Rastet kur Fadil Hoxha ka qenë pjesëmarrës direkt në vrasjet e shqiptarëve

23 Mars 2016, 17:52Dossier TEMA

Nga Uran Butka

Për gjykimin dhe vlerësimin e një personaliteti historik mbahet parasysh koha kur ka vepruar, si edhe qëndrimi ndaj ngjarjeve kryesore të jetës të popullit e kombit të vet. Fadil Hoxha jetoi dhe veproi në një nga kohët më kritike të kombit tonë: Lufta e Dytë Botërore dhe paslufta, që ndikuan dhe kondicionuan në formimin dhe veprimtarinë e tij.

Në këtë shkrim nuk do të shpalos  aktivitetin e plotë të Fadil Hoxhës, por do ndalem shkurt vetëm në disa qëndrime të tij, që bien ndesh dhe rrëzojnë vlerësimet tendencioze të Rahman Perllakut dhe të disa nostalgjikëve të tjerë në Shqipëri e Kosovë, që e quajnë Fadil Hoxhën figurë e shquar të kombit shqiptar, me qenë se këto vlerësime bëhen publike në shtyp dhe përhapin ende sot të pavërteta, deformojnë historinë, si edhe lëndojnë ndjesinë kombëtare.

Do të sjell disa fakte të dokumentuara, lexuesi le të gjykojë.

1. Lëvizja “Kryeziu” është një nga lëvizjet e rëndësishme çlirimtare në Malësinë së Gjakovës dhe më gjerë. Në krye të saj ishin vëllezërit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu. Menjëherë pas pushtimit Italian ata organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas edhe luftën e armatosur kundër pushtuesve gjermanë. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës çlirimtare kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë, veçanërisht me aleatët perëndimorë.

Pikërisht, kur forcat e Lëvizjes “Kryeziu”, ku bënin pjesë edhe luftëtarët  e Mehmet Ali Bajraktarit, Mujë Ramës  dhe Ymer Bardhoshit, bashkë me ta edhe Llazar Fundo si edhe britaniku Simkoks, luftonin kundër pushtuesve gjermanë në betejen për çlirimin e Gjakovës, 10 -15 shtator 1944, u sulmuan pabesisht nga të dy anët prej forcave nacionalçlirimtare të Jugosllavisë të komanduara nga Fadil Hoxha dhe forcave e Brigadës V të Ushtrisë Nacoonalçlirimtare të Shqipërisë.

E.Hoxha vraponte për të qenë i pari në këtë holokaust vrasës. Në radiogramin dërguar Liri Gegës datë 8.08,1944 E.Hoxha udhëzonte: “Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji Fadil Hoxha ka biseduar me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade.[1] I thashë Fadilit që ta vrasë  (Zai Fundon) pa marrë parasysh asnjë rrethanë.” (Arkivi Qëndror i Shqipërisë F.41 D.158 v.1944)

Sekretari i komitetit të PKJ për Kosovën dhe anëtar i shtabit operativ të UNJ. Pavle Joviçeviçi (Rade) udhëzonte Fadil Hoxhën që të verifikonte tepër fshehtas informacionin se ku ndodhej saktësisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga etj. “Kjo është rigorozisht konspirative. Lajmërohu në 5.30 dhe 10”- Pavle.” ( Dokumente AIH, Instituti i Hitorisë, Beograd, 1949)

Gjithashtu, E. Hoxha i dërgonte më 21.09. 1944 Korparmatës së Parë, në mënyrë shumë konspirative Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH ne Veri, radiogramin: “Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t’i vijnë në ndihmë kosovarët” ( AQSH, F.41 d.158 v.1944)

Fadil Hoxha i dergonte informacion të plotë Liri Gegës për shpartallimin e forcave të Gani Kryeziut, arrestimin r britanikut Simkoks dhe Said Kryeziut si edhe pushkatimin e Zai Fundos (AQSH F.41 v.1944 D.158)

Llazar Fundon e arrestuan, e rrahën për vdekje dhe i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve që kishte dërguar E.Hoxha me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni andej. T’i kërkohet të japë sqarime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar, dhe me ç’direktiva; cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij…Zain e vrisni andej…”(Radiogrami E.Hoxhës. 21.9.1944)

E ekzekutuan më 23 shtator 1944, pasi e torturuan për vdekje.

2,Shaban Polluzha ka hyrë në historinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar si një luftëtar i madh i kombit dhe si një martir i tij. Këtë nuk e kundërshton dot  askush. Mirëpo, urdhërin për shtypjen e përgjakshme të rezistencës kombëtare të tij e ka dhënë më 5 shkurt 1945 komandanti i shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha dhe komisari serb Krsto Filipoviç. Atëherë, s’ka sesi të jetë figurë e shquar e kombit  njëkohësisht edhe viktima, Shaban Polluzha, edhe urdhëruesi i vrasjes së tij dhe i qindra luftëtarëve të tij atdhetarë, Fadil Hoxha?

Po japim dokumentin:

 

SEKRET

Nr.119, 5 shkurt i vitit 1945

U R D H Ë R  50

Të dhëna mbi armikun: Forcat e Adem Vocës, nga Veriu i Mitrovicës së Kosovës e deri në shpatet jugore të Kopaonikut, janë shkatërruar. Forcat e Shaban Polluzhës në Drenicë janë me një fuqi prej 5000 ushtarësh. Po japin një rezistencë të fortë. Rrethimi i tyre po shtrëngohet. Një grup në mes të Runikut dhe Rakoshit ka kaluar drejt Rogoznit. Forcat e tjera kanë tendencën në po atë drejtim dhe në drejtim të Gjakovës dhe Istogut. Forcat tona janë fuqizuar me Divizionin 24 dhe Brigadën I malazeze të Bokës dhe të Kotorrit.

Detyra: Të vazhdohet me shkatërrimin , përndjekjen, eliminimin e armikut dhe çarmatimin e popullit.

 

Komisari  Krsto Filipoviç                     Komandanti Fadil Hoxha

(Dokumenti: Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)

Mësymja ushtarake kundër forcave të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës nisi në fillim të shkurtit dhe përfundoi më e ashpër gjatë ditëve 12- 22 shkurt 1945. Sh. Polluzha, M.Gradica dhe luftëtarët shqiptarë luftuan heroikisht me forca të pabarabarta në numër dhe armatime, por qëndruan heroikisht.

Fadil Hoxha urdhëronte: “Forcat e armikut në Drenicë ende nuk janë asgjësuar. Armiku po reziston shumë. Brigadat tona po kalojnë njëkohësisht në sulm, kështu që armiku vetëm në një sektor po mund të rezistojë. Është e domosdoshme që nga të gjitha anët të bashkohet rrethimi dhe të kalohet në një sulm të përgjithshëm, derisa të eleminohet armiku”  ( Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)

Armiku, sipas Fadil Hoxhës, ishte Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij drenicarë, që  mbronin  të drejtat elementare njerëzore dhe kombëtare të Drenicës dhe të Kosovës. Fadil Hoxha, njëlloj si Enver Hoxha, i quante armiq të  gjithë kundërshtarët, qoftë edhe Brenda Lëvizjes NÇ. Sa për dijeni, Shaban Polluzha dhe forcat e tij, mbi 6.000 luftëtarë, bënin pjesë në aradhet nacionalçlirimtare dhe luftonin për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, por edhe mbronin popullin e saj nga barbarizmat e ushtrisë jugosllave dhe çetnikët e Mihajlloviçit.

Në përleshje me forcat  komuniste serbo-malazeze-shqiptare, Sh. Polluzha dhe M. Gradica u plagosën, por s’e ndalën luftën, kundër-sulmuan dhe e çanë rrethimin në drejtim të fshatit Gollupovë. U plagos për të dytën herë Polluzha dhe vdiq po atë natë në fshatin Çikatovë. Po ashtu, u vranë në betejë Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari dhe djali i Shaban Polluzhës, Tafa. Gjatë atyre 28 ditë luftimesh, u vranë dhe u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u grabitën dhe u dogjën mbi 150 shtëpi; 6 000 banorëve të Drenicës, Vushtrisë dhe Mitrovicës me rrethet iu grabit i tërë ushqimi dhe pasuria e tundur. (Dokumenti:Promemorie gjeneralit britanik Hodgson, 22 tetor 1945)

3. Nga ana e Shtabit Suprem të Jugosllavisë, u përdor strategjia  e shtypjes dhe asgjësimit të forcave kombëtare në Kosovës, por edhe strategjia  e shpërnguljes nga Kosova të forcave ushtarake nacionalçlirimtare të saj dhe  rekrutëve të mobilizuar me dhunë. Kështu, u urdhërua Shtabi Operativ i Kosovës që disa brigada kosovare të linin Kosovën dhe të zhvendoseshin në Vojvodinë e në Bosnjën Lindore, për t’ua lënë vendin aradheve të ushtrisë jugosllave, si edhe forcave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.

Brigada VI kosovare u dërgua më 2 janar 1945 në Vojvodinë, në rajonin e Vershacit, ku luftëtarët e saj u shpërndanë nëpër brigadat plotësuese jugosllave. Trajtimi i tyre ishte si të ishin robër lufte. Në një raport të OZN-ës, të datës 10.02.1945, lexojmë: “ Këtu ndodhen rreth 1.500 arnautë në brigadën plotësuese… Po kërkojnë prej shtabit të brigadës t’i dërgojnë në front, ose t’i kthejnë në Metohi. Shtabi i brigadës është përpjekur t’i çarmatosë, por pa sukses…; me rastin e kryengritjes së batalionit shqiptar, në brigadën plotësuese në Vershac – atje ka shkuar Fadil Hoxha… Fadili është emëruar kryetar i gjyqit ushtarak, që i ka dënuar organizatorët e kryengritjes…në Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan njëmbëdhjetë kryengritës arnautë.”

Edhe Brigada VII, me 15.260 ushtarë dhe me komandant Shaban Haxhia nga rrethi i Tropojës, e mori urdhrin nga shtabi Operativ i Kosovës me komandant Fadil Hoxhën  për të shkuar në Srem, por gjatë rrugës u sulmua nga partizano-çetnikët jugosllavë dhe u gati u shfaros. Shaban Haxhia  shihte me dhimbje shokët që i vriteshin dhe i vdisnin nga tifoja, por megjithatë vazhdoi rrugëtimin e vdekjes. Luftëtarët e paktë të mbetur të saj u shpërndanë në Banatë nëpër brigadat jugosllave dhe thuajse nuk u kthyen më në Kosovë. U kthye vetëm komandanti i palavdishëm Shaban Haxhia me katër vetë në Kosovë. A thua nuk ka përgjegjësi Fadil Hoxha  për këtë  plojë? Si komandant i aradheve nacionalçlirimtare në Kosovë dhe më pas si komandant i Shtabit Operativ, ka luftuar edhe kundër gjermanëve, edhe kundër nacionalistëve shqiptarë,si pjesë e Luftës NÇ të Jugosllavisë dhe e PK të Jugosllavisë, duke u shërbyer besnikërisht atyre.

4. Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit,  është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, projektuar  dhe realizuar ndaj shqiptarëve nga shteti komunist jugosllav në bashkëpunim me shtetin komunist shqiptar. Historinë e plotë të kësaj masakre e kam trajtuar të plotë te libri “Masakra e Tivarit”. Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq,  edhe platforma  e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.”

Kështu u mobilizuan 13.050  rekrurë shqiptarë në Kosovë e viset e tjera  shqiptare nën Jugosllavi ( me ndihmën e Divizioneve V dhe VI të ushtrisë NÇ  të Shqipërisë, që ishte vënë nën urdhërat e Shtabit Suprem të Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë) dhe u dërguan të çarmatosur dhe të shoqëruar nga ushtria Jugosllave nëpër Shqipëri drejt Frontit të Adriatikut për t’u asgjësuar.

Sipas dokumenteve që gjenden ne Aerkivin e shtetit shqiptar dhe në Arivin e Ushtrisë NÇ të Beogradit, shtabet e Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë i dorëzonin Shtabit Operativ të Kosovës gjithë të rekrutuarit dhe gjithë vullnetarët kosovarë të vetëdorëzuar në mirëbesim tek divizionet s Shqipërisë,  të cilët mandej dërgoheshin si mish për top në Srem apo në Tivar, për t’u asgjësuar. Për ilustrim, vetëm një dokument:

 

SHTABIT OPERATIV PËR KOSOVË E METOHI,

PRISHTINË

Bashkangjitur po ju dërgojmë listën emërore të dorëzuarve dhe vullnetarëve kosovarë t’ardhun  në radhët e këtij divizioni.

Komisari Politik                                              Komandantui i Divizionit V

N.Kol.RamizAlia                                                   Rahman Perllaku

(Dokumenti: AQSH, Fondi 206/ APL v.1945)

 

Në udhëtimin e tyre mortor nga Kukësi në Shkodër u vranë dhe u zhdukën mëse 1000  nga këta shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në Tivar e më tutje, gjithsej 3933 bashkëkombas të pafajshëm. Fadil Hoxha ishte në atë kohë (mars-prill 1945) nënkomandant i Shtabit operativ të Kosovës, nga i merrnin urdhërat divizionet dhe brigadat ushtarake jugosllave që vepronin në Kosovë. A ka përgjegjësi Fadil Hoxha për këtë masakër? Kur tri kolonat me rekrutë shqiptarë u masakruan në Tivar në muajin mars 1945, përse u dërguan dhe tre kolona të tjera në prill dhe që pësuan të njëjtin fat? Përse Fadil Hoxha nuk u përpoq ta ndalonte këtë kasaphanë? Edhe nëse  nuk e ndalonte dot, përse nuk foli, nuk kundërshtoi, përse nuk e dënoi asnjë herë këtë masakër, përse nuk dha dorëheqjen nga komanda e Shtabit që drejtonte masakrën kundrejt mijëra  shqiptarëve?

Madje edhe Rankoviçi, ministri i Brendshëm i Jugosllavisë, e ka pranuar masakrën në Kongresin e Parë të PK të Serbisë, maj 1945, ndonëse e trajtoi si një incident: “Gjatë dërgimit të një numri të shqiptarëve për plotësimin e njësive të Armatës IV, ndodhi një incident, Por, drejtuesit tanë, në vend që çështjen ta zgjidhnin pa e përhapur konfliktin, deshën të bënin reprezalje, tentuan t’i pushkatonin 40 shqiptarë për çdo luftëtar të vrarë. Shpërtheu revolta…Kurse komandantët tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë” ( Kongresi I i PK të Serbisë, maj 1945. Fjala e Rankoviçit)

Gjithsesi, Rankoviçi ka meritën që ta përmendë këtë masakër dhe ta quajë “gabim të tmerrshëm kundrejt shqiptarëve”, ndërsa Fadil Hoxha e Fadilistët, jo vetëm atëherë, por asnjëherë nuk cekën apo nuk e shqyrtuan  këtë gjenocid shtetëror kundër shqiptarëve. As në vitet e mëvonshme, kur këtë çështje e rihapi dhe e shtroi me kurajë e fakte denoncuese ish-përjetuesi i i masakrës së Tivarit, Azem Hajdini .

Fadil Hoxha,  përgjegjësi kryesor i udhëheqjes politike dhe ushtarake në atë kohë në Kosovë, heshti si fija e barit. Vetëm më vonë, pas 35 vjetësh, më 14 dhjetor 1979, në simpoziumin “Forcat e armatosura revolucionare të LNÇ të Kosovës 1941-1945”, pohoi me gojën e tij: “Nuk ka revolucion në botë, ku nuk ka pasur ndonjë gabim. Diçka nga kjo ka edhe në revolucionin tonë, edhe pse shumë pak. Unë nuk pajtohem që tashti të hulumtojmë se kush i ka vrarë ata njerëz në Tivar, pse janë vrarë dhe çka do të thotë ajo? Janë vrarë me gjasë të pagabuar dhe të paborxh. Kaq mund të konstatojmë. Nëse , megjithatë, fillojmë sot ta hulumtojmë atë ngjarje, nuk do t’i kontribuohej shumë historisë…” ( Fadil Hoxha, Diskutime, Prishtinë 1981)

Kjo është hera e parë dhe e fundit që flet Fadil Hoxha për këtë tragjedi kombëtare. Fatkeqësisht, ai thotë se ajo që ka ndodhur është shumë pak, se shqiptarët janë vrarë me “gjasë të pagabuar dhe të paborxh”, që do të thotë se nuk ka gabuar kush, nuk u ka borxh askush, nuk ka përgjegjësi kush!! Sikur të mos kishte ndodhur asgjë! Ai nuk pajtohet me zërat që kërkojnë të zbardhet e vërteta, sepse e vërteta është e hidhur edhe për atë vetë dhe duhet fshehur.

5. Fadil Hoxha, si komandant i aradheve nacionalçlirimtare në Kosovë kishte luftuar egërsisht kundër forcave kombtariste. Këtë e vërtetojnë urdhrat që ai ka lëshuar si komandant i Shtabit Operativ të Kosme-tit, para datës 8 shkurt 1945, por edhe me veprimet si nënkomandant i këtij shtabi dhe, mandej, si një nga partiakët e pushtetarët më të lartë të Jugosllavisë. Këtë rol ai e vulosi më 18 shkurt 1945 në mbledhjen e KQ të PKJ në Beograd, ku u diskutua për statusin e Kosovës. Fadil Hoxha nuk e ceku opsionin e bashkimit të trojeve shqiptare me shtetin amë, siç ishte shprehur edhe Konferenca e Bujanit si edhe vetë udhëheqësit jugo-sllavë gjatë luftës. Ai përkrahu zgjidhjen e dytë, atë të ndarjes së trojeve shqiptare dhe bashkëngjitjen e qarkut të Kosovës me Serbinë. Më e keqja është se këtë e pranoi “në emër të popullit shqiptar, si zgjidhja më e drejtë” ( Fadil Hoxha, Dklaratë publike , 25 qershor 1990)

Kjo ishte zgjidhje e padrejtë, sepse trojet dhe popullsia shqiptare, që zinte vendin e dytë në Jugosllavi për nga numri, pas serbëve, u ndanë ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke i hapur kështu rrugën eliminimit të përkatësisë e njësisë kombëtare shqiptare. Ndryshe reagoi Halim Spahia, njëri nga personalitetet e Lëvizjes NÇ dhe të Konferencës së Bujanit: “E gjithë ndihma që ne i dhamë LNÇ të Jugosllavisë paska qenë e kotë. Ne qenkemi tradhtuar!”

Fadil Hoxha, Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani e të tjerë udhëheqës komunistë të Kosovës dhe vegla të bindura të PK Jugosllave, në bashkëpunim të plotë me Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviç, kryetar i OZNA-s etj, organizuan më 27 mars 1945 të ashtuquajturin Komitet të Shqiptarëve të Kosovës e Metohisë, i cili në Kuvendin Themelues, me kryetar Fadil Hoxhën, shprehu “vullnetin” e popullit të Kosovës për bashkim me Serbinë, duke varrosur përpjekjen shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar. Kuvendi Themelues iu drejtua kolonel Fadil Hoxhës, i cili saktësoi “randësin e kuvendit dhe qëllimet e tij” ( Rilindja, Prishtinë 5 prill 1945)

Fadil Hoxha, mohoi  publikisht si të gabueshme vendimet e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë mbi parimin e vetëvendosjes, kur deklarohej ndryshe në Kuvendin e Prizrenit, (10 korrik 1945), i cili ligjëroi përfundimisht aneksimin e Kosovës nga Serbia, si “qark autonom” pa të drejtë flamuri, gjuhe zyrtare dhe të drejta kombëtare”: “Ligjërisht dhe në mënyrë demokratike njëherësh anullohet edhe pjesa e gabueshme e Rezolutës së miratuar në Konferencën e Bujanit” – deklaronte Fadil Hoxha në Kuvendin e Prizrenit, që vendosi për bashkimin e Kosovës me Serbinë.

Krahas këtyre akteve kolaboracioniste, erdhi ripushtimi i dhunshëm e i përgjakshëm i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare nga Jugosllavia, me ndihmën e brigadave nacionalçlirimtare të Kosovës dhe të divizioneve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.

Fadil Hoxha i dënoi demonstratat e qytetarëve të Kosovës në vitin 1968 dhe në vitin 1981 dhe, kur shteti policor serb i shtypi me gjak si edhe Kosova sërish u zbraz nga intelektualët, ai heshti dhe u pajtua me dhunën ndaj bashkëkombasve të tij. Fadil Hoxha nuk u bë i gjallë as kur kasapi i Ballkanit, Milosheviçi, kreu masakrat e përbindshme mbi popullin e Kosovës në vitin 1998- 1999 dhe realizoi spastrimin më të madh etnik të Kosovës, kur mbi 1.000.000 shqiptarë i pëezuri me forcë nga trojet dhe shtëpitë e tyre.

Mundet që Fadil Hoxha të jetë një një figurë e shquar e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, e politikës Jugosllave dhe e shtetit komunist Jugosllav, ku shërbeu dhe arriti majat më të larta, por në asnjë mënyrë figurë e shquar e Kosovës dhe e kombit shqiptar. /Ekspress/

47 komente në “Rastet kur Fadil Hoxha ka qenë pjesëmarrës direkt në vrasjet e shqiptarëve”

  1. Kapter Jari says:

    Megjithate asgje nuk e ndryshon faktin qe nje komandant balli andej nga Kolonja qe e ka patur mbiemrin Butka e ka vrare veten ne hale.
    Mund te jete dhe i ati i ketij Uranit.

    1. feniks says:

      Ky kelyshi i atij qe vrau veten ne…QEHEF,ose eshte ARMIK I SHQIPERISE ose eshte….BUDALLA!
      Mbasi na cau trapin me lloj lloj mufkash,per te na mbushur mendjen se ka edhe dokumente per te vertetuar keto qe derdellit,na tregon nje shkrese te perzgjedhur , te firmosur nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku,ku nuk ka asnje fjale qe te dyshohet se ne Masakren e Tivarit paskan dore edhe Partizanet shqiptare!
      Ku i ke faktet o zagar ballisti??
      Ti je nje kerme e ndyre qe do vrare me buke ne goje!
      Cfare detyre ke marre nga serbet kunder Shqiperise o kellire e poshter,qe vazhdon te shpifesh e te futesh percarjen midis shqiptareve???
      Shporru qe ketej o maskara,se ti nuki ke as nder e as dinjitet!
      Kelysh ballisti je asgje me shume!

      1. me thene te drejten. says:

        KOLABORACIONISTET e fashizmit moren ate qe merituan edhe ne Shqiperi-Kosove ashtu si ne gjithe Evropen e pasluftes! Edhe kroatet edhe serbet bene te njejten gje me kolaboracionistet e tyre.Shqiptaret nuk kishin pse te benin perjashtim !!!!

        1. Pyetes says:

          Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime kundra shqiptareve para dhe pas “çlirimit”?

          1. Dhenes says:

            Clirimtaret (ata qe palluan racen tuaj te felliqur kolaboracioniste) ishin ALEATE te Frontit Antifashist Boteror dhe te te gjithe popujve liridashes ne luften ngadhnjimtare kunder FUNDERRINAVE NAZISTE!
            Ne perfundim te Luftes te gjithe HALABAKET e races suaj u kablluan perfundimisht ne gjithe Evropen dhe Boten! ?

      2. Dushku says:

        Ti je kelysh sllavisti.

    2. Dheu says:

      Me ato qe shkruan vertetove te vertetat e shkrimit. Falenderime o pensionist qe e shtyve tere jeten ne rradhe te qumeshtit dhe kenaqesine e ruajte per te spiunuar te tjeret.

  2. faikonica says:

    Mbas Gjergj Kastriotit,kte vend e kane drejtu nga Stambolli e Beogradi

    1. xxx says:

      Faik/sa teritor te qliruar ka pas xhorxhi,a mujsh mem tregu,sipas librit te DR Schmit thot qe veres ka patur teritor sa shkel kemba njeriut,kurse dimrit vetem oborrin ku jetonte xhorxhi.

      1. Ix says:

        E ke inat se të pat luftuar vëllezërit e tu osmanë?
        E kuptojmë, por… nuk të ndihmojmë dot!
        Shih mos të ndihmojnë ata tutë andej nga Anadolli, pët të na i rruar k… !

        1. Kastriot says:

          Skederbeu ishte servil i shume fishte,ne njeren ane servil i turqise,ne anen tjeter servil i dajve te ti serb,dhe se treti servil e kopuk i vatikanit.Turqine kurr nuk e ka luftue ky mut skenderbeu,pos vrau e masakroi mbi nje milion shqiptar musliman.Shkoi ne itali dhe vrau mbas shpines italian e dhunoi femrat e italianeve.Ne emer te kryqit masakrpo te krishteret.

          1. korçari says:

            O Kastriot megjithese nuk e meriton kete emer ,nuk ja vlen te diskutosh me ty por idiotesia dhe injoranca tende jan jashte çdo lloj limiti per te qendruar indiferent dhe nje thenie e populli eshte”Harram qumeshtin e nenes “sepse ti je nje shqipfoles idiot por jo nje shqiptar

          2. ay qy says:

            Or DEBIL,sa klase shkolle ke mor shurrabajge ? Ne kohen e Gjergjit te Madh nuk kishte ASNJE shqiptar myslymajmun,ishin te gjithe te krishtere. Nese dikush nderronte fe quhej dezertor dhe tradhetar! E sa per dijeni ate 1 milionshin e Carave fute ne byth o idiot trupeshk ? ? ?

      2. S.S. says:

        Ik ore analfabet, ti do gjykosh heroin tone kombetar, morr osman.

      3. Jeronim de Rada says:

        Per 25 vite Xhorxhi jau ladroi nanen juve mbeturinave osmane!

        1. xxx says:

          Radoviq beri analizat sa ma shpejt,se fjala eshte per 500 vite e jo 5 ore.

  3. gegetoske te gjithe says:

    Ti, bir tradhetari e kolaboracionisti …..po qelb dynjane!
    Nuk mund ta besh ti historine!
    Ti mund te besh vetem antihistori, sado qe mundohesh qe ta besh me dokumenta!
    Je ne frontin e tradhetareve te KOMBIT!
    Kurre nuk ju kam lexuar dhe nuk do tju lexoj!
    Kam ne damaret e gjakut tim gjakun e gjakut qe ka dhene jeten per keto troje!
    Ti je pjese e atyre qe me vrane ne fronte dhe istikame ne luften kunder pushtuesve!
    Ti kerme na le te qete !!!!!!!!

    1. KOZi says:

      Komentet pershtati me temen. Te gjitha sa shkruhen jane te verteta. Nuk ka rendesi kush i citon.Butka ka permbledhur ato qe jane cituar ne vende te ndryshme ne vite. Ne ato vite te ishe Kosovar dhe te ishe komunist nuk perputhej. Per figurat e luftes se dyte duhet te referohemi Kroacise. Kroacia pas 1990 me Franje Tuxhman rivlersoi ato figura politike kroate qe gjate luftes se dyte krijuan shtetin e pavarur kroat ne periudhen gjermane. Ajo nuk perkujton komunistet kroate qe luftuan krahas serbeve kunder gjermaneve. Tito udheheqes ishte nga Kroacia por perkujtohet ne Serbi. Kjo vlen per komunistet kosovar qe ishin aleat me serbet. Me kujtohet ne shkolle ne Shkoder thuhej – te ishe katolik dhe te ishe komunist eshte paradoks- tung

      1. ay qe palloi racen tende says:

        Po o KOQI,o halabak KOLABORACIONIST! Te dhjefsha paradokset e tua o derdimen! A ka me paradoks se fytyrat tuaja groteske ? Edhe Shqiperia ka ne detyre te nderoje te gjithe kolaboracionistet e fashizmit dhe ti quaje deshmoret e atdheut si tradhetare! Kjo pune eshte vene ne vije dhe se shpejti do ti kerkohet edhe Evropes te beje te njejten gje!
        Prit gomar te mbije bar
        se kshtu thote Balli Kombetar ? ? ?

    2. Dhermiu says:

      Nuk te pelqejne dokumentat? Prandajza nuk po e pelqen edhe hapesin e dokumentave? a je pjesmarres ne masakra kundra shqiptare me urdher te sllaveve? Per cilet troje te tute kane dhene gjakun?!?! Per trojet qe i pushtuan,

      1. ay qy says:

        Halabake si puna jote do te deshin fort qe te ishte ashtu,por ja qe nuk eshte! ? Per c’ “dokumenta” derdellit ti mor debil,aty ka nje rresht dokument dhe 30 rreshta “shtjellim” sipas deshires se ketij Butka Koqes. Mos u masturboni kot mor pinjolle te kolaboracioniteve, felliqesira te historise! Historia eshte shkruar me gjak dhe se beni dot pis ju me shurren tuaj prej pijanecesh ?

  4. meti says:

    Zoti Butka lexoe nje here librin e F.Hoxhes Kur pranvera vonohet,shikoe filmin Era dhe lisi dhe pastaj fole per Fadilin….

    1. Jeronim de Rada says:

      Shoku Fadil ,si shumica e komunisteve shqiptar ishte dehur nga vellazerim-bashkimi serbo malazez. Dhe derisa shumices se komunisteve shqiptar nga Shqiperia ky gabim edhe mund t’i falet, Fadilit ne asnje menyre nuk mund t’i falet . Fadili ishte shqiptar nga Kosova dhe ai i njihte shume mire se cilet ishin serbo-malazezet. Ai duhej ta dinte se serbet ” gezofin e nderrojne por zanatin nuk e harrojne”. Fadili, fatkeqesisht luajti nje rol shume negativ per shqiptaret e Kosoves. Duket qe kah fundi i karieres politike e pa gabimin dhe u mundua qe te permiresohet. Por ishte shume vone. Mbi te rendojne masakra te shumta te kryera nga serbo-malazezet mbi shqiptaret. Mbi te rendon edhe vrasje e tre vellezerve Maqastena, Selimit, Bajramit dhe Hamdiut.

      1. Kastriot says:

        Fadil Hoxhen qenin e enver govnes,kjo uçk e vorrosi me nderime ma te lavdishme si te ishte kryekomandanti i uçk es.
        Po del qe edhe kjo uçk paska ken dore e zgjatur e serbeve apo e enverit.Mute paska ken kjo lufta e uçk es.Me vend ja paska pas qellue i ndjeri Rugova edhe pse e pata injorue,pa ja vleresue ate mendim mendje prehet.

        1. UCK says:

          Ahahahahaaaaa e shikoni more pjella te ndyra kolaboracioniste se kush jane atdhetaret dhe luftetaret e lirise ?
          Komandanti i UCK-se Hashim Thaci ne varrimin e Fadil Hoxhes tha fjale per fjale : Komandant Fadil Hoxha,ne jemi vazhduesit e denje te Ushtrise NacionalClirimtare te Kosoves qe ti drejtove ?
          Vdekje kolaboracionisteve!!!

      2. Dushku says:

        Dadil Hoxha, Enver Hoxha, Dhimiter Shuteriqi, AliKelmendi, Koço Tashko e shume te tjere e dinin sa i mire ishte serbi dhe sllavi per shqiptaret. PORE ato u rekrutuan si xhihadiste komuniste nga spiunazhi rus dhe serb (Kominterni sllav) dhe ashtu si xhihadistet vahgabiste te sotem qe i sherbejne Arabaise Saudite dhe osmaneve te rinj, i sherbyen vetem sllavizmit.

    2. Kaqaki Senior says:

      “Ne kemi ma shume vetura se sa Shqipria ka frigorifera”, tha Fadili mbas demonstratave
      te pergjkshme ne1968, kurse me 1981 i ofendoi demonstranten: “Ju jeni plehi i Kosoves”
      Ma ne fund s’i boni pune e gjithe kjo, e perzuni Sloba si nji qen plak nga Beogradi!

  5. Ben Dibrani says:

    Merr dy tre dokumente qafiri dhe ben historine sipas qejfit te vet, dokumentat e tjera as i permend fare. Keta bij bushtrash nuk kane respekt per kerkend, jo me per Shqiptaret die Shqiperine, vetem te bejne pak egzibicionizem dhe te ndosin sa me shume historie e Shqiperise Po ato documental e tradhtareve bashkpunues me pushtuesin perse nuk i nxjerr? Eshte neveri qe keta njerez jo vetem jane ne qarkullim por kane edhe akses mediatik. TURP!

    1. Dhermiu says:

      Merr edhe ti ca dokumenta dhe verteto se sllavet, serbet, ruset, greket kane qene nje here te mire ndaj shqiptareve.

      1. yp xhixhi says:

        Ka plot,ashtu si ka plot dokumente qe italianet,gjermanet,francezet,amerikanet,arabet,turqit… kane qene plot here te keqinj per shqiptaret. Por ti je nje fshatar i rendomte me koken trekonce dhe trute e lemuar ?

    2. Foni says:

      Po çfarë prisni nga ky Butka mo, që ka ndrruar mbiemrin e tij, pasi emri me kërkese ndrrohet por mbiemri Jo asnjëherë pasi ndrrimi mbiemrit të shkëput nga Trungu i Familjes : Pra ky nuk është i Butkave e përdor fallco, pasi duhet të prezantohet Aliçka. Uranit i shkon tamam ajo fjala e urtë e popullit se: Nga trëndafili del Ferra, pra ai edhe në është Butkë ai është një Ferrë, që i ka vënë vetes detyrën të përçajë Kombin Shqiptar në vend që edhe në se ka dokumenta të nënsh kruara nga Fadil Hoxha, ai duhet t’i studjoj në hapsirë e në kohë. A i ka lexuar Ky pervers i Historisë se çfarë kanë shkruar e thënë Akademikët e Kosovës për Fadil Hoxhën? Janë vëllime të tëra o Aliçkë e jo një artikull-montim.
      Me sa deklarohet nga mediat kosovare Këshilli i Komunës dhe Kryetaria e Komunës Gjakovës do i vendosin bustin para Pallatit të Kulturës në Gjakovë. Atëherë çdo të bëj ky historianoruc do vej në Gjakovë e do i vërë eksplozivin sepse nuk na qenka dakort me me vullbetin e popullit të Gjakovë e të Kosovës.

  6. Urani Purtha says:

    Nje manipulator i paskrupullt, i paditur e rremujaxhi! I duhet Rankovici per te sulmuar Fadilin, e kthen ne perbindesh kete te fundit dhe ne engjell kasapin e shqiptareve, pikerisht Rankovicin. Ky paska pranuar se ne Tivar jane vrare 300 shqiptare. Por, a nuk vetedemaskohesh, o koketul, qe ke llangosur nje “liber” te tere (mjere kush ka kohe e durim ta lexoje!) per te provuar se ne Tivar u vrane 4500 shqiptare? Thua se Shaban Polluzha komandonte 6 mije luftetare antifashiste. Vertet? Shikoji mire, se shumica e tyre mund te jene “tepricat” e regjimentit “heroik” Skenderbeg. Pjesen tjeter tjeter te ketyre hajnave, partizanet shqiptare e shpetuan duke u hequr uniformat gjermane, e duke i veshur si partizane antifashiste: keshtu u shpetuan jeten ketyre banditeve, qe u shquan vetem si hajdute e si vrases civilesh, aq sa ne nje moment komandanti i tyre gjerman, Fitztum, mendoi t’i asgjesoje!

    1. Toni KS says:

      Mos lejo qe ideologjia te te verberoje. Shaban Polluzha me luftaret e tij mbrojti per 4 vite (1941-45) popullin e Kosoves (dhe Pazarit te Ri) nga masakrat cetnike. Cetniket ben kerrdi ne Bosnje dhe te njejten tentuan ta bejne ne Kosove por u thyen dhe u debuan nga Shabani me shoke. Egziston nje kujtese historike per kete te populli. Bile para ca ditesh ne varrimin e djalit te tij Ramadanit perpos shume njerezeve nga te gjitha trevat shqiptare erdhen edhe boshnjaket nga Pazari i Ri te shprehin respektin dhe nderimin e tyre. Nuk i detyroi kush ta benin por kujtesa qe Shabani i kishte shpetuar te paret e tyre eshte e gjalle edhe sot. Kjo eshte dicka fisnike dhe per tu krenuar. Shabani kishte shpetuar jete shqiptaresh dhe boshnjakesh dhe kete nuk e kishte bere per ideologji por duke u bazuar ne kodin tone moral. Brekegrisurit e Xhaxhit vrane shqiptar edhe ne Shqiperi, edhe ne Kosove e bile ndihmuan edhe masakren e Tivarit. Mos valle fati i botes (dhe fitorja ndaj gjermaneve) varej nga tenecexhinjte, kepuctaret dhe studentet e deshtuar te Albanistanit te magjepsur nga brockullat marksiste? Natyrisht qe jo. Gjermanet nuk kishin ndonje interes ne Shqiperi. U detyruan te nderhyjne kur deshtuan italianet. U terhoqen (nuk u munden) kur ju imponua nga zhvillimet ne frontin rus. Sa per brekegrisurit partizan edhe sot do ishin duke ndejtur kembekryq ne Sheshin Skenderbeu.

      1. yp xhixhi says:

        Po o Ton bythcpuari po,edhe Kosova pa UCK ne brime te hales do ishte ? ? ? Shaban Polluza ishte si puna e FARK-ut ne Luften e Kosoves!
        Per ju pushtuesit gjithmone jane turiste qe kalojne pushimet neper trojet shqiptare!
        Halabake si puna jote dhe gjithe aradha juaj e felliqur,asnje grimce nuk i shuajne ndricimit te historise se lavdishme te Luftes Nacional Clirimtare!

    2. Antikomunisti says:

      Qe nje pergjegje per ty o komunist si vijon:

      Lidhur me dilemat per kohen e luftes se dyte boteore ne Kosove jane disa fakte:

      Italia e futi Shqiperine ne protektorat, sepse Jugosllavia dhe Greqia do te e okuponin. Kosova u qlirua ne kete kohe dhe poashtu u fut ne protektorat Italian.

      Ne perioden e protektoratit Italian Kosova ka qene vend i lire ne kuader te Shiperise. Vetem regjionet e Mitrovices dhe Podujeves ishin nen okupim te Serbise.

      Ne kohen kur jane themeluar celulat partiake te Partise Komuniste te Kosoves ne disa qytete siq jane : Prizreni, Peja, Gjilani, Gjakova, Prishtina…………ne Kosove kishte 85% Shqiptar dhe 15% ishin kryesisht kolonist nga Serbia dhe Bosnja dhe Mali i Zi.
      Celulat partiake komuniste kishin nga 24; 25 ose 26 anëtar…në te cilat ishin NJË ose DY Shqiptar Komunist, dhe 23 ; 24 ose 25 anëtar komunist Kolonist!
      Dmth ne celulat partiake komuniste 98% ishin Kolonist dhe vetem 1 deri ne 1.5% ishin Shqiptar te Konvertuar ne Komunist. Kjo eshte fakt i pamohueshmëm.

      Lufta qe e bente Partia Komuniste e Kosoves kunder Shqiptareve, Italianeve apo Gjermaneve , ishte lufte per idealet terroriste – komuniste e jo per liri Kombetare Shqiptare.

      Komunistet e Kosoves ishin renditur me komunistet e Rusise dhe Serbise.

      Ne Luften e dyte boterore Britania, SHBA, Kanada, Australia luftonin kunder Gjermanise , Japonise dhe Italise. Prandaj E ashtuquajtura levizje LNQ nuk iu bashkua fituesve kunder fashizmit Gjerman por iu bashkua Komunizmit ekspanzionist Rus.

      Rusia luftonte per te okupuar shtetet fqinje siq janë: : Finlanda, Letonia, Gjermania, Rumania, Moldova, Bullgaria, Polonia, Qekosllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Mongolia…..dhe tentonte te i fute nen ndikim-okupim edhe shtetet : Greqia, Mbreteria Jugosllave, Shqiperia, Kina, Japonia.
      Rusia vetem formalisht luftonte kunder Gjermanise fashiste, e ne te vertete luftonte per okupim dhe influence komuniste….dhe ia arriti qellimit gati 100%.
      Vetem Finlanda, Greqia, Gjermania Perendimore dhe Japonia shpetuan nga kthetrat grabitqare Ruse.

      Përfundim: Shqiptaret e Kosoves të konvertuar në komunist , luftuan per ideale te terrorizmit komunist te bazuar ne Rusi, dhe asgje nuk kishin te perbashket me luften per LIRI kombetare apo pavarësi shtetrore Shqiptare.
      Po te ishin komunistet e Kosoves luftar per Liri, do te themelonin Partinë Komuniste te Shqiperise se bashku me Komunistet e Shqiperise, sepse ne kohen e themelimit te partise komuniste te kosoves, KOSOVA ISHTE NE SHQIPERI……..por Partia Komuniste e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kosoves u themeluan nga komunistet Serb, te cilet permes ketyre partive komuniste deshironin te e ri-okupojnë Kosoven dhe eventualisht Shqipërine.
      Po te luftonin per LIRI, per Shtet, apo kunder Fashizmit , ……..ata do ti bashkangjiteshin atyre qe luftuan kunder fashizmit e qe ishin : AMERIKA, BRITANIA E MADHE, CANADA, AUSTRALIA.
      Shtetet tjera Europiane ishin vetem veshtruese se qka po ndodhë ne kete lufte…

  7. ylli says:

    Kot lodhesh Z.Butka.Me vjen keq qe ta them por kot.Heshtja ndoshta nuk eshte flori ,por te pakten eshte dinjitet.Jemi popull i helmatisur majtas dhe e verteta na terbon.Edhe Enveri te ngrihej nga varri e te pohonte te gjitha poshtersite ,keta do i thonin jo ,e ke gabim.Se keta linden nga themelimi i poshtetsise me te madhe te historise shqiptare ,PKSH.Prodhim bio serb.Ne nje nga librat pacavure te tij ,Enveri thote qe na ndihmuan komunistet jugosllave.Po ja qe Paskal Milo nuk eshte dakort e thote mufken komuniste…qe Enveri e kishte gabim ,se Partia u formua nga shqiptaret komuniste.Prandaj mos i ler jetim z.Butka.Kane babe Enverin dhe sic thote kenga ,Enveri dhe MaoCeDuni ,jane si buka e nje brumi.Shaben Polluzha tradhtar se luftoi serbet dhe Fadil Hoxha hero se vrau shqiptaret.Vetem komunistet mund ta thone kete.

    1. ca po thu o Qazimo says:

      O yll i perenduar,ik o budalle futi nje tas groshe! Psikopater si puna jote jane objekt gallate per historianet ?

  8. xixellonja says:

    NDER e RESPEKT autorit .
    Le te kemi sa me shume HISTORIANE qe bejne publike dokumentat .

    1. mano mano says:

      Cilet dokumente ? Ketu s’ka dokumente por copeza dokumentesh dhe, cfare eshte me e rendesishme dhe qe e kerkojne studimet historike, duhet te behen publike te gjithe dokumentet, edhe ato kundershtuese. Ne kete shkrim ka me dhjetera keqinterpretime dhe shtremberime te qarta. P.sh. A ka bythe ku te rrije historikisht dhe politikisht shprehja se ata ( Polluzha me shoke ) ” u sulmuan nga forcat partizano – cetnike jugosllave ” kur dihet se keto forca ( partizanet dhe cetniket ) ishin ne lufte me njera-tjetren dhe jo ne te njejtat formacione ? Butka eshte tjesht nje manipulator dhe spekulator.

  9. faikonica says:

    Me vjen keq qe disa mbrojne Enverin,e disa Saliun..Te dy ishin regres per kte vend..Vetem shqiptaret mund te bajne gafa te tilla.Problemi eshte kush perfiton.E dini kush?Tipa si ky XXX i mepsiperm!Eeee ky XXX ka 6oo vjete qe eshte rreziku me madh,e nuk jane pak si ky tipi.Ndoshta jane shumica ne Shqiperine etnike.Brravo ju kjofte,ju beni llogje,e XXX do na shkaterrojne te ardhmen tone e te pasardhsve tane…ashtu sic bane 600 vjete ne mes te Europes na lane jashte saj si lypsar..E me sa duket MARREZIA vazhdon…

    1. ca po thu o Qazimo says:

      C’thua mor Bole! Enveri keta tipat xxx i futi dhjete pash nen dhe! Trap ?

  10. Mentari says:

    Kenga parizane ne Kohen eluftes civile shiptare; “Enveri e Koco (koci Xoxe) kane pare Enderrrrrr Shqiperia Nuse e Tito Dhenderrrrrrr”?keto Qekbesira ishin “Patriotet shqiptar???????????? Keto kompani apo bragada Partizane qe kerkonin ta martonin shqiperine me Titon ishin Qelbeirat dhe Kerrmat e ketij Kombi.Keto vetem vrane shqptar ne te dyja anet e terrirorit shqiptar dhe nuk bene asnje gje me shum,edhe sot ne krye te ketij vendi sundon Sperma Mutane e Enver Qelbesires qe ishte komandanti I shum qelbesirave te tjera qe edhe ketu ne kete Forum dhe mbas 25 vjeteve qe kalbezimit te Qelbesirave te Dushan Mugoshes akoma kane shprese se krimet e tyre te 1944 do te futen ne Historine shqiptare si shembull Pozitiv?akoma keto Kerrma nuk e kuptojne se Historia e tyre nuk ishte Histori e Kombit shqiptar por ishte nje mshrim e nje pjese te ketij Kombi.Lamtumire Kerrma Bolshevike antishqiptare.Bravo Uran Butka se po ja luan zotin ketyre qelbesirave e krimineleve qe bene krime te shemtuara ketij populli dhe si Burracake nuk dalin ti kerkojn e falje ppor akoma kerkojne ti mfshehin krimet e tyre antishqiptare.

  11. Q says:

    Nuk eshte hera e pare qe z. Butka loz historianin, ky e ben ate te kunderten e historianeve te konformuar te pushtetit popullor si Frasheri , Milo etj, mbron dhe proklamon krahun tjeter me gjymse fakte dhe supozime.Spari perioden e L2B ne Kosove nuk e din dhe nuk eshte kompetent per nje histori te mirefillt. Jo qe F.Hoxha me shoket e vet komunist nuk lozi rol negativ por dhethanat, protogonistet dhe politika e atehereshme nuk mund te nxirret nga konteksti. Flet per Kongresin e Pare te PK te Serbise duke mos dite se F.Hoxha as nuk ishte perfaqesues i Kosoves ne ate konres, ishte Gjavit Nimani qe heshti, Eshte e vertete qe Rankoviqi dhe Gjillasi ishin me parimoret dhe kritikuan masakrat dhe sjelljet e egra te partizaneve kundra shqipetarve.Por prap kjo nuk duhet te nxirret nga konteksti per faktin se keta te dy ishin armiqet kryesor te shqipetarve.

  12. Visar says:

    Mos e ktheni luften e Sh.Bolluzhes si lufte e drenices(jeni msu edhe me luften e fundit) Me se paku ka pas ushtar nga drenica. Mitrovica edhe Vushtrria me rrethin kan pasur numrin me te madh te ushtarve. Lufta me e pergjakshme eshte ber ne fshstin Pestove (te ura e Sitnices) . Ata qe kan lexuar ditarin e nje partizane Serbe e dijn me mire , thot (ende naten trembem se qa kane par syt emi, trima nga dy metra) . Nuk i ben nder akujt mos ta thot te verteten

  13. Superthiu says:

    Fadil hoxha, eshte person i ardhur ne pushtet duke i falenderuar komunizmit shkavellloRus. Dhe nga pushteti nuk doli asnjehere. Pra ky nuk e paraqet as nuk e ka paraqite vullnetin e shqiptareve te Kosoves. Pra ky ka qene komunist , qe mjafton te jete tradhetar. Celula partiake e tij ne vitin 1942 i ka pase 26 antar…prej te cileve nje Pseudoshqiptar ..fadili, dhe 25 shkavella!!,!,!,!

    Kjo tregon krejt

  14. Agroni says:

    Lidhur me dilemat per kohen e luftes se dyte boteore ne Kosove jane disa fakte:

    Italia e futi Shqiperine ne protektorat, sepse Jugosllavia dhe Greqia do te e okuponin. Kosova u qlirua ne kete kohe dhe poashtu u fut ne protektorat Italian.

    Ne perioden e protektoratit Italian Kosova ka qene vend i lire ne kuader te Shiperise. Vetem regjionet e Mitrovices dhe Podujeves ishin nen okupim te Serbise.

    Ne kohen kur jane themeluar celulat partiake te Partise Komuniste te Kosoves ne disa qytete siq jane : Prizreni, Peja, Gjilani, Gjakova, Prishtina…………ne Kosove kishte 85% Shqiptar dhe 15% ishin kryesisht kolonist nga Serbia dhe Bosnja dhe Mali i Zi.
    Celulat partiake komuniste kishin nga 24; 25 ose 26 anëtar…në te cilat ishin NJË ose DY Shqiptar Komunist, dhe 23 ; 24 ose 25 anëtar komunist Kolonist!
    Dmth ne celulat partiake komuniste 98% ishin Kolonist dhe vetem 1 deri ne 1.5% ishin Shqiptar te Konvertuar ne Komunist. Kjo eshte fakt i pamohueshmëm.

    Lufta qe e bente Partia Komuniste e Kosoves kunder Shqiptareve, Italianeve apo Gjermaneve , ishte lufte per idealet terroriste – komuniste e jo per liri Kombetare Shqiptare.

    Komunistet e Kosoves ishin renditur me komunistet e Rusise dhe Serbise.

    Ne Luften e dyte boterore Britania, SHBA, Kanada, Australia luftonin kunder Gjermanise , Japonise dhe Italise. Prandaj E ashtuquajtura levizje LNQ nuk iu bashkua fituesve kunder fashizmit Gjerman por iu bashkua Komunizmit ekspanzionist Rus.

    Rusia luftonte per te okupuar shtetet fqinje siq janë: : Finlanda, Letonia, Gjermania, Rumania, Moldova, Bullgaria, Polonia, Qekosllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Mongolia…..dhe tentonte te i fute nen ndikim-okupim edhe shtetet : Greqia, Mbreteria Jugosllave, Shqiperia, Kina, Japonia.
    Rusia vetem formalisht luftonte kunder Gjermanise fashiste, e ne te vertete luftonte per okupim dhe influence komuniste….dhe ia arriti qellimit gati 100%.
    Vetem Finlanda, Greqia, Gjermania Perendimore dhe Japonia shpetuan nga kthetrat grabitqare Ruse.

    Përfundim: Shqiptaret e Kosoves të konvertuar në komunist , luftuan per ideale te terrorizmit komunist te bazuar ne Rusi, dhe asgje nuk kishin te perbashket me luften per LIRI kombetare apo pavarësi shtetrore Shqiptare.
    Po te ishin komunistet e Kosoves luftar per Liri, do te themelonin Partinë Komuniste te Shqiperise se bashku me Komunistet e Shqiperise, sepse ne kohen e themelimit te partise komuniste te kosoves, KOSOVA ISHTE NE SHQIPERI……..por Partia Komuniste e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kosoves u themeluan nga komunistet Serb, te cilet permes ketyre partive komuniste deshironin te e ri-okupojnë Kosoven dhe eventualisht Shqipërine.
    Po te luftonin per LIRI, per Shtet, apo kunder Fashizmit , ……..ata do ti bashkangjiteshin atyre qe luftuan kunder fashizmit e qe ishin : AMERIKA, BRITANIA E MADHE, CANADA, AUSTRALIA.
    Shtetet tjera Europiane ishin vetem veshtruese se qka po ndodhë ne kete lufte…

  15. Essat Bilali says:

    Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha, kur e filluan luftën kundër pushtuesve fashinazistë, qenë, pa fije dyshimi, në rrugë të duhur. Por kur u bënë gjoja aleatë të serbo-sllavëve, madje për hir të idesë, bënë gabime të mëdha, sa u dështoi lufta, Fadilit në përgjithësi dhe Enverit pjesërisht. Kjo e keqe nuk i revoltoi ata. Po e keqja më e madhe e tute është se edhe pas kësajë ata i qëndruan besënik tutelës së Titos. U desh të ndodhë rezolucioni i Informbiros më 1948, për t’i dhënë rast Enverit të çlirohet nga ajo, po Fadli ngele gjer në fund , madje i pëkushtuar, në tutelën e Titos – Sërbisë së përberuar kundërshqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje