Pas një lufte të gjatë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe fitores së saj të përkohshme në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, tashmë Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë qendrës Res Publica.
Gjykata ka prishur vendimin e Shkallës së Parë, duke pranuar padinë dhe detyruar Ministrinë e Mbrojtjes që të japë dokumentat e kërkuara nga Res Publica.
Më 17 Tetor 2013, Res Publica i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes informacion në lidhje me shumën e shpenzuar nga institucioni për reklamat për vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013, si dhe listën e shoqërive tregtare që janë paguar për spotet audiovizive, përfshirë produksionin dhe transmetimin ose publikimin.
Ministria e Mbrojtjes heshti ndaj kësaj kërkese, si dhe ndaj ankimit administrativ të paraqitur në nëntor 2013.
Për këtë arsye Res Publica iu drejtua gjykatës.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor Ministria e Mbrojtjes refuzoi dhënien e informacionit me argumentimin se ai përbënte “sekret hetimor”, pasi dosja e reklamave të vitit 2013 ishte duke u hetuar nga prokuroria.
Ky argument nuk vlente, por Gjykata Administrative e Shkallës së Parë më 16 Prill 2014 i dha të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes dhe rrëzoi padinë.
Res Publica, e bindur që ky vendim ishte i gabuar, u ankua në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendosi prishjen e vendimit dhe pranimin e padisë duke detyruar Ministrinë e Mbrojtjes të japë informacionin të kërkuar.
Pavarësisht kohëzgjatjes së këtij procesi gjyqësor, tashmë një gjykatë e një niveli më të lartë konfirmoi se e drejta e informimit është një e drejtë kushtetuese dhe dhënia e informacionit përbën detyrim ligjor.
Ky vendim është një leksion i mirë demokracie për Ministrinë e Mbrojtjes dhe një leksion shteti ligjor për Gjykatën e Shkallës së Parë për kërkesa të ngjashme në të ardhmen.
Turp per RAMEN dhe Rilindjen ,qe moren votat e mijra socialisteve te ndershem dhe po e perdorin pushtetin dhe me keq se SALIU ,duke shitur dhe dhene me koncension cdo prone dhe sherbim publik tek tarafet dhe miqte e tij . Nga Kodheli qe denoncoi te gjitha aferat korruptive te Imamit mos prisni transparence ,se eshte urdheri Rames.
Socialistet nuk votuan personalisht personalisht per Ramen sic Interpretojne disa mashtrues dhe servil ,
e,qe ai e ka kthyer ne ciflig te tij ,ku bashke me minstrat ushtar Ahmetaj dhe Ikonomi po zbaton skenarin me te poshter te kthimit te Shqiperis ne protektorat te miq e te tij oligark vendas dhe te huaj . Te gjitha koncensionet,qe e vodhen shqiperine po falimentojne dhe ai si mashtrues vazhdon rrugen e Saliut duke nxjerre ,dy manekinet e tij qe deklarojne sePPP ka dhene rezultate ne vende te tjera . Jo zoti Rama nuk je votuar per te varferuar me keq shqiptaret .
Ore kush i ka vjedhur leket si perfundim?!
O te marre, ka qene vete ministrja Kodheli qe e ka kerkuar nje gje te tille pasi Arben Imami kishte hedhur para pafund te Klani per kete ceshtje. Ja kaq eshte e gjitha.
Si gomar qe ja ashtu te takon te thuash.
Ti shkruan si te thote Saliu,pa lexuar fare qe behet fjale per Berishen dhe Imamin e tij o qyp.
Kodheli e coi vete Imamin ne prokurori.
Lajm koti, e gjithe ku eshte muhabet procedurash. Ju e beni sikur eshte bere qameti
Cfare thoni ,ja fusni kot.Po a nuk ishte Min.Kodjeli ajo e para nga gjithe qeveria qe coi dosjet e paraardhesit ne prokurori?Apo si do hidhni balte nuk rrini dot pa nxjerr dufe koti ju.
Moj Ledi cfare thua?Po Min.Kodheli i ka denoncuar e para vet keto reklama ne prokurori te bera te Klani.Pse flet kot kur nuk di dhe per me teper nuk kupton cfare thuhet.
E cfare lajmi ka ketu.Ska lidhje fare me Ministren Kodheli.Keto qe jane kerkuar skane lidhje me periudhen kur ka qene ajo ministre.Kur nje dosje eshte ne prokurori nuk jepen informacione.Shume mire ka bere ka zbatuar ligjin.
Po te drejte ka qe si jep.Po te jene ne prokurori ska te drejte te nxjerr informacione.Ajo ishte e para ministre e qeverise Rama qe coi dosjet e korrupsionit te paraardhesit Imami ne prokurori.Te tjeret e bene pas saj.Bravo MM .
E vertete eshte qe Mimi Kodheli e dergoi dosjen ne prokurori. Po pastaj kur prokuroria e mbylli dosjen dhe Mimi u ankua ne gjykate pse u terhoq pastaj? Kush i dha urdher ta terhiqte ankesen dhe ta mbyllte dosjen? Pse nuk i jep dokumentat qe kerkojne njerezit? Pse gjykata e urdheron te jape dokumentat dhe ajo i mban te mbyllura? Apo sepse do dale se cfare pazaresh ka bere Sandri me Imamin dhe Mimi ka marre persiper te qepe gojen se Rama i ka rregulluar pazaret me Sandrin?
O Muci po Imami me Salen dhe klani i ka vjedhur.Shiko vitet kush e ka patur M.Mbojtjes atehe sdo shume mend e gjen .Kodheli ska lidhje fare me keto vite.I lumte qe i coi ne prokurori keto dosje.Ska lidhje fare me keto qe thuhen lart fare ajo.
Eshte per ardhur keq qe akoma nuk njihen disa parime qe per te kerkuar nje informacion ne lidhje me nje procedure te caktuar, kerkuesi duhet te kete nje interes te ligjshem dhe per me teper kur informacioni ne fjale eshte objekt gjykimi nga prokuroria. Per me teper qe Ministria e Mbrojtjes ia ka vene ne dispozicion gjithe informacionin e nevojshem organit kompetent.
Spotet e pakuptimta në TV Klan të Min së Mbrojtjes nën drejtimin e Arben Imamit ishin dukshëm shpërblimi i Dr qoftë largut për shërbimet që i bënte Aleksandër Frangaj
“Shpifja dhe genjeshtra e kane jeten jo shume te gjate, sepse jane pjelle e se keqes qe perpiqet te behet “e mire” nepermjet po te keqes, qe jane shpifja dhe genjeshtra…” marre nga vepra e filozofit & politilogut te madh Britanik i shekullit te kaluar J. D. Hamilton.
Per Ne shqipot shpifja dhe genjeshtra nuk eshte e re ne moshe, pasi e trashegojme nga shume shekuj brez pas brezi, por pas dy rregjimeve totalitare te fundit (Zogizmit dhe Enverizmit) jemi prej 25 vitesh ne rregjimin e Provincializmit me dominim te dhunshem edhe kur nuk eshte ne Pushtet, pasi Provincializmi me ne krye fundrrina Komuniste e Sigurimse te strehuar neper Parti ne kuader te Pluralizmit e Demokracise-liberale, ku maja e te keqes (shpifjes e genjeshtres, vjedhjes e vrasjes) eshte Berisha vete me gjithe familje biologjike e politike nen emrin Parti demokratike, te strehuar ne SHQUP (nje ish-Repart Ushtarak, sepse vertete e tille e ka mentalitetin nga imponimi i Provincializmit berishjan e bandave te tij rajonale e do qytetare pa shtylle kurrizore qe e mbajne akoma per “Perendi” bishen…). Shpifja dhe genjeshtra e mesiperme ka nje fabrike: SHQUP…
O Adriatik.Nuk i ka cuar Mimi ne gjykate po kjo shoqata.Mimi i kishte ne prokurori kur ky i kerkonte dhe gjykata i ka dhene te drejte Ministrise qe mos ti jap.Tani apeli i ka dhene te drejte kesaj shoqate meqe e ka mbyll prokuroria si gjithmon dosjen.Cfare ka qe nuk kuptohet ketu apo te pelqen ti perlyesh njerezit dhe kur jane me te drejten dhe ligjin.
E hengri dhe Mimi Kodhelja.
Preshi i Imamit i paska mbetur Kodheles ne dore,qe nuk di se ku ta fusi.