Ledi Shamku e Enkel Demi, replika të ashpra për Bruno Shllakun

23 Mars 2016, 09:42Politika TEMA

Anëtarësimi i Bruno Shllakut në PS, ka ngjallur debate dhe reagime të shumta, për shkak të origjinës së aktorit të njohur.

Një debat i tillë është shënuar mes Ledi Shamkut dhe Enkel Demit.

Shamku ka reaguar pas një shkrimi të Demit, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur asaj me një tjetër shkrim.

Më poshtë dy shkrimet polemizuese të tyre:

 

Kërkojini tjetërkund teritalsat!

 

Nga: Ledi Shamku

 

Sa here qe ne kete vendin tone prishet nje rutine a thyhet nje tabu, veprimi shoqerohet gjithnje me nje duhme erë goje! Nga ato duhma kalbezimesh te vjetra qe te neverisin. Dhe nuk di pse, por “mendimtaret” dhe gjithologet popullorë kane shpesh ketë duhmë!

Lexova do shkrime te servirura veresie, si me qenë kafja e mengjesit, per “pantallonat e teritalit” qe i paskeshin veshur dikujt. Dhe u neverita! E m’u kujtua e njejta duhme qe pata degjuar per veten ketu e 9 vjet te shkuara.

Bruno Shllakun e njoh! Me rrenje e me dege! E kam mik. Ja njoh edhe axhën (e kush nuk e njeh Gjon Shllakun e Iliades ne shqip?!). Ia njoh edhe te vellane (e kush nuk e njeh estetiken e holle te Primo Shllakut per Martin Camajn – Uliksin qe nuk u kthye ne Itake). Asgje nuk lind nga asgjeja, por pavaresisht biografise, njoh Brunon vete! Brunon e drejtperdrejte dhe pa kompromise kur eshte fjala per qyteterim te mirefillte.

Ndaj shkarrashkruesve bajate u them t’i kerkojne gjetiu teritalsat! Shume nga keta ne vitet ’90 i kthyen me shpejtesi mbrapç xhaketat gri te Sigurimit (oh i mbaj mend per bukuri me ato xhaketa), i veshen nga ana e hastarit dhe renden te ngrene dy gishtat neper foltore parlamenti a neper drejtime partie. Mund te largojne teritalin nga vetja (sot veshin kostume kashmiri), por nuk largojne dot veten nga teritali.

Aty i gjeni, shumicen prape me dy gishta, gabimisht e fajësisht me simbolin e lirise e te ndryshimit, neper foltore a drejtime partie i gjeni prape, dhe jane te paret qe tremben dhe kundershtojne cdo thyerje tabuje, cdo ndryshim rrenjesor, shkurt çdo gje që i kthen prape sikunder jane: në teritalsa!

Bruno mireseerdhe! Me gezove shume qe erdhe! Dhe falemnderit qe vendose te vish! Une te njoh dhe ta cmoj te premit shkurt qe ke! Ke me ndigju boll, Bruno. Por anì, siç thoni ju nga Shkodra, mos e xêj krytë fort o mik! Dikur-dikur ka me u dlirë disi edhe kjo duhma e erës se gojes! Paç këmbën e mbarë e tërhiqe ca zvarrë, Bruno, se kemi nevoje edhe per do te tjere si ti!

 

Tru terital

Nga Enkel Demi

Në fakt, e kisha me dy mendje të përgjigjesha, sepse mendoj që replika nuk është një zeje që unë e zotëroj, meqë nga natyra i rri larg sherrit, kurse si gazetar nuk mbaj mend të kem fyer personalisht dikë në një shkrim. Kam qenë dashnor i kumtit, jo i huqeve, veseve, ceneve të atij që e prodhon lajmin. Ndaj, kur lexova zonjën Ledi Shamku u pataksa nga lehtësia se si ajo përdor metaforën e “duhmës së erës së gojës”, sepse nuk i ka pëlqyer krahasimi që unë përdora për pantallonat terital. E më keq akoma si ndodh rëndom në këtë vendin tonë (të cilin shpesh zonja e përshkruan më ashpër se unë) të fundit ta thonë të parën, zakonisht pa të lexuar, parë a dëgjuar fare, por me të treguar. Madje, të fshehin emrin dhe godasin në eter si fletërrufetë e dikurshme a dacibaot që zakonisht i drejtoheshin shfaqjeve të huaja që dikush në shkollë, lagje e ndërmarrje i kishte. Ndaj, po të lëshonin një letër të tillë se shkelje sandalet, nuk kishe nevojë të ta thonin llagëpin, sepse e kuptoje vetë ku rrihte çekani.

Nejse, unë moj zonjë, në shkrim shpreh stimë të madhe për Brunon, familjen e tij, babën, ungjin, madje mendoj që në partinë tuaj të shokëve dhe shoqeve ky lloj visari nuk ka për t’u çmuar kurrë se vjen nga derë sojlinjsh, “zotnij” i thonë në Shkodër. Nga e di unë? E di fort bukur, sepse megjithë mend jam lindur e rritur në Tiranë, por jam formuar në atë qytet. E di se ç’ka qenë helenisti Gjon Shllaku, e kam studiuar, e mbaj në bashin e bibliotekës time në shtëpi. Kam patur merak ta shkruaj këtë që mos të fyejë pikërisht aktorin Bruno Shllakun që shefi juaj e ngatërroi me të vëllain Primon. Kam bërë krejt të kundërtën e asaj që përshkruani ju në atë tekst të rrufeshëm, të cekët, plot mëri, ku shpesh mungon gërma “ë” dhe “ç”. Një studiuese si ju nuk duhet t’ia lejojë vetes këtë lloj banaliteti.

Me gjasë unë në këndvështrimin tuaj mund të jem gabim, më keq në faj dhe nëse fyerja e juaj metaforike vjen nga këto fillesa e pranoj, sepse kjo vërteton edhe një herë tezën se përdorimi i fjalës “shok” e “shoqe” në Shqipëri është vijë demarkacioni. Unë jam nga nahija tjetër dhe andej do mbetem, megjithë ligjësitë marroke të ditës sonë. Do mbetem andej, edhe pse nuk di të fyej kënd dhe as të bëj të tretin e parehatshëm në një debat mes dy njerëzve.

Tash, po ju kthej në bordurat e Tiranës në fundvitet ’80, ku megjithëse këpucët na fusnin ujë, mama qëllonte të arnonte ndonjë gjë, por terital nuk mbanim sikur të bëhej nami. Fletë çadre dhe opinga shpiku një Kubat, por teritali ishte shenjë fuksash. Nuk e vishnim. E rëndomtë si shenjë, por shenjë kundërshtie ndaj pushtetit mbetej. Kaq shumë e urrenim këtë cohë, sa përdornim edhe shprehjen “Tru terital”, ku përcaktonim në përgjithësi inspektorët e Rinisë Komuniste, të cilët në partinë tuaj kanë bërë karrierë të madhe. Pikërisht këtë shprehjen “Tru terital” do e përdor për titull të shkrimit, por thjesht se ma kujtuat padashur dhe nuk e fsheh që më ka marrë malli për atë kohë që kur i drejtoheshe dikujt me fjalën “zotni” para emrit të dukej sikur kishe dalë jashtë shtetit. E bëra këtë sqarim se i druhem eksperiencës së gjithkujt me njerëz me kulturë të ulët orale, të cilët mund të kenë patur pasoja traumatike.

“Ju nifsha t’mirën zojë!”, do të thoshin në Shkodër, sepse “Ju nifsha t’mirën shoqe!” nuk shkon, të paktën në gegnisht.

45 komente në “Ledi Shamku e Enkel Demi, replika të ashpra për Bruno Shllakun”

  1. naku says:

    Demi eshte teper burracak dhe smund te fajsohet sepse se kupton dote i shkreti.

    1. ec aty says:

      Eshte boterisht e njohur se fisnikeria ne Shqiperi ekzistonte dhe ekziston vetem majtas (politikisht)! Jo per gje por djathtas ka ekzistuar vetem “fisnikeria anadollake” e kolaboracionisteve te cdo ngjyre! Se sa fisnike mund te jete kjo paste njerezish bejlero-agallaresh,qe fshihnin qypat me flori ne bace,mund ta kuptoje kushdo! Gjithcka anti-anadollake ka qene dhe mbetet vetem majtas ?

    2. Elpiniqi says:

      Injoranti Demi perdor ne fund te rrumpalles se tij prej SHARLATANI shprehjen “Ju nifsha t’miren zoje”,por nuk e di se shkodranet e shprehin ndryshe ate si “Ta njefsha t’miren,zoje”!
      Megjithate ky Demi (jo rrace),duhet ta dije mire fort se shkodranet para 90-tes e perdornin fjalen “shok” dhe “shoqe” njelloj si te gjithe te tjeret,ndaj sot te mos bejne sikur “nuk e hane mishin e derrit” ,sepse dikur ne ushtri e hanin DERRIN me gjithe lekure!
      Cami Demi akoma nuk e ka njohur veten se niveli i tij kulturor e arsimor eshte shume here me poshte se bashkeshortja e tij,qe ndonbese eshte kundershtare politike me mua,e vleresoj per nivelin e saj!
      Ndersa ti,more,legen materniteti,nuk ke kellqe te matesh jo me zonjen e nderuar Ledi Shamku,por as me nje mbledhes kanocesh,sepse je i shtirur,je sahanlepires,je i pa bese!
      Ti je mbeturine e rraces came,ndaj ben mire te mos ndihesh se i turperon nte tjeret!
      Lexoje edhe njehere repliken tende dhe do kuptosh se niveli i saj letrar,politiik,historik dhe humanist eshte MJERAN!
      As nje karagjoz nuk do ta bente kaq keq repliken!

      1. Greece & Turkey are shit says:

        Ti elpidhiqi qenke nje gjarper qe mendon se helmon! ti dhe gjithe rraca janullore nuk beni vecse te na shpifni greqizmat qe i paskemi me shumice si ato barishtet qe i djegim e djegim e prape si ferra rriten. une nuk nisem nga cfare ka shkruar CAMI Demi e as nga Ledi Shamku. Une nisem vetem nga shprehja jote ndyresisht kurverore “mbeturine e rraces CAME”! Dua te te kujtoj se CAMET jane paardhesit e Epirioteve trima e te zgjuar qe jane vrare e prere nga gjarperinj te ndyre qe vetequhen helene por qe une i quaj rracen me te zgerdhire e me te helmatisur qe mund te egzistoje sot ne rruzullin tokesor dhe per kete kam deshmitare kohet moderne ku greqirat vodhe e vjedhin Evropen por edhe 2,000 vjet te marredhenieve te shkerdhyera SHQIPTARO – greqira! Ne nga jugu kemi nje fjale te urte “Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij” dhe gjarperit greqiu ne duhet vetem ti shtypim koken, sic i themi ne andej nga Mallakastra!

        1. me thene te drejten says:

          Me sa kuptova une, ti je inatosur kot! Se “mbeturine e races came” eshte tjeter gje dhe “race came si mbeturine” eshte tjeter gje! Duke e quajtur Enkelin MBETURINE te races came,kam pershtypjen se behet per te pastruar racen came nga mbeturinat dhe jo per ti bere te gjithe mbeturina. Domethene vleresohen camet pavaresisht se midis tyre ka mbeturina si ky Enkeli! Une keshtu e kuptova,ne mos qofsha i gabuar !!!

          1. Elpiniqi says:

            @ “me thene te drejten”!
            Te falenderoj per mirekuptimin,por nuk e shoh te arsyeshme te sqaroj kete “Greece …..”,se duket qe edhe ky qenka vetem nje…mbeturine si Demi!
            Cdo krahine,popull etj ka njerez qe edhe familja ce tyre mezi i duron e jo me qyteti apo me gjere!
            Une kam shume miq CAME,por ky Demi nuk perfaqeson camet,kur i eshte sulur zonjes se nderuar Ledi Shamku(Shkreli) me nje llogjike mjerane!
            Ne fund te fundit,ky “Greece…” nuk e kupton se per cfare e si perdoret fjala “mbeturine”,se edhe vete njeriu cdo dite jashteqit mbeturinat e trupit te tij!

            1. Greece is shit says:

              @ elpidhi, emri jot me ben te vjell dhe te te bej te vjellesh gjak. greqirat nuk jane komb, jane nje shartese e shkerdhyer turko sllave qe vetem po i sjell dem Evropes dhe na ka bere shume deme ne.

              epidhiqi, une nuk refuzoj te te kunderpergjigjem ne cdo moment ne cfaredo lloj menyre sepse ju meritoni tju bejme cdo gje te mundshme duke filluar nga janulla, por une realisht nuk te pergjigjem vetem ty por gjithe greqirave dhe mbi te gjitha atyre shqiptareve qe per hir te krishterimut lindor e kane bere gjakun uje duke perzjiere ADN e tyre me nje rrace inferiore dhe ordinere.

              Lavazhi i trurit te Shqiptareve ka marre fund, elpidhiqis, ka marre fund dhe tani eshte koha e reagimit ndaj janulles se pari e pastaj edhe e barishteve e ferrave te keqija qe nuk na lene rehat. Shko ne atike, atje e ke vendin, shkoni e merrni nje anije e kthehuni pas nga khazaria ku e keni edhe vendin e na line ne te jetojme rehat e ne harmoni me njeri tjetrin. Mjeshtria juaj e mashtrimit dhe genjeshtres nuk pi me uje, bllof me ne nuk beni dot me se nuk ju ndjek me perandoria osmane nga mbrapa me favore kunder Shqiptareve! janulla elpidhiqis !

          2. Greece is shit says:

            Me sa arrij te kuptoj une Enkeli nuk e ka as me Brunon e as me Edin por me kohen e komunizmit, nese ka qene komunizem, pra me nje standart komunikimi qe per Enkelin nuk eshte i pranueshem e aq me teper thote eshte i papranueshem te perdoret sot nga njerez qe nuk e kane perdorue ne ate kohe.

            Megjithate ky standart komunikimi nuk mund te behet ceshtje paresore, sepse mbetet garniture gjithsesi, pasi si Edi, dhe jo Sali Bisha me pionierin e tij Basha, si Enveri me Mehmetin nuk ja zgjasnin shume greqirave dhe jam i bindur qe cdo Shqiptar duhet ta kete ne ADN e tij, sidomos Shqiptaret e Epirit, Morese e Maqedonise, urrejtjen dhe vendosmerine per tju kundervene greqirave duke patur parasysh gjithe veprimet e tyre.

            Per mua cdo Cam duhet te jete krenar per cfare po ben Edi Rama si dhe se si i trajtonte Enveri dhe Mehmeti greqirat, ndaj dhe e shoh te pavend (te me falesh Enkel) ankesat per sallaten kur pjata kryesore eshte per bukuri te zotit!

  2. NO PASION says:

    PER HIRE TE SE VERTETES KJO SHAMKU KA NJE PENE TEPER TE SINQERTE…DEMI KETE RAST DUHET TE DOREZOHET….

    1. Pilo Lala says:

      Cami tregon traditat e Shkodraneve? Shume qesharak ky Demi (Gomari).
      Te rrish ne nevojtoret e SHQUP eshte nder i madh, se te frymezon flladi i mbetjeve te Berishes, Nokes, dhe gjithe Tropojaneve te pabese.

  3. Ceco labi says:

    Enkeli eshte nga te pakte shqiptare qe ka kuptuar qe tradhetia eshte shkaku kryesor i historise mizerje te Shqiptareve!
    Fqinjet kane intriguar ne menyre te fuqishme qe te fusin percarjen ne Shqiperi duke shfrytezuar injorancen ,qe per hir te vertetes eshte nga me veteshkaterrueset ne bote.

    1. mik says:

      Nuk fillon historia as gazetaria me Enkelin. Kur na doli ky qe qenka nder te vetmit qe e ka kuptu tradhetin e shqiptare ve ? Shqiptaret kan mijera vjet egzistence.
      Megjithese nuk pajtohem me vendimin qe ka marr Bruno Shllaku, por ama nuk po e marr vesht se ke ka tradhtu !! Te dy partite jan shqiptare. Ndrrimi i partise asht ceshtje ideje. … ose interresi, kjo nuk perban tradhtu.
      Ndersa per shkaterrimin e vendin jemi pergjgjes te gjith ne shqiptaret. Ata qe e kan shkaterrimin,gjithshtu edhe ata qe e kan leju e kan ba sehir kur vendi po shkaterrohej.
      Te gjith jemi pergjegjes per vendin tone.

    2. me thene te drejten says:

      Enkeli eshte nje nga ata qe ka tradhetuar fisin e Demajve ?

  4. Lufter says:

    Ky gazetar fallco dhe rastesor merret me kete problem dhe ngaterrohet e behet lemsh si dhe atakon nje intelektuale qe qendron ne pikun e kesaj fjale. Enkel Demi lere gazetarine dhe shiko fikun, fikun …..

  5. TJ says:

    Akoma ne Shqiperi “hane buke” gazetare tip Demi?! “E mira ngadonjehere te vjen nga nuk e pandeh”!

    1. Beobachter says:

      Ha ha ha sa kam qesh….i madh je TJ.
      Ke ber nje koment te perkryer !!!

  6. "BALASHI" says:

    E mrekullueshme Shamku, mjere mjerimit te Demit.

  7. çentrale says:

    Boll o gazetar pa personalitet. Lerini njerezit ti bejne gjerat si dine vete kur kane qellime te mira, por me vrap ca si ti, Lubonja , Bushati do i fusni hundet ne çdo mut per te ” na hapur syte ne “

  8. ajas says:

    Demi,je larg sh. larg,nuk e kupton dote Ledin ti Demi.
    Gazetare nga e keqja.Pse e permend ate se nga je ti sic thua nga je ti Demi..si mbiemer i bie te jesh me origjine cam
    Me mire eshte ta kthesh koken dhe te shohesh hallet tua Dem..dhe pastaj shif e fol per te tjerat ,nuk besoj se gjerat ty te shkojne aq mire e kupton..ku e kam llafin…. me mire familjen,,,

  9. shqip says:

    e te mendosh qe njerez te tille, me kete formim te deformuar, marrin rroga te majme ne tvsh. une nuk do ruaj etiken per ty demi. je nje mbetje organike e se shkuares. banaliteti i fatit tone. per ju qe jeni vene ne ate llogore, me fal nevojtore, çdo njeri qe mendon ndryshe nga ju, eshte i pa denje. armik i klases suaj. po a eshte e mundur qe shqiperi e gjore te fantakset nga demet apo bushatet ? nga fevzot me kompani? ne fakt ky eshte pushteti me i urryer ne shqiperi. politikanet kane pjesen e tyre te mekateve. po media ku njesohet demi e te tjere demer, jane masakruesit e trurit. aq bajat je more pervers, sa njeson disidentin me mos veshjen e teritalit. fare e keqe talebanesh qe keni uzurpuar mediat.

  10. Gaspri says:

    Nuk e dij nga vjen e nga shkon ky me emrin Demi. Pra as nuk e ka njofte kush, as e njef kush. Kjo nuk asht fatkeqesi, ky ash nji realitet. I hidhur? Jo, nuk asht i hidhur. Te hidhur e quan i zoti i ketij “kostumi terital” qe veshi mbas 1990-tes dhe qe kerkon te faktorizohet, si puna e asaj prostitutes qe u moren mediat plot 3 jave me te sepse, per tu faktorizuar hodhi ne treg se “i a kishte kerkuar nje deputet i PD-se”.

    Prandaj i them ketij Demit: Eshte pretendim i madh qe ti, “deng pa marke”, te kerkosh ti japesh mend nje burri te zgjuar , nje artisti te madh sic eshte Bruno Shllaku, qe ti vete e pranon se eshte “nga dere e madhe”. Ne fakt ti “ben mire” qe shkarravit, kunder tij sepse:

    1. Nepermjet pergjigjeve qe intelektuale apo njerez te tjere me vlere i kane dhene ty more Dem, shqiptaret paten mundesi me e marre vesh se cfar vlerash ka artisti i madh Bruno Shllaku dhe nga cfar familje e nderueme vjen ai. Keto i kane thane te tjeret per Brunon e familjen e tij, Bruno nuk ka fole kurre per vedi.
    2. Ti thuash nje intelektuali te njohur, nje njeriu me integritet, nje njeriu qe gjith jeten ka jetue me djersen e ballit(jo si ti), nje perfaqesuesi te denje te nje familje te mirenjohur qe te rreshtohet me kete ose ate parti, pikerisht kete “ndarje pune” e bente sigurimi i shtetit, ne ato fillimet e 90-tes se ne cfar partie duhej te rreshtohej njeri apo tjetri. Pra Bruno Shllaku e mer kete vendim ne nje moshe te pjekur, me shume integritet pas 25 vjetesh se ne cilen force politike duhet te bashkoje kontributet . Pra…..? Pra ti mor piciruk nuk i ke mundesite ti japish mendje Brunos.

    Se fundmi, Rasti i Bruno Shllakut nuk eshte i vetmi ne Partine Socialiste. Kesaj partie i jane bashkuar me mijera e mijera intelektuale dhe eshte pikerisht kjo aresyeja kryesore qe ajo dallohet per demokraci te brendshme dhe programe serioze per rimekembjen e ketij vendi qe e shkatrruan ata qe me te drejte Zonja e nderuar Shamku i quan “duhma te qelbura gojesh…….kalbesirash te vjetra….”

    Mos harroni se eshte Bruno Shllaku qe ka 25 vjet qe nuk ka pushue 1 minut per te pengue degradimin e Teatrit te Shkodres dhe te Trupes se Teatrite te Estrades, te artit ne pergjithesi ne Shkoder, ne nje kohe qe te tjeret jane pasurue pikerisht nga misionin per shkatrrimin e jetes kulturore te Shkoder Loces se shkrete.

    Demi, shif ban ndonje pune tjeter qe ju si fis dini te beni me mire.

  11. Shen Thomai says:

    Keli ka nje tru me 2 timona.

  12. Liqeni i Shkodres says:

    Ky Enkeli, pse nuk merret me te shoqen, Mesila, qe leviz nga partia ne parti? Askush nuk e beson se ajo kaloi te partia e cameve per ndonje fare parimi moral, por thjesht se jane tipa qe nuk jetojne dot pa politike, se ia kane pare hajrin politikes. Edhe Demi e ka sot kete emisionin ne RTSH me cilesine e burrit te Mesiles, se po te kishte RTSH kritere profesionale, ajo kohe e vyer televizive nuk do t’i lihej per ta shperdoruar Enkeli.

    @Bruno, bej si te duket ty ma mire, edhe pse ne shkodraneve na rrine ngushte kostumet partiake. Partite jane mese shumti formacione te pershtatshme per Enkelin me gru, Ledin me burrin e vet, qe ia kane pare hajrin partise, etj.

  13. esen says:

    Eshte shume interesante ndarja bardh e zi qe behet ne Shqiperi per politiken, per partite etj. Ka mbetur refleks i kohes komuniste kur ndaheshin ne ne dhe ata, ne te partise dhe ne reaksionare! Sipas kesaj mendesie, kush ka qene i persekutuar duhet automatikisht te behet me PD. Mirepo, harrojne se persekutimi ne ate kohe ka qene percdo lloj kundershtie, per cdo dalje nga rreshti. Shume nga te persekutuarit rende kane qene ish-komunist dhe familjet e tyre. Dhe kjo natyrisht nuk i ben ata atomatikisht te djathte. Ashtu sic nuk behen ish-komunistet, ish-spiunet automatikisht te djathe vetem se iu bashkuan Partise se Saliut, nje ish-komunist, qe sherbeu ne Parine e Hoxhes per gjysmen e regjimit te tij. Bindjet, politike, ashtu si ato fetare jane personale dhe askush nuk mund te quhet tradhetar per to. Pse nuk qenka tradhetare ata ish te persekutuar qe iu bashkuan partise se drejtuar nga nje ish-komunist, qe ne 25 vjet ka bere me shume politika te majta se vete partia e majte socialiste. Pse nuk jane tradhetare ata qe vazhdojne te mbeshtesin kete parti qe ne 25 vjet, ka bere dhe tolerruar piramidat financiare, qe cuan ne ’97, ne shembjen e shtetit, qe cuan ne vendosjen e paqeruajteseve te huaj per te mbajtur rendin, qe cuan ne mijra viktima. Pse nuk jane ata tradhetare qe sherbejne ne nje parti qe diskretitoi idene e lirise dhe demokracise, qe me politikat e saj beri qe me shume se nje e treta e popullsise shqiptare te merrte rruget e emigracionit? Pse nuk jane tradhetare ata qe i sherbejne nje partie qe beri masakren e Gerdecit, ku u vrane 28 veta ne shtepite e tyre? Pse nuk jane tradhetare ata qe i sherbejne nje Partie, ku udheheqesit e saj kane vrare live 4 qytetare shqiptare, vetem se protestonin ne te drejten e tyre? Pse nuk jane tradhetare ata “zotni” qe edhe sot kembngulin ne pengesat me te shumta dhe me te medha per sabotimin e reformes se drejtesise per te patur mundesi qe te mos ndeshkohen kriminelet e vertete, por vetem petikriminelet? Partia Socialiste e Bruno Shllakut nuk ka bere asnje nga keto.

  14. Skrapari says:

    Une nuk e njoh as Shamkun ,as Demin,po as Brunon. Nuk i njoh nga afer,pa si fytyra i njoh te tre,Po me shume njoh Brunon ne rolet e tij si Artist. Nuk e di pse shqetesohen njerezit,psh Enkeli , se pse shkoi e u antarsua ne PS Brunua . Une po i pergjigjem ashtu shqiptarce : Sepse atje i deshi qefi , sepse ajo i pelqeu ! Mos do t’u pyesin Ju Enkel se me ke parti do te shkojne.? Apo mund te nderhyni pse dashuroi kete femer e jo kete.? Je akoma prapa bote e Enkel ,e mbahesh si perndimor! Ashtu si tradhetove ti fisin Demi , qe permenden nga heroi ALI DEMI ,e shkove pas Saliut, ose me mire te coi gruja pas Saliut, Bruno e tha me goje perse e deshi PS-ne. Juve c’u hyne ne pune……

  15. Xhozi says:

    O Demi, pa tru fare! Pse na fyen mor qelbesire? Pse bridhnim ne ate kohe dyqan me dyqan, MAPO me MAPO dhe qytet me qytet per te gjetur 1m e 20 cope teritali per pantallonat, paskemi qene fuksa?
    O rrace mosmirenjohese, qe ne shqiptaret vendalinj ju mbajtem me mire se vetja. Po mire e thote njoni ktu siper, ku te drejtohet:-Kelo ( Gjino), rritu Kelo, rritu, qe te kapesh fiqte, se po ti han bota!

  16. EmigrantiE says:

    Demi, ishe dhe mbetesh injorant. Duhet ta lash gojen njemije here, pa te permendesh Bruno SHllakun, kure ju nuke e dinit emrin terital, Brunua nderonte kollaret cdo jave. Edhe si qytetare dhe intelektual e artiste ai eshte margaritar, qe ndodhet ne majen e Taraboshit, ndersa ju si vini as te allatet. Ishit dhe kini mbetur nje gazetaruc, qe askujt si vlen te lexoi prockullat dhe injorancen tuaj. Urime artistit te shquar dhe shume i nderuar Bruno SHllakut.

  17. dashamir says:

    Uuu Demi i kastruar
    mori lapsin per te shkruar
    edhe shkroi ca brockullina
    ashtu shpejt por si vetetima
    Per çudi llapushti dem
    Me zanatin por si qen
    ju Duk Bruno si Luan
    filloj lehjen ham e ham
    Sepse Bruno muar nje leter
    e na duel nga vatha e vjeter.
    Sa ma zu demin maraku
    si na iku Bruno Shllaku
    jo pse iku ju va vone
    shoku Bruno tash po i thone
    Eh mor Dem mor dem çameraku
    kur t.han b… te kruhet shtati
    se ta kruajn me rende djathi.

  18. demo says:

    Nje cam ne tribunen e PD tha:-Camet kane vuajtur shume ne diktature,se i kishin shtepite ne kat te pare dhe punonin ne tregti.Cam ushtarak,minator,kooperativist, nuk kishte.

    1. Gramoz says:

      Kishte çame ushtarake me dhjetra…Por…çame mbeten ne shpirt…

  19. lorenci says:

    Mesa duket Bruno ka interesa personale dhe familjare, per kete ska diskutim. Une nuk njoh asnjerin por ne kete moshe, vetem Pal Vata u anetarsua ne PPSH, pasi i vdiq vajza. Sot e kesaj dite barcoleta per Palin nuk kane te sosur.

  20. ylli says:

    Bravo redaksia ! Po na thoni te pakten ,se kush nuk eshte dakort me gocen e Hamit Shamkut ,nuk ja postojme opinionet.Jepi Mero ,mos ndalo ….se qenke bere sejmen i Shoqes Ledi nuk e dinim.Hallall.Dhe thone qe malesoret e Tepelenes nuk kane gusto.

  21. joel shkodra says:

    Gjeja me interesante do te ishte te ngriheshin nga varri Lec Shllaku e Gjon Shllaku e te degjonim se ç’do te thoshin per kete parti ku hyri Bruno. Me “e buta” do te ishte: Mire, o Bruno, kur ishe i pakenaqur me partite e djathta, a s’mund te rrije pa parti? Apo e kishe mesuar mire fjalen e urte qe e perdorte shpesh Enveri: “Per inat te sime vjehrre vete fle me mullixhine!”

    1. 1 says:

      po sikur te coheshin nga varri e te merrnin vesh me ne fund nje here e mire se Sali Berisha ishte po aq komunist sa Enver Hoxha, qe ishte nje ish- sigurims i vene vete nga Ramiz Alia dhe UDB… qe luajti e u tall me dhimbjen e kesaj shtrese qe ka vuajtur gjate komunizmit , perfito pushtet e pasuri duke i perdor dhimbjen, duke i genjyer (as shperblime nuk i ka dhene) sa here qe vinte koha per zgjedhje qe ti merrte voten. Shani partine socialiste se eshte komuniste , PS deri tani i ka nderru nja 2 lidera, ndersa PD-n ka 25 vite qe spo din me e leshu Saluku (lulushin nuk e llogarisim se e dim qe eshte THJESHT NJI KUKULL E VOGEL) pra mentalitetin e diktatorit e komunistit shifet qarte kush asht tu e apliku (komunisti Sali dora vete) ..Pra jo vetem qe u perdhosen 50 vite ne komunizem po edhe ma e rand ne demokraci Sali Berisha u tall me kyt dhimbje e mendoj se asht 2 here ma e rand se atehere e ke dit kush asht armiku kurse ne kyt rast e ke pas “mik” e cfar mikut seee.. Njs mire te ju bahet injoratave extremista shkodran qe perkrahin PD….Ledi shkrimi ishte nje mrekulli .

  22. Soll lili says:

    Zgjedhja qe ka bere z.Shllaku eshte personale dhe nuk ka pse i intereson te tjereve.Nje keshille kam per te,gjithesesi,perpiqu t’i pemendesh sa me pak te paret e tu te nderuar pas sodit.

  23. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Qenke rasat “spanjoll”, enkas per dyluftim ,o DEM !

  24. Ben Dibrani says:

    Quhem Adem Bolemadhi – i tha nje dite lopes ky – por tani me therrasin shkurt Demi, se bolet me ngelen te gardhi (i PD). Eh mor Dem, mor Dem, rri mos fol se i ben vetes dem!

  25. ble-ta says:

    jane nje b.. e ndare me dysh, Dem gomari qe thote nuk shan njeri personalisht po jo larg psepak dite me pare u mor me nje student qe u ngrit kunder rreformes se piste arsimore si dhe kunder betonizimit… e lakoi pare e mrapa. Ndersa zonja Shamku i ka humbir perfundimisht kreditet me nismen antikombetare per shkaterimit e gjuhes standarte shqipe dhe futjes se gegenishtes ( qe vdes per ate) pavaresishy se askush nuk eshte kunder saj po jo te prishet standarti shqiptare. Kete gje po e kerkojne me ngulm qarqe serbe dhe grekeantishqiptare dhe me ndihmen e diaspores elebiberiane apo shkreliane.
    Bruno ka te drejte te shkoje me ke te doje koasto e veprimeve te veta i mban vete.

  26. Megi says:

    Oj Led,je bo bash si “Kallashi” i “akademikëve”. Mërzitia që ti nep,bash si duhma që po flet! Boll patetike je oj goc’.

  27. toni says:

    Me vjen cudi se si gazetari Demi ka rene ne nivel kaq te ulet duke u marre me kete zonjen ose shoqen si mund tio themi,eshte emer i johur ne Tirane dhe ja njohin mire karakterin,

  28. duno says:

    Ledi SHamku si ledi Makbeth , bashkshortia e atij Makbethit pe nofull e thuthuq Tan Shkrelit qe ne ekipin e Edi Rames nuk masakruan nje njeri por nje Tirane te tere , duke betonizuar ne cdo centimeter. Tani kjo pseudogjuhtare ka mprehur edhe nje here shpaten per te vrare e prere te gjithe armiqte e nenes Parti dhe te shokut Edvin . Eshte per te vene kujen se si njerez si kjo qe pretendon te jete vazhduse e vepres se Cabeit apo gjuhetareve te tjere te medhenj e perdor gjuhen e bukur shqipe per te vjelle vrer ndaj kujtdo qe mendon ndryshe nga kapiteni i saj . Te jese e sigurt mi Ledi se mbi ju do te bjeri mallkimi i atyre fukarenjve qe i keni hequr kafshaten e gojes duke i vjedhur me ato tendera qe ka perfituar ai thuthuqi burri i jot .

  29. asd says:

    Mut njeri dhe tjetri, por edhe Bruno servil muti.

  30. Beni says:

    Nuk e kisha ditur se ne Shkoder ka ende kaq servile te komunisteve qe vjedhin cdo dite pasurite publike ! Kam verejt tek disa ish-te persekutuar nga regjimi i shkuar,se si u shkojne pas dhe se si u servilosen neveritshem trashegimtareve te ketij regjimi fashist ! … Dyshoj qe edhe ne te shkuaren s’kane qene me shume se spiune te atij regjimi … Por, kjo kategori sherbetoresh, fatmiresisht eshte e pakte sa qe s’ia ndryshon dot ngjyren blu Shkodres demokratike & antikomuniste ! …

  31. Berlin says:

    o bo dhe katunarja hajdute e pa fe shkrel shmanku qe te beje pordha ne internet ?

  32. Eva says:

    E njoh shume mire familjen Shllaku, nje familje e kulturuar, fisnike, antikomuniste. Prandaj cuditem me Brunon: c’donte ai ne cerdhen komuniste, ne partine, qe me teper se kurre po i ngjet nenes biologjike-ideologjike, partise se punes. Shllaket nuk kane nevoje per parti per te shpalosur vlerat e talentet e tyre. Nuk kam per ta kuptuar kurre se c’e shtyu Brunon te kaperceje ate porte e te gjendet midis atyre njerezve qe na kujtojne cdo dite realitetin e shemtuar, antinjerezor socialisto-komunist. Sa kohe, qe kjo parti me anetaret e kryetaret e saj, te na kujtoje makthin envero-stalinist, nuk do te merret seriozisht, si parti e niveleve demokratike. Meriton te zhduket e te mos ekzistoje me. Partite e majta nuk udhehiqen nga shites e fitues tenderash, nga shkaterrime e shparafytyrime qytetesh per te pasuruar lideret. Mendohu dhe njehere Bruno! Ty nuk te duhet xhungla komuniste, sic nuk i eshte dashur askujt prej jush ne familje. Nuk ke pse t’i servilosesh E. Rames, aventurierit komik dhe teatral, qe ne postin e tij pelqen vetem anen aktoreske te shout dhe jo te drejtuesit te paster e vizionar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje