Një park dëfrimi me vlerë 2.8 miliardë dollarë është duke kryer provat e përgjithshme para se të hapet për publikun në tetor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Parku që do të përmbajë lojëra uji, shtëpi gjigande në formën e lojërave lego apo mjedise kërcimi të llojit Bollivud, konsiderohet si investimi më i rëndësishëm në shumë vite i qytetit shtet të Dubait, i cili synon në këtë mënyrë të sigurojë për vete një pjesë të madhe të tregut botëror të turizmit të luksit. Këto janë fotot e projektit.
Në këtë foto të 25 shkurtit 2016, Elisabeth Jordan Ljungqvist, 25 vjeç, nga Malmo, Suedi, (qendër) po kërcen gjatë një audicioni për punësim në parkun e dëfrimeve Dubai Parks & Resorts në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Qytet-shteti i Dubait shpreson se turizmi do të jetë një burim i konsiderueshëm i të ardhurave për rajonin e Lindjes së Mesme tashmë që çmimet e ulëta të naftës kanë reduktuar përfitimet nga burimet natyrore. (AP Photo/Jon Gambrell)/BIRN
Shume te prapambetur keta islamiket.