Prapaskenat e takimit në Elbasan: Biseda mes Ballës dhe Blushit, dhe porosia e Ramës

5 Mars 2016, 09:19Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla ka zhvilluar një bisedë me Ben Blushin, para incidentit që shoqëroi takimin për “Rilindjen Urbane” në drejtimin e PS në Elbasan.

Gjatë kohës që Peleshi fliste për projektin “Rilindja Urbane”, ku janë cituar dhe projektet që Bashkia e Elbasanit ka përfituar, Edi Rama është parë t’i jepte porosi Taulant Ballës, që t’i jepte fjalën edhe Ben Blushit në këtë takim.

Mësohet se Balla kishte komunikuar në telefon me Blushin për ta pyetur nëse donte të fliste në takim dhe pse salla parashikohej të mos e mirëpriste.

Por Blushi ka këmbëngulur që të flasë edhe pse e ka parë atmosferën në disfavor të tij. Sapo ka mbaruar Peleshi, Taulant Balla i është drejtuar sallës duke kërkuar që jashtë axhendës së këtij takimi fjalën t’ia jepte kolegut Blushi. Fishkëllimat e të pranishmëve nuk e kanë aprovuar, por Blushi është ngjitur në podium.

Për pak minuta ai nuk ka mundur të nisë fjalën e tij për shkak të thirrjeve dhe fishkëllimave. “Fërshëlleni sa të doni, por duhet të më dëgjoni”. Ai i është drejtuar Kryeministrit Rama duke e akuzuar drejtpërdrejt: “Pse e ke mbushur këtu me banditë që kërcënojnë deputetët? Shpjegoju këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh? Je i vetmi kryetar partie në botë me mandat 7­ vjeçar nga Kuba në Korenë e Veriut. Shpjegoju këtyre njerëzve pse s’kanë rroga më të larta, pse s’kanë asistencë më të larë, pse s’kanë punë dhe çmime të ulëta. Nuk bëre asgjë për të varfrit”.

Sipas tij, PS është kthyer në parti të një njeriu. “Partia Socialiste nuk është pronë e një njeriu të vetëm. I drejtohem Ramës tani këtu përballë: Përse nuk do zgjedhje? Nuk vij në Elbasan, sepse ndihem i turpëruar.

Nuk kam frikë të them të vërtetën, fërshëlleni sa të doni”, ka thënë Blushi. Edi Rama disa herë i ka kërkuar të pranishmëve të pushonin, por kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat. Blushi u është përgjigjur edhe atyre që fishkëllenin, madje njërin prej tyre e ftoi edhe në podium që t’i përgjigjej. “

Ka ulërima, por nuk ka asamble, ka duartrokitje, por nuk ka kryesi, ka banditë si puna juaj, por nuk ka demokraci. Mos më kërkoni mua llogari, sepse nuk kam qeverisur unë për tre vjet, por ky këtu (Edi Rama)”, është shprehur Blushi.

Pas Blushit, në formë replike, fjalën e ka marrë përsëri deputeti Balla, i cili i ka kthyer përgjigje. Koordinatori i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i kujtoi kolegut të tij kritik se ka qenë i ftuar të jetë pjesë e fushatës së PSsë për Bashkinë e Elbasanit, por ka qenë ai që e ka refuzuar, madje nuk e ka uruar as për fitoren, por, përkundrazi, shkroi një libër kundër tij dhe qytetit të Elbasanit. Më pas takimi është mbyllur, ndërsa Ben Blushi është vënë nën mbrojtjen e grupit të shoqërimit të Kryeministrit Rama për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm./Panorama

30 komente në “Prapaskenat e takimit në Elbasan: Biseda mes Ballës dhe Blushit, dhe porosia e Ramës”

  1. Harillaqi says:

    Epo te jete koqe kandari fare ky Blushi! Duket qe eshte karjerist,dhe se po te behej kryetare partie do bente namin.Ps-te ne pushtet e çoi Edi Rama.Ben Blushi po te doje te prese sa ta dale nga pushteti dhe po qe i zoti ta çoi perseri ne pushtet.

    1. Lupua says:

      Ps ne pushtet e coi LSI trapi,mer Lsi Coje djathtas dhe behet qeveria siste intereson ty…kjo qe te mos vdesesh budalla te kuptosh boten qe te rrethon

    2. Shqiptar says:

      PS ne pushtet nuk e coi Rama por e coi Meta.PS mori te njejtin numer mandatesh sa edhe ne zgjedhjet e kaluara.

    3. Kseno says:

      Mamin e ka pas te mire. Shpirt njeriu. Zemergjere.

      1. era says:

        Ti Kseno je nipi pusht i saliut qe i futesh te tjereve ne dhomen e gjumit, (edhe poshte krevatit)shikon nga vrima e çelsit dhe.. shume pislleqev te tjera..
        Keta jane mbeshtetesit e Rames qe fershellejne Blushin

  2. Kola says:

    Kjo eshte me te vertete per ulurime. Populli ndodhet ne fund te gremines e ky hale kerkon kolltuk. Toleranca e tepruar me tipa te tille te papermbajtur ne permbushjen e synimeve personale, eshte gabim i rende. Mendoj se pe te tille sharlatane nuk ka nevoje PS. Gabimi sigurisht eshte i Rames i cili beri perzgjedhdjen. Ne se dje i duheshin per te mposhtur kryeharbutin e SHQUPIT, sot duhet bere diferencimi. Eshte cgenjim i rende vazhdimi i kesaj gjendje.

  3. Gjyshi says:

    Delet Kane 25 vjet
    Qe degjojne genjeshtra DEMOKRATIKE.
    Prandaj nuk munde ta besojne te verteten
    Kujtojne se me batutat e rames
    E mbushin barkun me buk
    Punesohen 300.000
    Ben shtet Duke denuar me burg FUKARENJTE
    E Duke dekoruar fullanerine
    Por TIfozave nuk u inte

    1. sopiqoti says:

      NUK E K PER ZANAOEZINEO I DASHUR

  4. qytetar says:

    Rilindja eshte kthyer ne PPSH E ENVERIT ,
    TURP ,SKANDALOZE !!!!

    1. Iliria says:

      qytetar

      Nese Rilindja do ishte si PPSH e Enverit, Blushi as do guxonte te fliste ne ate menyre kunder Partise se tij, sepse me e pakta denohej me pushkatim. Hidhi nje here syte nga PD-ja, shiko se cili nga deputetet e saj do mund te guxoje t’i flase ne ate menyre Sali serbit. As qe behet fjale fare, se i ndodh ndonje aksident ashtu pa “dashje”, apo ndonje “fatkeqsi” natyrore.. As krahasime nuk dini te beni o te mjere..!!

      1. altin says:

        Moj Iliria, po ti qe s’po kuptoke mi moter, behet fjal per Enver Hoxhen e 2016 jo te 1944! Tashti dhe Enver Hoxha po te ngrihet nga varri e varrosin te vetet menjeher se e pane ç’monster ishte. Ne 1944, s’e priste njeri, ja hengri koken shqiptareve pak nga pak se gjarpri. Po ndoshta dhe ky do tua haje. Shyqyr kemi hike ne thuaj neve tna haje …. Sa per Serbet…po ta kishin nje kryeminister te tille, qe te punonte kunder interesave te veta (te popullit te vet) ja kishin treguar vendin me kohe ata, se e provuan me Xhinxhiç-in. Ti vazhdo brohorrit _Parti – E dhjerr, jemi gati kurdohere!

  5. POPULLI says:

    vari hejbet Blushit te salikarit

  6. elbasan katun says:

    i paska fut ne pune komentusit qazimi me ballen

  7. kristi says:

    E ka thene i madhi Teodor Keko.
    Çfare mund te presesh nga nje popull qe e ben shurren ku ti vije (lope)

  8. shqip says:

    “Pse e ke mbushur këtu me banditë që kërcënojnë deputetët?

    Kur nje deputete karieriste qe kerkone te prishe PARTINE e tij, vetem dhe vetem te realizoje skenarin e BERISHES per te ardhur ne pushtete me dhune, me zgjedhje te parakoheshme dhe per te fshire kepucet e krimineleve me nje milion votat e sovranit…..etj. Nje deputete qe e etiketon popullin BANDITE, duke uleritur si HITLERI cpergjigje duhet mare nga populli I mrekullueshem jo vetem I Elbasanit por nga gjithe shqiptaret e ndershem? Ulerima e tij me kujton Kico Blushin, babain e Benit, keshtu bertiste edhe ai ne kohen e diktatures. Ehhh, bem baba te te ngjaj I thone kesaj pune..

    “Shpjegoju këtyre njerëzve pse s’kanë rroga më të larta, pse s’kanë asistencë më të larë, pse s’kanë punë dhe çmime të ulëta. Nuk bëre asgjë për të varfrit”.”
    O Beni, qe nuk ecen dote vet, nuk ka ku ti gjeje parate Rama, se ai dje erdhi ne pushtete, Ti more Hitler ke 25 vjete qe me Berishovicet-Nanot-Kacin e zi-Daden- e kompani e keni vjedhur dhe shitur kete Shqiperi.
    Ja, per keto duhet te na japesh Ti llogari DHE TE denohesh sipas ligjit. Po afrone ora Jon. Koha dhe Rama po punojne per sovranin.

    KY LEGEN DUHET TE PERJASHTOHET NHA PARTIA SOCIALISTE, DHE JO NGA RAMA POR NGA SOCIALISTETE KUDO QE JANE. KY NUK MUND TE VJEDHE ME FORCE MANDATING E GJITHE SOCIALISTEVE. KY ESHTE ME I KEQ SE HITLERI.

    1. Flash says:

      Me vjen keq zoteri po ju jeni thjeshte idiot. Nje rast i pashprese qe per me shume se 60 vite (qe duhet te jete pak a shume mosha juaj) nuk ka nxene asgje nga jeta. Asgje prej gjeje. Thjeshte nje idiot qe eshe marre per dore per tu shkolluar, (jo sic duhet sidoqofte se shkruan gjithe gabime drejtshkrimore), per tu punesuar sa per te kryer nje pune qe nuk i hyn ne pune as dreqit e per te votuar kryetarin e radhes qe mbase mund te ishte dhe Blushi. Ajo qe te kane mesuar te besh gjithe jeten si truthare qe je, eshte te flasesh e shkruash ne numrin shumes. A thua se nuk je nje fshatar idiot por ndonje pasardhes i familjeve mbreterore. Sidoqofte je prerja e duhur per Ramat, Berishet dhe Ballet. Injorant i mbushur me urrejtje per cdo gje qe nuk eshte si ty, qe mendon ndryshe nga ty dhe qe shkruan apo lexon libra ne dallim nga ty. Fatkeqsisht ne ndryshim nga ajo cfare ti do te doje te ndodhte , ti ke te drejten e votes dhe fjales qe per shkak te injorances dhe idiotesise e perdor si mos me keq.

    2. Mysafiri says:

      O idiot i dobishem, po per Kristaq Ramen a ke degjuar gje se si bertiste. Jo, me siguri nuk ke degjuar! Nuk ke degjuar se Ai nuk kishte nevoje te bertiste, se hidhte firma per te denuar njerez me varje. Si thua, me mire te jesh biri i Kiço Blushit, apo i Kristaq Rames.
      Kurre nuk ben hajer ai vend sa te kete njerez si ty. Njerez qe nuk perkrahni ate qe kerkon tju hapi syte, por perkrahni ate qe kerkon tju nxjerri syte. Nuk e kishte keq nje miku im kur thoshte se njerezve si ty duhet tju q.sh nenen qe te te thone baba.
      Ate po ben dhe Rama, prandaj e quani baba.

    3. FLORENC IDRUSHI says:

      ti shqip o je gomar komplet ose je i punesuar nga rama blushi nuk ka shance te vij ne krye te ppsh socialiste por na duhet ne te detyroj ramen ta kryej si duhet punen qe te eci mire kjo shqiperi me kete popull bageti qe ka ok blushi nukdo shkaterimin e ps por ju si koqe kandari pede qe jeni merni ndonj leke ndga balla fshatari i perjetshem nese blushi ben kete pune ps eshte prape ne pushtet nano ishte i zgjuar me ate katharsisin e mbajti pushtetin aq gjate kam frik o SHQIP gomari se kjo eshte loje e rames qe te largoj vemendjen e popullit nga varferia qe te meren me blushin kam frik se blushi eshte futur nga vet rama ateher vaj medet ne socialisteve te vendosur si puna ime qe ps eshte bere si pd e sali serbit dhe prape ja japim voten familjarist nese eshte loje e rames ky popull do haje mut sa te ngopet nuk behet ky popull me ca si ju gomare me brire

  9. Ami says:

    Dhendrrat e mafiozit, u duket sikur jane ne prone te babes dhe guxojne te ngrene dore kunder deputetit
    U shofte Elbasani qe perfundoi ke durt e anadollakeve QAZIM/KADIN, BUKUROSH/BUKRA…ku kan fytyre keta biznesmene qe vodhen dogana dhe metalurgji , qe rregullun gjith fisin drogaxhinj dhe truthare…dhe do na bajn tani politikat e Bashkise. UUUUUUUUUUU MORTJE ku je per keta?

  10. emigranti says:

    Ben Blushi mund te jete karierist qe nuk ka ndonje te keqe, mund te jete edhe njeri I keq ( qe nuk duket te jete ), por nuk e kuptoj cfare te keqe ka ne cfare thote.
    Perpara se me share thoni cfare nuk qendron ne ato qe thote.
    Nga ana tjeter turp per Ramen qe perdor forma te tilla te cilat deri tani kane qene merite e Berishes.
    Kjo vetem demokraci nuk eshte.
    Persa I perket reformave, nese mund ti quajme te tilla, them bravo Rames per forcimin e rregullit dhe kerkesen e llogarise per popullin.
    Turp per Ramen per moskerkesen e llogarise per Vipat, duke mbushur arken shtetit vetem me tàksat e njerezve te thjeshte ( shtrses se mesme dhe te varfer) duke lene te paprekur shtresen e pasur, te cilen e ndihmoi edhe duke marre borxh per paret e pakthyera nga Berisha.
    Dhe aresyeja ishte hapja e fronteve te punes te cilat nuk u hapen.
    Fakti, mbushja e xhepave te Vipave me paret e popullit per pune te paperfunduara per te cilat do te paguhet serish po nga paret e popullit.

  11. Kjo eshte e verteta says:

    Ajo e djeshmja ishte nje turp per PS dhe per Ramen ne vecanti. na eshte bere si Sala i viteve 93 deri 96 nje diktator i vogel. nuk mund te jete PS keshtu, ne kete parti ka pasur gjithmone zera kunder, por gjithmone ka funksionuar demokracia e brendshme, prandaj e kemi dashur gjithmone. Rama duke imituar ate qe e shporem me 1 milion shuplaka, mendoj se do ta kete rrugen te shkurter. Shikoni Veliajn, sa mori votat tona u be nje arogant i pa parashikueshem, sa qe nuk pyet me as per kete elektorat qe i dha votat, po e njejta me disa ministra qe jane si dora e Rames, pervec qe jane shume hajdute, por aroganca qe ata shprehin eshte me e renda dhe nuk kane per tua falur vitin qe vjen.

  12. Korcari USA says:

    Zoti MERO BAZE boto ketu listen e bandes se Elbasanit qe sulmoi Blushin dhe lidhjet e tyre me Qazimin e Ballen.Na trego ketu qendrimin e kryetarit te partise kur keto ndodhin ne syte e tij e te bindesh se eshte ay organizatori dhe urdherusi,Trego kur u kthye nga ruga per ne Fier e shkoi ne Korce per ti bere karshillek Blushit.Ti zoti Mero flamurtar i ngritjes se Berishes ne majat e pushtetit dhe me te drejte tani diskkreditimin e tij pse hesht dhe nuk ve ulurimen per te demaskuar organizatoret e ketij spektakli te qelbur partiak,pse nuk ulurin kur dhunohet nje deputet ,pse pranon ti te dhunohet intelektuali ,shkrimtari e politikani modern i shqipetareve,pse pranonti te dhunohet ay trim qe po i hap nje dritare politikes se qelbur te PS PD LSI e te shohin se kush eshte demokracia e vertete Ti di ta besh kete por….

  13. Degjusi says:

    E pa pranushme dhe e patolerushme sjellja e nje grushti njerzish(Nuk do te pranoj qe jane te PS).
    Bej pjese te ai grup njerzishqe nuk jam dakort me disa psedoargumenta qe sjell Blushi qe i huazon nga Luli eSALIU ,por per shume te tjeraqe i thote me kurajo jam plptsisht dakort.por eshte e huaj per PS sjellje vagabondesh qe shajne e fyejne deputetin e shkrimtarin Blushi.Kjo parti nuk eshte e dhendureve ,qe duhet te gjejne partine e tyre atje ku kane pase milituar se kjo nuk eshte parti e vjerrit

  14. Kiri says:

    Blush, mesa di une, Anthony Charles Lynton Blair (born 6 May 1953) is a British Labour Party politician, who served as the Prime Minister of the United Kingdom from 1997 to 2007. He now runs a consultancy business and performs charitable work. Blair was the Member of Parliament (MP) for Sedgefield from 1983 to 2007 and Leader of the Labour Party from 1994 to 2007. Blair led Labour to a landslide victory in the 1997 general election, winning 418 seats, the most the party has ever held. The party went on to win two more elections under his leadership: in 2001, in which it won another landslide victory, and in 2005, with a reduced majority.

    Blair was elected Labour Party leader in the leadership election of July 1994, following the sudden death of his predecessor, John Smith. Under Blair’s leadership, the party used the phrase “New Labour” to distance it from previous Labour policies and its opposition to the traditional conception of socialism. Blair declared support for a new conception that he referred to as “social-ism”, involving politics that recognised individuals as socially interdependent, and advocated social justice, cohesion, equal worth of each citizen, and equal opportunity.[1] Critics of Blair denounced him for having the Labour Party abandon genuine socialism and accepting capitalism.[2] Supporters, including the party’s public opinion pollster Philip Gould, stated that after four consecutive general election defeats, Labour had to demonstrate that it had made a decisive break from its left-wing past, in order to win again.[3]

    Pra nese di te lexosh Tony ka qene per me shume 12 vite kryetar I partise Labour.
    So blush don’t open mai barku, OK. O meqenese ra fjala, si te duket qe dhe kryetari I konservativeve ka me shume se 7 vjet me kryesi? Prandaj leri perradhat

  15. erion says:

    Ironi,Rama e ruan Blushin me badigarde nga Rama. Turp!

  16. Everteta says:

    Blushi, ka vite qe ka cfaqur shenja karierizmi, hipokrizie dhe arogance.Te gjitha keto,ikemi pare edegjuarkure thote;Une jame mizoti,te dretoi partine, te jem te jem kryeminister, do bej kete e ate.Karierizmi i tije u duke, disa vite me pare, kure doli me grupine me dimit ndryeshe, ku shume shpejt, itradhetoi shoket dhe ju bashkua PS.Intelektuale dhe bure fisnik, ishte dhe mbetet Arben Malaj, qe edhe pse sfitoi si kantidat per deputet, jep mendime te vlefeshme, nukeshane e fyen kerkend, sidomos nga familja te ciles iperket dhe ka kontribut, bile do jete akoma memire qe PS, ta mbaj afer, pse jo edhe ne poste te larta shteterore, sepse e meriton. Per kuadro te tille ka nevoje vendi dhe jo per Blushin, qe di vetem te nxi ralitetin, pa dhene mendime sesi te behet me mire, kure dihet, ne cgjendje e mori vendin Edi Rama. A ka vend per te kritikuar, ka shume, pore ka edhe perte vleresuar, sidomos ne drejtim te forecimit te shtetit ligjor, ndermarjes te rreformave, qe doteja ndryshone faqen vendit tone, kujdesit me te madh, per njezit me nevojtare etj.

  17. ami says:

    Mero Baze gjeja e pare qe duhet te beje eshte demaskimi I falangave, dhendureve me kobure te Qazim BEJ EFENIUT.Turp per Ps. turp per Edi Ramen qe ne mos organizoi, lejoi nje maskarade te tille.

  18. socialisti says:

    Shyqyr qe dolen benet e nocajt , shprese e madhe jo vetem per partine socialiste, por per kete vend. Bollek i i madh na pret, po qe se vihen keta te dy ne krye te partise socialiste e rrjedhimishte ne krye te vendit, prandaje socialiste kudo qe ini, lutuni e faluni per keta te dy, o zot ler vetem keta e mos na shto me te tille, se pastaje kushedi se cfare begatije e bolleku do te marre vendi e nuk do te jemi ne gjendje te perballojme syun e ziline e gjithe botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje