Xhafaj i kërkon Hahn një tryeze donatorësh për mbështetjen afatgjatë buxhetore të sistemit të drejtësisë

30 Mars 2016, 19:05Politika TEMA
Xhafaj i kërkon Hahn një tryeze donatorësh për

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj u takua me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Xhafaj vlerësoi asistencën e dhënë nga ekspertët e EURALIUS dhe punën e palodhur të ekspertëve të huaj krahas atyre vendas, ndërsa i kërkoi Komisionerit Hahn mundësinë e mbështetjes nga Brukseli në hapat e mëtejshëm të reformës dhe veçanërisht lidhur me zbatimin e saj, ngritjen dhe forcimin e institucioneve të reja të sistemit etj. Ata diskutuan veçanërisht lidhur me procesin e vlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, rolin e BE në këtë fazë të procesit si dhe me nevojën e një tryeze donatorësh për mbështetjen afatgjatë buxhetore të sistemit.

Nga ana e tij, Komisioneri Hahn vlerësoi shumë pozitivisht procesin e Reformës në Drejtësi, punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe Grupit të ekspertëve të atashuar pranë tij si dhe evidentoi faktin se Brukseli është treguar i kujdesshëm që reforma në drejtësi të jetë pronë e shqiptarëve të cilët kanë të gjithë përgjegjësinë para qytetarëve të vendit për miratimin dhe zbatimin e kësaj reforme kyçe për të ardhmen e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Hahn u shpreh se reforma është e vështirë, por ai është besim plotë se do të japë rezultate pozitive për të ardhmen europiane të vendit. Gjithashtu ai vlerësoi kërkesat për mbështetje për asistencë financiare dhe ekspertizë teknike dhe u shpreh i gatshëm të iniciojë e të mbështesë hapat përkatëse për këtë gjë.

2 komente në “Xhafaj i kërkon Hahn një tryeze donatorësh për mbështetjen afatgjatë buxhetore të sistemit të drejtësisë”

  1. Gertjan says:

    Eshte vertete per tu vleresuar roli i z. Xhafaj per Reformen ne Drejtesi. Si keru i Komisionit te Posacem, ka mbajtur nje qendrim asnjeanes dhe mbi palet, qendrim tejet korrekt. Vleresimi i z. Hahn e konfirmon nje gje te tille. Realizimi i reformes eshte i domosdoshem, ne fund te fundit na sherben te gjitheve ne. Palet te gjejne gjuhen e perbashket e te avancojne me tej me kete proces.

    1. Falmerayer says:

      E verteta eshte qe Fatmir Xhafaj deri ne kete pike te procesit eshte treguar konstruktiv. Prania e eurokomisionerit Hahn dhe mesazhet e tij per bashkepunim duhet te merren ne konsiderate. Reforma duhet kryer me patjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje