VIDEO/ Muzikë, alkool dhe femra, ja çfarë bënin vëllezërit Abdeslam përpara masakrës së Parisit

28 Mars 2016, 18:14Sociale TEMA

Vetëm disa muaj përpara ngjarjeve të Parisit, ku mbetën të vdekur 130 persona, vëllezërit Abdeslam ishin duke festuar në një lokal nate në Bruksel.

Në një video të bërë publike ata duken teksa kërcejnë, pijnë alkool, tymosin dhe flirtojnë me femrat.

Videoja e publikuar së pari nga CNN është fimuar nga miq  të dy vëllezërve Abdeslam, Salah dhe Brahim. Disa muaj më vonë, Brahim i cili në video shfaqet duke kërcyer me një vajzë bjonde, do të hidhte veten në erë jashtë një kafeneje në Paris.

Çuditërisht, thuhet se pas asaj nate ata papritur u radikalizuan. Nuk shkonin më nëpër festa dhe hoqën dorë nga alkooli dhe cigaret, ndërsa kohën e lirë e kalonin në shtëpi duke u lutur.

Abdeslam, 26 vjeë u arrestua një javë më parë në Bruksel si pjesëmarrës në masakrën e Parisit, nëntorin e kaluar. Ai gjithashtu dyshohet se ka qenë edhe një nga organizatorët e sulmeve të Brukselit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje