Tensionohet situata në Kuvend, PD flet për grusht shteti dhe bllokon foltoren

24 Mars 2016, 11:21Politika TEMA

Partia Demokratike vijon me vijën e ashpër në Kuvend.

Ajo ka bllokuar sot foltoren e Kuvendit.

Fillimsith ishte deputeti Eduart Halimi që ka mbajtur një fjalim, duke thënë se seancën e kaluar mazhoranca bëri një grusht shteti duke mos lejuar që të çohej në Gjykatën Kushtetuese mandati i Rakip Sulit.

Pas fjalimit të Halimit, deputeti Rakip Suli është ngritur për të replikuar me të.

Por, deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren duke mos lejuar Sulin të flasë.

Kjo bëri që kryeparlamentari Ilir Meta të kërkojë disa minuta pushim.

Edhe pas rikthimit, deputetët e PD-së kanë qendruar tek foltorja.

Kjo ka bërë që deputetët e mazhorancës të flasin nga vendi.

Gjatë gjithë seancës, deri në përfundimin e saj, deputetët demokratë kanë qendruar tek foltorja.

4 komente në “Tensionohet situata në Kuvend, PD flet për grusht shteti dhe bllokon foltoren”

  1. opa opa says:

    Halabakeri PeDe-iste ?
    Kane frike se po u vjen fundi,burgu i pret ?

  2. Shoku Loni says:

    Eduart Halimi ? ? ? ?

  3. Roland Telhaj 79 says:

    Kafsheri si perhere. Ju lutem nje nder, mos na jepni me lajme nga kuvendi. Jua kerkojme ju si gazeta me e klikuar ne treg kete gje. Jemi nje grup nga shoqeria civile qe jemi ngopur me keto rrugacerrira. Flm

  4. Sb says:

    Veruni drune beqirave. Eshte e vetmja gjuhe qe kuptojne
    sb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje