VIDEO/ Dëshmia e Arian Melonashit: Ja pista e Aeroportit ku desh vdiq Aleksandër Meksi

28 Mars 2016, 18:24Sociale TEMA

Ish- gazetari i Radiotelevizionit Shqiptar, Arian Melonashi tregon dëshminë e tij për ngjarjen në Aeroportin e Rinasit në vitin 1992, ku avioni i kryeministrit Meksi u detyrua të ulet në një pistë pa drita.

Ja dëshmia e tij për gazetën TemA:

“I nderuar kryeredaktor, pashe ne faqen tuaj nje dic mes rrefimeve, kujtimeve e hamendjeve rreth nje atentati ndaj kryeministrit te kohes ne vitin 1992.

Ju e dini fare mire se ne ate kohe, une nuk kisha raporte te mira me Sali Berishen, pasi ne te nisa te shoh nje politikan qe antikomunizmin e tij e shprehte dhe e zbatonte me metodat e me frymen me puritane komuniste, por te mendohet qe ne ate kohe ishte duke pergatitur nje atentat ndaj kryeministrit Meksi, me duket krejt e pavend.

Ishte nje kohe shume e veshtire per Shqiperine dhe kujtoj qe drejtori i Rinasit me terhiqte per menge prej disa muajsh, per te gjetur mundesine te flisja ne Revisten Televizive per gjendjen katastrofike te aeroportit.

Nuk dua te shkruaj me gjate, ende e kam te ruajtur kroniken e transmetuar ne TVSH ne lajmet e ores 20 me 12 maj 1992. Aksidenti i Aleksander Meksit, me sa mbaj mend ndodhi te nesermen apo te pasnesermen ne darke.

Kerkoj te falur per cilesine e filmit, gjithsesi eshte nje dokument qe besoj hedh drite atje ku me polemikat e ketyre diteve, po mundohet te hidhet hije”.

 

12 komente në “VIDEO/ Dëshmia e Arian Melonashit: Ja pista e Aeroportit ku desh vdiq Aleksandër Meksi”

  1. SHPRESEHUMBURI says:

    TEMA……….,CFAR TE SHOHIM …. VIDEOJA NUK HAPET ?

    1

    1. Jo more! says:

      Ja edhe komenti im,qe verteton me se miri se Meksit i ishte pergatitur aksidenti!
      Shikoni vidion time te regjistruar ate nate sapo u fiken dritat!
      Ja edhe avioni qe po ulet ne pisten e erret!
      E shikoni edhe pilotin qe ka nxjerre koken tek dritarja me xham te thyer dhe qe po na i ben me dore???
      Nuk e shihni as avionin dhe as pilotin???
      Ohuhaaaaaaa!
      E cfare te bej me teper une juve kur nuk shihni nga syte???
      -Eshte erresire e plote-thoni ju???
      Pikerisht pse eshte erresire aty eshte pergatitur edhe aksidenti i Meksit!
      Mos donit ju qe aksidenti te ndodhte ne pisten me drita???
      Nuki ka shanse te ndodhe!
      Ne se kuptoni,ju lumte,ne se jo,eshte faji i juaj!
      Sidoqofte rishikojeni vidion time here pas here mbase ju zgjohen instiktet normale dhe bindeni plotesisht se aty ka patur aksident!
      Po pse aksidentet e Trebickes dhe Olldashit mos i pa njeri ne vidio???
      Po ja keshtu i bejme aksidentet ne:QE TE DUKEN TEPER TE BESUESHME ose fare te mos besueshme!
      Po shtyllat e tensionit qe rrezoheshin sa here ishim ne ne opozite,mos i shihte njeri???
      Jooooooo!!!
      Epo nuk kam faj une se ju as kuptoni e as shikoni!

  2. Qehajai i bejlerbeut te sulltanve says:

    pfffffffff!!!!!

  3. Anila says:

    Z. Mero,
    Arian Melonashi eshte shquar gjithnje per profesionalizem dhe ndershmeri. Ishte kunder Berishes me gjithe shpirt, e perbuzte ate. Ka kohe qe eshte larguar jashte vendit, jeton e punon ne Itali. Deshmia e tij, e pakundershtueshme, le te sherbeje qe opinioni te njohe Izet Haxhine, i cili ka muaj te tere qe perpiqet te trazoje Shqiperine. Ai ka frike nga ekstradimi, sepse, sido qe te jete, do shkoje ne burg per te shlyer denimin qe ka mare. Roli i ti, j ne mbeshtetje te vrasjes se Azem Hajdarit, eshte provuar nga gjykata. Meqenese hiqet si njeri qe eshte penduar per veprat e tij, le te vije vete ketu, te mbaje ne kurriz ato qe ka bere dhe, pastaj te deshmoje kunder Berishes e te tjereve.
    Ju drejtoni nje gazete, qe lexohet nga shume njerez, prandaj eshte detyra e juaj t’u mbyllni rrugen atyre qe jetojne me shpifje.

  4. Thomaidha says:

    A jeni ne vete apo jo?
    Cfare deshmije ka dhene ky Melonashi qe nuk po e lexojme gjekundi?
    Cfare quan deshmi ky ish gazetar?
    Po kronika e transmetuar 24 ore para aksidentit te Meksit,perse duhet dhene kur nuk ka te beje me vete aksidentin???
    Cfare drite ke hedhur ti o ish gazetar(qe mos qofsh) dhe del ketu te na derdellitesh sa per te dale emri yt???
    Eshtre turp qe nxirren lolo te tille pa ASNJE VLERE DOKUMENTARE DHE JETESORE!
    KY KA QENE I PUNESUAR NE TV , POR NUK KA DITUR NGA LIDHET GOMARI!

    1. Shahisti says:

      Po mire o Thomapidha, sipas teje cfare deshmije ka dhene Izet Haxhia qe paska VLERE DOKUMENTARE DHE JETESORE?

  5. Populli says:

    Qe Sali Berishovici eshte kriminel dhe vrases, nuk e luan as topi. Puna eshte se ai ka zhdukur gjurmet per te gjitha vrasjet e bera.

  6. fieri says:

    te gjithe kriminelat jane quar ne kembe per te perfituar nga keta pushtetare kriminela
    e çfare deshmie qenka kjo
    ju ka ardhe dita e kriminelave

  7. tomi says:

    Po mire Kryeministri Aleksander Meksi se kishte pare kete situate ne rinas,,,,,
    Haxhia do hedhe shashken tjeter neser,,,

  8. tomsojeri says:

    Kujt po doni ti mbushni mendjen or te shitur ! zaten prandaj zben hajer ky vend se lakej si ju qe dilni ne mbrojtje te Sali monstres ben mir qe nuk klthehet Izet Haxhia Po ti mor gazetari me deshmin tende cfar don te thuash !!!! Ai aeroport nuk ish i rezikshem vetem per Lek Meksin por per te gjith ata qe zbresin aty Pra mos na shit hallv misri se vet po pranon qe edhe diten paraqet rrezik e jo naten pa drita ! Po na shet “mallin” anti Berish e kerkon te mbrosh cilsin e tij ! Po ti Anila mos je Argita???????Kerkon denimin e Izetit ti e nuk te rruhet fare per kriminelin qe corbosi ter Shqiperin ! Mos vall edhe Olldashit ju fiken dritat apo Trebickes ,apo Remzi Hoxhes !!! Apo 4 viktimat e Janarit qe kishin neper duar “Cadra kallashnikov” per te” vrar” qenin e terbuar ! Ti gazetar Melotrashi mos mos vall kronika yte dy dit para ardhjes se Meksit do te ishte alibia e aksidentit te mirstudiuar !! Saper Izetin po ju them se ska ngel ma burr aty, te bej ate qe ben ai ! Po te mos ish Izeti dikush tjeter do bente punen e Izetit pran monstres e zdo kishim rastin kurr te mesonim kto cka thot ky hero sot ! Shqiperia esht mbushur me burra te dhier e Izeti mir ben qe nuk vjen ……….

  9. passionanti says:

    Une nuk pashe asgje ne videon e tij qe te me tregonte se ishte apo nuk ishte aksident, bile aty video tregonte se kishte drite plot, nuk e di, ishte diell apo makinat e Meksit. Kjo video eshte hedhur kot si shume gjera ne shqipen post historike alla berishjane. Mund te jeme gabuar: eshte drita e mendjes se atij qe ka bere videon! Po, lereni tani, sa i di Izeti qe ka qene ngjitur bythes se Saliut, nuk i di asnje. Besoj se Izeti ja pregatiste dhe “fishekun” Saliut ne krevat per ta futur tek vendi i “shenjte” i Lirise ne ate kohe.

  10. Aron says:

    Melonashi thote:”Nuk dua te shkruaj me gjate, ende e kam te ruajtur kroniken e transmetuar ne TVSH ne lajmet e ores 20 te dates 12 Maj 1992. Aksidenti i Aleksander Meksit, me sa mbaj mend ndodhi te nesermen apo te pasnesermen ne darke.”
    Vertete interesant ky deklarim. Cdo koment duket i tepert, Me kete deklarim zoti Millonashi, duket sikur i shpjegon te gjitha. Kronika tingellon qartesisht, (nese e kam kuptuar drejt thelbin e saj), si justifikim per ate qe pritej te ndodh nje ose dy dite me vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje