Hec Bistrica 1 dhe 2, i janë shitur në Maj të 2013, në masën e 100% të kapitalit, shoqërisë Kurum International. Vlera e shitjes ishte 52 milion euro. Nderkohë në vitet 1999-2011 nga shteti shqiptar, në këtë vepër, për rehabilitimin e plotë të saj, është financuar rreth 21 milion euro. Shume kjo e marre hua nga shteti. Edhe pse sot këto dy vepra jane privatizuar, huaja vazhdon të paguhet nga KESH. Pagesat do te vazhdojne deri në vitin 2044.
Procesi i shitjes se“HEC Bistrica 1 dhe 2” nisi mbështetur në vendimet nr. 152 dhe 153, te Keshillit te Ministrave të datës 29.02.2012. Kontrata e blerjes u permbyll me 21 maj 2013 dhe marrëveshja për blerjen e 100% të aksioneve të këtyre shoqërive eshte lidhur midis Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne cilesine e pronarit dhe shoqërise “Kurum International”, ne cilesine e fituesit te tenderit.
Te dy hidocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 jane rehabilituar plotesisht ne kuader te projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu” qe nisi 24 qershor 1999 dhe perfundoi me 31 dhjetor 2011. Me konkretisht investimet konsistonin në rehabilitimin e pajisjeve mekanike hidrike dhe instalimet ndihmëse, punime civile, rehabilitimin e pajisjeve shperndarëse, rehabilitimin e pajisjeve elektrike perfshi modernizimin dhe sistemin e ri të kontroll-monitorimit.
Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu”” financuar nga banka gjermane KfË- Bankengruppe eshte rreth 33,2 milione Euro. Nga ky financim 21 milione Euro jane përdorur per rehabilitimin e plote të HEC Bistrica 1 dhe 2, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik. Periudha e shlyerjes së huase 33 milione Euro sipas skedulit të pageses ka nisur 31 Korrik 2007 dhe perfundon me 30 Dhjetor 2044.
Deri me tani KESH ka shlyer rreth 10 milionë Euro principal, dhe rreth 2,2 milione Euro interes. Ne perfundim te afatit të shlyerjes së kësaj kredie, me dt.30.12.2044 parashikohet që KESH te shlyeje rreth 2,6 milionë Euro interesa dhe principalin e mbetur prej rreth 23,7 milione Euro.
Fiks Fare kontaktoi edhe me KESH,ish- administruesin e kësaj ketyre 2 Hec-ve. Kjo shoqëri na konfirmoi se vazhdon të paguajë huanë e marrë për rehabilitimin e veprës. Ndërsa qe nga momenti i kalimit të pronesisë tek Kurum International, nuk ka më informacion për prodhimin e ketyre Hec-ve apo tregtimin e energjisë. Gjithashtu ne kontkatuam edhe Ministrinë e Industrisë dhe Energjitikës. Zv/ ministri i kësaj ministrie z. Ilir Bejtja deklaroi per kameran e Fiks Fare se pas një auditi të detajuar, studimit të hollësishëm te dosjeve të privatizimit të Hec-ve, jo vetëm Bistrices 1 dhe 2, por edhe atij të Shkopetit dhe Ulzës, cështja i ka kaluar prokurorisë. auditit të kryer për këto shitje e ka cuar ceshtjen në prokurori.
Sipas auditit të kryer nga Ministria e Energjitikës, për Hec Bistrica 1 dhe 2 nuk rezulton të ketë vlerë rregullimi në çmimin e shitjes. Ku do të pëfshihej edhe vlera e investimit e kryer nga shteti shqiptar, vetëm dy vjet para shitjes. Në këto kushte, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në përmbushje të detyrimit ligjor të parashikuar nga neni 281 i Kodit të Procedurës Penale, kërkoi nga organi i akuzës rregjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasve Florjon Mima dhe Enno Bozdo, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
Megjithatë ky audit zgjati më shumë se dy vjet. Sipas zv/ministrit kjo për shkak të volumit të dosjeve, dhe për faktin së i gjithe dokumentacioni nuk ishte më në dorë të shtetit por të nje subjekti privat. Sipas tij, kudërshtimi i kontratave te lidhura nga shteti me privatin, kanë nje afat kohor për rreth tre vjet. Ai theksoi se janë duke punuar ngushtë me prokutorin, pasi mendohet se nëse vetëm për Hec Bistrica 1 dhe 2, dëmi të jetë më i madh. “Nëse llogaritet edhe fitimi i investimit të kryer nga shteti që do të kthehej në rreth 15-17 vitet e ardhshme atëherë, dëmi shkon deri në rreth 110 milion euro, vetëm për Bistricen.”
Fiksi mori kontakt edhe me Kurum International, lidhur për të kërkuar informacion mbi prodhimin e ketij hidrocentrali pas shitjes, dhe investimet e bëra nga kjo kompani në këtë vepër pas blerjes. Nga kompania, na thanë të konktaktonim me anë të e mailit drejtorin e këtyre Hec-eve, z. Nexhat Maliqi. Por pavarësisht kësaj, ne nuk morëm asnjë përgjigje për pyetjet tona.
ketyre politikaneve tane duhet ti futesh ne burg dhe celsat e burgut tua hedhesh ne det
dosja ka kaluar ne prkurori apo ne hale….aty ku perfundojne shumica …
H AAAAAAAAAAAAAA!!!
Eh cfare i kane punuar ketij populli te mjere!!!
E vrane,e grabiten,e poshteruan,i vrane te ardhmen dhe tani tallen me ne te shkretet!
Eshte kjo arsyeja se pse mbushen faqet e gazetave per dite me shkrime per Enver Hoxhen,Mehmet Shehun,Hysni Kappon etj!
Eshte nje regji e madhe nderkombetare qe komandon te gjithe kete skenar kriminal kunder popullit shqiptar!
Qe te mos merret njeri me krimet pa numer te Sali Berishes,akuzohet Enver Hoxha,dalin kurva te kohes dhe ankohen se i paskan perdhunuar ne burgjet komuniste,kengetare qe akuzojne njeri tjetrein per palle ariu,sajojne dashnoret e Enver Hoxhes kur ishte i ri apo ne France,shajne Luften Partizane si lufte civile,PKSH-ne si e krijuar nga jugosllavet etj,etj!
Me te gjitha kurvlliqet e botes merren ,vetem me KRIMET E Berishes nuk merret njeri!
Eshte Jo vetem skandaloze dhe e turpshme kjo shitje dhe shume te tjera si kjo por dhe mjaft e rende per ekonomine e Shqiptareve. Cmimi me I larte NE rajon I energjise elektrike eshte ne Shqiperi. Nuk ka as kerkese llogarie e as ndershkurshmeri. KLSH te beje evidentimin e pasurive te ketyre derbedereve ordinere dhe te tjereve si keta dhe sekuestrimet e rastit te llogarie qe keta Kane neper bankat e botes.
Ja kini q… nenen atij vendi dhe populli,ne fund te kembeve ja kini cuar breket.A ka shtet aty apo jo ? Ku eshte Rilindja ? Ka tre vjet ne pushtet dhe nuk po shohim nje politikan dhe minister te jape llogari per miljonat e vjedhura dhe te shperdoruara. Po shohim nje Parlament qe tall bythen cdo dite duke dhene cfaqe nga me te shemtuaea.Shpallni gjendje te jashtezakoneshme ,ngrini grupe special hetimi qe ti tregojne popullit realitetin se cfare i kane punuar ata sharlatane qe per 30 vjet me soj e sorollopin e tyre vetem e kane grabitur dhe hidhuni pa hezitim hekurat ne duar,pa care koken prej askujt, ne Evrope te hyjme me dinjitet jo si zvaranike dhe krriminele. Cudija me e madhe zgjat vetem tri dite.Kjo eshte zgjidhja.
BERISHA, VOXSON DHE MIMA TE.DALIN PARA DREJTESISE.PER.KRIM EKONOMIK NE.DEM.TE POPULLIT SHQIPTAR . PROKURORIA PER TE GJITHE KETO KRIME ,OSE KA.MBYLLUR HETIMET. OSE. I KA LENE NE SIRTAR . NE RAST.SE LLALLA E KA TE VESHTITE TE REAGOJ , ME MIRE.TE JAPE DOREHRQE .MOS NDRSHKUESHMERIA ESHTE GJUNJEZIM I SHTETIT PARA MAFIES POLITIKE .
KJO ËSHTË E SHKURTËR DEKLARATA HUMBJA
Vlera mesatare Market Nderkombetare: 2.2 mln Euro / MW
Kurum mesatarja e pagesës: 1.3 mln Euro / MW
Difference: 72 mln Euro (humbja e Shtetit)
Pagesa 26 mln euro kompensim TVSH. Oferta ka kushte pranohet (kompensimi dmth).
Struktura e pretendimit të TVSH-së ‘faturave të rreme ‘(Humbje e shtetit)
Fitimet neto në 3 vitet 60 mln Euro totale (Humbja e Shtetit)
Humbja totale e shtetit 158 mln Euro. (Përjashtuar Credit shteti mori.)
Prandaj Kurum meriton ‘Çmimin Nobel për kualifikuar duke gënjyer’, sepse ajo nuk mashtrojnë tregjet dhe bankat ka mashtruar edhe shtetin e Shqipërisë.
Kjo eshte nje vjedhje e hapur e prones te shtetit shqipetar ,. Per ndertimin e bistrices jane sakrifikuar jete njerzish ,dhe pasi e bleu kurum jane shkurtuar rreth 50 persona nga ky hidroçentral. Ky vend ska burra ka vetem tradhetar . akoma do vuajm ?
Te privatizosh higrocentrale si Uleza,Shkopeti,Bistrica,do te thote krim ndaj kombit,se i ke fale dhe token me mijera hektare,dhe e ben turkun latifondist. Pas turkut mund te jene turkoshake qe nuk meren vesh sot por mot.
Llogaritjet e prof.Kalltanit jane minimale se jane edhe me shume.
Drejtesia eshte shrtruar ne spital me kancer,mjekimi do jete shume iveshtire se nuk ka mjek te zot.Ka pas mjek te zot por kan vdek ose kan ik jashte.
Hame kot mender shqiperia u shit,lepini mu..n e te tjereve.Ata qe e shiten jane jashte ,kalojne ditet me te mira,ne zihemi qe jo veza jo pula.Shejtani dhjeu dhe ne tani po,e hame.
Te futet maloku i tropojes ne burg,ky plak matuf i rjedhur dhe shpellar