Dita e parë e dialogut politik për reformën në drejtësi ka qënë frytdhënëse. Partia Demokratike ka hequr dorë nga mosnjohja e ekzistencës së arkitekturës së sistemit të drejtësisë, siç parashikohet nga amendamentet kushtetuese dhe në këmbim ka marrë një tjetër lëshim të madh nga mazhoranca.
Së pari, bëhet fjalë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një strukturë që opozita e cilësonte si kyçe në kapjen e sistemit nga qeveria. Demokratët kanë rënë dakord ta njohin si strukturë, ndërsa socialistët kanë hequr dorë nga formula aktuale e përbërjes së tij.
Ky këshill ka ndikim të gjerë në emërimin e disa drejtuesve dhe anëtarëve të institucioneve te reja të drejtësisë. Marrëveshja e dytë që është arritur sot ka lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit. Kjo është një strukturë e krijuar për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.
Burime zyrtare bëjnë të ditur për “Top Channel” se palët kanë rënë dakord që Byroja e Hetimit të jetë nën varësinë e prokurorisë Speciale, e cila nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokurori i Përgjithshëm.
Kompromisi është arritur duke e vendosur këtë strukturë, një nga më të rëndësishmet e reformës, nën varësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në tryezë janë për t’u diskutuar edhe 8 çështje të tjera, të ngritura nga Partia Demokratike.
Ore i bete strukturat si puna e qepes, mbi njera-tjetren. Po nese Keshilli i Larte i Prokurorise kontrollon gjithçka, cfare kuptimi ka te kete nje strukture tjeter? Per te vjedhur leket dhe patur me teper shpenzime?