Policia kallëzon penalisht te Llalla 9 deputetë të PD-së

29 Mars 2016, 12:39Politika TEMA

Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për 9 deputetë të subjektit politik Partia Demokratike, Strazimirin edhe për armëmbajtje ndërsa Nokën për goditje të policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në datë 28 mars 2016, në ora 11:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, në vendin ku është duke u ndërtuar “Këndi i lojërave” nga Bashkia Tiranë, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një protestë pa leje, për prishjen e rrethimit të objektit të objektit.

Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan para hyrjes së kantierit në ndërtim dhe rreth orës 11:30,deputetët Flamur Noka, Genti Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Edi Paloka, të shoqëruar nga protestues të tjerë (13 prej tyre të arrestuar ditën e djeshme në flagrancë për veprime të dhunshme), tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake, të Policisë së Shtetit me veprime të dhunshme, dokumentuar me prova filmike, raport shërbimi dhe dëshmi të tjera.

Nga dhuna e ushtruar nga deputetët dhe protestuesit, u dëmtuan dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës, 3 punonjëse të Policisë Bashkiake.

Në vijim të veprimeve të dhunshme të kryera nga deputetët e subjektit politik Partia Demokratike, referuar pamjeve filmike rezulton se deputeti Gent Strazimiri gjatë kohës që ishte në protestë krahas veprimeve të dhunshme ndaj policisë, i dallohej në brez një armë zjarri (pistoletë). Zoti Strazimiri ka qenë i pajisur me armë zjarri në 26.03.2009, kur ka qenë zv/ministër i Brendshëm. Por në zbatim të Ligjit nr. 74/2014 “Për armët”, duke filluar nga 26.02.2016, lejet dhe aktet e tjera administrative që japin të drejtën mbi armët, humbasin fuqinë juridike. Deputeti Strazimiri, nuk ka kryer asnjë veprim për dorëzimin e armës, megjithëse është njoftuar edhe me një shkresë nga Komisariati nr. 3, Tiranë.

Konktretisht:

– për deputetin Gent Strazimiri për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 278 të Kodit Penal.

– për deputetin Flamur Noka për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës parashikuar nga nenet 262,  150, 235, 274 dhe 237 të Kodit Penal.

– për deputetët Edi Paloka, Ridvan Bode, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Albana Vokshi, Genc Pollo, Arben Ristani,  për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit penal.

6 komente në “Policia kallëzon penalisht te Llalla 9 deputetë të PD-së”

  1. Shqiptar says:

    Keta i kap ligji i dekriminalizimit.Duhet tu hiqet mandati i deputetit duke filluar nga Kamikazi Strazimiri.Ky i fundit i pajisur me pistolete ka patur qellim ekzekutimin e protestuesve me qellim qe PD-ja te ja faturonte policise si krim shteteror.Kjo do sillte me mbas destabilizimin e Shqiperise nen udheheqjrn e Cakallit Sali Berisha.

    1. Adi says:

      Eshte shume vone tani per te thene qe Strazimiri kishte arme zjarri me vete ne proteste. Ai nuk u ndalua nga policia ne moment qe kjo gje te konfirmohej dhe qe atij mund t’i hidheshin prangat ne moment. Kemi nje polici kaqole qe ka frike nga hija e vet.

  2. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    deputete e pd kallezimin penal do ti pergjigjen me nje kastravec sikur para 2 muajsh,harruat se kjo eshte albanistan sa kriminele te PS denohen pas nje muaji lirohen

  3. Drm says:

    Po mos u beni merak se ja fut populli L Bashes dhe te gjithe sorollopit te PD kastravecin ne referendum pèr reformen ne drejtesi

  4. Drm says:

    O po mos u ndani ketyre legeave te PD qe shkaterrojne pronen publike, qe dhe popuulli te bindet qe ka shtet, dhe qe ligji eshte nje lloj pèr te gjithe.

  5. tamam says:

    Policia po tja mbaje le ti fusi ne burg dhe te filloje proceduren sic vepron me te gjithe,Policia nuk ben kallzim penal por te mban ne burg deri sa te dalesh para gjyqit.Ne kte rast kemi nje polici shume te dobet.prokurori mbron akuzen e shtetit,policia eshte pjese e shtetit dhe jo subjekt i pavarur.I paska hy frika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje