5 ndryshime të reja në qeveri

2 Mars 2016, 12:06Politika TEMA

Pas zëvendësimit të ministrave, këtë javë ndryshimet në qeveri janë bërë në nivel zv. ministrash.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka miratuar emërimin e Eralda Methasanit zv. ministre të Integrimit, Redi Shtinon si zv. ministër në Arsim, Kledi Xhaxhiu si zv.ministër i Mjedisit dhe Eridian Salianji si zv.ministër i Drejtësisë.

Salianji do të zëvendësojë në këtë post Idlir Peçin, i cili do të kalojë si zv.ministër i Mbrojtjes.

Pothuaj një muaj më parë një tjetër rrokadë u bë në rang zv.ministrash, e më pas largimi nga qeveria i minsitrit të Financave Shkëlqim Cani.

2 komente në “5 ndryshime të reja në qeveri”

  1. tfgs1 says:

    gjatosh nuk behet prokopi me ministra sunite…………..

  2. e verteta says:

    Kemi kohe qe skemi qesh me te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje