Policia ka dhënë detaje për vrasjen e Durrësit.
Sipas saj, viktima Asllan Kërtusha është vrarë nga pronari i lokalit ku ndodhi sherri me një tjetër person.
“Policia e Durrësit zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01.03.2016, ku rreth orës 18.55 në lagjen Nr.17, Durrës, pranë Ndërrmarjes së Ujësjellësit, ku dy shtetas (klientë në lokal) nën efektin e alkoolit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Në konfliktin midis dy shtetasve të mësipërm është përfshirë edhe pronari i lokalit, i cili ka gjuajtur me armë zjarri.
Për pasojë, janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë dy shtetas, konkretisht: B.K.34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe Asllan Kërtusha, 30 vjeç banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Kërtusha është person i njohur nga Strukturat e Policisë.
Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe 3 fishekë.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin G.K., rreth 30 vjeç, që është edhe pronari i lokalit.
Kërtusha ka qenë i pari që ka shtënë dhe në konflikt e sipër pronari i ka marrë armën Kërtushës dhe i ka gjuajtur këtij të fundit”, bën me dije policia.
if is true pronari i lokait meriton nje shperblim. Nje kriminel me pak ne territorin e shqiperise , na ngjethet misht kur i kujtojme dhe i shikojme.
pune Asllanesh,varu kkkkkkkkkkkkkk…………..
i lumtë pronarit të lokalit respektet e mia !
bravooo pronarit