Gjithçka mbi partitë, statutet, programet dhe zgjedhjet në Shqipëri!
Për herë të parë një database publike falas për jetën politike prej 1991, – për herë të parë vendimet miratuese në gjykata të secilës parti, programet dhe statutet përgjatë viteve 1991-2016, zgjedhjet brenda partive dhe rregullat e funksionimit të tyre, kushtetutat dhe vendimet mbi partitë, studimet profesionale mbi partitë dhe modelet referuese të njëjta në partitë shqiptare në Kosovë e Maqedoni, si dhe në partitë politike në shumicën e vendeve evropiane.
Një projekt “gjerman” për Shqipërinë, – në ndihmë të medias, studiuesve, studentëve, vetë partive politike dhe anëtarëve të tyre. Gjithçka online, gjithçka e përditësuar, gjithçka në gjuhët shqip e anglisht, – gjithçka në www.politike.al.
Realizim i Institutit të Studimeve Politike dhe një ekipi ekspertësh nën drejtimin e politologut Afrim Krasniqi.