Byroja e Hetimit do të jetë nën varësinë e Prokurorisë Speciale

1 Mars 2016, 18:20Politika TEMA

Në Shqipëri, burime të parlamentit i thanë Zërit të Amerikës së Byroja Kombëtare e Hetimit do të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi së bashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Ashtu sic ishte paralajmëruar disa javë më parë nga Zëri i Amerikës, Byroja pritet të jetë në varësi të Prokurorisë speciale antikorrupsion, në rolin e një policie gjyqësore.

Për krijimin e saj në fillim të shkurtit pati një debat të zjarrtë, të nxitur nga opozita sipas së cilës, shumica po zvarriste aprovimin e kësaj strukture, pavarësisht së ekzistonte një projekt i hartuar me asistencën amerikane, e për të cilën palët kishin rënë dakort.

Fillimisht kryeministri Edi Rama, deklaroi në parlament më 4 shkurt se projekti do i kalonte Komisionit të Reformës për të parë nëse duhej pritur apo jo paketa e ndryshimeve kushtetuese.

Por 6 ditë më vonë, papritur ai miratoi projektin në qeveri, një lëvizje që duket se ishte më tepër një përgjigje ndaj opozitës. Kjo e fundit e kundërshtoi duke këmbëngulur më pas se do të jepte mbështetjen e saj vetëm nëse do të ishte në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.Në të vërtetë, Komisioni i Venecias nuk është marrë fare me këtë strukturë, por vetëm me Prokurorinë special antikorrupsion.

Tanimë, Komisioni i Reformës, do të duhet të rishikojë projektin e Qeverisë, për të përshtatur varësinë e Byrosë, direkt nga Prokuroria special antikorrupsion.

Në të njejtën kohë, duhet që të ndërhyhet edhe në Kodin e Procedurës penale, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi variantin e parë të Byrosë, kërkon që kjo strukturë të parashikohet dhe në këtë Kod, i cili që prej afër dy vjetësh i është nënshtruar një rishikimi nga ana e ministrisë së Drejtësisë, e cila ende nuk e ka përmbyllur punën e saj.

1 komente në “Byroja e Hetimit do të jetë nën varësinë e Prokurorisë Speciale”

  1. Jo Mero Baze Jo, Amerikanet e kane “kopsitur” mjafte mire se si duhet te jete BKH dhe nga kush do te varet. BKH do te jete si FBI ne mbi 90% te veprimtarise se saj. Kush duron me qetesi edhe pak dite do te kuptoje se BKH do te jete jashte cdo lloje Prokurorie, por do bashkepunoje ne fund te procesit te saj hetimor per cdo rast me Prokurorine perkatese, ashtu sic ben FBI ne SHBA. Mashtrimet qe devijojne ate qe tha parapak minutave VOA-shqip, jane te qellimta nga bandat mediatike te Mafias Berisha, Nano e Meta, se bashke do kalojne ne Dosjet e BKH e pastaj ne burg e sekuestro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje