Deputetet demokratë Gent Strazimiri, Edi Paloka dhe Arben Ristani janë përplasur këtë të hënë me policinë teksa kanë protestuar sërish kundër projektit të lojrave te Parku i Liqenit. “Tirana është e lodhur me këtë tufë vulgare” është shprehur Bashkia Tiranë në reagimin e saj ndërsa ka theksuar më tej se parku do të bëhet.
I menjherëshëm ka qënë edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili ka theksuar se PD e cila sipas tij nuk ka vizion e lider, po përdor parkun për të shfryrë inatin ndaj qeverisë.