Veliaj: Nuk do lejoj që Tirana të bëhet si Kamza. Parku për ata që kanë fëmijët në Tiranë, jo në Hollandë

28 Mars 2016, 16:12Politika TEMA
Veliaj: Nuk do lejoj që Tirana të bëhet si Kamza. Parku për

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vizitoi 3 policet femra që u lënduan në protestën e PD te Parku i Liqenit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi pasdrekën e sotme në Spitalin Ushtarak tre policet bashkiake, Doriana Kolgjini, Sonila Azemi dhe Ludina Sinani, të cilat u lënduan fizikisht gjatë protestës së Partisë Demokratike kundër këndit të lojërave për fëmijë në kodrat e Liqenit. Si pasojë e përplasjes së dhunshme të protestuesve, tre efektivet e Policisë Bashkiake kanë pësuar dëmtime serioze në trup dhe në kokë, ndërsa janë duke marrë ndihmën e specializuar të mjekëve. Veliaj u njoh nga afër me situatën shëndetësore të 3 vajzave dhe u uroi atyre shërim sa më shpejtë.

Kryebashkiaku Veliaj dha edhe një deklaratë për mediat, ku dënoi dhunën e ushtruar ndaj policisë nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike, ndërsa i akuzoi ata për paburrëri. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka bërë denoncimin për procedim penal të të gjithë atyre që sot goditën policinë dhe shkatërruan pemët dhe këndin e lojërave në Parkun e Liqenit. Gjithashtu, kryetari i bashkisë konfirmoi edhe një herë se pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të penguar punën për transformimin e qytetit, Bashkia e Tiranës është e vendosur që të vijojë të gjitha projektet zhvillimore që ka nisur.

“Nuk ka pikë burrërie që deputetë, njerëz të veshur me imunitet përdorin një fjalor rrugaçëror, mbajnë armë, që i mbajnë zakonisht rrugaçët dhe kriminelët dhe ushtrojnë një dhunë që është e denjë për karaktere të botës së krimit. Këta që sot shiten përditë për dekriminalizimin, ne i kemi në Parlament dhe sot i kishim në ballë të vandalizmit të qytetit të Tiranës. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët që bashkia është në krye të detyrës. Tirana nuk është as Alepo dhe as Palmira. Këta që kanë prirje për të shkatërruar dhe për të dhunuar duhet të gjejnë një sport tjetër.

Nuk do ta lejoj që kjo të ndodhë me investimet e Bashkisë së Tiranës. Kjo është arsyeja pse do të procedojmë penalisht dhe kemi bërë disa denoncime. Policia gjyqësore është aktualisht duke marrë denoncimet. Nuk më intereson sesa VIP është deputeti, se sa e ka armën, në thelb janë kalamaj frikacakë. Vetëm një kalama frikacak detyrohet të marrë armë kundër grave dhe të godasë gratë me grushte në kokë dhe mbas shpine. Kjo është një parti që nuk e njeh burrërinë. Trimëri nuk është të zihesh me gratë, trimëri është të respektosh ligjin, trimëri është të jesh me shumicën e publikut, i cili voton 1 herë në 4 vjet, vendos drejtimin e qytetit. Ata që shkatërruan Tiranën 4 vjet duan që të vazhdojnë shkatërrimin e Tiranës. Jam i vendosur që të vazhdojmë ndërtimin e Tiranës dhe investimet në Tiranë dhe nuk do të tërhiqem nga asnjë investim që është në dobi të qytetarëve të Tiranës.”

E di që trazohen kur pinë late-makiaton e tyre te pallati buzë Digës, në momentin që do ketë shumë fëmijë, por dua t’ i garantoj që në datën 1 qershor do të mbushet me fëmijë. Fëmijët do të luajnë, vandalët do të marrin një leksion të radhës. Më vjen keq, gjithashtu, edhe për kolegë të tjerë kryetarë të bashkisë, si kryetari i bashkisë së Kamzës, i cili torturon policinë e tij bashkiake, stafin e tij, që në vend ta bëj Kamzën si Tirana, mundohet që ta bëj Tiranën si Kamza. Tirana nuk do bëhet si Kamza, këtë ju’a garantoj. Në Tiranë nuk lejoj atë rrumpallë që ekziston sot në Kamëz. Është turp i madh që njerëzit lënë punën në Bashkinë e Kamzës, bashkia sot më e varfër dhe më e keqmenaxhuar në Shqipëri dhe vijnë protestojnë, a thua se ju djeg barku për Bashkinë e Tiranës dhe për parqet tona. Një bashki që nuk njeh park, ku nuk mblidhen plehrat dhe nuk ka pikë furnizimi me ujë, Bashkia e Kamzës.

Gjithashtu, më vjen keq për ata politikanë dhe sot që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë, drejtojnë protestat dhe sulmojnë komisariatet për ne që duam të shohim sesi do rriten në Tiranë, në kushte si të Hollandës fëmijët e qytetarëve të Tiranës. Ndaj dhe është e turpshme që kemi sot një kryetar opozite që, jo vetëm nuk e drejtoi këtë qytet, jo vetëm e shkatërroi këtë qytet, jo vetëm që nuk besoi në këtë qytet, se po të besonte në këtë qytet do e rriste familjen në këtë qytet. Ai për vete beson se qyteti i Amsterdamit është më i mirë. Si kryetar Bashkie vendosi që fëmijët t’i rrisë në Hollandë dhe ky tani proteston që mos të kenë një vend ku të luajnë fëmijët e Tiranës, siç kanë fëmijët e tij në Hollandë.

Kështu që, mjafton të shikosh deputetët e armatosur të PD-së, deputetët rrugaçë të PD-së, deputetët vandalë dhe dhunues të PD-së për të kuptuar se çfarë diference kemi midis ndërtimit dhe shkatërrimit, midis dritës dhe errësirës, midis punës tonë dhe dhunës së tyre. Ky vit do kaloj shumë shpejt, ne do të kemi prapë zgjedhje vitin tjetër, ata kanë një mundësi të vinë me një alternativë, kanë një mundësi të na tregojnë se cili qytet menaxhohet mirë, që ne ta kopjojmë, se edhe ata menaxhojnë disa qytete, nuk kanë asnjë. Në qoftë se na thonë se Kamza është modeli i tyre, më vjen keq, por jam i vendosur që ta bëjmë Tiranën evropiane, jo ta bathorizoj Tiranën.

5 komente në “Veliaj: Nuk do lejoj që Tirana të bëhet si Kamza. Parku për ata që kanë fëmijët në Tiranë, jo në Hollandë”

  1. Albi_I says:

    Parku eshte per oligarket qe financojne partite, Zamirin me shoke, jo per qytetaret qe nuk kane trotuar poshte shkalleve te tyre.

    1. romka i Buqes says:

      po ik ore pirdhu, shkul ndonje derrase nga stolat dhe prit ndonje peme nga parku ne emer te protestes per te mbrojtur pemet

  2. mirel says:

    Haha, po per azilkerkuesit ne Hollande cfare do beni?
    Keni ndonje program per zvogelimin e emigracionit?
    Ku do I coni azilkerkuesit nese Hollanda I kthen zoti Erjon, te parku?
    PO dhe ate do e beni me leke dalengadale, dhe si po zini e po talleni tani ne emer te popullit, do zini e do thoni qe ka rregulla dhe duhet te paguani,,

  3. beni says:

    parku do behet per femijet qe te kene nje vend ku te luajne dhe te shfrytezojne gjelberimin qe ka parku i liqenit.!!
    mundesisht te ngrihen dhe qendra te tjera argetuese per femije ne disa vende brenda ne park.
    u turet te gjithe per te bere politike ne park me burracake qe e quajne veten ambjentaliste. ku ishin deri dje keta ambjentaliste ?? epo do behen dhe trotuaret sic kane filluar te behen sot se deri dje u be nje m…t!!

    1. goni says:

      sa vende ka Tirana, se bashku me projektin e zgjerimit te saj tek treni, pwrparas e te cijohet te kafshohet i vetmi park natyror qe ka Tirana. Lali Eri eshte nje delenxhi, qe ferkon duart sa here dalin ne proteste keta dallkauket e PD pasi krijon alibine se kush jane kundershtaret e vertete te parkut. Le ta fillojne njehere me te ahtuquajturin parku 1 km i cili pervec betonit dhe qenve pa zot nuk ofron asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje