Sulmet vrastare në Bruksel përforcuan edhe njëherë idenë se beteja e terrorizmit me botën perendimore, së cilëlës ne përpiqemi dhe pretendojmë ti përkasim, nuk do të jetë as shkurtër dhe as e kollajshme.
Prandaj edhe përballë Shqipërisë shtrohen disa pyetje themelore që kërkojnë përgjigje: a jemi ne një vend me rrezik të lartë në këtë betejë?
A duhet të ndihemi të frikësuar?
A i kemi sinjalet e para se gjendja po precipiton për keq dhe në këto anë?
Dhe natyrisht, çfarë duhet të bëjmë?
Çfarë duhet të bëjme përpos ruajtjes së kufijve, kontrollit të elementëve radikalë islamikë, moslejimit të shumfishimit të tyre dhe kthimit të Shqipërisë në një tokë pjellore, ku mbin me lehtësi fara e xhihadit?
Duke parë të enjten në mbrëmje emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, të krijohej ideja se rrezikun e kemi shumë pranë. Faktet e renditura aty ishin rënqethëse. Jo vetëm për mbi 100 bashkëkombasit tanë që janë nisur të bëjnë ushtarin e ISIS-it, në Siri; jo vetëm për faktin se xhamitë radikale jashtë suazës së komuninetit musliman po shtohen; jo vetëm për faktin se edhe këtu po shpërndahen trakte, që bëjnë thirrje për t’u “prerë kokat atyre që nuk besojnë në zot”.
Por edhe për diçka që tërheq një vëmendje jo të zakontë. Duke festuar sulmet makabre në Bruksel, zëdhënësit e ISIS-it iu drejtuan botës edhe me një mesazh në shqip, në mes pesë gjuhëve të ndryshme që ata përdorën.
Po çdo të thotë kjo? A mos është ky një sinjal se Shqipëria është disi “e privilegjuar” në synimet e tyre?
Po të dëgjoje, po prapë të enjten në mbrëmje, kryeministrin shqiptar në emisionin “Zululand” të Mustafa Nanos, formula e tij rekej ta zvogëlonte disi këtë rrezik, duke thënë: “Ne s’jemi më të mbrojtur se të tjerët, por nuk jemi as më vulnerabël se të tjerët”.
Në fakt, gjendja rrezikon të jetë disi më shqetësuese se kaq.
Nuk është rastësi që jemi populli që i kemi dhënë më shumë vullnetarë për frymë luftëtarëve të shtetit të Daesh-it. Nuk duhet marrë as me të lehtë, se ata kanë filluar t’i drejtohen botës në gjuhën tonë.
Por ka dhe më tepër.
Shqipëria ka qenë gjithnjë, pavarësisht forcës politike që e ka drejtuar, një partizane e flaktë e kryqëzatave të botës perendimore në Afganistan dhe Irak, që pranohen sot botërisht si katalizatoret kryesore të terorrizmit islamik. Shteti shqiptar ka bërë vasalin e bindur ndaj shërbimeve inteligjente perendimore, për të ekstraduar në mënyra okulte luftëtërët e xhihadit.
Pikërisht kjo “aleancë e verbër me djallin amerikan” dhe fakti që jemi një vend me shumicën e popullsisë potencialisht muslimane, mund ta bëjë Shqipërinë një target të privilegjuar të ektremizmit islamik. Nga njëra anë përkulja servile përpara vëllait të madh dhe nga tjetër feja që na ka lënë trashëgim perandoria otomane, na bëjnë një vend me rrezik të shtuar.
Po pyetja tani është: si duhet të sillemi ndaj këtij rreziku të mundshëm. Ç’duhet të bëjmë për tu përballur me këtë betejë tashmë të shpallur?
Spepse këtu nuk mjafton sllogani i të qenit të rrezikuar po aq sa edhe të tjerët. Shqipëria është më shumë dhe kjo jo vetëm për arsyet që përmenda më sipër. Ajo ka dhe motive shtesë për të prodhuar luftëtarë të xhihadit, si ata në Molembek të Brukselit, si ata të bidonvilëve të Parisit, apo të singjashmit e tyre, që jetojnë në vendet arabe.
Të gjithë ata së bashku, të lindur e të edukuar në Europë ose jashtë saj, kanë një të përbashkët. Ata janë të gjithë përfaqësues të shtresave që ndihen të margjinalizuara, të rinj që kanë humbur besimin tek mundësitë e barabarta dhe tek ideali i një jete më të mirë. Ata nuk janë thjeshtë përfaqësuesit e një vizioni të reduktuar që e paraqet botën si një përplasje mes barbarisë së tyre dhe vlerave të perëndimit. Në një farë mënyre nuk është islami, që i çon ata drejt dhunës, por është dhuna e shoqërisë ndaj tyre, që i drejton ata tek islami radikal.
Thënë këtë, vijmë tek një pyetje tjetër: çfarë kanë të përbashkët këta bij emigrantësh të zbarkuar në një perëndim, i cili i ka reduktuar çdo mundësi për të jetuar me dinjitet, me radikalët shqiptarë që marin armët dhe shkojnë të luftojnë për DAESH-in?
Një analizë e shpejtë na tregon se ndryshimet mes tyre janë ta pakta. Se ata marrin armët dhe pranojnë të bëhen kamikazë, apo luftëtarë kauzash të panjohura, vetëm e vetëm se bota ku jetojnë nuk ofton një hapsirë bujare për ta. Nuk ofron mundësi dhe ëndrra të barabarta.
Ndaj në konfuzion dhe dëshpërim ata zgjedhin një rrugë qore.
Po t’i kthehemi Shqipërisë, nuk është rastësi se ne filluam të eksportojmë “luftëtarë të xhihadit” drejt Sirisë, në të njëjtën kohë që filluam të eksportojmë me dhjetra mijëra kërkues azili drejt perëndimit. Ashtu siikurse luftëtarët shqiptarë të allahut i bashkon me të singjashmit e tyre kudo në botë, mungesa e shpresës, po ashtu i bashkon dhe shqiptarët që bëhen terrorisë, me ata që braktisin vendin, po i njëjti motiv: dëshpërimi se ky vend nuk bëhet.
Dhe kjo është arsyeja bazë që përpos të qenit një vend me shumicë muslimane, përpos rreshtimit tonë në betejat e padrejta në Afganistan dhe Irak, ne të jemi një vend i rrezikuar nga shtimi i radikalizmit islamik.
Një vend ku shteti punon vetëm për një grup oligarkësh, kur në shkolla nuk arsimohesh e në spitale nuk kurohesh, ku në gjykata nuk gjen drejtësi dhe në zyrat e punës nuk gjen mundësi për të jetuar denjësisht, ku qeveritë që ndërrohen premtojnë më shumë mirëqënie dhe luftë ndaj korrupsionit dhe pastaj sillen njëlloj si paraardhëset, ku kushdo që vjen në pushtet premton luftën ndaj atyre që lahen në vaska floriri, apo reduktimin e pabarazive (5% e shqiptarëve zotërojnë gjysmën e pasurisë së vendit) dhe më pas bëhen vegla të tyre, një vend i tillë pra, krijon të gjitha premisat për lëvizje dhe akte radikale.
Dhe këtë nevojë për shpërthim, nuk është aspak çudi ta shfrytëzojnë edhe islamikët fanatikë. Shqipëria është disa fish e kërcënuar nga zgjidhja qorre dhe barbare që ata ofrojnë, si alternativë ndaj mungesës së shpresës.
Por, pikërisht për këtë fakt, rreziku i tyre nuk luftohet me masa sipërfaqësore. Ai nuk luftohet as me kontroll të kufijve, as me bashkëpunim me shërbimet partnere, as me mbikqyrje të xhamive rebele, apo proceseve si ai ndaj imamëve të akuzuar për terrorrizëm. Sado masa serioze të duken, ato janë thjeshtë arrnime. Ato nuk zgjidhin thelbin e problemit, që po i prodhon vendit tokën pjellore ku vaditen terroristët e ardhshëm.
Pra, ato nuk garantojnë as një shtet më të drejtë, as më pak varfëri, as më shumë punësim, as më shumë mirëqënie dhe dinjitet.
Paradoksalisht, klasa politike dhe qeveritë e njëpasnjëshme që i propogandojnë ato, në fakt, pa vetëdije, janë aletatët kryesorë të prodhimit të elementëve radikalë, që lindin si kundrapeshë e gjendjes aktuale të gjërave.
Në këtë kuptim, kasta e sotme jo vetëm politike, e ka të pamundur të jetë një zgjidhje shqiptare, për betejën e pritshme me valën botërore të terrorizmit islamik. Zgjidhja nuk mund të jenë gjysëm masat e saj.
Ajo duhet kërkuar te forca të reja, që së pari do të qenë të afta të përmbysnin rendin aktual të gjërave, duke zvogëluar kështu shkaqet që e shndërrojnë Shqipërinë, në një tokë pjellore xhihadistësh.
Lapsi.al
Andi ,nipi dhe bythe-fshiresi Berisha! Na treguat, se u zute per pjesen e mbetur te jetes se Berishes,ne politike! Por paska qene loje! Semundja e madias eshte ,se jane te lidhur me mafien politike berishiane! Gjendja kaotike shqiptare ka nje emer PD dhe “udheheqesi legjendar” Berisha?! Vrasje dhe krime, deri ne tradheti ndaj atdheut, rendojne ne keta njerez Berisha dhe Basha! Keto mbrohen nga media berishiane! “Urime” Rames per nenshtrimin ndaj Metes dhe Sales!
hik mer gjakdhejer!
Gjyshi jot i ka stervit baballaret e ketyre arrixhinjve!
GJITHE ANA-ISTAT E ATIJ VENDI KANE 25-VJET QE USHTROJNE TE NJEJTIN EFEKT
PER SHOQERINE SHQIPTARE DHE ME GJERE
PRA E GJITHE MEDIA PUTANOISLAME QE KA BLLOKUAR NE ATE VEND
FRYMARJEN E DUHUR TE SHOQERISE SHQIPTARE
Bushati andi, nderron rolin me salehun.
Dikur salehu ja fshinte bycen andit te vogel, sot andi i rritur, ja fshin sumen, salehut plak.
Kesaj i thone hakmarrje dhe salehu, di ta beje me mire se kushdo.
Shkrim mjaft realist z. Bushati. Bravo!
Analizë anale. Përpiqu të shpjegosh jihadismin shqiptar, nëse mundesh, por atë që vjen nga perëndimi ti nuk mundesh ta kuptosh sepse duhet të jetosh këtej. Bastardët e lindur në Perëndim, janë parazitë që jetojnë me asistencë, që pérfitojnë gjithë benefitet e shteteve të tillë socialë që nuk e lënë njeriun të jetojë pa dinjitet edhe sikur të mos punojë. Të gjithë emigrantët janë njerëz të dëshpéruar qé kanë humbur besimin se mund të kenë të ardhme në vendet e tyre por kjo nuk I bën ata terroriste, por qytetarë shembullore e të devotshëm në vendet ku kanë shkuam sepse vlerësojne çfare kanë aritur. Kam përshtypjen se shumica e politikanëve dhe gazetarëve në Shqipëri kanë probleme me delirin e madhështisë dhe narcisizmin.
Respekt per kete koncetrate z.KRIS ku eshte e panevojeshme te perfshihesh ne koment me nje fare “nipi te Ramiz Alise” e njekohesisht edhe nip nga fam.Kapo!Ky eshte nje koncentrim i te keqes ku mendja i punon vetem per te goditur Ramen e asgje tjeter!Ne vitet 91 Frok Qupi(ç),beri nje shkrim me titull “Si nuk doli asnje budalla nga blloku” e fjala ishte per kete nip kaq te gjuar e dinak!Ndaj mos ja merr te vertete kete shkrim kopilit te bllokut!Lere te lehe konia,pavaresisht se zeri ka filluar e i trashet pasi eshte doç me dyshtetesi nje e ka nga gjyshja e nje nga gjyshi!
Ik mer klysh komunisti
Shkrimi eshte teper I sakte por I manget.
Arsyeja e pare nuk eshte varferia qe shteti mbjell, eshte agresioni shteteror I varferizimit te popullit,
Por kjo behet nepermjet kriminalizimit te drejtepersedrejte te shtetit, I cili ka lejuar, ka stimuluar dhe ka marre pjese politikisht dhe konkretisht ne ngritjen e strukturave rekrutuese.
Eshte pak te permendim rolin e Berishes ne anetaresimin e Shqiperise ne mjekercjapet, por kjo politike dhe praktike kriminale e trajtimit te shqiptareve si myslo u pasua nga cdo qeveri, dhe nga Nano, dhe po pasohet dhe nga Ramuti, pa menduar fare per pasojat fatale qe ka sjelle.
Arsyeja: Paraja.
Politika jone eshte inkriminuar drejtpersedrejti nga investimet e erreta te krimineleve.
Shteti jone u ka hapur dyert krijimit te celulave terrorriste qe me Berishen dhe po vazhdon dhe sot ti zgjeroje,
Asnjehere nuk jane luftuar me seriozitet organizatoret e rekrutimeve.
Ju eshte lene liri te propagandojne gjithcfare pislleqesh, deri te mohimi I Kombit, mohimin e Historise sic eshte bere me turperimin e figures se Skenderbeut, te mohimit te nene Terezes, deri te mohimi shqiptar I Kosoves dhe servirja e Historise sipas interesave serbe.
Dhe te thuash qe varferia ka rolin e vet, eshte si te mbyllesh syte perpara shkakut kryesor: Qeverite shqiptare dhe kosovare, jane bashkepunetore te drejtpersedrejti te kesaj katrahure, jo vetem me indiferentizmin e treguar ndaj ketij fenomeni te rrezikshem, por me pjesemarrje te drejteperdrejte ne organizimin e tyre, si pjese e strukturave sherbetore serbo-greke qe duan tja servirin Shqiperine ne tepsi Greqise dhe Serbise ne emer te luftes kunder terrorizmit.
Fenomeni eshte thelbesisht I krijuar nga shteti kriminel qe per leke shet nenen dhe babain.
Te paret qe duhet te ulen ne banken e drejtesise jane politikanet shqiptare,
NUK jemi potencjalishte te rezikuar nga terorizmi, skemi vajtur ne te paret per te bombarduar SIRINE ,IRAKUN E LIBINE e para skemmi kellqe e dyta intelegjence e infrastrukture ushtarake,dhe vendin tone e dime shume mire qe e mbrojne me shume inteligjenca e huaj aleatet tone ( ju kujtohet besoj inxhinjeri i huaj qe punonte ne fabriken e çimentos),ne kuadrin e brenshem me te vertete kane vajtur kane ne SIRI FORINFAITHR SHQIPTARE por sma do mendja per ideologji fetare por thjeshte per PARA,ne artikull shkruhet qe jemi shumica MYSLIMANE qe seshte e vertete se shumica eshte ATEISTE PA FE ne besojme vetem tek leku per mirqenjen e familjes dhe per te ardhmen e saj si gjithmone jemi suprizuar nga politikanet e qelbur te gjithe kohrave,kur thoni jemi shumica MYSLIMANE I BENI QEJFIN KOROFILLAQISE GREKE DHE RENEGATEVE SERBE nuk ma do mendja te meret njeri me popullin fukara SHQIPTARE neqoftese sjam i gabuar.
Vtem naivet mohojne rrezikun nga shpellaret arab,kur dihet se tani ne Shqiperi gjenden me miera muxhahedine dhe vehabiste radikal islamike.
KAMIKAZET’ E KANE SHUME ME TE QARTE SE GOMARET E GAZETARET QE ‘KLANI KAPO’ JANE AGJENTE TE ‘DJALLIT AMERIKAN’ SI E THOTE PA DASHJE KY BUSHAT KARABUSHI PRANDAJ I KA HYRE FRIKA NE SUME!?
……. artikulli eshte nje kendveshtrim. ashtu si dhe pergjigjet e shumta pro apo kunder tij. Nje gje eshte e qarte se vendi yne eshte me i pambrojturi ne europe. nese sot nuk i duhet kujt te vere nje bombe ne Tirane kjo nuk duhet te qetesoje askend. sepse nese do ti duhet neser per X arsye…….. ahere keta besnike te fese se tyre do ta djegin gjithe Shiperine.
ME SHUME SE KAMIKAZET KAPO DHE DOKTOR KRRIMINELI I FAMILJES 25 VJET Ç’FARE MUND TI BEJNE ME SHUME KAMIKAZET E JASHTEM!?
Kete pjesen e Shqiperise e ke thene mire kurse per ne Evrope ke thene te njejten gje qe thojne disa analiste ateist e materjaliste Evropjane qe akoma i rrine idese se shekullarizimi me konsumizmin i ben grupet e emigranteve qe mos te radikalizohen ne Islam ose ne grupe grabitjesh e droge e prostitucjoni ketu fillon gabimi se barazohet Islami me keto grupet kriminale kete e bejne ata qe skan njohuri per fene e Islamin sepse eshte krejt tjeter .nuk ju mungojne parat futbollisteve misliman gjerman por megjithate e shfaqin hapur Islamizmin dhe perkatesine fetare nuk kendojne himnin gjerman keta pse nuk integrohen kush i ndalon ose Dhkodran Mustafi qe i thote gazetarit Spanjoll hiqe birren nga tavolina se jam misliman ose ky i Kelnit si jep doren Ipevzhit qe kishte shkuar te interresohej per ekipin pastaj kemi futbollistet e kombetares qe e shfaqin hapur Islamin bile efhe kontribojne me para keta vetem se luajn futboll se jane te gatshem me kape efhe armet kemi edhe kengetar e kengetare nga Kosova e Maqedonia qe kontribojne per radikalizimin e Shqiptareve ne shume menyra ketu shihet se nuk jane fukarajt qe radikalizohen por keta kan financim me para dhe imazh nga elitat dhe pushken se kap ne dore nje qe nuk ka menduar me heret per te vrare kurse sot ju edhte dhene mundesia me shpreh urrejtjen e tij ne sherbim te Islamit keta jane ushtar dhe jo te gjithe behen ushtar se te ishin bere ushtare Sirjanet qe kan ikur sdo kishin pasur nevoje per ndihme .Dhe Islami nuk eshte produkt i varferise por eshte ideologjik dhe ka ndjeshmeri ndryshe nga Kristjanizmi qe ka ideologji Shpirtin Islami ka trupin edhe lufton trupat e njerezve nga urrejtja qe i bashkon shume misliman jane sportiste mjeke shkrimtare kshlla Bashkjak edhe deputet keta qe kan pasur deshiren me u integruar dhe integrimi eshte ai qe vjen me ju nenshtruar zakoneve vendase dhe jo vendasit te ardhurve por shumica e mislimanve thojne jane me te mira zakonet tona dhe nuk ju nenshtrohemi se jemi krenar qe jemi misliman .Keshtu thojne edhe ashqptaret jemi krenar per zakonet tona se jemi te vjeter me nje fjale perjadhtojme veten nga integrimi dhe dum te bejme ligjin atje e pushtojme ate vend me injorancen tone njelloj si mislimanet e lindjes fatkeqsisht kemi te njejtin mendim dhe veprim sepse kemi te njejten fe dhe kultur e qyteterimi eshte pasqyre e fese qe ke marre si trshegim .
Bushat une ta kame friken me shume ty o Xhihadist i Gazeterise servile o pjelle e komunizmit ….
Komplimenti z. Bushati, shkrim vertet i arritur. Analiza eshte shume sakt dhe racionale. Nuk kuptoj nje seri idiotesh, qe fatkeqsisht kemi shume te tille, qe bejne komente idiote te tipit nipi i Hysniut e bir eterve ….etj. Po cfare kuptimi ka kush e bene analizen qoft edhe Bin Ladeni apo Sali Berisha apo Hitleri, diskutohet nese eshte e verte apo jo dhe pse thuhet ajo e vertet, ne cilin kontekst eshte thene dhe ku eshte qellimi. Sinqerisht nuk kuptoj pse duhet komentuar thjeshte dhe vetem per te share?! O plera qe na u poftiset nese kini mendim te kundert thjesht shpreheni, kush ju ndalon ? Na ka transformuar te gjitheve mentalitetit i tokes se xanun dhe i zgjidhjes se problemeve me Jena ne Gjake.
Shqiperija do te jete gjithmone e rezikuar nga terorizmi per deri sa te kete analiste te tipit Kapo-Bushati, niper te komunisteve qe terorin e kishin te sanksionuar ne kushtetute me ter.in”lufte e klasavet”. Keta niper, me fjalor kurvash bekojne terorin xhihadist dhe e justifikojne kete me shpresen e humbur te rinise musulmane ne perendim dhe ne Shqiperi. Dhe tani po i them ketij xhihadisti me kollaro, nip teroristesh te pushtetshem dhe qe dhe sot nuk kane kerkuar falje per pushkatimet e tyre pa gjyqe apo vrasje masive per hakmarje si ato ne veri: Po pse or pusht, pak te rinj Kineze, Indiane, Ruse dhe qindra mijra dhe ne perendimin e pasur vuajne nga papunesija dhe mungesa e shpreses? Simbas teje o kelysh xhihadiso komunist keta duhet te lidhin ne trup breza me dinamit dhe te vrasin burra gra dhe femije krejt te pafajshem? Mendoj se xhihadistet i kemi ne shtepi dhe keta jane “analistet” bythelepires qe po tu cash barkun gnen brenda nje xhihadist me callme dhe brekushe ge ulur kembekryq.
Kur ka qene Kapo njehere e nje kohe, terroristet ulnin breket
Andi!Një analizë e shkëlqyer që bën thirrje për kujdes dhe marrje masash nga shteti…para se të jetë vonë…Analiza me qartësi jep arsyet përse duhet kBravoujdes dhe sugjeron edhe masat parandaluese..Natyrisht se nuk mund të jepen receta si për medikamentet që luftojnë mikrobet…Mirëpo vë re gjithë trishtim se,sa shumë mikrobe të rrezikshme paska stimuluar rilindja…Pjesa më e madhe e komentuesve janë njerëz të verbër dhe mendje ngushtë…Ata i duan dhe i presin gjërat..gjithçka gati nga Rilindja…për ta,ska as gazetarë e as opozitë…a ideologji tjetër…(rrnoftë Rilindja..përsërisin edhe në gjumë..për Turp të tyre..natyrisht…)Një bravo mund ti them edhe komentuesit: Qytetari Optimist..!Nga gjithë komentet që mund të lexojë ndokush….kupton se sa të mjerë dhe të varfër jemi shpirtërisht…Pjesa më e madhe…nuk meret me problemin,por me autorin…A thua se duhet gjykuar autori dhe jo rreziku që na kanoset…Ky është edhe niveli i qytetarisë sonë..si shqiptarë…Nuk bëmë asnjë përpjekje për tu civilizuar sadopak..Por shajmë me gjuhën e Berishës dhe politikanëve të tjerë…
mbase pëlqeni këto lloj komentesh ju të gazetës tema..XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX
YYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYY
ZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZ…
Duhet patjetër të shash ose akuzosh…ose ti bësh qejfin mero-plakut…që të lejojnë komentein..të publikohet..
Andi, te jesh i sigurte se keta komentues nuk jane gjithe shqiptaret. Keta jane qenie inferiore qe me keto komente siurojne edhe dicka me shume se buka e gojes ( duke bere gojore komentuse-mediatike).
Shkrimi eshte me nivel profesional- si gjithmone, por fatkeqesisht pulat dhe lepujt e fermes kane problem te mbushin stomakun dhe ate e sigurojne duke menduar sa me pak.