Taulant Balla-demokratëve: Ku e keni Indiana Xhonsin, çfarë dorëzoi dje, pistoletën apo këllëfin e Ristanit?

31 Mars 2016, 11:52Politika TEMA

Taulant Balla e ka cilësuar si hipokrit qendrimin e Partisë Demokratike për dekriminalizimin, kur vetë kanë një deputet që lëviz me pistoletë në brez.

“Ku e keni Indiana Xhonsin?

Ku e keni Strazimirin e famshëm?

Pse nuk e sillni këtu?

Vetë Strazimiri e ka për detyrë të na sqarojë se çfarë dorëzoi dje, pistoletën apo këllëfin e Ristanit.

Si s’keni turp. Jeni zënë ngushtë, Strazimirin duhet ta lëshoni, por gjenerali thotë se nuk duhet ta lëshoni sepse ikin të gjithë. Po bëni gabimin më të madh. Punimet e Kuvendit do vazhdojnë, po ju lëshoni Strazimirin”, tha Balla në Kuvend.

Ai kërkoi që PD të mbajë të njëjtin standard sit ë Partisë Socialiste, e cila e përjashtoi deputetgin Prenga të akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Deputeti socialist nxorri një foto të Flamur Begës me Lulzim Bashën dhe një tjetër me Jozefina Topallin.

Çfarë duhet të them unë, se bombat i ka vënë Lulzim Basha apo Jozefina Topalli?

Balla i kërkoi PD-së të përjashtojë Strazimirin dhe të kërkojë hetime nga Prokuroria për këtë rast.

1 komente në “Taulant Balla-demokratëve: Ku e keni Indiana Xhonsin, çfarë dorëzoi dje, pistoletën apo këllëfin e Ristanit?”

  1. gita says:

    Ja pra .Foto me nje kriminel dy koka te PD.Kjo do te thote per mua qe tritoli ne Shqiperi ne shtylla te tensionit te larte ,e ne cdo vend tjeter nuk jane pa autor por ata kane emra dhe jane fytyrat e fotove dhe te tjere . Prokuroria duhet te zbuloje cfare lidhje kane keta me te arrestuarin.Po te ishte e kunderta PD do t’i vinte zjarrin Tiranes dhe Shqiperise, se po shkaterrjne edhe pa gje dhe jo me pastaj sikur……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje