Del në shitje Tirana Airport: Mund ta blejnë kinezët?

30 Mars 2016, 12:19Politika TEMA

Tirana Airport Partners (TIA), kompania që ka një kontratë koncesionare për menaxhimin e aeroportit të Rinasit është në negociata për tu shitur, sipas burimeve nga institucionet shtetërore vendase.

Burime zyrtare nga TIA, të kontaktuar nga Monitor, nuk pranuan të bëjnë koment lidhur me këto negociata, ndërkohë që pohuan se janë shumë afër mbylljes së negociatave me qeverinë shqiptare për rishikimin e kontratës koncesionare.

Monitor ka mesuar se një kompani kineze, Fairmont Investment Group, është e interesuar për të blerë TIA, dhe negociatat po vijojnë prej disa kohësh.

Aktualisht pronarët e Tirana International Airport janë:

–DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%

–Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%

–AviAlliance GmbH-47%

Së fundmi, kompanitë kineze po shfaqin interes për tregun shqiptar.

Jeo Jade, një nga grupet më të mëdha të pavarura të energjisë kineze, njoftoi se ka hyrë në një marrëveshje për të blerë kompaninë e prodhimit të naftës Bankers Petroleum, për një shumë prej 407 milionë dollarë.

Rishikimi i kontratës

Qeveria shqiptare në vitin 2004 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare “Tirana Airport Partners”, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese.

Sipas së cilës, “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Më tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash.

Prej disa vitesh, qeveria është ne negociata me koncesionarin për ndryshimin e kontratës dhe disa herë ka deklaruar zyrtarisht se negociatat janë mbyllur.

Ky eskluzivitet ka penguar hyrjen e kompanive me kosto të ulët në Shqipëri dhe ka bërë që vendi të ketë tarifat më të shtrenjta të biletave në rajon, duke bërë që shumë shqiptarë të zgjedhin aeroportet e Prishtinës, Podgoricës apo Shkupit drejt destinacioneve europiane./Monitor

13 komente në “Del në shitje Tirana Airport: Mund ta blejnë kinezët?”

  1. hysen daci says:

    aeroporti eshte dhene me koncesion e per ate administrohet nga koncesionari maskara gjerman. Pra pronari eshte Shqiperia dhe besoj se kalimi i koncesionit te nje tjeter nuk mund te behet pa lejen tone.prandaj keto duhet te na informoni….

    1. Myzeqeja says:

      Pse nuk e ndertove vete o trap me zile, parate qe duheshin ose ja merrje taksapaguesit shqiptar ose i merrje borxh me interes mbi 10% dhe taksapaguesi shqiptar (perfshi edhe ate qe nuk ja ka idene se ku bie aeroporti) te paguante deri ne larjen e borxhit 3-fishin e shumes. Vec kesaj te administrohej ndertimi nga Meta ose akoma me mire nga Basha qe te shkonte kostoja si ajo e “autostrades” se kombit. Per cilesine nuk po flasim, se do te ishte me siguri po aq e larte sa ajo e rrugices se kombit, e cila kerkon perseri nje investim 100-milionash per tu mirembajtur. Kerkon qe investitior gjerman te dali pa breke dhe te mos arrije te marre as leket qe ka investuar, po beje njehere vete o i mjere, nderto nje shtepi dhe jepja pa qera nje fukarai!

    2. ALpini says:

      Ne foto duket Edi Rama duke hyre ne aeroportin e Rinasit
      por nuk do jete e larget ajo dite apo nate qe hy do
      mundohet te largohet fshehurazi nga Shqiperi.
      Do mundohet por nuk do munde.

      1. sb says:

        po Alpidh, kqyre kqyre mire. Jo si baba jot, salikari qe vinte verdalle me jelek antiplumb e me nje lukuni rojesh

        1. F.K says:

          Hahahahahahahaha sa kam qesh ,,i madh [email protected]

      2. pse says:

        sigurisht,pasi do trembet nga ty!

  2. Mysafiri says:

    Ajo qe bie ne sy ne kete foto, jane xhaketat e zvarranikeve te ripjelljes. E ka bere shefi me dy te çara, edhe zvarraniket me dy te çara.Te kujtojne ato kostumet e anetareve te byrose politike qe ishin pothuajse te gjithe njesoj. Apo me keq akoma kostumet e sigurimit te shtetit qe i kishin identik me njeri tjetrin.

    1. sb says:

      eee po po . Ju PeDerat i njihni mire. Pyesni Zhozfinen se ua tregon me detaje

  3. Gora says:

    Ti pini lengun aeroportit, Njerzit sjane budallenj te vin ne ate aeroport hajdut. Njerzit po kercejn makines dhe po vin, ju dhjefshim ne aeroport dhe ne shtetin qe kemi.

  4. aleksandri says:

    Namin paskan gjermanët në koncesionin e Aeroportit të Rinasit. Gjermanët paskan vetem 31.7%. Dy ortaket e tjerë kanë21.3% e 47% Nga emrat janë firmat shqiptare. Kush eshtë mbrapa tyre?!

    1. Lipe G says:

      Pse avi qe ka 47% çfarë është?

  5. rilindje says:

    kinezet e kane blere, ka mbaruar ai muhabet

  6. bib3roni says:

    .ereh tsop ot dewolla ton m’I
    . sdaehkcid era syug esehT
    .selohesrA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje