Mbetjet e një anije e cilësuar si më e vjetra nga Periudha e Artë e Eskloratorëve Europianë, janë zbuluar pranë brigjeve të Omanit. Ato besohet se i përkasin anijes “Esmeralda” të eksploruesit të famshëm Portugez, Vasco da Gamma. Anija ishte pjesë e flotës së tij gjatë lundrimit të dytë drejt Indisë në vitet 1502-1503.
BBC raporton se analizat e kryera mbi objektet e gjetura, vazhdojnë ende por kërkuesit kanë arritur në një përfundim se anija i përket flotës së da Gama-s. Ky përfundim sipas tyre bazohet në artifaktet e gjetura, sië janë një monedhë portugeze e prodhuar për tregtinë me Indinë dhe topat e anijes, ku janë gdhendur inicialet e Vincente Sodre, dajo i da Gama-s dhe komandant i anijes Esmeralda.
Sipas National Geographic, nëse vërtetohet përfundimisht se mbetjet e anijes i përkasin me të vërtetë flotës se da Gama-s, ajo do të jetë anija më e hershme e “Epokës së Eksplorimit.
Eskloratoreve? Cazzo sa I zgjuar je, shkruhet Eksplorator dhe jo Esklorator o herkul.