Sali, prano qetësisht dekadencën tende. Mos lufto me mullinjtë e erës

24 Mars 2016, 16:01Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Kështu i cilësoi pushtetarët e Shqipërisë ambasadori amerikan dje. Doni ta dini cilët jane:

Këta birbore të Saliut që janë lëshuar si banditë sot në Parlament.

Është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh. Vërtet mendojnë këta vjedhes ordinerë se mund ta ndalojnë procesin demokratik për moralitetin shqiptar; për drejtësinë dhe antikorrupsionin në Shqipëri? Naivë që qajnë brenda vetes dhe i shërbejnë dekadencës Berisha në Shqipëri.

Nuk kanë mundësi. Dekadenca politike e një figurë të mospranuar shoqërisht, nuk ka destinim tjetër veç asaj të ndëshkimit.

Çdo krizë që degradon në Dekadencë morale, nuk ka shpëtuar në asnjë shoqëri.

Dhe, sidomos, kur kjo Dekadencë është e shënjuar nga politika amerikane.

Pse ngulmojnë amerikanët për një moralitet shqiptar në qeverisjen e sotme?

Ballkani është përparësi e politikës perendimore; kurse shqiptarët e provuan se, edhe pse 500 vjetë nën thunder orientale dhe otomane, janë sot shoqëria më proamerikane dhe më properëndimore në Ballkan.

Vlerë e madhe e shqiptarëve kjo, që pa dyshim do të jenë shumë shpejt epiqendra e tregut ballkanik.

Kështu thotë edhe politika gjermane.

E shihni sa qesharakë janë vjedhësit e shqiptarëve që mendojnë se me Dekadencën Berisha të destabilizojnë Shqipërinë? Këtë kërkojnë sigurisht edhe bandat e Metës.

Ku shkoni o te mjere…pse, me paaftësinë tuaj mendore, vërtet mendoni se do të mposhtini destinin dhe perspektivën shqiptare; sot, kur interesi shqiptar është i njësuar më intresin amerikan dhe gjerman në Ballkan?

Lojë kalamajsh do quhet nga historia, dëshira e Saliut dhe taborit të tij për destabilizimin e Shqipërisë në këtë kohë të humbur për ta.

Nuk ke rrugë tjetër Sali… prano qetësisht dekadencën tende, dhe mos vijo më të luftosh me Mullinjtë e Erës. Nuk mund ta mposhtësh dot më progresin shqiptar as ti, dhe as Meta. Sola spese vctis, nulam sperare salutem. .. E vetmja shpresë e të mundurit është të mos ketë asnjë shpresë. ..kështu thoshin gjeneralët e mëdhenj romake, kur fitonin betejat.

Asgjë nuk e ndryshon dot më: Reforma shqiptare drejtohet nga nukli i demokracisë së sotme botërore. Në shqiptarët jemi në pragun e suksesit tonë perëndimor dhe moral.

27 komente në “Sali, prano qetësisht dekadencën tende. Mos lufto me mullinjtë e erës”

  1. Mergimtar says:

    Shpresojme qe ndodhi zoti Ngjela!

  2. gero says:

    Car ka ky llapaqeni qe sa here qe shprehet perfaqesuesi i shtetit amerikan ne lidhje me denimin e politikaneve dhe pushtetreve mafioze hidhet perpjete e sikur e ka pickuar grenza ne bythe,dhe kerkon ti imponohet ambasadorit amerikan se cilin duhet te denoje !
    Ambasadori amerikan e di shume mire ,po aq mire sa i gjithe populli shqiptar se cilet jane Al caponet e Shqiperise.
    Pa mbajtur me hater sic je mesuar ti qe ne kohen komuniste t e tyt eti Al Caponet e Shqiperise qe i di shume mire e gjithe Shqiperia dhe shteti Amerikan jane:Sali Berisha,Edi Rama,Ilir Meta,Fatos Nano,si dhe lakenjete e tyre ne partite perkatese ,ne parlament,ne qeveri, ne gjykate, ne prokurori,ne bashki e prefektura ne kryeqytet e ne rrethe.

  3. ylli says:

    Dekadence quhet Avokat ,kur nje shakaxhi si Filip Cakulli te mbush me mikrofona e te fut neper zyra per te bere lajm.Ti kete e di mire.Por di dhe tjetren qe pa Berishen nuk ka reforme ne drejtesi.Nje jave shani nderkombetaret qe shkojne te zyre e Berishes javen tjeter Berishen qe u flet nderkombetareve.Po ju them Avokat nje thenie per politikanet si Berisha.Burrat e medhenj marrin vendime ,disa u dalin disa jo ,burrat e vegjel i gjykojne ato .Ke nje jete te tere qe gjykon Berishen ,por kjo ste ben te madh.Gjithe vendimet e medha ;Nato ,kandidat i BE ,TAP ,Liberalizim vizash ,permbysje e sistemit ,vizita e presidentit Bush ,jane te lidhura me emrin e Berishes.Ke fatin ti gjykosh.Dhe per Ty ,eshte kujdesur Doktori .Po te mos ishte Ai ,cdo beje Avokat.!?!? Asgje.

    1. rrapi shekullor says:

      Ti kulish i Saliut,ose vete salo Saliu,shko e qiu!

    2. artan says:

      I dashur Ylli nje pergjigje te vogel Permbysja e sistemit erdhi nga studentet dhe nga Ramiz Ali qe futi Saliun ne mes .Ne NATO te futen qe te dergosh ushtare ne dhe te huaj.Per vizat do te ti jepnin se skishte kuptim kur ai jep detin ,jep tokat,euro,dollare etjjj nga Atdheu.sa per viziten e BUSHIT kemi viziten e PAPES nje nder pritjet me te ngrohta qe i eshte bere ndonjehere.MOS HARRO 97-MOS HARRO 98GRUSHTIN E SHTETIT.MOS HARRO GERDECIN.MOS HARRO KOSTA TREBICKEN.MOS HARROOOOO SHITJEN E DETIT….TUNG YLLI PARTIZAN

    3. adeci says:

      E meritoke emrin yll.

  4. Kola says:

    Nje fashist i tille i mbuluar me mekate, s’mund te pranoje kurre dhe asgje. I duhen vene prangat qenit, sa nuk eshte vone.

  5. Psw says:

    Avokat, të përshëndes me një tjetë thënie latine:
    Ujku përdur dhëmbët, demi brirët – Saliu të treja bashkë…. dhembët e tijë të konsumuar, brirët e të birit dhe llapën sa të Karminës.
    Dhe së fundi një shprehje kineze: Ulu buzë lumit dhe prit me durim sa të kalojë kufoma e armikut tënd. Duhet të jetë çështje ditësh, shumë shumë javësh.

  6. sos says:

    Ky eshte nje llapaqen i ndyre me nje mije flamur .Kush qeveri qe vjen ky fillon buthelepirjen , te shohim me ke do te shkoje ne 2017 , se mos na behet Rama me Bashen , ose META & BASHA .

  7. Vlora1912 says:

    Respekte Avokat!

    Per fat te keq, je nga zerat e paket realist ne qarkullim.

    Ambasadori Lu, me force, Shqip, e troch, po deklaron se Prokurori i Zyres Antikorrupsion, Do te jap llogari/varet drejtperdrejt nga Shqiptaret.

    Kjo nenkupton, fjal per fjale/Literally, qe do te varet dhe jap llogari nga Parlamenti.

    Ndersa keta Kinezet tane, PD, LSI edhe PS, nga takimi i djeshem, ne KUNDERSHTIM te hapur me rekomandimin e USA, deklarojne se kreu i kesaj Strukture anti korrupsion do te varet nga nje ekip special prokuroresh……kuje me dreke…..ti varesh perseri ukit mulchit ne Qafe..

    Ky eshte problemi i nderuar Avokat…..keta Bastard u bene bashke kunder USA…..dhe njekohesisht kunder Shqiptarve..

    Keta, te gjith bashke, as qe kan ndermend te bejne nje reforme reale te Sistemit te Drejtesise…..pasi nuk kane asnje interes…

    Edhe, propozimin Amerikan per Byrone/Zyren e Investigimit do ta sabotojne me cfar te munden….pasi i pari ne listen e kesaj Zyre do te jet Z. Meta me dosjen e Hapur tek FBI…

  8. Konica says:

    Ju lumte zoti ngjela ..ketyre 2 komentuesve medioker ju bej me dije se laku I sali berishes me horrat e tij po ju vjen fundi..ashtu sic po I vjen fundi edhe ndikimit serbo-grek ne shqiperi..ky saliu eshte gelbaza e fundit e kancerit serbo-grek ne shqiperi qe mban semure popullin tone te shumevuajtur..mallkuar qofshin antishqiptaret me sb ne krye..historia kurre nuk do tua fale..

  9. SumHava says:

    Kush e djathte ne bote ka nje treshe si:Berisha,Basha,Nishoni…Jepi USA,na bani shtet,te jemi me ne fund te paret ne Ballkan

  10. e verteta says:

    Jeni mesuar si llapaqene..akoma se keni kuptuar qe shteti funksionon vetem ne saje te respektimit te ligjeve dhe drejtesia nuk merret me llapaqeniet e Spartakut apo Braces e kompani.

  11. Pallatet Agimi says:

    Avokat! Duhet ta dish se je nje vlere e vecante e ketij populli. I drejte, i mencur, trim, optimist krejt i pa zevendesueshem dhe nje realist ku punon mendja racionale e jo truri injorant. Jam shume i apasionuar nga menyra juaj e gjykimit dhe konkludimit, e per pasoje ne historine moderne te polikes tone, vendi juaj eshte shume, shume larg ketyre palo politikaneve qe kemi sot. Nuk mund te harrohet kure qe ju keni qene i pari qe 3 apo 4 vite me pare keni kerkuar reforme ne drejtesi, kete, qe keta sot po shqyejne njeri tjetrin e ende nuk e kuptojne se megjithese te rinj, ka kohe qe ju ka rene ora e falimentimit.

  12. Shqiptari says:

    Ketij sali pleres nuk i kalojne dot me lojrat qe bente ne kurriz te popullit Shqipetar. Aresyeja eshte e thjeshte: Pavaresisht se ne dolem nga nje regjim i izoluar dhe nga nje prapambetje 500 vjecare (te cilat na vune ne gjume dhe na mpine trurin me ideologjite e tyre mesjetare dhe komuniste), populli me ne fund i hapi syte sepse pa se cfare po ndodh dhe se si jetohet ne perendim. Le te pranojme se gjenerata qe kaloi (prinderit tane), u genjyen nga fjalet dhe premtimet qe sali plera dhe shume qelbesira te tjera i perdoren si mjete per te qendruar ne pushtet. Me qellim qe te vidhnin, sundonin, duke menduar se populli do e hante genjeshtren gjithmone. Por harruan se rinia shqipetare qe u kthye ne atdhe, solli frymen perendimore te perparimit. Pikerisht atehere ndodhi dhe thyerja e politikes se mbrapshte te ketyre monstrave per te cilet burgu eshte pak. Populli nuk eshte me budalla!!! Sigurisht qe USA dhe Evropa po na ndihmon, por une mendoj se jemi ne qe po e kerkojme te drejten tone me shume, dhe ata e kane pare qe eshte koha qe te vendoset sadopak drejtesia ne kete vend, ndaj dhe kane dale hapur dhe po na mbeshtesin. Ka shume te drejte zoti avokat, dhe eshte nga te paktat figura publike qe arsyeton ne menyre racionale dhe me drejtim Evropian. Eshte nje nga te vetmit qe e ka kuptuar se si funksiononte sistemi qe berishianet vendosen ne Shqiperi, dhe pati guximin ta beje publik. Nderkohe qe te tjereve ju dridheshin leqet e kembeve nga frika e sali psikopatit dhe kelysheve te tije. Me behet shume qejfi te shof se ka shume Shqiptare qe i kane hapur syte dhe nuk lene me politikanet te luajne me ta. Jam 100% dakort me mendimin e avokatit se nuk ka shpetime nga gjykimi kolektiv kunder psikopateve si sali orientali me shoke, ne te miren e te gjithe popullit Sqipetar. Mund te them se per here te pare kam shprese se Shqiperia do marre vendin qe i takon, ne Evrope, jo ne boten arabe ku sali psikopati kerkonte te na drejtonte, me shpresen e tije te mbrapshte per te sunduar ai dhe femijet e tije…. per kohet qe do te vinin. Kjo frike u thye, jemi ne rruge te mbare.

  13. Komunistet krimba says:

    Sali berisha krenaria e kombit. Juve morrat e kuq Te lindur nga konglomorat spermash serbesh egrekesh. O avokatbirucash I lene shtatezene po Nga komunistet. Futi hundet Te prapanica e berishes segjen ndonje parfum.

    1. Shqipetari says:

      @Komunistet krimba

      Je tipik mbeshtes i sali psikopatit. Je misherimi i gjallle i ndjekesve te tije… injorant, i dhunshem, barbar, i prapambetur, oriental… lista eshte e gjate. Por duhet ta dish se neser do e pesojne femijet e tu ne qofte se sali psikopati dhe shoket e tije nuk marrin ate qe meritojne. Ti nuk e kupton qe Shqipetaret kane vuajtur ne shekuj nga injorante si ty dhe nga antishqiptare si sali psikopati. Nuk eshte e thjeshte te kuptosh qe je i prapambetur, te kuptoj dhe e kuptoj zemerimin tend psikopatik qe te ofenduam krenarine e kombit, sali psikopatin. Me vjen keq per Shqiperine e shkrete qe ka pjelle njerez si ty dhe qe po mundohet te dale nga erresirra mesjetare duke luftuar prapambetjet osmane si ty e shoket e tu. Po je ne pakice, kjo ju jep shprese Shqipetareve te vertete, jo ty, ti je jashteqitje e 500 vjeteve nen sundimin ottoman. Te ka ikur koha, Shqiperia eshte Evrope!!! Nuk frikson dot njeri me keto sharje banale duke u fshehur mbas internetit. Po te vjen dita, dhe pak, Shqipetaret sjane me budallenj e te frikesuar nga sali psikopati dhe njerezve qe kercenojne si puna jote.

  14. Qeni mbasi ka ngrene te vjellen e vete ka filluar ti perzihet.Midis te lehurave prej kohesh kjo tani eshte ndryshe,mengjezi me darken nuk piqet,qeni e bashkon me te lehuren e tij,dhe vetem lodhja e tejzgjatur nje dite do te fitoje por kjo mbetet per tu pare ne vazhdim.Spartak ,vetem kur te shohim çekiçin e atij qe godet mbi tavoline do te besojme.

  15. vertet says:

    Ekzakte z Avokat tradhtari sali po zbaton urdherat e serbise dhe greqise,qellimi i saje eshte ti vjedhe kohen qeverise dhe shqiptareve .opozita kerkon ne çdo kushte te destabilizoje shqiperine.kete e tregon me se qarte takimi i kryetarit te opozites me ata te lobit grek.

  16. Lpl says:

    Avokat ti ke kohe qe thua se refirmen e pengon Saliu por ne fakt me sa kuptuam tani paska qene Rama penguesi kryesore dhe kjo eshte merit e opozites qe bllokoj nje kapje te byros se hetimit nga Rama se ky organizem eshte me i rendesishem se te tjerat se ka te beje me hetimin dhe pergatitjen e dosjeve dhe kjo dihet se po pati ekses Rama ketu dihet si behen dosjet dhe smund te fajesohet opozita se kerkon te mbrohet nga abzivizmi i atyre qe formojne dosjet .Opozita e ka dhene konsensin e vet por nuk mund te ndalin aksionin opozitar per gjerat qe dhqetesojne njerezit aa kerkuan qe te shkojne mandatet e leskajt e sulit ne kushtetuese si mandati i Kocos per kete nuk mund te fsjesosh opoziten qe denoncon nepotizmin e korrupsionin partjak ti ke shume arsye tjera per te akuzuar opoziten per shume gjera qe le per te deshiruar ne betejen e saj me kete qeveri te korruptuar te pa afte dhe arrogante qe ekonomia nuk funksionon politika jashtme jo varferia rritet te gjithe te arrestohen duke filluar nga Berisha Beqja e shume abuzues te tjere edhe Rama te japi shpjegim per 200 miljonshin qe nuk e ka sqaruar akoma per tenderin e tvsh qe ishte mik Olsi e shume te tjera .Por nje popull qe nuk e ka kulture drejtesin mos mendo se kan me bere ligjet sepse drejtesia rritet bashke me njeriun dhe jo kur plakesh se as ateher nuk behesh i drejte.

  17. mustaf says:

    Te gjitha meritat qe jeri me siper ja ka pshtet Saliut asje nuk eshte merit e tij ,shikoje mir kohen kur jan realizuar kto gjera pastaj fol,nje gje tjeter amerikant jan te zgjuar e i din mir qedhimet e vizitave te tyre dhe kur i bejn kto vizita nuk besoj se Bushi viziten e beri per hater te Berishes meno mir nje gje eshe turpi ijoranca poshtrimi qe kemi perjetua ne shqiptaret nga menyra se si Berisha priti Bushin ne mos kjosha gabim kyt e kan shpteh efhe shum intelektual tjer dhe ne fund ala me kujtohet kur i ndjeri Vebi Hoti ne mos gaboj ka than qe maloku nuk ulet nga kali pa cof me duket po i del fjala.

  18. Baba says:

    Si gjithmone Avokat idiot e injorant ngele. Je legen perfundimisht.

  19. vjola says:

    TIK tak….tik tak po afron.

  20. Niko says:

    Ti je I rrjedhur perfundimisht o spartak

  21. albani says:

    Na rrofsh bythen o shoku Ylli, bythlepiresi i perbindeshit islamik Sali Berisha, dhe jo vetem kaq, por edhe UDB-ash, spiun dhe vrases, tradhetar dhe antikombetar dhe antipopull. Cfare sheh tek ky njeri o shoku Ylli: “trimerine, mençurine, sinqeritetin, atdhetarizmin, dashurine per memedhene”, apo perçarjen e popullit shqiptar, shkaterrimin e çdo gjeje pozitive dhe te trashegimise kulturore te Shqiperise, pa numeruar vrasjet e 2 prillit ne Shkoder, zhdukjes se shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha, vrasjen e Kosta Trebickes, Santos (drejtorit te Bankes Credins), vrasjen e Sokol Olldashit, ata te 21 janarit, etj, etj. qe ti i di fare mire.

    Po Zoti po ia afron Diten e Ferrit ketij perbindeshi, le te pije edhe ca dite droge, se te numeruara i ka oret.

  22. napolon meke librazhd albanje says:

    INSHALLA!FJALA JOTE, O NGJELE, NE VESH TE ZOTIT! AI DHE VETEM AI E SHPETOFTE SHQIPERINE NGA TRADHETARET E SHUSHUNJAT QE I JANE NGULUR NE TRUP E NE SHPIRT VENDIT! ALLAHU BEFTE PROVEN E VET NDAJ ATYRE QE E SHITEN, E VRANE E ROBETUAN DHE E LECKOSEN KETE POPULL ME KEQ SE SA PUSHTUESIT. PASTE ARDHUN ORA E NDESHKIMIT SE BOOL E LEKTERISEN KETE POPULL TE PA-GOJE!

  23. bujar haznedari says:

    Ne fakt ka gjysem te drejt,sepse ato qe thote per saliun dhe meten nuk i thote dhe per ramen.mirepo gjysem e drejta nuk eshte e drejte,por e shtrember.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje