Kualifikimi i mësuesve me koncesion

21 Mars 2016, 19:14Sociale TEMA

Pas raportit për mësues të paaftë në shkolla zbulohet skema e kualifikimit të arsimtarëve.

Vizion Plus ka mësuar se edhe ky shërbim do të jepet me koncesion.

Mësuesit që dolën dobët në testim dhe që janë në masë, do të trajnohen nga Universitete Private dhe Publike.

Drejtori i Institutit te Zhvillimit, Gert Janaqi, tregon se modeli përfundimtar ende nuk është përcaktuar.

Detajet e procesit dhe emrat e institucioneve që do të marrin përsipër aftësimin e mësuesve, do të vendosen pas disa ditësh. Kualifikimi nuk do të jetë falas.

Çdo mësues nga Tirana ose rrethet për aftësimin e tij do të paguajë një shumë parash, kjo në varësi të institucionit që kryen trajnimin.

Modeli përfundimtar për kualifikimin e mësuesve do të vendoset pas datës 25 mars, ditë kur do të mbahet konferenca me ekspertë nga Europa e rajoni.

Pas disa ditësh, arsimtarët do të mësojnë Universitetin apo Agjencinë Private, të cilës do t’i drejtohen për aftësimin e tyre.

Në testimin kombëtar të kryer nga Ministria e Arsimit, 12% e mësuesve dolën mbetës, 64% kanë nevojë për kualifikim dhe 25% shumë të mirë.

Testimit iu nënshtruan 17600 arsimtarë që kanë më pak se 20 vite pune në sistem.

3 komente në “Kualifikimi i mësuesve me koncesion”

  1. ledi says:

    Nuk late pa dhene me koncension cdo lloj sherbimi publik . Me mire jepni dhe qeverine me koncension dhe shkrini fare politiken shqiptare ,se ne sot po na drejtojne oligarket . Kjo politike qe po ndjek Rama dhe Ahmetaj jane absolutisht , super te djathta dhe nuk kane asnje lidhje me politikat sociale te majta . Moret votat me nje program shume progresist me masa sociale ,per punesimin ngritjen ekonomike ,duke ndihmuar turizmin dhe agroindustrine ,dhe mbi te gjitha per anullimin e koncensioneve,qe jo vetem po deshtojne me turp por po demtone ekonomine ,pasi shumica e tyre kane vite qe nuk paguajne detyrimet shteterore . Kete politike ekononomike te koncensioneve po vazhdon dhe qeveria jo socialiste e Rilindjes se Rames me strateg ekonomistin me fame boterore Ahmetaj .

  2. Prudentino says:

    Si e ka emrin ai universiteti i Artan Hoxhes, qe e financon ai Mane ?

  3. hajrie hom'ni says:

    Po pse s’jepni me koncesion edhe grate e juaja?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje