Edhe Rakip Suli si Leskaj: Do t’i kërkoj Metës që mandati im të shkojë në Kushtetuese

31 Mars 2016, 11:16Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Rakip Suli ka deklaruar publikisht se do të bëjë të njëjtën gjë si kolegia e tij Valentina Leskaj, pas këmbënguljes së opozitës për mandatin e tij të deputetit.

Në një prenoncim për ‘News24’, Suli u shpreh se do t’i bëjë kërkesë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që mandati i tij të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund të imponosh asnë deputet për ta votuar. Cdo deputet ka të drejtën e vet si voton në Parlament. Ditën e  parë e kam bërë të qartë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese.

Është thjesht një pretendim i opozitës sepse nuk kanë asnjë kauzë tjetër. Do të bëj edhe unë të njëjtën gjë si zonja Leskaj”, tha deputeti socialist Rakip Suli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje