Genc Pollo: Debati për pistoletën e Strazimirit, për të larguar vëmendjen nga parku

30 Mars 2016, 09:18Politika TEMA

Debati për armën e deputetit të PD, Gent Strazimiri është një debat që bëhet për të larguar vëmendjen nga parku.

Kështu ka deklaruar deputeti Genc Pollo në emisionin “Ditë e Re” në Ora Neës.

Pollo tha se është përdorur RENEA për të arrestar përfaqësues të PD.

“Ka histori fotografie dhe histori propaganda që merren me revolverin e supozuar të një deputeti për të shmanguar skandalin që qeveria po bën me parkun e madh të Tiranës. Historia e vërtetë është që të largohet vëmendja nga jo vetëm dhuna e policisë, por nga dëmi i jashtëzakonshëm. Gazaizimi i pjesës së mbetur të pagazaizuar sajohen lloj lloj historish. Kjo bëhet që të hidhen shashka dhe publiku të hedh sytë përpjetë dhe mos shikojë rreth problemit.

Janë arrestuar me forca të RENEA-s përfaqësues të PD, RENEA përdoret vetëm kur ka rezistencë të armatosur, kur ka pengmarrës të rrezikshëm. Këtu merremi me një deputet që ju ngrit xhaketa dhe panë diçka dhe aludojnë është TT është Berta etj, duke e bërë qesharak debatin”, tha Pollo.

3 komente në “Genc Pollo: Debati për pistoletën e Strazimirit, për të larguar vëmendjen nga parku”

  1. arjani says:

    Po sigurisht qe parku i femijeve eshte me i rrezikshem se pistolera e qerozit.

  2. e verteta says:

    Oi none none ke te qaj me pare….duhen sjelle eksperte mgs FBI per te cilen do mblidhet parlamenti dhe me bekimin e Sales dhe Metes, do zbulohet e verteta tullace…

  3. maks says:

    me politikan si puna juaj pd ka per tu kthyer OJF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje