Një projektligj i qeverisë që po diskutohet në Kuvend synon që të gjitha bizneset të anëtarësohen dhe të paguajnë një kuotë në Dhomën e Tregtisë, por projekti ka zemëruar shoqatat e tjera të biznesit.
Nga Lindita Çela
Në mesin e debatit për tarifat vendore në Tiranë, një numër i lartë biznesesh ankoheshin edhe për një “taksë” të dytë, që duhej t’ia paguanin Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë-organizatë e krijuar në vitin 1996 për të përfaqësuar interesat e biznesit në vend. Sipërmarrës të niveleve tëndryshme i thanë BIRN se një nismë e re e qeverisë do t’i detyronte ata të anëtarësoheshin në dhomën e tregtisë dhe të paguanin një kuotë vjetore, vlera e së cilës nuk është përcaktuar ende.
Shqetësimi i bizneseve lidhet me një projektligj të Ministrisë së Ekonomisë, që parashikon ndryshime në ligjin e vitit 2006 për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, i cili i ka kaluar Parlamentit për diskutim në dhjetor 2015.
Neni 6 i këtij projektligji përcakton që “anëtarësia në dhomëështë e detyrueshme për personat juridikë dhe vullnetare për personat fizikë, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, QKR”.
Projektligji përcakton gjithashtu që çdo anëtar i dhomës duhet të paguajë një kuotë vjetore, ndërsa dhomat e Tregtisë dhe Industrisë duhet t’i kalojnë 30 për qind të kuotizacionit të mbledhur, Bashkimit të Dhomave.
Ministria e Ekonomisë argumenton në relacionin që shoqëron projektligjin se kjo vendimarrje vjen pas problematikave të shumta me të cilat përballet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë-organizatë e drejtuar nga Nikolin Jaka.
“Mungesa e një buxheti minimal për funksionimin e këtij institucioni ka çuar nëuljen plotësisht të rolit dhe në reduktimin e shërbimeve që duhet t’i jepen anëtarësisë së saj,” thuhet në relacion.
“Bashkimi iDhomave të Tregtisë dhe Industrisë gjendet në pamundësi të plotë për të përmbushur detyrimet minimale që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare… por edhe duke rrezikuar për t’u përjashtuar nga disa organizata siç janë EuroChambers, Association of Ballkan Chambers”-shtohet më tej.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisëështë vetëm njëra prej organizatave të krijuara në Shqipëri për lobimin e interesave të biznesit tek qeveria qendrore dhe lokale. Hartimi i një ligji enkas për të ka zemëruar organizatat e tjera të biznesit, të cilat veprojnë në vend.
Në momentin që qeveria publikoi projektligjin, asnjë prej organizatave të ngjashme si Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Institorëve të Huaj, Dhoma Italiane, Dhoma Fanceze, Shoqata e Turizmit nuk ishte informuar për të.
Përveç mungesës së konsultimit, drejtues të këtyre shoqatave kundërshtojnë anëtarësimin e detyrueshëm vetëm tek Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Lorenc Gjoni, drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë i tha BIRN se çdo drejtues biznesi duhet të ketë mundësinë e zgjedhjes, në bazë të shërbimeve që organizatat e biznesit ofrojnë.
“Në rast se nuk u pëlqen shërbimi, ata duhet të kenë të drejtë të largohen dhe të kërkojnë një tjetër organizatë apo Dhomë Tregtie që plotëson kriteret dhe nevojat e tyre,” tha Gjoni.
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë e konsideron projektligjin një formë të fshehur të qeverisë për të vënë nën kontroll zërat kundër saj.
Por Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend e kundërshton, duke thënë se projektligji ka për qëllim të vetëm forcimin e dhomave që përfaqësojnë realisht biznesin. Ai pretendoi se të vetmet organizata kundër projektligjit janë ato me emërtesa të huaja-kjo për qëllime personale.
“Nga diskutimet që ne kemi pasur, kemi vënë re se vetëm ato dhoma që kanë një emër të madh por që realisht nuk përfaqësojnë bizneset e këtyre vendeve janë shprehur kundër këtij projektligji,” tha Shalsi.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është i kënaqur me nismën e qeverisë për anëtarësimin e detyrueshëm. Ai i tha BIRN se ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e projektligjit, ndërsa mbron idenë se kontributi që bizneset do të paguajnë, do t’u kthehet pas me shërbime.
Sipas tij, ndryshimet ligjore të propozuara do të rikthejnë në normalitet një model të funksionimit të Dhomës së Tregtisë, referuar organizatave homologe në Europë, që sipas Jakës, funksionojnë me pagesë të detyrueshme.
“Funksionimi i mirë i Dhomave do të sjellë për biznesin një sërë shërbimesh të shtuara, për të cilat sot harxhon shumë kohë dhe para,” përfundoi ai.
Anetarsimi me detyrim ne dhomat e tregetise eshte antidemokratike. Dhomat e tregetise jane shoqata dhe si te tilla keshtu funksionojne. Nese une si bisnes kam nevoje dhe deshire behem anetar, behem vete nuk eshte me detyrim. Dhomat e tregetise nuk ndihmojne fare bisneset por parazitojne mbi to. Nje ligj i tille nuk ekziston ne asnje vend te botes dhe eshte antidemokratik. Perveq taksave qe i paguajme shtetit te paguajme edhe per serren e dyte te xhvatesve per luxet e tyre brenda e jashte vendit. Shoqatat funksionojne me kontributin e anetareve vullnetare jo me detyrim si ne diktature. Shqiperia eshte vend i varfer nje shoqate bisnesi eshte mjaft jo me dhjetra te tilla.
Ore nje pyetje : Cfar perfitoj une si bisnes pse derdellis Nikolin Jaka ne tv se don te duket e te kete fonde si sheik pa pune te tijen ?! Ku eshte pare kjo ore ?!!!!
Nikolin Jaka nuk mjactohet me marrjen e tenderave te lavanderive te spitaleve,miliona.eur,tenderà ushqimi tash qeveria e ben te detyrueshme te mbushe arken qe administron Nikolin Jaka.
te investoje fushata elektorale si ajo e Lezhes.
turp kryeminister
turp Rama
Keto jane ligje te turpeshme e te papranueshme. Ne se duhen me shume taksa, le ti rrite te shteti, por grupime horrash, te ashtuquajturat dhoma tregetie, qe tallen me pagesat e bisnesit dhe nuk kane ne defter antaret e tyre, perse duhen. Eshte poshtruese dhe mafioze te detyrosh bisneset te paguajne nga ca njeres qe nuk sherbejne per asgje, veçse per allishverishe. Le te kryejne sherbime keto shoqata parazite (ne rastin me te mire, se dikur edhe abuzonin me pagesat e detyrueshme te antareve) dhe te fitojne antare.
Dhoma e tregetise normalisht i takon te jete Drejtoria e tatim taksave e cila, tani qe pagesat e detyrimeve kryhen online, duhet te riorganizohet parasegjithash ne ndihme te bisnesit.
Vazhdoni rrjepjen, se i duan edhe nja 15000 Leke te reja edhe hauret e tregtise.