Një gabim i vogël nga një kompani taksish ka shmangur një katastrofë me përmasa më të mëdha në aeroportin e Brukselit.
Siç raporton media belge “Derniere Heure”, terroristët kishin përgatitur shumë bomba, por nuk kanë mundur dot t’i marrin me vete.
Terroristët kishin marrë në telefon kompaninë e taksive për të kërkuar një furgon me qira.
Por fatmirësisht, kompania ka keqkuptuar kërkesën e tyre dhe u ka dërguar një taksi të vogël.
Për këtë arsye ata janë detyruar që një pjesë të bombave t’i linin në apartamentin e tyre.
Pas rrëfimit të taksistit që i shoqëroi, policia belge bastisi apartamentin ku gjeti edhe disa valixhe me bomba.
kur do ta kuptoje perendimi qe bota islamike I irren dhe do qe ti zhduki apo nenshtroje?
kjo do te thote qe ata e kishin shume te rendesishme oren dhe daten e aktit pasi fare mire mund te kishin pritur qe kompania tju dergonte furgonin ose ta kishin shtyre per nje dite tjeter, ose kane kuptuar qe policia kishte rene nderkohe ne gjurmet e tyre pas arrestimit te atij qe kerkohej per vrasjet e parisit dhe kane menduar se ishte ceshtje kohe para se te zbuloheshin, keshtu qe kane vepruar ne nxitim e siper.