Nisma e qeverisë për “disiplinimin” e medias online ka shkaktuar një debat në rrethin e pronarëve të mediave online. Projekti që ende nuk ka kaluar në filtrin e komisoneve parlamentare, në formën e sjellë, ka të mirat dhe të këqijat e tij sa i takon medias, por edhe zbatimit në “terren”.
Sipërmarrësi i mediave onlinë, aksioneri i TemA Tv, Endri Meksi ka qenë përballë gazetarit Mustafa Nano në studion e emisionit “Zululand”.
Projektligjin, Meksi e vlerësoi si të nevojshëm, pasi tregu i mediave online duhet rregulluar.
Por në studion e Zululand, Meksi u tregua pesimist sa i takon “displinimit” të komentuesve.
Nano u ndal tek një rast konkret.
I ftuari i tij, Kim Mehmeti është komentuar me fjalë fyese në portalin e “gazetatema.net”.
Nano i kërkoi në studio Endri Meksit një mënyrë se si mund të mbrohen personazhet që ftohen në “Zululand” nga etiketimet negative.
Por Meksi nuk i dha shpresë për zgjidhje.
Ai tha se: “nuk mund t’i marrësh dot në mbrojtje”
Si ekspert në këtë fushë, Meksi kishte një shqetësim për këtë projketligj.
Shqetësimi lidhet me çështjen e IT-së.
“Në këndvështrimin tim ky nuk kërcënon vetëm mediat online, por edhe sferën e IT-së apo në sfërën e informacionit”, u shpreh Meksi.
Gjatë emisonit, Meksi tha se Shqipëria rendit e fundit sa i takon sektorit më të madh, të teknologjisë dhe informacionit.
“Është dhe faji i shtetit, sepse shteti ka investuar gjithmonë në këtë sektor po ka investuar gjithmonë mbrapsht”, tha Meksi në studion e Zululand.
Menyra se si trajtohen keto çeshtje ne kete emsionin, jane tamam sipas emrit te vete emisionit .
Meksi Junior duket se eshte i kthjellet ne ate qe shpreh, sepse zoteron lenden per te cilen merr persiper te bisedoj. Duket se kjo nuk ndodhi ne rastin tend.
Kam frike se jo vetem per kete subjekt…
Me shkrimtarin Kim Mehmeti ishe pothuaj tere kohen jashte kohe.
Sot, ne bisede me Meksin, qe askush nuk e shan, se eshte energji e re, sic shprehem une per vlerat, ti Mustafa citove pjeserisht disa fyrje anonimesh ndaj Kim Mehmetit. Gjoja ne mbrojtje te Kimit. Por ti edhe per veten u shprehe se “ishe ne mendje tjeter, per disa gjera, per shume gjera” te Kimit…” Pra, ata kishin te drejte?!
Ne bisede, ju komplimentuat njeri tjetrin, gje qe mund te ndodh per kortezi, por mos cuditni nese qortoheni pikerisht per kortezine false.
Kim Mehmeti eshte gazetar, shkrimtar, qytetar i shoqerise civile reale, dhe pa asnje medyshje eshte i mevetshem, indipendent. Te jesh kunder tij pasi e ke percjelle me nderim nga studio, nuk te ben nder, edhe kur kete diferencim e thua si me shperfillje, pra si: “ai foli, por jo se ia vlente ta degjoje per opinioniet qe shprehte, se edhe une qe e ftova mendoja tjeter…”
Nje ateist s’ka moment kontakti me Zotin.
Kim e di Zotin.
Nuk di, a e njeh atdheun tend, kur e anonimon ate duke e karakterizuar si “Zululand”…
Eshte shume e vertete qe komentet jane te nivelit te ulet.
Fillojne me zoteri/zonje dhe mbarojne me turk/grek/slav per te mos vazhduar me tej.
I ashtuquajtury “hate” eshte evident.
Zgjidhja e thjeshte: Gjithkush te jete pergjegjes per ate qe thote.
Gazetat/Portalet serioze, te permendura ne emision, kerkojne te log-in ne konto te predifinuara.
Tema, si portal, eshte akoma larg nje pozicioni te tille mediatik sa te mund te mos terheqi me “hate” ?