Strazimiri në panik, tërheq “krekosjen” e mesditës kur mburrej që kishte armë

28 Mars 2016, 17:13Politika TEMA

Deputeti Gent Strazimiri i cili rrezikon të përballet me ashpërsinë e Kodit Penal për armëmbajtje pa leje, është zbythur tani në mbasdite duke mohuar se ka pasur armë me vete dhe duke na dëshmuar se arma e tij e vetme është denoncimi i krimit në parlament.

Strazimiri kur u pyet nga gazetarët në mesidtë nuk mohoi faktin që ishte me armë në protestë por thotë se mazhdoranca ka një deputet që vjen në kuvend dhe që është paraqitur në komisariat me armë i cili ka qëlluar me pistoletë duke lënë edhe të plagosur. Ai tha se ky është rasti i deputetit Armando Prenga i cili as nuk u filmua me armë brenda policisë

I pyetur për qëllimin e mbajtjes së pistoletës tek protesta e liqenit, Strazimiri jep sërish të njëjtën përgjigjje: Keni rastin e Armando Prengës.

Straizimri ka aktualisht nëj armë pa leje dhe ka refuzuar ta dorëzojë në Komisariat edhe pse i ka kaluar afati.

Ndonëse në media pranoi se posedon armë, duket se ajo është pa leje. I gjendur i papërgatitur nga lidhja direkte në News 24, deputeti Strazimiri nuk arriti që ta mohojë mbajtjen e armës, ndërsa u përpoq që të justifikohet me ish-kolegët e tij të tjerë duke thënë se ai e ka me leje. Por përmes një shkrese, Policia i ka kërkuar deputetit që të kthejë mbrapsht armën që më 25 mars, pasi tashmë ligji nuk e lejon.

“Për shkak të detyrës, jeni pajisur me armë zjarri të përfituar me Ligjin Nr. 7566. Datë 25.02.1992 “Për armët”, i shfuqizuar, brenda datës 25.03.2016 të bëni dorëzimin e armës dhe municionit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, pasi nuk jeni përfitues i mbajtjes së armës me Ligjin Nr. 74/2014 “Për armët””, thuhet në letrën e Ministrisë së Brendshme dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetit Gent Strazimiri.

Pas këtij njoftimi që e nxjerr zbuluar, Strazimiri u përpoq që të justifikohet duke postuar një sqarim në profilin e tij në Facebook dhe nëpër media.

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, rrezikon të vihet në pranga për armëmbajtje pa leje. Ligji për armët dënon dhe personat që kanë armët me leje nëse i mbajnë ato në tubim. Ne nenin 41 pika 4 thuhet: ndalohet mbajtja e armës së zjarrit nga çdo person fizik apo juridik të cilit i është dhënë arma me autorizim në raste tubimesh manifestimesh e aktivitetesh kulturore etj.

7 komente në “Strazimiri në panik, tërheq “krekosjen” e mesditës kur mburrej që kishte armë”

    1. arjani says:

      eshte kriminel

  1. bonbon says:

    O socialiste o bastarde. Nje milion vota te dhena per ju por ata qe na dhunuan dje kur ishin ne pushtet ne dhunojne serish sot kur jane ne opozite. Nuk eshte Sali Berisha dhe turma e tij e shpellareve arsyeja e degjenerimit te shtetit shqiptar por jeni ju kelyshe te pabese dhe frikacake.

  2. qytetar says:

    Ky eshte shume idiot , !!!

  3. tan says:

    hahhah tani mund te thote qe pistoleta ishte plastike dhe skuash si ben gje , fotografia e flimimet nuk vertetojne qe ajo ka qene e vertet por loder po kjo ishte lojjjjjajajjaaaa hahahaha

  4. kasemi says:

    Ky e mane kote se nuk eshte aqe trim e rrahen ne parlamente dhe nuk qe i zoti me e lujte

  5. konica says:

    Ja u ben mire ky pidhuci ju socialisteve…per ca ju votoi populli o bastarde te pabese..denoini me burg…po ju nuk keni bythe se jeni te korruptuar vete sic duket..mos harroni po nuk vute drejtesi nuk merrni me vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje