PD, thirrje për intesifikimin e protestave kundër parkut të lojërave

28 Mars 2016, 09:36Politika TEMA

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Gert Bogdani, ka thënë se “projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme e ligjit”.

“Nuk ka bërë asnjë konsultim publik, ashtu siç e parashikon ligji; Nuk ka një projekt përfundimtar, por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor; Nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor; Gënjeu kur tha që nuk do të pritet asnjë pemë, sepse pemët u prenë; Gënjeu kur tha nuk do të ketë beton sepse 31 betoniera janë derdhur deri tani mu në zemër të parkut; Gënjeu për lokalin, sepse lokali ishte tenderuar dhe ishte i publikuar në faqen publike të tenderave”, theksoi Bogdani.

“Mashtron njerëzit dhe veten nëse mendon se shkarpat dhe fidanët 500 lekësh që mbjell poshtë e lart me 100 media nga mbrapa, do munden ta mbulojnë shkatërrimin me beton të mushkërisë së vetme të Tiranës. Shkarpat dhe fidanët 500 lekësh as nuk i mbulojnë dot dhe as nuk i zëvendësojnë dot pemët 60-vjeçare dhe natyrën që po masakron! Shkarpat dhe fidanët 500 lekësh nuk do mbulojnë dot as pallatet që do ndërtohen tek Garda e në anë të Universitetit. Sepse është pikërisht për t’i hapur rrugë pallateve brenda parkut që ky i ashtuquajtur “kënd lojrash” kalë troje po hedh beton në zemër të Parkut të Liqenit”, shtoi Bogdani.

“I bëjmë thirrje të përsëritur prokurorisë të veprojë për denoncimet e njëpasnjëshme që janë bërë për këtë çështje nga PD dhe nga qytetarët. I bëjmë thirrje çdo institucioni përgjegjës që të mos bëhet palë në këtë mashtrim antiligjor dhe shkelje flagrante ligji nga të gjitha anët! Rezistenca dhe beteja e qytetarëve të Tiranës për parkun e tyre do të jetë edhe më e fortë dhe më e vendosur. Duke nisur sot, pas pak orësh, në orën 11:00, ku do të bashkohemi për të mbrojtur mushkërinë e qytetit, për të mbrojtur pasurinë e qytetarëve. I bëjmë thirrje çdo qytetari të Tiranës të bashkohet në luftën ndaj kësaj padrejtësie, për fëmijët tanë, për veten tonë, për të ardhmen tonë!”, tha Bogdani.

4 komente në “PD, thirrje për intesifikimin e protestave kundër parkut të lojërave”

  1. ariff says:

    Po ju vjen fundi dhe duan me c ‘do kusht destabilizim . I ftoj te shohin filmin me te fundit te holliwudit per SYPESHKAQENIN.

  2. Zgjohu SHqipo ! says:

    Bogdani…….(bog,zot) dani eshte nje prapashtese.bog.zot ne serbisht.bej tellallin e Bashes.or mik nuk do ta prisnum ndryshe !!!!!

  3. rrasini nuj shkop goma ne byth ktij pederit mer polica
    nuk keni turp kur kto peder me ca maloqe ju bojn karshillik

  4. Dany says:

    Shyqyr qe foli nji rob tamam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje