Agjensia e Nxitjes së Investimeve, AIDA ka në ndjekje një sërë investimesh të rëndësishme që pritet të bëhen në vendin tonë. Bujqësia, turizmi, energjetika, ndërmarrjet e vogla e të mesme si edhe inovacioni janë disa nga drejtimet që po ndjek dhe mbështet kjo agjensi.
Drejtori i AIDA-s në intervistën e dhënë për TemaTV flet për projektet e mëdha në këto fusha, të tilla si projektet për resorte turistike në Palasë, Gjirin e Lalëzit, Velipojë dhe Divjakë, për një projekt të madh serash në Lushnjë si edhe për një investim në energjetikë. Gjithcka në intervistën e dhënë nga Gent Beqiri për Tema TV.