Ashtu siç edhe ishte lajmëruar një tjetër protestë e dhunshme është zhvilluar ditën e djeshme në kodrat e Liqenit për të kundërshtuar ndërtimin e bashkisë për këndin e lojërave.
Këtë here tubimi organizohej nga Partia Demokratike. Deputetë e këshilltarë të djathtë ishin në krye te protestës. Se bashku me qytetare të tjerë, ata kanë çarë kordonin e policisë, shembën rrethimin e më pas hynë me force në zonën ku po ndërtohet parku.
Në ndihmë të policisë shkuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte dhe ato të repartit Shqiponja. Edhe këtë herë nuk kane munguar përplasjet fizike mes palave. Deputetët demokratë denoncuan dhunën e policisë mbi protestuesit dhe se sipas tyre po mbrojnë një objekt të paligjshëm.
Gjatë përplasjes fizike pati dhe persona që humbën ndjenjat e u dërguan me ambulancë në spital. Në dy 2 orë protestë deputetët demokrate qëndruan në zonën ku është parashikuar të ngrihet këndi i lojërave.
Ndërsa përtej rrethimit dhe kordonit te dyfishte të policisë ishin qytetarët e tjerë. Këta të fundit shpesh herë kanë shembur rrethimin duke u përplasur me policinë.
Në mbyllje te protestës demokratet deklaruan se do te vijojnë tubimin kundër paligjshmërisë se Bashkisë. Më herët përmes një reagimi për shtyp kryetari Veliaj e ka cilësuar hipokrizi sjelljen e Partisë Demokratike. Veliaj i ka kujtuar kryetarit Basha 1090 ndërtimet pa leje në parkun e liqenit si dhe po ashtu vendimin politik për prishjen e mbikalimit te Zogut te Zi.
Ndërkohë protesta e demokrateve u mbyll rreth orës 13:00 të mesditës. Mes tyre pati dhe te lënduar, si kreu i grupit te PD ne këshillin bashkiak, i cili u shoqërua ne ambulance.
Por dhe të moshuar që për asnjë moment protesta dhe zhvillimet e saj, nuk arritën t’ua prishin lojën e dominosë.
Larg Florencit, se të rreh
“Dita” e ndoqi nga afër protestën dhe fotoreporteri ynë në përfundim të saj, teksa po mundohen të fotografonte çaste nga shpërndarja, u kërcënua nga Florenc Hoxha, ish drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës.
Hoxha, u drejtua me fjalët: largohu që andej se ta marr aparatin ta fus në grykë.
Ndërsa qëndronte nën shoqërinë e Albana Vokshit dhe disa djemve të tjerë që, flisnin me të njëjtën vrazhdësi si edhe “miku” i tyre, ai vazhdonte të drejtohej me fjalë fyese, edhe pse askush nuk po e shqetësonte.
Pa pushtet edhe fletë në këtë gjuhë, imagjinoni të ishte ai në krye të policisë bashkiake, çfarë mund t’i ndodhte protestuesve! Larg Florencit, se të rreh!
Ky lenci fryhet si gjel deti se i ka shpatullat te mbrojtura nga bash dhe i ben karshillik qytetareve te thjeshte dhe gazetareve, po ky te rruan topet se nje lepur eshte
Une nga larg shikoj se ne Shqiperi dhe sidomos ne Tirane nazistet e rinj dalin hapet kunder pushtetit demokratik qe presupozohet se eshte. Duke filluar nga Sali Berisha e deri tek Florenci, jane nazifashista. Koha deri me sot e vertetoi kete. Tani s’kuptoj: vertet ka shtet dhe polici ne Shqiperi apo jane ca qe shfrytezuan voten e popullit ( populli s’ka per ke te votoje me dhe diku do ta hedhe voten) qe nazifashizmin ta denoje, qofte edhe sipas metodave te Saliut me aksident makine, me aksident aeoroplani, apo te arrestojne Saliun dhe ta detyrojne tu mesoje metodat per luftimin e nazifashizmit.
Florenci te ha koken e K
mire jua bejne, e doni aparatin per gryke.
Keni vajtur ndonjehere pas Ram Berishes dhe Metes per Gerdecin dhe 21 Janarin.
A po e kaloni Kohen ne Vlabone, Vjose dhe Bistrice per Hecet.
A po e ngre njeri perseri ceshtjen e heshtur te detit
Kurumi
Koncesionet e naftes, hekurudhat?
Per cfare dilni te Liqeni, per te bere gallate dhe shkrime humoristike me Strazimirin
prandaj e keni hak kameren ne gryke se nuk jeni profesioniste, po si ato laviret e ndyra per te bere gazetari fallce dhe per te vajtur pas brekeve te Ramiut. Kur ne Shqiperi vrasesit e Gerdecit dhe 21 Janarit nuk denohen nga degjenerata Rama, ca kercenime ndaj gazetareve jane vertet qesharake per tu shqetesuar.
Beri sa mundi dhe nuk e gjeti gje, pse mos te baje akoma ai fyture