DEBATET/ Pjerin Ndreu: Administrata e mbushur me servilë, spiunë dhe hajdutë

2 Mars 2016, 09:23Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu, ka thënë gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Sigurisë, se administrata shtetërore është e mbushur plot me servilë, spiunë, dezinformatorë dhe me hajdutë.

Gjatë diskutimit të projektligjit për “mbrojtjen e sinjalizuesve”, deputet i Partisë Socialiste tha dje se servilët dhe spiunët janë të parët e vendit. Ai shtoi se edhe kur ndërrohet një drejtor apo një ministër, ndryshon stafin e vjetër dhe merr njerëzit e afërt, ndaj, sipas tij, ligji për sinjalizimin e korrupsionit nuk do të funksionojë.

Debatet janë zbardhur nga Panorama.

DEBATI 

Pjerin Ndreu: Duhet të mbyllen hapësirat për njerëzit që dezinformojnë, mbajnë vendin e punës me spiunllëqe, mbajnë vendin e punës me dezinformacione, me intriga. Sepse intrigantët, dezinformuesit, spiunët, servilët janë të parët e vendit në Shqipëri. Pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, dezinformuesve, i hajdutëve që kanë marrë frenat dhe kanë nxjerrë tym dhe nuk lënë kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin të larë dhe s’bëjnë asgjë. Nëse kjo nuk do të frenohet…

Spartak Braho: Jo aq në mënyrë absolute zoti Ndreu. Shteti shqiptar të jetë kështu? Kot që rrimë dhe ne këtu!

Pjerin Ndreu: Unë nuk e thashë në mënyrë absolute, por thashë që në shumicën e rasteve këta njerëz janë të parët e vendit. Në qoftë se nuk i pëlqen ndonjërit, por kjo është realitet.

Spartak Braho: Dezinformuesit do të vazhdojnë punën edhe me ketë ligj.

Pjerin Ndreu: Po ta konfirmoj edhe një herë, në shtetin shqiptar të parët më të përkrahurit janë servilët, spiunët, dezinformuesit dhe njerëzit që janë pa karakter…

Spartak Braho: Një çik emocionale është…

Pjerin Ndreu: Ta konfirmova dhe një herë.

Spartak Braho: Dakord, mbyllet mbledhja. Po ça ke thënë mo burrë?

Pjerin Ndreu: Po desha ta them këtë gjë. Ashtu është… Ti e di më mirë se unë që ashtu është.

Spartak Braho: E di, po nuk thuhet ajo..

Erisa Proko, (Ministria e Pushtetit Vendor): Disa raste të suksesshme të sinjalizuesve, në janar të 2014, Bosnje Hercegovina miratoi ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit dhe ligji ka mbrojtur me suksese zonjën Vishnja Mariloviç, ishllogaritare e një prej institucioneve publike në Hercegovinë dhe ajo zbuloi dhe dënoi korrupsionin e eprorit. Vishnja Mariloviç është një person, një sinjalizues i mbrojtur.

Spartak Braho: Këtu s’të mbron njeri, këtu të vrasin…

Paulin Sterkaj: Njerëzit që sinjalizojnë, janë njerëzit që kërkojnë të përfitojnë hap pas hapi në punën e tyre. Detyrën e tyre nuk e kanë kryer dhe janë marrë me shokun. A mendoni se ky ligj mund të kthehet në një problem real ndaj grupimeve të ndryshme në sektorëve të ndryshme. Unë e shikoj me shumë merak këtë pjesë. Njerëz që shqetësohen për thyerjen e ligjit ka plot në Shqipëri dhe këta nuk kanë munguar asnjëherë. Unë me bindjen time si deputet mendoj se nuk ka për të funksionuar si ligj në kohën e duhur në momentin e duhur. Apo është një ligj që duhet plotësuar për të pasur legjislacionin e BE.

Idlir Peçi (zv.ministër i Drejtësisë): Po është një nga ligjet që do të na ndihmojë ne për anëtarësimin në BE. Është një nga ligjet që është raportuar në BE dhe KE, dhe është futur në ato masat dhe planet e veprimit që ka hartuar qeveria për procesin e integrimit. Por nuk është vetëm përqasje formale, s’po bëjmë ligj sa për të kaluar radhën…

4 komente në “DEBATET/ Pjerin Ndreu: Administrata e mbushur me servilë, spiunë dhe hajdutë”

  1. tyrlyly says:

    epo ky esht kombi shqiptar
    kur vje Turku, flet turqisht shqiptari
    vje romaku msojn latinisht
    vje greku kendojn iliaden
    vje taljon gjermoni,nderojn fashistce shqiptaret
    erdh rusi me kinezin u kendu dhe rusisht e kinesce me grushtin draper e cekan stalinijan
    tash qe osht n mod anglishtja,ka msy amerikoni me hajdar atomok duke shpartallu sumet e sqiptarqireve historic.
    komb bythqi e o shqiptar
    pa karakter
    pa bes pa fe pa nder
    komb peder

  2. sami baholli says:

    keshtu thone edhe analistet e shqiperise. po c’thote gjykata? apo jemi ne korene e veriut

  3. Anxhi says:

    Duhet te jete ne ligjin e dekriminalizimit qe drejtuesit e institucioneve te nxjerrin CV ne faqen e institucionit qe drejtojen . Kjo qe thote zoti Ndreu eshte shume e vertete!

  4. Besi says:

    Servilet jane gjithmone ne top list dhe Z.Ndreu nuk ka genjyer aspak veten se ne te tjeret nuk e themi me ze te larte sepse jemi ne pune por ne ambjente private te gjithe e konfirmojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje