Një aeroplan Airbus A320 i linjës EgyptAir u mor peng nga një person gjatë fluturimit nga aeroporti i Aleksandrisë në Kairo ditën e martë dhe u detyrua të ulet në Larnaca, Qipro.
Sipas raportimeve flitet për 55 deri në 81 pasagjerë bashkë me 7 pjestarë të ekuipazhit, të cilët u morën peng nga një person që pretendonte se kishte eksploziv në trupin e tij.
Pas uljes së detyruar në Qipro, rrëmbyesi ka liruar pjesën më të madhe pasagjerëve, duke mbajtur vetëm shtetasit e huaj dhe pjestarët e ekuipazhit në avion.
Ndërkohë, autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin si një shtetas Egjiptian, 27-vjeç, i quajtur Ibrahim Samaha. Aktualisht policia është ende duke negociuar me pengmarrësin për lirimin e pjesës tjetër të pengjeve, ndërsa Samaha ka kërkuar një përkthyes dhe azil politik në Qipro. Raportimet bëjnë të ditur se në Qipro ai ka një fëmijë dhe ish-bashkëshorten e tij.
Lajme krejt te pasakta! Autori eshte me kombesi egjiptiane por shtetesi amerikane, profesor ne Universitetin Atlanta. Ish gruaja e tij eshte qipriote dhe me te ka 4 femije dhe jo nje!