, kundrejt pagesës korruptive prej 1000 euro nëpërmjet një sekseri, ka lëshuar certifikatë martese për një shtetase shqiptare që efektivisht reuzulton beqare në regjistrin e gjendjes civile.

Faktin se kjo konsullatë ka deklaruar shtetasen të martuar e provon fakti që në çertifikatë është shkruar “Stato Civile: Nubile”, që do të thotë, sipas prezantuesve “Gjendja Civile: E Martuar”. Le të kthehemi më vonë tek kjo pikë.

Skandali merr përmasa akoma më shqetësuse kur, sipas prezantuesve, emisioni STOP disponon 50 raste të tjera të ngjashme, pra 50 raste ku qytetarë shqiptarë kanë marrë çertifikatë martese pranë kësaj konsullate.

Dokumentat që provojnë korrupsionin, sipas drejtueve të emisionit, janë certifikata familjare e personit dhe certifikata e martesës që ka lëshuar konsullata.

E ashtuquajtura certifikatë është lëshuar në gjuhën italiane dhe emërtohet ndryshe “Nulla Osta”. Ne terminologjinë juridike italiane termi “nulla osta” është sinonim i termit “autorizim”.

Ky emërtim rrjedh nga termi latin “nihil obstat” që do të thotë “asnjë pengesë”.

Gafa e parë e emisionit është emërtimi i një nulla-osta si çertifikatë apo vërtetim kur në të vërtetë kemi të bëjmë më një autorizim.

Kur një shtetas shqiptar dëshiron të martohet në Itali apo kudo tjetër, duhet që fillimisht të marrë një dokument nga përfaqsia diplomatike e shtetit të vetë në të cilin të vërtetohet se është beqar dhe si rrjedhim autorizohet për martesë.

Termi “beqar” në italisht është “celibe” për meshkujt dhe “nubile” për femrat.

Pra, drejtuesit e emisionit kanë bërë një gafë tjetër duke përkthyer “nubile” me “e martuar”, kur ne fakt është e kundërta.

Dokumenti i prezantuar nga ky emision si çertifikatë martese në të vërtetë është një dokument që vërteton se shtetasja është beqare dhe nuk ka asnjë pengesë(nihil obstat) për të lidhur martesë midis saj dhe një shtetasi italian.

Një kërkesë të tillë mund ta bëjë kushdo përderisa nuk është i martuar.

Ngelet për tu sqaruar data e lindjes që sipas drejtuesve është ndryshuar dhe pagesa korruptive prej 1000 euro.

Megjithatë, duke parë konfuzionin e krijuar nga ky emision, kujtdo i lind e drejta për të dyshuar se e gjithë historia është një përrallë e fabrikuar.

Si e shpjegon vetë Çobanaj videon e publikuar nga Klan

Ish- konsullja Luljeta Çobanaj, e ka shpjeguar kështu videon e publikuar nga Klan, duke folur për Dritare.net.

“Së pari doja të theksoja se korrektesa do të kërkonte që gazetarët e televizionit pasi bënë xhirimet, të vinin dhe pyesnin si ka ndodhur dhe shkaqet pse e kam dhënë lejen e martesës.

Së dyti, me aq sa kam parë, xhirimi në fjalë, paraqet paratë që i paguhen një personi i cili as nuk kishte kontakt me mua, por nëpërmjet një tjetri që e quajnë sekser i ka sjellë dokumentet tek unë.

Ndërsa e vërteta mund të jetë komplet tjetër, por askush nuk pyet për dinjitetin e nëpunësit të shtetit. Nëse do të lexonit ligjin e shërbimit diplomatik dhe atij konsullor, do të shikonit se konsullatat shqiptare janë të detyruara t’iu japin ndihmë shtetasve në nevojë.

Personalisht nuk e mbaj mënd rastin në fjalë, por kur më është kërkuar të firmos, mund të më jetë parashtruar që vajza është në gjakmarrje dhe nuk del dot nga shtëpia, ose se po persekutohet nga një i dashur shqiptar, apo është në kushte spitalore, e shumë arsye të tjera. Asnje nuk me dha kohë të sqarohesha se cfare dokumenti ishte dhe perse behej fjale. Nga ana ligjore ky dokument nuk ka asnjë gabim, apo kundërshtim me ligjin. Sa i përket marrjes së rryshfetit, aty asgjë nuk vërteton që unë, apo konsullata është e implikuar.

Autorëve të linçimit tim publik, dua t’iu them se dokumenti është i regjistruar rregullisht në regjistrat e konsullatës. Nëse e kam lëshuar këtë dokument për arsyet humanitare që më kanë paraqitur, kjo nuk do të thotë se kam shkelur ligjin, pasi edhe nëse procedura u përshpejtua, verifikimet për rregullsinë e shtetasve (nëse kanë qenë beqarë apo jo) do të bëheshin më pas, dhe në rast parregullsie të tyre, leja do të anullohej dhe do të lajmëroheshin organet përkatëse.

Por të gjitha këto dhe arsye të tjera, do t’ia them vetëm komisionit disiplinor të Ministrisë së Jashtme.

Dua vetëm të informoj lexuesit tuaj, nëse ndonjëri prej tyre mendon se e kam bërë për para: jam shumë e pasur, që përpara se të hyja në shërbimin diplomatik, dhe pasuria që atëhere më është pakësuar”.

34 komente në “A ishte i manipuluar emisioni i TV Klan, kundër konsulles shqiptare në Milano?”

  1. tironci says:

    ci keni kto merrrrrr ooooo TEMAAAA…..
    aty kerciste 1 mij EU tull fare ju thon joi kjo fjal jo ajo fjal

    SI NUK KENI TURP

    1. Albani says:

      Me kujtohet kur ishte konsul ai shkodrani, ne kohen e demokrateve, kishin kruer nje sherbim te perkryer. As kishte rralle, as krijohej ndonje problem, sherbimi cilersor, kishte lezet. Edhe pagesat beheshin nepermjet bankes per te evituar pasjen ne dore te parave kesh. Meqe isha aty, (kisha vajtur ne fakt per legalizimin e dokumentave italiane), i kerkova nje sherbim tjeter, perkthimi n e patentes dhe ma bene me pa te voglin problem. Afer meje, ishte nje tip tjeter si puna ime. E di si ka qene me perpara ketu – me tha. Kerciste leku per cetificata per martesa. Njelloj si tani. Po mire t’ju behet edhe emigranteve se nje pjese e mire e tyre me zor priten ardhen e RILINDASVE ne pushtet. Le te gezojne tani.

      1. Shshshhhhh says:

        Me kujtohet dhe mua koha e shkodranit,,, n.kur ne konsullate flitej shkodrance qe nga roja e deri ke konsulli,,, aty takova dhe nja 5 a6 shok te mij rastesisht per punet e tyre per legalizime,, un do legalizoja certifikaten e femijes,, nga 7 qe ishim ne qe njiheshim vetem 2 shkuan tek banka per te paguar,, 5 te tjeret i paguan ne dore dhe leket futeshin neper sirtare,,, prandaj shoku edhe ai shkodrani mut ishte,,, vetem 20% e atyre qe mbanin rradhen cdo dite ne konsullate paguanin ne banka te tjeret pare xhepi,,, ne konsullaten e milanos eshte vjedhur gjithmone ,,, ka qene vendi me i preferuar i miqve dhe te aferme te pusht-tetareve,,,,,

    2. Ilir says:

      Une i kam dhene euro ne dore vellait te Jozefina Topallit ,,,Gjon Coba kur ishte konsull ne Milano!!A ben te jete konsulli kasier..nxirrte kusuret nga sirtari!!Eh….e vjeter kjo…pozicioni i konsullit eshte per te vjelur budallenjte emigrante..

    3. Dollapi says:

      Me i madhi nder te gjithe ne ate konsullate ishte prefesor Hasan Muçostepa ne kohen e PD-ofilëve, ai po e kishte kthyer konsullaten ne biznes dhe ne fund bleu shtepi ne Itali. Hajdut me çizme.

  2. s.hibro says:

    Emisioni, vertete kishte disa pasaktesi , por ne thelb vertetonte korrupsionin e zyrtarve te konsullates ; nderkohe , une nuk kuptoj, se si nje zyre konsullore, merr persiper te leshoje vertetime qe jane tager e zyrave te gjendjes civile ; ka nje vendim sipas te ciliit sherbimet konsullore mund te ofrojne disa sherbime /noteriale , por keto jane per raste specifike dhe jo per raste te karakterit te “rendesishem ” sic eshte leje per lidhje martesore ….

    1. loqi karroqi says:

      Koketulet po e tregojne veten shkruajne si ti ledhatoje leku ledhaton fort shkruaj per Asadin se eshte burre i mire nuk ledhaton del i keq. Po mos harro si me ledhatim si pa ledhatim ai diktator eshte. Ne fund te dites mund te qelloje qe i ledhatuari te behet dhe kapricoz. Prandaj mos ledhatoni koketulet se me keq eshte.

    2. fatjoni says:

      Eshte zyre konsullore o hu. Eshte tagra e zyres konsullore te leshoje dokumenta qe lidhen me gjendjen civile te personave qe jetojne ne shtetin ne te cilin ndodhet kjo zyre, duke bashkepunuar me Gjendjen Civile qendrore ne Shqiperi. Po pse tregoni veten ne publik kaq injorant mer njerez? Mbajeni brenda injorancen se na beni te dukemi popull i trashe.

  3. Qosja says:

    Shabano meru me 100 euroshin qe ka perlare konsullja dhe lere “erudicionin” per Nubile, nihil obstat dhe Nula Osta se jane pese me hic perpara korrupsionit flagrant. Apo ke gelltit edhe ti ndonje luge corbe te prishur nga ajo konsullate…

    1. Autor says:

      Hahahahahaha Per fatin tim te mire prej vitesh nuk kam pasur rast as te punoj e as te kerkoj sherbim nga ajo konsullate apo nga cfaredo insitucioni shqiptar. Ideja eshte qe presupozohet se jane marre 1000 Euro per nje dokument te rregullt dhe jo te fallsifikuar si pretendojne drejtuesit e emisionit.

  4. elona says:

    Shume e vertete, me erdhi per te vjell kur e pashe emisionin me injorancen dhe “kurthin” qe kishin sajuar.
    ……dhe kur martesa lidhet ne shtet te huaj, duhet te dergohet dokumentacioni perkates qe te njihet dhe ne shtetin tjeter, perndryshe Konsullata apo Gjendja Civile shqiptare nuk hedh dot fall, nese ti je martuar ne Uzbekistan apo jo.

  5. lymi says:

    C,fare nuk pret nga Tv.Klan me Frangajn Pronar.
    S.Kodra,ky njeri sa negativ aq edhe i babezitur per
    Para,Shet edhe Nenen e vet dhe jo me ndonje Gjah
    qe kerkon ta shinoje Franga.
    Sado omire qe eshte Zenelaj,nuk kompesone asgje nga
    Ligesite e S.Kodres.Ketij njeriu qe eshte shpelare komplet.
    Une nuk i besoj ketij emisioni te programuar me qitje te larget.

    1. Socialisti i Ndershem dhe Objektiv says:

      Ama kur bente “Fiksin” kunder Saliut ishte burre shume i mire Saimiri !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Mos harro qe kryetari yne e kantidoi edhe per deputet.
      Me mire ha caraca o lym, se duke lexuar vetem Abetaren NUK MUNDESH te besh koment dhe te mundohesh t’ju japesh mend te tjereve.
      Duam s’duam ne Rilindja NUK LINDI DOT.

      1. lymi says:

        Po ore socialist tip Blushi: E rilexova Abetaren qe me rekomanduat
        Dhe tani nxora keto pika:
        Iku nga Fixi dhe shkoi tek Agon Chanal me deklaraten se
        morr me shume Pare. Pastaj u mbyll dhe u sorrollat nja
        3-4 muaj deri sa ja mbushi mendjen Frangajt.Dhe ne keto
        kushte me rezultone se Ai nuk ka pasion Profesionin,por
        duket i Urritur per Paratee kjo nuk me jep mundesi qe ti jap
        qofte edhe nje Molekule Respekt.Kur nuk e dashurone Profesionin
        Bytha te leviz sa andej kendej.Me mire se ty nuk mund ta di njeri tjeter,
        sepse mban mend edhe kanditaturen per Parlament.Dhe te gjorin
        e pushtoi Deliri sa ju zune Syte per ta pare veten se nuk ishte per ate pune.
        Po nejse ,Opinionet nuk mund te jene te pergatitura si Simitet ne Furre…tung.

        1. Socialisti i Ndershem dhe Objektiv says:

          Tani o Krenarist tip Taulant Balla, fillo librin e Kendimit ( se Leximin nuk e kupton dot).
          Dhe per Abetaren nuk mjafton rileximi shko t’a japesh provim tek ndonje mesues ose mesuese e vjeter se keta mesuesit e rilindjes nuk e dine vete.

    2. Mauro says:

      O Lymo, ne do te marresh vesh sesa e mire dhe e ndershme, eshte kjo fytyra ketu, shko kerko te zbardhesh disa pergjime te policise italiane, vite me pare kur punonte ne konsullate si sekretare!!!!!!

  6. Kostandin says:

    Jam shume e pasur – deklaron zonja! Ne konsullate u varferova. Me kete te fundit e ke justifikuar mire vehten moj konsulle! Meqe i paske hyre konsullates per tu bere mire njerzve e na qenke varferuar prej kesaj, lerja me mire kete zanat ndonje te pasuri tjeter , e vete vazhdo te pasurohesh. Rrofte Shqiperia qe te ka ty e ca te tjere si ty qe te kane vene aty. Te pasur edhe ata padyshim..

  7. angjelin says:

    Leri dhafet hajdute. E pranon apo jo pak rendesi ka por per te vjedhu jeni te paret. Zero rrespekt per ty. Brravo gazetarve.

  8. tekniku says:

    Kjo fjalia e fundit të bën të padenjë për përfaqësim dinjitoz të një shteti!
    Rasti mund të ketë hetim të paplotë, por më shumë se fakti i pagesës në këtë rast specifik duhet parë për raste kur ky shërbim nuk është ofruar (në mungesë të parave). Sidomos ligjshmëria e veprimeve apo mosveprimeve duhet të jetë subjekt hetimi.
    p.s. lakmia për para është “virtyt” i pashmangshëm tek të pasurit, ndërsa për shumë nga ata që nuk janë të pasur ka shumë probabilitet që të mos jenë tahmaqarë …

  9. Majlinda says:

    Me vjen keq per cfare i kane stisur … dhe ne te vertete kamera e fshehte linte shume per te deshiruar …. ai tipi as emrin e sakte nuk i dinte …Nga eksperienca personale me Luljeta Cobani mund te them se ben pjese ne njerzit e rralle … teper humane … personalisht kur me duhej te perplasesesha neper dyer italie per arsye shendetesore me ka ndihmuar shume pa asnje lloje interesi… Gazetaria duhet te respektoje te dy krahet kur nderton nje lajm….

    1. Mauro says:

      O Lymo, ne do te marresh vesh sesa e mire dhe e ndershme, eshte kjo fytyra ketu, shko kerko te zbardhesh disa pergjime te policise italiane, vite me pare kur punonte ne konsullate si sekretare!!!!!!

  10. sara says:

    Nuk di në emsioni ishte i manipuluar, por konsullata në Milano nuk përgjigjet në telefon, nuk të përgjigjet në internet, nuk je i sigurt se të presin dhe zgjidhin po vajte personalisht,

  11. Bushi says:

    Nuk e morem vesh se sa kushton nje dokument martese.U tha se 1000 euro ishin marre nga sekseri,po vlera reale sa eshte? Kemi nevoje per kete informacion. Emisioni ne tv klane eshte per tu peshtyre ne surrat atyre qe e organizojne,Turp.

  12. kristi says:

    Ata te dy qe drejtojne emisionin, thjesht ta shpifin. Jan njerez qe duan e te vihen dhe ta gjejne, e qimen tra e bejne. Turp

  13. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ne fakt kjo video shum e dyshimt,mund te jet nje grack qe i kan bere ksaj zonjes?perpara kater vitesh qe kam pas shkuar per dokumenta ne konsulat ne Milano ishte kjo zonja ne fjal Konsule dhe mu duk shum zonj e nderuar?

  14. agron says:

    Mos po hapin nje vend per motren e sandrit si dihet…

  15. gon8 says:

    Mos po i hapin nje vend motres se Sandrit? Dhe hajde mos e shaj vlonjatshe Sandrin pastaj…

  16. Flavia says:

    Te dorehiqet Ministri Bushati, skandal pas skandali, pa u harruar ende skandali i Romes,ja ku na e nxin faqen dhe Milano. Prit kur te plase dhe skandali i Ambasades ne Vatikan, me diplomaten qe nuk shkon asnje dite ne pune. Diplomaci skandalesh per te te ardhur turp. Harram vota

  17. Sabriu nga Kallarati says:

    Ceshte ky redjani, qe eshte bere avokat i konsulates ne Milano dhe i znj.Cobani. Turp. Pse pagesat nuk behen nepermjet
    bankes, por dorazi. Dhe kjo e pasura Cobani qe kur ka shku Konsulle ka fillu te varfnohet. O temporas, o mores. Vidhni sa me shume
    se po e rilindni Shqiperine. Leneni Cobanin te bej pasurine se e moret me qafe. Bir selman i nenes.

    1. Autor says:

      Une qytetar i thjeshte me pune private dhe pa perfitime qeveritare jam. Kam analizuar kallamen e krijuar nga emisioni qe ngre nje problem qe nuk eshte i vertete. Nuk jam marre fare me 1000 Eurshin e konsulles, mund edhe ti kete marre dhe te jete e korruptuar, nuk eshte ky objekti i artikullit. Te ftoj ta lexosh me vemendje shkrimin.
      Deklaraten e konsullet ne fund te artikullit e ka shtuar Gazeta dhe jo une. As nuk e dija fare se cfare ka deklaruar Cobani.

  18. kasem gahinja says:

    nuk kampasur rasti te shkoj ne konsullate,nuh kam pasur nevoje.nga miqte e mi kam degjuar fjale te mira per periudhen para se te vinin rilinasit.une jam i majte dhe dua te jem objektiv,por me ndryshimet pas 2013 fillova te degjoj fjale jo te mira .ndoshta ndonjeri nuk do te besoje ,por nga njerez te afert me mua pra te majte politikisht.N uk fajesoj direkt yonjen konsulle,sepse edhe ne emisionin stop nuk u pa te merrte para direkt ajo.Nese ka njerez qe mbeten ne rrjeten e merimanges , kjo nuk do te thote se marrin para nepunesit e konsullates.Por kjo nuk shfajeson konsullen,sepse zera per seksere ka patur,kritika dhe ankesa jane bere edhe me pare ne adrese te konsulles se milanos.per keto arsye duhet te kish reaguar me pare.Ka patur kritika edhe per lidhje nepotike dhe ajo ,apo ministria nuk ka rreaguar.Keto te bejne te dyshosh .Deklarimet e saj se ka harxhuar shume ,se ka sakrifikuar shume per shqiptaret me banim ne itali,shtojne dyshimin.Do te ishte me e ndershme te pranonte hetimin,pa komente ,por me doreheqje,sesa na flet per sakrifica deri ne varferim,pra humbje ne pasuri.

    1. SHPRESEHUMBURI says:

      Nuk duhet harruar edhe prof. i “nderuar” N. Ceka ,qe prej disa vitesh ambasador ne Itali , ja vari fare profesionit ,historianit profesor , dhe i u vu punes per trashjen e kuletes !

  19. Agron Hysaj says:

    Pershendetje bashkeatdhetare. Nese personat qe shkruajne nuk e njohin personalisht Z.nj e nderuar Luljeta Cobanaj, ju garantoj se eshte nje grua e nderuar dhe e shkelqyer . Para se te komentoni, ju ftoj te njihni punen dhe kontributin e saj nder vite dedikuar komunitetit shqiptar ne territorin e Milanos dhe bashkive perreth. Une kam pasur nderin ta njoh personalisht dhe prandaj mendova te jap nje kontribut te vogel per kete zonje me zemer te madhe. Ju faleminderit

  20. Agron Hysaj says:

    Pershendetje bashkeatdhetare. Nese personat qe shkruajne nuk e njohin personalisht Z.nj e nderuar Luljeta Cobanaj, ju garantoj se eshte nje grua e nderuar dhe e shkelqyer . Para se te komentoni, ju ftoj te njihni punen dhe kontributin e saj nder vite dedikuar komunitetit shqiptar ne territorin e Milanos dhe bashkive perreth. Une kam pasur nderin ta njoh personalisht dhe prandaj mendova te jap nje kontribut te vogel per kete zonje me zemer te madhe. Ju faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje