Vetëm disa muaj pasi mbërriti në Shqipëri si refugjat, biznesmeni nga Alepo, Samer Darëish drejton një biznes veshjesh dhe ëndërron mundësi më të mëdha të biznesit nëpër Ballkan.
Nga Fatjona Mejdini
Një magazinë e madhe e sapolyer me bojë në Babrru, në periferi të kryeqytetit është vendi ku bën biznes një dyqan rrobash të përdorura.
“Darwish” lexon emri i pazakontë mbi dyqan, shkruar me shkronja të mëdha të kuqe në dritare, i cili përfaqëson me krenari mbiemrin e pronarit. Nën të, në shqip është shkruar “rroba të përdorura” po me të njëjtat shkronja të kuqe.
Pronari i dyqanit, Samer Darwish, nuk është shqiptar. Një refugjat nga Siria e shkatërruar prej luftës, ai hyri në këtë vend ballkanas vetëm katër muaj më parë.
Në atë kohë ai kishte krijuar tashmë një firmë fitimprurëse, që përfshin magazinën qendrore dhe tre dyqane të tjera në vende të ndryshme të Tiranës. Gjithsej ato punësojnë pesë vendas.
“Nuk do ta kisha besuar kurrë që do të përfundoja duke jetuar dhe punuar në Shqipëri – ka qenë plotësisht e paparashikuar,” tha ai për BIRN.
“Por tani jam i lumtur dhe i vendosur ta bëj këtë,” shtoi Samer, duke rrëfyer se po merr në konsideratë hapjen e mundësive të reja të biznesit në vendin e tij.
Darwish ishte një biznesmen i suksesshëm në Alepo, Siri, duke importuar makina nga Europa dhe duke i shitur ato më pas në rajon.
Ëndrrat e tij u shkatërruan nga lufta. Në fund të vitit 2014, ai vendosi t’i bashkohet qindra mijëra shtetasve që lanë Sirinë dhe filluan udhëtimin si refugjatë, në kërkim të një jete të re në Europë.
Rruga e tij ishte e ngjashme me atë të shumë të tjerëve. Nga Siria ai shkoi në Turqi dhe hipi në një nga anijet e mbipopulluara që e çuan në brigjet e Greqisë.
Nga atje kaloi në Maqedoni dhe mori “itinerarin famëkeq të Ballkanit” që e çoi në Hungari. “Udhëtimi im ndaloi atje sepse kërkova për azil në Hungari,” thotë Samer.
Falë kapitalit të vogël që kishte nga biznesi i vjetër, Samer mundi të blinte një shtëpi në Hungari dhe i provoi autoriteteve se ishte “një kandidat i mirë për azil”.
Pasi kërkesa e tij u miratua dhe sapo mori dokumentet që i lejonin udhëtimin, Samer filloi të mendonte se çfarë të bënte me jetën e tij të re në Europë.
Shqipëria ishte hapi i radhës sepse familja e motrës së tij kishte ardhur në Tiranë nga Alepo 18 vite më parë, kur kunati i tij biznesmen vendosi të provonte mundësitë e biznesit këtu.
Në katër vitet e fundit, teksa kriza politike në Siri thellohej dhe zhvillohej në luftë të shkallës së plotë, katër nga motrat dhe vëllezërit e tij u zhvendosën në Shqipëri dhe shtëpia e motrës së tij u bë një strehë e sigurt për familjen.
“Pasi një pjesë e familjes ishte tashmë në Tiranë, mendova përse të mos e provoj të bëj biznes mes Hungarisë dhe Shqipërisë dhe të shoh si do të shkojnë gjërat,” tha ai.
Ai mbërriti në Shqipëri në nëntor 2015 dhe ngriti një biznes që importonte rroba të dorës së dytë nga Hungaria.
“Mora ca këshilla nga familja që jetonte këtu por e bëra gjithçka vetë pasi asnjë prej tyre nuk kishte kohë të vinte të më ndihmonte,” tregon Samer.
Gjuha ishte një nga pengesat më të mëdha në fillim, por edhe vetëm me disa fjalë shqip, ca anglisht dhe shumë shenja me duar, Samer duket se po ia del mjaft mirë.
Sot, ai tregon me krenari certifikatën e tij të biznesit lëshuar më 1 dhjetor 2015 nga autoritetet shqiptare, që e lejon atë të bëjë tregti të veshjeve të dorës së dytë. Ai e mban të varur në mur në zyrën e tij në dyqanin kryesor në Babrru.
Ai sapo është kthyer nga Hungaria me 20 ton të tjera veshjesh të përdorura dhe ka mbikëqyrur punën e stafit të tij për përzgjedhjen e artikujve dhe shpërndarjen në dyqane të ndryshme.
“Pëlqej më shumë punonjësit shqiptar sesa ata të kombësive të tjera me të cilët kam punuar në të shkuarën,” thotë ai. “Ata punojnë shumë dhe janë të matur”.
Që pas suksesit në biznesin e veshjeve, Samer po peshon për hapat e radhës, si në aspektin privat dhe në biznes.
Ai dëshiron së pari të sjellë në Shqipëri tre fëmijët e tij, të cilët aktualisht jetojnë me gruan e tij të divorcuar në Turqi dhe t’i arsimojë këtu.
Pastaj ai peshon mundësinë e zgjerimit të perandorisë së tij të biznesit. Ai sheh shumë mundësi investimi në Shqipëri dhe do të krijojë mundësi më të mëdha punësimi për shqiptarët me të cilët punon.
“Mendja ime po funksionon shpejt dhe po mendoj të hap dyqane të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku kërkesa mund të jetë edhe më e madhe,” thotë ai për BIRN.
Sukseset e tij private dhe në biznes në Shqipëri e kanë nxitur atë të besojë se refugjatë të tjerë sirianë duhet të provojnë mundësinë dhe të kërkojnë azil në Shqipëri.
“Nëse do të më pyesnin, do t’i sugjeroja të kërkonin azil në Shqipëri, tha ai.
“Është më lirë këtu se në çdo vend tjetër të Europës dhe mund të zhvillojnë ide të mira për biznes dhe të ketë një jetë të mirë,” shtoi ai. “Plus që ky vend është i bukur dhe i ngrohtë,” përfundoi ai.
Shyqyr qe hapi dyqanin ky se kishim mbetur pa breke! Tani e dime ku ti blejme. Rrofte ekonomia e rilindur qe gjithe evropa e ka zili!
ikni o shqiptar bridhni boten se shqiperia nuk esht per ju por per arabin turkun dhe grekun ju qi…. ro… mo… se na ca…. ka…. me ksoj lajmesh se gjysmen e lajmeve qe jepen neper gazetat shqiptare e zen tuqia dhe arabt na cat ka… boll se nuk dum ta dim se kena hallet tona
Edhe ky e paska kuptuar qe biznesi me fitimprures ne Shqiperi eshte shitja e cdo mbeturine te ngelur stok neper “hauret” e botes!
Nuk shtyhet jeta duke pritur 300 evrote qe here vijne e here jo !-Nuk eshte as rasti per t’u bere xheloze per vellezerit e nje gjaku o palikari …bej edhe ti diçka te ngjashme si vellai yt ne vend qe te rrish pas tastjeres duke fergelluar nga inati !
goxha investim ia hodhi populli shqiptar edhe ekonomia jone tha mire dikush me lart ia keni qire robt shqiperise vetem lajme per turq arab njerez nga lindja e mesme xhamira medrese hamame baba mondi erdogan etj etj vend muti ska per tu bere kurre tani e kuptoj perse shqiperia ishte vendi i fundit qe u shkeput nga osmanet se gjysma akoma dashurojne turkun dhe jane injorante te medhenj kuptohet ta shtypesh nje vend dhe ta lesh 500 vjet pa shkolle te le me pasoja (vellezrit turq) …… i kam pare ne europe … gjithe Europa eshte bere pishman per refugjatet nga lindja e mesme si do kush ne na i shesin si LAJM I MIRE per hajer u qoft keni per tu pare harijn ketyre rracave prisni sa te fusin kembet mire
More ti djale mire qe erdhe po do na futesh mbeturinat e botes ne dyqanet tona. Po sjemi siri ne more ty mbyllte e mendjes. Ske faj ti kane faj ata qe te futen ty te na biesh plehrat brenda.O sa i lumtur qe dukeshe more me cke arritur.Shkoni mbroni vendin e luftoni si burra ju ore jo shetisni neper europe. Ajeni burra ju apo cfare jeni e late vendin e nuk hodhet nje pushke ta mbroni.Frikacake.
refugjat ??
nuk e ka kohen te kufizuar ne shqiperi ??? per disa muaj APO vite, a nuk keni ligje ju ne shqiperi ??
si e e kuptoj une, qdo kush mund te vij ne shqiperi e te jetoj si vendas, pa pasur frik me u debua si refugjat i perkohshem !!!!
ufff ku e shoh shqiperin te kanoset me ket Politik dyer hapur… mund te ec ndoshta per para ?? qe se besoj me keto ardhacak, po e sigur qe sdo jet e jona
sirian…………….me mbiemer [ DARE-ISH] !
Ai eshte nji shqiptar me i paster se pisanjozet qe e njollosin pa e njohur fare.
Ne fillim; dua ti them ;bravo i qofte ,qe investon ne vendin tim.
Se me cfare investimi merret ,nuk ka rendesi.Nuk do te bejne te gjithe vetem nji investim !
Nuk e di se sa kokboshe mund te jete njeriu ,kur paragjykon nji njeri qe merret me pune…..aaaa ,,,,harrova ,,,,nji pjese shqiptaresh duan qe ai te merret me drog,me femra dhe pislliqe te tjera ,se me pune duket qe nuk te perkrah njeri !
Bravo i qofte dhe Zoti ja befte drite cdo gje.
Per njerez te tille kemi nevoje dhe jo per dajinj dhe davaxhinj !
Ky me cfare dokumentesh e hapi dyqanin???nuk e kuptoj,si ka mundesi qe per 4 muaj mori dokumentet dhe iku nga hungaria,qe eshte nje shtet i regullt,si ka undesi te futen ne kufi 20 ton rroba te pista te mblidhen ne evrope nga organizatat bamirese dhe te ju shiten shqiptareve nga nje kokepalare sirian arab qe na tregon dhe bisnezin.ky vjen era ISIS dhe po krijon celulen po hapni syte.Nuk i vjen shqiperise zhvillimi nga sirianet me lecka o edi kerma.