Policia komunikon listen e personave te arrestuar ne flagrance per dhune ndaj policise

28 Mars 2016, 21:14Sociale TEMA
Policia komunikon listen e personave te arrestuar ne flagrance per dhune ndaj

Policia e kryeqytetit ka publikuar nje komunikate per shtyp mbi ngjajrjen e sotme tek liqeni dhe arrestimin ne flagrance te 13 personave qe dhunuan policine.

“Sot me datë 28.03.2016, ora 11.00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një protest pa leje, tek Parku i Liqenit Artificial Tiranë, me qëllim prishjen e rrethimit dhe të objektit në ndërtim “Kënd lojërash për fëmijë” që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë.

Strukturat e policisë së Drejtorisë Vendore Tiranë, kanë marrë djeni për këtë protestë pa leje dhe morën masa për sigurimin e rendit e të qetësisë.

Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan përpara hyrjes së kantierit në ndërtim, dhe rreth orës 11.30, një grup deputetësh të Partisë Demokratike  dhe konkretisht:
Edi Paloka, Flamur Noka, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gerd Bogdani, Gent Strazimiri,  shoqëruar nga protestues të tjerë, me veprime të dhunshme, tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit të vendosur në mbështetje të Policisë Bashkiake, duke hyrë brenda rrethimit të kantierit në ndërtim të “Këndit të Lojërave për Fëmijë”.

Pjesa tjetër e protestuesve që ishin jashtë këtij rrethimi, vazhduan me veprime të dhunshme ndaj kordonit të policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të bashkoheshin me pjesën e protestuesve dhe deputeteve që ndodheshin brenda rrethimit.

Nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në këtë proteste pa leje, u dëmtuan dhe u dërguan për mjekin ne Spitalin Ushtarak 3 punonjëse të policisë Bashkiake, të cilat aktualisht vazhdojnë të marrin trajtim mjekësore:

1. L. S.
2. S. A.
3. D. K.

Në lidhje me veprimet e dhunshme ndaj  personave që ushtruan forcë dhe dhunë fizike, ndaj punonjësve te policisë bashkiake dhe të policisë  Shtetit, nga specialistët e hetimit krimeve Komisariatit Nr 1 janë arrestuar ne flagrance  13 shtetas:

1. Grigels Muçollari
2. Indrit Hoxha
3. Erjon  Dizdari
4. Franci  Doka
5. Gerald Metko
6. Silvio Sheme
7. Jurgen Kupi
8. Soven Sheme
9. Arlind Kajo
10. Klejdi Kalaja
11. Ndriçim Babasi
12. Behar Hasa
13. Tonin Kolthi

Personat jane arrestuar ne flagrance për veprat penale “Organizimi dhe në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundershtim I punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit Penal”

8 komente në “Policia komunikon listen e personave te arrestuar ne flagrance per dhune ndaj policise”

  1. Anton says:

    Bravo policia! Keshtu behet shteti. Policia duhet te paiset me sprucatore me piper. Amerikanet e perdorin kudo madje edhe kunder studenteve ne kampuset universitare. Punon mjaft mire sepse te gjithe ata qe protestojne edhe ne menyre paqesore (sepse venia dore kunder policise perfundon me plumb ne koke) vrapojne drejt ujit per te shplare syte. z. Tahiri ju lutemi paiseni policine me keto sprucatore. Jane te shkelqyer. Nese protesta eshte paqesore le te bejne proteste por nese ata vene dore mbi policine tregojuni vendin. Sprucojini dhe rrihini me shkopinj. Policia te paiset me shkopinj qe tju thyeje kokat atyre qe guxojne te ngrene dore ndaj policise ose pengojne punen e policise.

    1. adri says:

      Burg Qenit strazimiri. Nese strazimiri nuk futet ne burg per kete krim arme mbajtje pa leje atehere duhet te deklarohen te pafajeshem te gjithe ata te tjeret qe jane akuzuar per arme mbajtje pa leje.
      Burg per kete qene kriminel qe ka shkelur ligjin.

      Policia dhe Prokuroria i kane provate plota me kamera ku FLAMUR NOKA kriminel se bashke me Genc Strazimirin kane goditur dhe dhunar forcat e Policise se rendit Publik me shume se nje here. Te fillohet ndaj tyre procedimi penale dhe te arrestohen.

    2. Cekici mbi koken e Alpajnit says:

      Eh pike e zeze….Shqiptare te arrestuar paska vetem nja 4 -5. Te tjeret te gjithe te huaj. Grigels, Franci, Gerald, Silvio, Jurgen, Soven…dhe turku Behar

  2. E po kjo pune! says:

    o frymore qe protestoni qe te mos kene park kalamajte e qytetarit te thjeshte pasi ia nxite jeten si tufe 25 vjet me zullume kudo. Palo qe i shkolloni femijet jashte me parate pa djerse dhe kalamajte e te varferve i lini edhe pa nje kolovajze, vetem grekqira dhe serbolja ia ben keshtu shqiptarit, cfare race jeni ju mor te fandaksur qe krijoni pseudokauza per te evituar drejtesi per pislleqet e tranzicionit qe jane bere ne tufe. Rama, mos bej pune tjeter por mirato ato dreq reforma pastaj futju piktures per qejfin tend. Hap deren qe te behet drejtesi.

  3. exact says:

    Po te iehte Saliu ne pushtet sot ai do vriste 4 a 5 protestues. Ai vrau kot ne 21 janar jo sot qe mund te kishte te drejte.

  4. A.K. says:

    Une nuk kuptoj per cfare shkon policia tek liqeni,cfare mbron,pasi me vjen shume keq qe behen perplasje per asgje.Leri te lire te mlidhen te flasin,pasi aty nuk ka ndonje gje per te prishur.Nuk besoj qe ai gardhi i telave te kerkoje aq police per ta mbrojtur.Kushtojne shume me teper policet se vete gardhi.Po policia e shtetit nuk ka pune qe shkon aty.Per kete i paguajme taksat qe te angazhohet policia per te mbrotur nje cope toke qe i perket te gjitheve.Per mua eshte turp per ata qe nxjerrin ata djem e vajza te reja te perplasen per te mbrojtur nje cope toke qe nuk ka se cfare ti mbrosh.Mire e kishit pa gardh,se shume, shume do prishnin shiritin.Nuk mund te uleni dhe te sqaroni njeri tjetrin duke i lene ironite dhe grindjet.Trasparenca ne komunikim shuan cdo mosmareveshje.Koha e te forteve ka mbaruar,logjika eshte ajo qe duhet te triunfoje.

  5. Sali kari says:

    Aman lirojeni TAKUN E LEMES Thic Babasin

  6. mirel says:

    Po po arrestojini keta, vetem nje dege peme kane prishur dhe shtyrje me policet.
    Nuk u falet dhe ta beni punen shume mire.
    Per ata qe hodhen ne ere Gerdecin dhe vrane 26 veta, dhe per ata qe vrane ne 21 Janar, mos merrni asnje mase.
    Tekefundit duket ku I dhemb shtetit – te leku.
    Ketu I prishen biznseset Edi Ramiut, dhe ste fal.
    Viktimat e Gerdecit dhe 21 Janarit nuk I kushtojne njeriu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje