Andrea Stefani ka bërë një shkrim sot tek Dita, ku kritikon ambasadorin amerikan Donald Lu për takimet me Berishën.
Sipas tij, ambasadori shqetësohet për vezët, por jo për plumbat e Berishës.
“Nëse ka ndonjë politikan që në perceptimin e shumicës së shqiptarëve barabitet me një kriminel, ky është Sali Berisha. Nuk është e nevojshme të renditim listën e gjatë të skandaleve dhe krimeve për të cilat ai bëhet përgjegjës dhe që kanë çuar në këtë perceptim masiv. Sepse objekt i këtij shkrimi është situata groteske kur politikanë të kriminalizuar si Berisha, rrëmbejnë flamurin e dekriminalizimit. Nuk është puna se sharlatani historik i radhës në Shqipëri, po “lun” me dekriminalizimin duke e shndërruar në një farsë. E keqja më e madhe lidhur me këtë hipokrizi është ajo që qëndron në themel të saj, këmbëngulja për ta degraduar shoqërinë shqiptare në nivelin e popullatës së përrallës së Andersenit, që edhe pse e shihnin mbretin të ecte lakuriq rrugëve vazhdonte, e mashtruar nga dy rrobaqepës, të mburrte si të bukura rrobat tij që nuk ekzistonin.
Mësohet se ambasadori Lu ka shprehur mospëlqim për vezët që deputetët e Berishës hodhën në Parlament. Na duket një reagim qesharak që e kërkon të keqen aty ku nuk është. Sepse kur është fjala për Berishën, ambasadori Lu nuk duhet të shqetësohet për vezët por për plumbat.
E keqja e vërtetë e Berishës nuk është se deputetët e tij qëllojnë me vezë por se gardistët e tij kanë qëlluar me plumba duke vrarë e plagosur qytetarë. Nuk i vrau Berisha por i vranë ushtarët apo oficerët e gardës prandaj nuk është ai krimineli! Ashtu?! Po më thoni një rast kur diktatorët Stalini, Hitleri, Enveri e me radhë deri tek Bashar Alasad, kanë vrarë me dorën e tyre?
Mos vallë nuk duhet t’i quajmë kriminelë, mos vallë duhet të themi se nuk i kanë lyer duart me gjak vetëm dhe vetëm se nuk kanë qenë ata personalisht që kanë tërhequr këmbëzën e pistoletës apo të kallashit? Nëse Berishës i shfaqet i përgjakur Parlamenti nga që aty qenkan deputetë një apo disa persona që akuzohen se paskan tërhequr personalisht këmbëzën e pistoletës, duhet t’i themi, ose duhet t’ja thonë, se Parlamenti është edhe më i përgjakur për shkak të prezencës së tij atje.
Sepse kriminelët më të mëdhenj të kësaj bote nuk janë ata që tërheqin këmbëzën (ata janë ushtarët, si në 21 janar) po ata që vrasin pa luajtur fare gishtin, stalinët, enverët. Ata që të vrasin “me shtet””, shkruan Stefani tek Dita.
Bravo per kurajen qe duhet te thote cdo njeri, per veprimet qe ben tjetri me gisht apo me goje.Pershendetje.
LARGOHU VETE ME DOREHEQJE-PERSONALE O DONALD LU, LARGOHU SE DERI ME TANI VETEM KE DESHTUAR DHE VETE PROJEKTET E SHTETIT TEND, SI BKH DHE REFORMA NE DREJTESI QE TASHME JANE SIPAS PROJEKTIT TE SALI BERISHES E ILIR METES. LARGOHU SE NUK MUND TE PERFAQSOSH ME VENDIN TEND SHBA NE TIRANE, PASI SHUMICA DERRMUESE E SHQIPTAREVE (QARTAZI TE PAKTEN MBI 65% E SHQIPTAREVE QE VOTOJNE E DO TE VOTOJNE KUNDER BERISHES E SHQUP-IT EDHE PER DEKADA TE TJERA RRESHT…), KUPTUAN ME SE FUNDI SE JU PERSONALISHT JENI ME DESHTIMIN E BKH DHE REFORMES NE DREJTESI, PERDERISA VIZITAT TEK ZYRA E BERISHES (TEK 21-KATSHI I MAFIOZIT BASHKIM ULAJ NGA MALI I ZI QE LUAN PARA MAFIOZE KRYESISHT TE FAMILJES SALI BERISHA… ) DHE BASHES (NE SHQUP), I KE ME TE SHPESHTA SA ASKUSH NGA PARAARDHESIT E TU. U VERTETUA PERFUNDIMISHT LIDHJET E TUA ME DY KOMPANI LOBUESE NE SHBA, QE PAGUHEN ME MILJONA DOLLAR QE NGA 1994 NGA SALI BERISHA ME PARATE E PRONAT E VJEDHURA SHQIPTAREVE NGA BISHA SALI BERISHA QE NGA 1991. THE PARA PAK JAVEVE ZOTI AMBASADOR SE, KAM LISTEN ME 400-GJYKATES E 400-PROKURORE TE KORRUPTUAR… PERSE NUK E NXJERR KUR SITUATA NE DREJTESI ESHTE ME ALARMANTJA E ALARMANTEVE NE SHQIPERI.
LARGOHU-LARGOHU-LARGOHU. NUK KA NGELUR AMERIKA E MADHE TEK TY, TEK PODESTA APO PATTON-BOGS. LARGOHU SA ME PARE.
thjesht,qart,dhe bukur,nuk ka asnje medyshje per diskutim,ky eshte realiteti sesa budalliqet e amerikes bashk me ambasadore,ata e duan shqiperine te lekundur qete bejne cfare tu doje qefi me plerat e tyre per ti shkarkuar tek ne,kjo eshte amerika jone mike,duhet te fitoj zgjedhjet patjeter donalt trum qe te na fusi shkelmin amerika dhe te kerkojme strehe si cifutet ne 1940.bravo stefan.
Qarte dhe sakte more zoti Stefani, por ju dhe kjo gazete ku ti shkruan nuk jeni konsenguente Gazeta per nje qenderimte ngjashem ndaj amabasadorit Lu, apo edhe atij qe iku, u ka vene filtra ne menyre te turpshme komenteve te tyre. Urojme qe u ka ikur frika dhe do ve nje shprehje: “Beso në fuqinë tënde, por mos u mburr me të.
Respekto fuqinë e tjetrit, por mos u frikëso prej saj…
Ambasadorin amerikan mjafton tashohesh si ecen te kuptosh sa i afte eshte…as barinjte ne melet e shqiperise s ecin ashtu.Thjesht nje deshtak ,njeri pa ide…Besoj se gjithcka ben eshteci thone lobistet e Berishes.S ka fare iniciative dheide personale(i korruptuar por dhe i paafte). Arvizu bente te njejten gje por pervishte menget te pakten,kurse ky eshte shterpe fare.
Bravo Andrea. Boll me ambasador qe na marrin per budallenj
Ndershmeria e amerikenve do te shihet tek aprovimi nga ana e PD e reformes ne drejtesi. Eshte fuqia e vetme qe mund ta detyroje Sali Berishen , me bisht nder shale , te firmose. Ne te kundert, te gjitha premtimet e ambasadorit jane fjale boshe. Po ashtu, fjale boshe dalin edhe shpresat se ShBA jane garant i demokracise ne bote.
Te lumte Zoti Stefani je njeriu me realist dhe pavarur ne vend dhe si dis analiste te tjer si Zogaj Gjekmarkaj Lubonja e te tjere qe jane te anshem e sulmojne qeverine me militantizmin e tyre antikomunist e kane marre komunistet thojne pushtetin ne nje kohe qe Berisha ka qene komunist dhe ka drejtuar antikomunistet kurse keta skan qene asnje prej tyre komunist por keta jane te gjithe bijte e komunisteve por nuk kan pse i marrin mekatet e eterve dhe ketu jam me ty se keta dota shkepusin popullin nga komunizmi mendor e veprues ne psikozen e atyre qe kane nostalgji per kimunizmin .Me rilindjen jemi me mire ndjen njeriu garanci per jeten per punen per mirqenjen dhe garincine e integrimit qe jemi duke ecur me shpejtesi e siguri dhe jemi duke fituar dinjitetin e humbur karshi popujve tjere .Bravo rilindjes e ju analisteve largpames qe mbroni qeverine e popullin Shqiptare ng kulaket e Berishes komunist.
Andrea te Dija nje cike me te zgjuar
Amerikes nuk intereson procesi jo kush e drejton ate.
Se po te ishte keshtu nuk do te kishim edhe keto 25 vjet KOmunistet ne pushtet
MOS harro se Jane pushkatuar rreth 5000 njerez ca me gnyq e ca pa gjyq
Po sot mbas 25 vjetesh femijet e tyre Jane dipllomate ne ambasadat tona jashte
Kjo fale Saliut qe mbajti 25 vjet KO.unistet ne pushtet deri sa u zevendesuan me femijet
Per ATA te 4 me vjen keq Jane viktima te politikes
Te atij qe i coi dhe te atij qe i vrau.
PSE ja kerkonin ambasadori dhe Sja kerkon rilindjes qe ka 3 vjet ne pushtet .
Kjo puna e amasadorit Lu edhe e reformes ne drejtesi do perfundoj keshtu:
1- Ne letra do kemi kemi shume ligje, kurse ne realitet politikanet e larte do thone : Ha Muco e pi Muco se ne kete vend injorantesh nuk kane cfare te na bejne.
2-Lu do ti japin nje vajze te re ta punesoje si “perkthyese ” ose “sekretare”.
3- Pas 1 viti Lu do largohet nga posti , por do te kthehet si i “dashuruar” ne kete vend shqipionjash.
4- Ambasadori i ri qe do te vije do ti filloj perseri gjerat nga fillimi edhe do flasi perseri per “reforma” edhe per ” standarte”…
5-Si konkluzion : njerzit e thjesht varferohen ne kulm nga nje ekonomi edhe shoqeri pa vizion si edhe taxa qe shtohen dite per dite, dhe nga ana tjeter ketyre politikaneve u trashet qafa edhe u shkelqen lekura nga ” puna ” e tepert per te dertuar edhe arritur keto “standarte”…
donald lu, arvizu dhe te tjeret me rradhe e mbajne skilen e vjeter sali halen se ju duhet te destabilizojne gjendjen ne shqiperi ose nese edi nuk ndjek urdherat…
sali haleja mbahet si shpata e demokliut ndaj politikaneve qe kane vizion por qe bie ndesh me planet e ….
Nese Berisha kerkon vize per ne Amerike, do ta pajise LU-ja? Dakort me Stefanin, kesaje I thone ik nje japonez e vjen nje kinez! Shko mister Lu, ne ambasaden kineze se ta japin ne pellembe te dores se cfare kerkojne shqiptaret, ndryshe ju bashkpunoni me njerzit e akuzuar, as mish as peshk, do ta quani edhe ju Berishen burre shteti si paraardhesi Arvizu! Eshte e udhes qe nje grup intelektualesh t’i shkruajne Uashingtonit(sekretarit te shtetit)! Politika e kriminalizuar dhe ju bashkpunoni me ta. Nuk shohim ndonje ndryshim ne ushtrimin e diplomacies amerikane ne Shqiperi! Me kethe pergjigje z. ambassador nese seriozisht I ndjek shkrimet dhe jeni I shqetsuar per detyren tuaj! Faleminderit!
Bravo Andrea! Je padyshim analisti me i thelle e me i ndershem ne ate vend shtrigaqesh qe cirren e vjellin vrer ndaj çdo gjeje pozitive vetem per te mbajtur ison e nje krimineli si Sali Berisha! te gjithe duhet te lexojne me vemendje shkrimin tend dhe te kuptojne mire te verteten e hidhur qe nuk e duan shume vete…realiteti shqiptar eshte ky dhe te takon te perballesh me shume me injorancen dhe ligesine se sa me mirekuptimin dhe aresyen! Komplimenta per shkrimin…e kam vleresuar gjithmone penen tende!
Sa naive popull….Kush e vuri president Thacin ne Kosove……Pse Amerika do kriminelin Sali e Lulin e vocer.
Largimi I ketij plehere Arvziu duhet kerkuar me ngulm nga qeveria e Rames.
problemi eshte se keta jane te gjithe plehra ne pushtet…
O stefani e keqja me e madhe e ketij vendi nuk eshte saliu , se saliu i mori 100000 vota kunder..E keqja e ketij vendi eshte meta dhe rama qe i ka kapur sindroma e saliut ..eshte e turpeshme qe rama vazhdon te permend viktimat e nuk vepron me ligj… E si nje njohes i mire i saliut sic je duhet ta dish qe ai vazhdon te komandoj …Andrea dhe dicka te fundit po si nuk dole njehere te flasesh me revolt kunder qeverise per gjithe keto qe po gatuan apo je bere servil i perkushtuar
More po ku ishte ky Andrea kur nje ambasador amerikan deklaronte : ” Votoni pert Edi Ramen se e di une qer eshte burre i mire ”
Boll o Mero me lajme te tilla se Na e hape barkun.
ZOTI lu eshte me i rezikshem se sorosi por sorrosi podhon ambasadore kurse LU nuk ka fuqi Interesateshumem abuzusve ekonomik nuk e duan zhvillimin dhe qetesin dhe zbatimin e lidhit nxisin te keqen e vendit dhe flasin per te kunderten
SALIUT amerikanet i kane dhene garanci qe ne vitin 1991. Ia kane dhene lejen me pashe qe te shaje, te fyeje e te perdhos te gjithe Koministet (kupto: te majtet) dhe ne fund, i kane thene, do te jesh i yni, domethene i amerikaneve,. Eshte kjo, qe Saliu tall b… me te gjithe.
Sa qesharak behen keta pseudoanalistet shqiptar kur mundohen tu japin mesim amerikaneve, ambasadorit te tyre ne Tirane, analist rrumpalle
Shume sakte.
Urime Andrea!