Zululand / Eduard Zaloshnja: Veliaj merr mbështje edhe nga ata që nuk e votuan më 21 Qershor

1 Mars 2016, 20:00Politika TEMA

Sonte në emisionin Zululand të gazetarit Mustafa Nano ishte i ftuar analisti Eduard Zaloshnja.

A janë qyetarët e Tiranës të kënaqur me punën e krybashkiakut Erjon Veliaj?

“Barometri” i Zaloshnjës ka zbërthyer mendimin e banorëve të kryeqytetit që janë anketuar.

Sondazhi, i cili u mbyll më 19 shkurt, tregon se shumica (59% e qytetarëve) tregon se e pëlqejnë punën që po bën Kryebashkiaku Veliaj.

E përkthyer në terma politike, Zaloshnja tha se 70 mijë qytetarë më shumë se sa kanë votuar në zgjedhjet e fundit vendore, kanë përkrahur Veliajn.

Dhe të shpjeguar më tej nga Zaloshnja, këta 70 mijë anketues janë nga ata që kanë votuar për të majtën në zgjedhjet e përgjithshme, por, nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

Por, të ndalur konkretisht në infrastrukturë, Zaloshnja tha se ka luhatje në votim.

Pra, kur anketuesit janë pyetur për përmirësimin e trafikut, 53 % mendojnë se “JO”, ndërsa 42 % mendojnë se “PO”.

Sa i takon pyetjes se: A besoni se do të përmirësohet ndiçimi për 3 vjet, 72 % mendojnë se mund të përmirësohet, ndërsa 23 % mendojnë se nuk do të përmirësohet.

Zaloshnja në bisedë me Nanon tha se “ata qytetarë që kanë votuar për Veliajn dhe nuk janë të kënaqur me punën e tij numërohen me gishtat e dorës”.

Teksa ndaluan tek debati i Parkut brenda Parkut, Zaloshnja tha se “Veliaj ka disa nisma që nuk i ka studiuar mirë”.

7 komente në “Zululand / Eduard Zaloshnja: Veliaj merr mbështje edhe nga ata që nuk e votuan më 21 Qershor”

  1. Stefi Greqi says:

    Lum Tirana qe e zgjodhi kete djale punetor,,,Bravo

  2. Talenti says:

    Per ne banoret e Yzberishit,Erion Veliaj NUK KA EKZISTUAR FARE si Kryetar i Bashkise!
    Bile as administratorin e ish Komunes nuk e njohim fare!
    Ketu asgje nuk ka ndryshuar qe nga zgjedhjet!
    Erion Veliaj punon per qendren e Tiranes dhe atje ku mund te behet show mediatik!
    Ne kemi nevoje per lulishte e kende lojrash per femijet ne Yzberish e nuk do shkojme tek liqeni!
    Tek liqeni edhe sikur te mos investohet per 20 vjet,NUK I PRISH NJERIU PUNE se atje eshte si PARAJSE ne krahasim me GETOT ku jetojme ne!
    Erioni ta kuptoje se ne banoret e Yzberishit ne zgjedhjet e ardheshme nuk do ta votojme se ai nuk po tregohet kryetar edhe per ne!

  3. opinion says:

    Zaloshnja komenton si ne filxhanin e kafese. Edhe sikur 100% te qytetareve te thone qe ka punuar mire kjo nuk do te thote asgje, sepse Tirana ka shume banore por shume pak qytetar. Erioni i takon brezit te ri ,Ai duhet te beje ndryshim dhe ndryshimi fillon me diskutimin qytetar per cdo lloje ndertim e investimi dhe jo te ndjek politiken e faktit te kryer. Kush dele kunder mendimit qytetar e ka vendin ne Korene e Veriut dhe nuk mund te jete kurrsesi kryetar bashkie. Kryetari bashkise nuk duhet tu imponohet banoreve e te paguaje per gjoja sondazhe se behet qesharak, por te bashkebisedoje me ta per te bere me te miren, deri te bindja per te ngritur disa taksa per nje qytet me te paster,per shkolla e kopshte me te mire,per rruge me te mira etj.etj.Ai duhet te krijoje nje model modern te kryebashkiakut, duke vene qytetarin ne plan te pare

  4. eri says:

    Po ik mer legen ne po behemi me fol me vete ti thua me votu perseri Eri Velin. Sa te ka pagu Lali Eri mer Zalo qe e ke shit bythen ne cdo sistem? Cfare paska bo Eri Veli qe e votuakekan edhe ata qe nuk e paskerkeshin votuar?

  5. sit .back. _and_ relaks says:

    jane bere opinionistet dhe emisionet si lepirese bythe. duhet te mbash nga ato qeset qe te japin ne avion kur te perzihet kur shikon zalot e balot se si bythelepihen dhe nuk e kane problem te dalin ashtu byzepafshire nga bythelepirja televizive.

  6. Rr. B. Gramshi says:

    eri, a e di mre si po m’dukesh……….si atarak pa vesh.

  7. hasani says:

    Nuk i beson njeri keto o z. Zaloshnja. Lodhesh kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje