Ja çfarë shkruhej në laptopin e gjetur në plehra të kamikazit të Brukselit

23 Mars 2016, 19:52Politika TEMA

Prokurorët belg kanë gjetur kompjuterin e një prej autorëve të sulmeve terroriste të ndodhura mëngjesin e djeshëm në Belgjikë.

Kompjuteri i Ibrahim El Bekraoui u gjet i hedhur në plehra, ndërsa janë gjetur disa mesazhe të tij.

“Jam në nxitim. Nuk e di se çfarë do të bëj?!”, shkruan ai. “Jam i rrethuar nga të gjitha anët”, vijon.

Shënimi u gjet në kompjuterin e hedhur në plehra në lagjen “Schaerbeek” të Brukselit.

Raporte të mëhershme të medieve belge bëjnë me dije se ishte gjetur një kompjuter ku përmbajtja e tij u përshkrua si “interesante” nga policia, ndërsa thuhet se aty janë gjetur të dhëna të komunikimit midis terroristëve dhe të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Nuk është ende e qartë nëse kompjuteri i gjetur në shërbimet e pastrimit është i njëjti i përdorur dhe i cituar nga Prokurori, raporton Oranews.

Belgjika është aktualisht në gatishmëri të lartë pas sulmit vdekjeprurës të martën në Bruksel, që la pas rreth 34 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

1 komente në “Ja çfarë shkruhej në laptopin e gjetur në plehra të kamikazit të Brukselit”

  1. ''Embrin a prun jatrat jona kur igen ka ARBERIA,pse kieqin manacuara ka Turkrat..... says:

    no comment,nuk ja vlen te merresh me nje korrak,pune sunitesh…..varu kkkkkkkk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje