Bashkim Kopliku i pergjigjet Izet Haxhise në gazetën TemA: Shpifja do përgënjeshtruar. Ja e vërteta për "atentatin" ndaj Aleksandër Meksit!

28 Mars 2016, 08:19Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Përgjigje shpifjes së Izet Haxhise, 27.3.2016, botuar edhe në TemA, http://www.gazetatema.net/web/2016/03/26/izet-haxhia-berisha-plan-per-te-rrezuar-avionin-qe-udhetonte-aleksander-meksi-ne-92-n/

Më thanë se z. Izet Haxhia më paska përmendur në një shkrim të tij, dhe vendosa të lexoj se çfarë shkruante. Po marr mundimin t’i përgjigjem, kjo në respekt të lexuesit.

Sa shkruan z. Haxhia për mua, është në pjesën më të madhe krejt e pavërtetë dhe shpifje. Në vijim po ndaloj më në hollësi në ato pjesë të shkrimit të zoti Haxhia, të cilat lidhen direkt me emrin tim.

Haxhia shkruan:

Marshalli tentoi […] me anën e mikut të tij, apo më saktë të dhëndrit të mikut te tij, e kam fjalën për Bashkim Koplikun vjehrri i të cilit, një sigurims famkeq ishte mik i ngushtë i Marshallit, që bëri edhe futjen e dhëndrit të tij Kopliku në PD nëpërmjet Berishës në një kohë kur Kopliku nuk kishte asnjë kontribut në PD.

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

 E para: nuk kam asnjë dijeni që z. Berisha të ketë qenë mik i vjehrit tim, bile nuk e di ta ketë njohur ndopak. Dyshoj se është thjesht një shpifje, sepse vjehri im, i Koplikut është përjashtuar nga Partia Komuniste (PPSH) që në vitin 1974, është dëbuar nga Tirana, dhe pastaj është internuar. Ai është liruar vetëm me ardhjen e demokracise. Nese z. Berisha do të kishte pasur miqësi me të, ky është një kompliment që z. Haxhia i bën z. Berisha që paska mbajtur miqësi me një njeri të dënuar nga regjimi komunist–donte guxim e karakter të fortë, që në kohën e komunizmit, të kishe miqësi me një të dënuar politik.

E dyta, Koplikun nuk e ka futur ne PD z. Berisha, por demokratët e kolektivit të indërmarrjes ku ai punonte, Uzina e Radio e Televizorëve Durres (URT). Ishin demokratët e atij kolektivi, të cillët e zgjodhën Koplikun kryetar te seksionit të PD së Uzinës, me një votim të fshehte, që në shkurt 1991. Votimi u bë jo vetëm i fshehtë, por dhe me dy kandiatura, e me një pjesëmarrje prej rreth 100 demokratësh të Uzinës . Pastaj, Kopliku u zgjodh kandidat për deputet i PD Durres, në një përzgjedhje me një diskutim të hapur në Konferencën e PD Durrës. Pastaj u zgjodh nga populli deputet, ne mars 1991; u emruar edhe kryetar i Bashkise (atehere Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durres), në korrik 1991; pati një aktivitet shumë të spikatur si deputet në Parlamentin e parë jokomunist të Shqipërisë; u rizgjodh deputet në mars të vitit 1992 etj. Pas gjithë këtij kontributi, u emruar zevendëskryeministër e ministër i punëve të brendshme, në prill 1992.

E treta, kontributi i Koplikut në PD, vërtetë që fillon nga shkurti i viti 1991, dhe jo dy muaj perpara, ne dhjetor 1991, kur u krijua PD. Kjo „vonesë“ prej dy muajsh, vjen si pasojë se Kopliku hezitonte në bashkimin e tij me PD, sepse konstatonte se një pjesë e madhe e elementëve të PD-se së „dhjetorit 1990“, ishin njerëz me lidhje shumë të ngushta me regjimin komunist shqiptar, gjë që e bënte të dyshonte për qëllimet reale të kësaj partie. Ishin punonjësit e Uzines (URT), jo vetëm demokratët, të cilët i kërkuan me ngulm Koplikut, kryeinxhinierit që ata sapo kishin zgjedhur vetëm para disa muajsh, të futej në PD, që „ mos t’u lihej në dorë PD-ja ca maskarenjve“, siç kishin merak ata. Sqaroj se Kopliku ishte dënuar që nga inxhinier të punonte punëtor, po në këtë uzine, vetëm disa vjet përpara, kur nuk pranoi të ndante gruan e tij, sepse i jati i saj u dënua politikisht nga komunizmi. Ishte po ky kolektiv, që e zgjodhi kryeinxhinier ne vitin 1990, kur komunizmi, në grahmat e fundit të jetës së tij, vendosi të eksperimentonte zgjedhjen e kryeinxhinierëve nga kolektivi.

Haxhia shkruan:

Kopliku propozoi veten e tij për kandidat për kryeministër, kuptohet me porosi të Marshallit, i cili kur dëgjoi këtë vetëpropozim bëri sikur u ‘mërzit! edhe pse ishte vetë pas kësaj ,sepse po të donte mund ta ndalonte një votim të tillë. […] Meksi kishte fituar bindshëm ndaj Koplikut të cilit ju dha nga Marshalli posti i Ministrit të Brendshëm, […]…Por Kopliku nuk ishte i kënaqur me këtë post, donte atë të kryeministrit dhe ranë dakord me Marshallin që ai të mbante këtë post të ministrit të Brendshëm vetëm për gjashtë muaj,dhe pastaj Kopliku do bëhej kryeministër.

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

 E para, ka pasur një votim në Këshillin Kombëtar të PD, për të përcaktuar se kush do të ishte kryeministër. Por ky votim nuk ishte parashikuar nga organizatorët e Këshillit. Votimi u detyrua nga anëtarët e Këshillit, që protestuan që të mos bëhesh votim vetëm me një kandidaturë, atë të Meksit, siç i ishte paraqitur Këshillit. Kërkesa në princip ishte demokratike dhe në përputhje me statutin e PD. Për votimin edhe të kandidaturës së Koplikut, propozimi erdhi nga një anëtar i Këshillit, dhe u miratua nga shumë anëtar të tij, saqë drejtuesit e mbledhjes u detyruan ta votojnë.   Nuk ishte fare Kopliku që „propozoi veten“ siç shkruan z. Haxhia—Kopliku i përmbahej vendimit të Kryesisë së PD, që kishte paraqitur propozimet në Këshill. Edhe vetë Koplikut i erdhi fare i papritur ky propozim nga salla, pra nga Këshill. Nga ana tjetër, z.Berisha jo vetëm „u mërzit“, por ai protestoi rëndë kundër këtij propozmi, duke pretenduar , por edhe duke orientuar dhe influencuar anëtarët e Këshillit, që mos të zgjidhej Kopliku, sepse „po të zgjidhej Kopliku kryeministër, i gjithë drejtimi i shteti do të bëhej nga njerëz nga Veriu“; i thoshte se president ishte z. Berisha (nga Tropoja), se kryetar i Kuvendit ishte z. Arbnori (nga Shkodra) të cilëve do t’u shtohej edhe Kopliku (që sipas z. Berisha ishte nga Shkodra). Në atë kohë, 1992, akoma nuk ishte instaluar diktatura në PD, dhe nuk e kishte në dorë të mos e respektonete kërkesën e Këshillit, as z. Berisha. Megjithëatë, z. Berisha arriti që të pranohet që të bëhet votimi më antidemokratik i kohëve moderne: u votua duke thirrur emrin e çdo votuesi, dhe duke regjistruar votën e tij, që duhet të ishte shkoqur e me zë të lartë përkatësisht „Meksi“ ose „Kopliku“. Në këtë votim, është shënuar vota e Koplikut, që ishte „Meksi“, dhe vota e z. Meksit, që ishte „Meksi“. Pra Kopliku ka votuar kundër vetes së vet. Votimi përfundoj në favor të favoritit të z. Berisha, z. Meksi, ku për Koplikun gjithsesi votuan rreth 12% e anëtarëve të Këshillit, pra me gjithëse votimi ishte i hapur dhe nominal, me gjithë orientimin e udhëheqësit, z. Berisha, për mos të votuar për Koplikun.

E dyta, vërtetë që Kopliku nuk e donte postin e ministrit të brendshëm, vërtetë që kishte kërkuar që të rrinte në këtë post vetëm „gjashtë muaj“, kjo me që eksperienca dhe vokacioni i tij nuk ishte për t’u marrë me policinë. Por jo që pastaj „të bëhej kryeministër“, siç shkruan z. Haxhia. Dëshira e Koplikut, por edhe premtimi që iu dha atij nga kryesia e Partisë, kur anëtarët e kryesisë insistuan të pranonte postin e ministritt ë brendshëm, ishte që ai të kalonte më vonë në një post që merrej me problemet ekonomike, me të cilat kishte dëshirë të kontribuonte dhe ku kishte 24 vjet eksperiencë.

Haxhia shkruan:

… vjen në presidencë Kopliku, takohet me Marshallin […] Ka komunikuar njëherë nga tel. i shtëpisë së Mehmetit dhe pas kësaj telefonate me Koplikun është ngritur i mërzitur për t’u larguar nga shtëpia e Mehmetit.

Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur […], duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër.

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

E para, vërtetë që Kopliku, në atë periudhë, deri sa ishte në fuqi „ligji themeltar“ (që zëvendësonte Kushtetutën e vendit), thirrej shpesh nga Presidenti, z. Berisha, ditën dhe natën, sepse me ligj presidenti e kishte të drejtën të thirrte në raport ministrat. Por në asnjë moment, as z. Berisha, por as dhe Kopliku, nuk kishin ndër mend të vrisnim njeri, as kryeministrtin dhe as ministra, siç shkruan z. Haxhia, e siç fatkeqësisht po rishkruhet në masmedia shqiptare. Diskutimet tona me z. Berisha, ishin të përqendruara në qeverisjen sa më efikase të vendit.

E dyta, me të vërtetë që Kopliku dhe z. Meksi kishin mendime të ndryshme për zgjidhjen e shumë problemeve të qeverisjes së vendit. Por këto ishin qëndrime të dy personave që të dy mendonin sesi të shkonte puna sa më mirë, paçka se mënyrat e zgjidhjeve të secilit, shpesh nuk përputheshin, çka dhe është krejt normale në demokraci. Gjithsesi, kjo mospërputhje qe shkaku kryesor që bëri që dhe Kopliku të hiqesh nga Qeveria, më 1 janar 1995

Në mbyllje

Në ndryshim me shumë kolegë të tjerë, kam dhënë përgjigje publike, kur është gënjyer e shpifur publikisht ndaj meje, si në këtë rastin me z. Haxhia. Bile shpesh edhe kur është shpifur për të tjerë, e jo vetëm për mua. Shumë njerëz më kanë këshilluar të mos humb kohë me shpifësit, por unë kam vendosur ta humb këtë kohë, në respekt të lexuesit, në repekt të popullit tim që e dua, me gjithë se ka të metën e madhe: i pëlqen shpesh të dëgjojë shpifje e gënjeshtra.

Jam përpjekur disa herë që për shërimin e kësaj sëmundje të shoqërisë shqiptare, tolerimin e shpifjes dhe gënjeshtrës. Përpjekja ka konsistuar në shkrimet e mia, por edhe duke iu drejtuar drejtësisë, që shpifësit të dënohen, siç do ta dëshiroja ta bëja edhe kësaj here, kundër z. Haxhia. Por shoqëria jonë shqiptare nuk ka qenë deri tani në gjendje të krijojë një shtet të së drejtës, ku sitemi i Drejtësisë të ishte pushteti më pak i korruptuar, e as të krijojë së paku një opinion mbarëpopullor mbytës kundër shpifjes dhe përkrahësve të saj.

Le të shpresojmë se populli ynë do të shkëputet nga kultura e shpifjes dhe gënjeshtrës, duke përvetësuar me kohë kulturën e së vërtetës dhe të së drejtës. Elita reale e popullit tonë ka rastin të kontribuojë, së paku duke dëshmuar ato që di, edhe kur bëhet fjalë si tani, thjesht për shpifjet e z. Haxhia.

*Zëvendëskryeministër i Shqipërisë në vitet 1992-1994- Mynih, Gjermani

 

36 komente në “Bashkim Kopliku i pergjigjet Izet Haxhise në gazetën TemA: Shpifja do përgënjeshtruar. Ja e vërteta për “atentatin” ndaj Aleksandër Meksit!”

  1. SADIU says:

    Paske ikur nga frika se ti dhe ajo shpura tende me ne krye ate kriminel Saliun cfare nuk kini bere. Kete ja u thote zagari qe ja u njeh eren mire por hajde dhe thoni te vertetat e keqia qe kini bere dhe jepni llogari or te poshtertit e kombit qe e shkateruat dhe cuat ne kete situat.

    1. ALpini says:

      Nuk njoh njeri tjeter pervec Zenel Bardhit
      dhe Bashkim Koplikut qe te jene thirrur
      ne Komitet te Partise Punes qe te ndajne
      grate se i rane baballaret ne burg.
      Jemi ne Durres dhe vetem keto dy burra
      nuk i ndane grate pamvaresisht
      kercenimeve qe ju jane bere.

      1. Kuq e zi says:

        Z alpini
        Shpresoj te jete si thoni ju por…
        Kjo eshte pune sigurimsash dhe dihet qe sigurimsat me te betuar hiqeshin si kulake prandaj dosjet edhe sot nuk hapen se te persekutuarit me fame do dilnin sigurimsa
        Doja te nenvizoja qe kopliku paska vazhduar te punonte ne uzinen e televizoreve gjer ne fund te regjimit kulaket zoteri nuk e shinin as ne enderr nje pune te tille
        Pra pyetja ime eshte ishte i sigurimit i vjehrri??
        Kete vetem hapja e dosjeve do e tregoi pastaj gjithcka lidhet

        1. ALpini says:

          Kuq e Zi
          vjerri i Bashkim Koplikut ka bere burg sa Fatos Lubonja ose sa Spartak Ngjela
          dhe Bashkim Kopliku mund te kete shume faje e gabime ne jeten e tij po
          nje Durres i tere e respekton se ai nuk pranoj qe te ndante gruan ashtu si
          vepruan shumica.Gjithashtu shtoj se Bashkim Kopliku eshte nje nga inxhinieret me te
          zot qe ka patur Uzina Radio Televizoreve ne Durres.
          Shtoj se gruaja e Bashkim Koplikut qe ne po diskutojme ka vite qe nuk jeton me
          dhe se ka qen zonje qe e respektonin.
          Nqs do hapen dosjet do thoja qe me mire te mos hapen po te digjen se ne dosje
          jane bere manipulime sa te duash,Fatos Klosi ka hequr cilin ka dashur e ka shtuar cilin ka inat e Gjergj Lezhja
          po ashtu ka vepruar.I permenda keta te dy se jane nga Durresi dhe kane patur mundesi te bejne kete qe thashe me siper.

    2. Anton says:

      z. Kopliku pranon qe Berisha (apo PD, qe jane e njejta gje) i kane thene qe ne 6 muaj do ta bejne Minister te Ekonomise. Atehere perse nuk e emeroi Berisha Miniser te Ekonomise pas 6 muajsh por e la Minister te Brendshem? Kjo eshte domethenese qe Berisha kishte parashikuar si Makbethi vrasjen e ‘Mbretit’ te Shqiperise (Kryeministrit Meksi) dhe dhenien e postit z. Kopliku. Sigurisht kete e ka bere ne bashkepunim me Koplikun. Aeroporti nderkombetar eshte nen kontrolloin direkt te Ministrise se Breneshme. Per me teper, z. Kopliku nuk ben asnje deklarate nese eshte e vertete qe ai ka qene me Berishen dhe Mehmet Elezin, ate nate, ashtu sic thote z. Haxhia. Sigurisht qe ka qene por kjo provon vertetesine e deklarates se z. Haxhia. I biri i z. Meksi ne nje artikull tjeter thote qe dritat iken ne aeroport dhe ju thane qe i kishin demtuar bagetite. Qekur delet dhe lopet jane bere terrorista me dara dhe cekice qe te prishin dhe kepusin linjat elektrike? Kjo nuk hahet dhe eshte naive ti besosh faktit qe bagetite te kene prishur te gjithe sistemin e dritave dhe pikerisht ne momentin kur do te ulej avioni i z. Meksi. Keto jane te verteta vetem ne mendjet perverte te Makbetheve (Berisha dhe Kopliku) dhe vrasesve shqiptare me pushtet. Se treti, po te ishte i persekutuar z. Kopliku uk do te ishte pranuar ne universitet per inxhinjeri dhe nuk do ta linte njeri ne postin e Kryeinxhinjerit. Ky nuk eshte persekutim por favorizim nga komunizmi. Eshte interesant fakti qe Berisha dhe Kopliku shkonin per vizite ne shtepine e sh Sekretarit te Pergjithshem te KQ te Rinise shqiptare. Mehmet Elezi i favorizuar nga regjimi dhe ne postet nga me te larta komuniste ishte bujtesi i dy Makthbetheve. Kjo tregon se sa te lidhur kane qene keta mafioze komuniste me njeri tjetrin (lidhja e veriut). Sigurisht qe Meksi ishte nje intelektual i pavarur dhe me dimension te ndryshem nga legenet qe Berisha mund ti kontrollonte shume lehte si Kopliku me shoke dhe duhej qeruar. Jeta e z. Meksi paska qene plotesisht ne rrezik kur djali i tij e pershkruan qe rrota e pare u thye dhe avioni rreshqiti dhe beri xixa. Ka qene fati i jetegjatit Meksi qe i ka shpetuar komplotit makbethian dhe fale faktit qe i bir me nje grup prej 10 personash kane cuar makinat ne pisten e aeroportit per te vijezuar pisten dhe lehtesuar uljen e avionit. Problemi qe une shoh eshte qe edhe pse kemi nje deshmitar te krimeve te Berishes dhe bashkepunetoreve te tyre asnje nuk denohet per krimet apo tentativat per krim. Keto kane mbetur vetem se kuriozitete kafenesh. Qeveria Rama dhe Prokuroria nuk bejne asnje percaplje qe kete deshmitar ta perdorin per te futur kete monster makbethiane ne burg. Kjo tregon qe i gjithe sistemi eshte i korruptuar. Forca te zeza mbrapa skenes e duan qe monstra Berisha te jete jashte dhe ta beje Shqiperine kaos sa here qe ‘miqte’ e tij e kerkojne. Eshte shume e qarte edhe nga vizitat e shpeshta qe i bejne ne zyren e tij, per te kuptuar se kush jane miqte qe e mbajne ne kembe kete monster. Ky eshte turp i pashpjegushem por i njohur.

  2. Fane Mirdite says:

    Po mos te ishte berisha ne partin demokratike nuk dihet si do ishte shqiperia ose thjeshte do ishte si siria qe udhehiqet nga 5%e popullsis humbja e ketij previlegji keta 5%gati sa e shkaterruan shqiperin .Keta derra qe hiqe se ja me pap se papa shkruanin letra kur u luftonte ne shkoder kur u luftonte ne kosove kur u luftonte ne plav e guci kur trojet shqiptare ishin ne rrezik te madh keta benin trahana shikoni kosovaret e kosoves ne turqi e tregojne veten se jan shqiptar sa shqiptar u bene greke dhe te ju kerkosh origjinen sot eshte rrezik qe te vrasin burre ne ato troje ishte Qerqizi e Mihal Grameno Laberi e plaku i Tepelenes ju shikoni qfar ju bene ballisteve te flasesh me jugor keta njerez i pebuzin edhe sot lere Bashkim se humb kohe .

    1. e verteta says:

      ka mundesi ta rishkruani ne shqip komentin tuaj dhe saktesoni plakun e Tepelenes si hero, e keni fjalen per Ali pashe tepelenen, kete sherbetor besnik te portes, o shqipfoles.

      1. Çfarë injorance na ka rethuar dhe vazhdon! says:

        Ç’është ky analfabet që shkruan për vehten në vetën e tretë! Kopliku kështu, Kopliku ashtu…
        Idiot!

        1. Demokrat si derri says:

          Ky eshte simboli par excellence i kafshes berishiane. Gezof, luspa dhe kocka. Katundari dhe ceceni shpellash.

      2. B.Kopliku says:

        Eshte turk nga Prizreni e nuk di mire shqip,( e kane te ndaluar nga kurani)…Ne keto pozita “patriotike” eshte edhe turko-shqiptari Kreshnik Spahia,me origjine turke …

    2. Fani I Mirdites says:

      Ti o Fane i Mirdites, nuk je nga ato njerez te Fanit te Mirdites. Nderc Ndue Gjoka qe ishte nga Fani i Mirdites, hapi shkollat e para e u be simboli i gjithe Shqiperise. Ti nuk di as pike as presje. Shko pyet baben tend te te mesoje si perdoren pikat e presjet. Njerezit e Fanit jane te zgjuar, ti qenke nje zero e madhe. Here tjeter, fol ne emrin tend personal jo ne emer te Fanit Te Mirdites, qe ka pasur e ka njerez te nderuar e te rrespektuar. Nuk ka ngeli Fani i Mirdites ta perfaqesosh ti, ka burra shume me te mire. Te fala nga nje person nga Fans.

  3. Shqiptar says:

    Nje i pafajshem nuk shfajesohet z.Kopliku.Po ti me sa duket e ke mizen nen kesule.

  4. razo says:

    Cfare pergenjeshtrimi eshte ky kur ti e fillon fjaline me “e vertete” qe e kshu e ashtu por ashtu ishte nje pune… ?

    Ne asnje fjali nuk pergenjeshtron Izetin por vertetton ato qe thote ai dhe as qe nuk permend incidentin ne Rinas..

    Ti Koplik ishe thjesht masha e Berishes, as qe nuk ka pjerdhur kush se cfare mendoje apo beje ti.

  5. gjethi says:

    Zoti Kopliku!ju pergjigje te gjitha atyre qe ka shkruar Izeti per ty!por asaj qe ate nate te erret kur do ulej avjoni ne Rinas e le evazive!qe je takuar me sali udb-en por nuk na tregove a ke qene ke shtepia e mehmet elezit,ndoshta po te tregoje ke qene apo jo edhe Izeti do te jepte me shume detaje.Do kisha deshire ta di ke qene apo jo.

  6. Treviso says:

    Zoti Kopliku, si person i respektuar nga qytetaret durrsak para hyrjes ne qeverine e PD-se dhe me hyrjen e demokracise u infektove me semundjen e kryekriminelit.
    Zoti Bashkim, Ju shkruani se gjate kohes qe keni punuar ne qeverine e formuar nga P.D keni punuar me te gjitha fuqite per te miren e popullit.
    Shkruani se zoti Meksi nuk shkonte dakort me kryekriminelin Berisha ne mendime per udheheqjen e shtetit dhe demokracia i pranon kundershtimet.
    Shkruani se keni kundershtuar te gjithe ato qe kan shpifur si per qeverine tuaj dhe per per ersonalitetin Tuaj.
    Zoti Kopliku, Ju nuk keni kundershtuar asnjehere me shkrim kryekriminelin e shqiptareve, sali Berishen. Pse nuk ke mbajtur ate shpirte qe kishe ne URT, kur punoje si inxhinjer apo debatet qe u benin neper kafet e qytetit te Durresit. Semundja e kryekriminelit eshte shume e rrezikshme dhe e pasherueshme.

  7. Fatmiri says:

    Z.Kopliku!
    E para,fakti qe vjerri yt ka qene i persekutuar e forcon me shume pohimin e Izet Haxhise.Berishes i i nteresonte te vendoste lidhje me vjerrin tuaj per te ngritur reputacinin si antikomunist dhe tu vendoste ju ne poste te larta per te forcuar poziten e vehtes.Pra duke e shperblyer me dhenderin per te te patur te besuar ty.
    E dyta, Berisha nuk do vendoste kurre Minister te Brendeshem nje njeri qe nuk kish besim.
    E treta,emerimi juaj zv/kryeminister ka qene dhe eshte ne praktiken e Berishes qe kur nuk ka ne kontroll te parin,i vendos zvendesin qe e ka te besuar.
    E katerta,si ka mundesi qe dhenderi i nje te perjashtuari nga PPSh dhe te internuari ishte Kryeinxhinier i URT Durres?
    E pesta,mbaj mend si tani,fryrjen dhe megallomanine tende ne ato vite.
    E gjashta,u prishe me Berishen,jo per parime,porkur ai i mbaroi interesat qe kish me ty dhe sojin tend,dhe te la si gunen e vjeter.Besoj se zhgenjimin do ta kesh patur te madh,pasi e ke konsideruar mik shume te ngushte,aq sa keni dashur te hiqni qafe Meksin ne menyre makabre.
    Z.Kopliku!Gjithe kjo perpjekje qe ben per te hedhur posht Haxhine,e rendon akoma me shume poziten tende dhe konfirmon qe gjithshka eshte e vertete.
    Izet Haxhia ne keto refime nuk ka asnje qellim te meret me Bashkim Koplikun.Ai rendit te vertetat e hidhura,pavaresisht se kush i ka ideuar e kush ka qene bashkepuntor apo zbatues.
    Dhe e fundi.Falendero zotin qe ky vend nuk eshte akoma shtet(se keshtu e la soji yt)pasi do ishit neper burgje.Por te pakten lutju zotit te te fale.
    Respekt per Ju zoti Haxhia.

  8. qytetar says:

    NE POZICIONIN QE ESHTE SOT HAXHIA ,MUND TE FLADI CFARE TE DOJE , POR VETEM NJE GJE EDHTE E QARTE ,TE GJITHA CFARE THOTE JANE 90% GENJESHTRA , SEPSE BERISHA NUK I BENTE PUNET ME MSLOKE PA TRU SI HAXHIA , ATO I KISHTE ROJE PER TI FSHIRE KEPUCET , NUK DYSHOJ QE BERISHA KA BERE SHUME ,POR JO ME HAXHINE . KY HAXHIJA FLET DHE FLET NGA HAMENDESIA , SRPSE PO SHIKON QE MEDIA PI I KUSHTON VEMENDJE KETIJ TRANGULLI , PO I MERR SI TE MIRQENA ,PANVARSISHT SE NUK KA PROVA .

  9. i ndodhuri aty... says:

    Koplik, kam qene anetar i atij keshilli dhe kam votuar per Arbnorin dhe jo per Imamin , si dhe per Meksin dhe jo per ty. Kjo sepse teprohej duke qene te gjithe nga veriu (megjithse une jam verior), por ne fakt ti nuk doje te ja dije kesaj dhe pranove te votoheshe..!
    Eshte e vertete se Berisha votoi per Imamin dhe Meksin, por mos harro se variantin per te votuar Arbnorin dhe Koplikun e solli nder keshilletarë Ylli Vejsiu “aty per aty” , ne emer te Doktorit, dhe thoshte se Doktori eshte i detyruar te votoje per Imamin dhe Meksin por ne fakt ka kerkuar nga ne besniket e tij qe te votojme ndryshe etc etc.
    E mira eshte qe ti thuash gjerat pak me drejt…!
    Keni plotesisht te drejte kur thoni se Berisha pranoi qe te votohej ne menyre nominale per çdo emer dhe hapur me deklarim dhe eshte plotesisht jodemokratike. Ate propozim e kam bere une nga salla dhe Berisha e miratoi. Une e propozova kete sepse desha te marr vesh lojen qe po bente Vejsiu nder anetaret e keshillit…Kujdoju paksa ..
    Te pershendes, se ne fakt ti ishe me burrerori ne ate qeveri dhe eshte e vertete edhe se nuk u more me pune te ulta e te liga si shume te tjere ( perfshi dhe Doktorin)! ?

    1. e verteta says:

      ti I ndodhuri atje, pak a me shume je pjese e bandes rrugace PD, qe si kopliku a hazhia,vetem 0.1% te vertetes nxirrni ketu…ju e shkaterruat dhe kthyhet 50 vjet mbrapa kete vend qe kisdhte uzina, fabrika, plantacione, pyje bregdet…na morret me qafe o kelyshat rrugace te demokraise, na zbuat ne qe sna lidhte asgje me te kaluaren tuaj te erret……por me mire keshtu se me nje ndergjegje te perlyer me krime e nje mije te keqija ndaj ketij vendi…mjaft, se na hape barkun me prrallat demokratike o imam, rul, tritan preshi, agron rrugaci etj etj…o plehrat e bandes se hajdareve…..

      1. I ndodhuri aty... says:

        @e verteta
        Qenke nje kelysh bolsheviku i frustuar dhe i mbetur pa buke ne kete periudhe prandaj del e shane gjithkend ketu i fshehur pras anominatit. Por nje gje merre vesh mire more Lei Feng se ne luftuam qe ti te kesh te drejte te shkruash ketu idiotesite e tua pa te perndjekur askush!
        ?

        1. Fikus says:

          Ju i ndodhur aty.. Qe flet per te tjeret por po te kesh kurajen vere emrin tend ne kome t!!! Qe te shkruajme sot nuk eshte kurajo juaj qe ndryshuat politiken! Ate e nderroi Ramiz Alia se ju ishit miza qe kishit frike te dilnit hapur kur duhej. Ju dolet si balte dhe jo si alternative, ju shkaterruat dhe nuk ndertuat asgje, ishim nje anije me vela qe na duhej vetem motorri te ndryshonim shpejtesine ekonomike…. Por ju edhe ate anije me vela e shkaterruat sepse nuk ju leverdiste te shikonit realitetin sic ishte. Prandaj ti dhe ai pjella bastard Kopliku doni hellin ne byth deri sa te ndjeni dhimbjen qe i shkaktuat atij vendi. Harram ju qofte. Historia po ju denon.

        2. Anton says:

          I ndodhuri aty .. paske qene nje legen dhe dukesh nga komenti qe ben qe je nje i pafytyre dhe arrogant i ndyre. Perse ate person qe te kritikon e quan menjehere bolshevik dhe Lei Feng? Ti me siguri ke qene anetar i PPSH sepse Berisha nuk do te pranonte ne PD aq me teper ne forument e larta. Por ndersa pohon qe ‘shume jane marre me pune te ulta dhe te liga’ nuk ke guximin ti denoncosh ketu apo me emer se kush jane ata (perfshire Berishen) dhe cfare pune te ulta dhe te liga kane bere. Te pakten Izet Haxhia e beri me guxim kete, edhe pse shme vone kur familja ju dogj me burgim dhe ai kercenohet me jete dhe burgosje. Thuaj te vertetat qe di per gjerat e liga dhe te ulta qe kane bere shoket e tu te PD-se. Bashkoju per nje moment zerit te z.axhia dhe mos na trego ketu burrerine e ketij burracake (Kopliku) qe vetem sa i sherbeu padronit te tij me arrogancen dhe burracakerine e tij.

  10. TOMS says:

    Per ate qe shkruan se Bashkim KOPLIKU ka ikue ne Gjermani per tu fshehur per te keqijat qe ka bere po saktesoj: Zoti Kopliku ka ikur me familjen te premten e kaluar ne Gjermani, per te takuar vajzen qe ka me studime ne Munih, dhe kete e ka bere edhe tre kater here te tjera. Eshte e sigurte qe ai do kthehet kete jave qe sapo hyri.

  11. landi says:

    Bashkimin e njoh prej shume vjetesh, megjithese ka kohe qe nuk e kam takuar. Ai ka bere gabim qe ka shkruajtur ne gazeten Tema, e cila i rezervon Izet Haxhise po aq vend sa edhe gazeta Dita.
    Shikoni si shkruajne komentuesit, te cilet kryqezojne nje njeri, qe nuk e njohin fare. E bejne se kjo gazete lufton Sali Berishen, duke botuar cdo gje kunder tij. Nuk mund te marre drejtesi Bashkimi nga njerez te tille. Por ai nuk ka nevoje per kete, sepse, po te sihin te verteta ato qe shkruan Izeti, drejtesia do vihej ne levizje. Jo aq per te goditur Bashkimin, se sa per te goditur Berishen.
    Bashkim, jeto jeten tende, ashtu si e meriton. Kush te njeh, te beson…kush nuk te njeh, nuk ka rendesi se cfare shkruan per ty.
    Te pershendes.

  12. Fikus says:

    Per sa kohe Bashkim Kopliku punoi ne URT mund te them qe gezonte nje reoutacion te mire ne ate ambient per vete faktin qe kishte nje pergatitje profesionale te larte. Nuk di cte them se si ai pastaj qenka zgjedhur ne krye te PD se Uzines por memdoj qe ai kolektiv kishte nje dy aneshmeri politike qe prej vitesh binte sy. Por ne rastin konkret per sa permban shkrimi i Gazetes suaj dua te them qe z. Kopliku ne momemtin qe u emerua minister i brendeshem filloi te ushtroi politiken e burgosjes te opozitareve gazetareve. Dua ti kujtoj gazetarin Xhemal Lamcellarin. Ai e njeh shume mire qe u detyrua te bej greve urie per te protestuar arrestimin pa shkak nga ana e bastardit Kopliku. Mos harroni z Kopliku qe qenia juaj ne poste te larta beri tr keni edhe pasuri nene emrat e personave qe punojne akoma per ju sot e kesaj dite. Prandaj per ato qe shkruan Izet Haxhia ka te vertetat e asaj kohe qe ju i dini shume mire dhe replika juaj nuk eshte gje tjeter vecse nje justifikim pa asnje fakt te qarte. Ju me nje telegram te Enver Hoxhes qe e mbanit me kornize ne mur ke kaluar vitet e komunizmit. Mos harro se vellain temd ai pushtetpopullor e coi 5 vjet ne Itali per matematike. Prandaj ju nuk kishit asnje arsye kaq imperative ti ktheje shpinen regjimit qe ju mbajti ne pellembe te duarve. Ti sikryetar bashkie e shkaterove qytetin bregdetar. Ne kohen tende dynde verioret dhe zaptuan keneten duke shkaterruar cdo rrjethidrik, kanalet kulluese, hidrovorin e qyteti. Por ne ate kohe te preokuponte vetem te dukeshe duke dale xhiro ne qytet si fitimtar i asgjej. Ti thua qe hezitove tr aderoje ne PD!!! Shume cudi sepse parlamenti Shqiptare u mbush me injorante si ty ne materien politike. Prandaj te keshilloj qendro ne atje ku je. Ti je dhe ngel nje pjelle e ndyre e regjimit te Berishes.

    1. ALpini says:

      Xhemal Lamçellari pamvaresisht se nuk jeton me nuk ka pse i ngel hatri se ka qen
      nje njeri ordiner e imoral.Xhemal Lamçellari i shkroi nje leter Bashkim Koplikut
      ku reshtonte disa pika te moralit dhe donte qe te krahasohej me Bashkim Koplikun,
      ishte nje idiotizem ai shkrim qe bete mire qe na e kujtuat.

  13. zefi says:

    Mjfte me dokrra dhe trillime te nje rrenci dhe krimineli si Izeti. Keni respekt pak per inteligjencen e shumices se lexuesve.
    Sipas perrallave te Izetit, Berisha qe vertete eshte tejet i zgjuar dhe i rafinuar te kete ndare cdo mesheftesi dhe plan me nje bodyguard gjums analfabet….!

    1. razo says:

      Po po te gjithe genjejne per Saliun.. Edhe Mero Baze, edhe Izeti, edhe Aleksander Meksi, edhe Andi Bushati, edhe Safet Zhulali rahmet pase, edhe Spartak Ngjela, edhe Zef Brozi, edhe ish kryeministri Malazez per kontrabanden e Naftes me Serbine, edhe Ambasadoret Amerikane ne kallobramet e tyre genjejne.. te gjithe genjejne per Saliun. Tani do na dale dhe filmi per djalin e Saliut qe hodhi ne ere nje fshat te tere me pazaret e tij dhe sigurisht qe do genjej edhe Hollywood.. Te gjithe genjejn per Saliun.

  14. aqif tahipi says:

    Ne te vertete nga deklarimet e izet haxhise , ne te majtet po kuptojme se pedeja , gjate viteve 92 97 qenka drejtuar nga dajaku i izet haxhise.Te gjithe intelektualet e pedes qe sot na shesin pordhe paskan qene nen urdhrat e izetit dhe dajakut te tij. Pra dajaku i izetit i paska udhehequr ata te pedes.Vazhdo o izet dhe tregoi te gjitha se po vdesim se qeshuri me epopene e trimave te pedes.

  15. Luani says:

    Organizimi i personave negativ eshte shume i fuqishem ne Shqiperi, kjo me te vetmin qellim njollsjen e figurave pozitive dhe barazimin e tyre me figurat negative , nje prej figurave me pozitive qe kam njohur eshte Bashkim Kopliku.

  16. Bambi says:

    Per hir te se vertetes, kryeinxhinieret nuk jane zgjedhur kurre nga kolektivi. Ketu Kopliku genjen. Drejtoret u zgjodhen nga i ashtuquajturi “keshill drejtues” i cili zgjidhdj nga punonjesit. Asnjehere kryeinxhinieret….

  17. Shaba says:

    Thelbi eshte: A u hetua fikja totale e pistes se Aeroportit? Pse s’del procesi I hetimit?
    Percaktimet: “Eshte I ligu”, “eshte I miri” – jane shume subjective, dhe 25 vjet midis berishes dhe rivaleve apo kundershtareve te tij. Ne opinionet e ketueshme, imitohet kjo grindjje si dy grave ne komedine e Cajupit” qe si lane gje pa I thene njera tjetres. Komedi!

  18. Shkodran Kopliku says:

    Kopliko pranoje mo se e ke hanger nje luge te prishur nga supa e Saliut, hajt s’ka gjo se koha lan plaget.

  19. fieraku NGA ferrasi says:

    @ fani i mirdites
    Ti mund te jesh e ” xyma”
    Ose nipi i nenes se lleshit
    Po jo te gjithe mendojne si ti
    Do te ishte mire te ishin hapur dosjet
    Por kush ti hapte
    Berisha KOmunisti
    Apo ketà bijte e ish bllokut
    @ e verteta ti komentin bukur
    Por shpesh behesh i njeanshem
    Duke pare varferine ,arratine nga syte kembet te popullit
    Kjo e meksit eshte me è pakta
    Meqenese eshte gjalle
    Po te kishte nxjerre ndonje arsye tjeter
    Do ta besoja ,por per ndetrim postesh
    Nuk besoj
    Sepse Berisha nuk do rrezikonte pushtetin e vet per koplikun
    Pastaj Berisha i mbron bashkepunetoret
    Genc ruli tritan shehu Ilir meta
    Keshtu qe Meqenese KO.unizmi eshte fare e keqe ilutem Zotit ta zhduke.

  20. PIKTURISTI says:

    Z.Bashkim nuk ka si te kuptohet nga masa. AI eshte nje intelektual sh sh dimensional.Nje burre qe ska frike te pohoje te verteten madje te thoje:”po kete e kam bere gabim”.nqs ka bere ..Kopliku eshte nje bashkeshort qe nuk e hodhi te shoqen ne ferra qe te shpetonte biografine.E beri kete nen rraprezaljen me te eger te komunizmit. Ai biografine etij ndertoi mbi nje superprofesionalizem inginjerik dhe ekonomik. Eshte I rrespektuar por po aq eedhe is sharre sepse njerezit sduan kritika te cilat ai I ben hapur. Ai asnjehre sdo kuptohet dot nga te gjithe por vec nga nje pjese..

  21. Hasi says:

    Unë kam punuar me z.Kopliku edhe gjate vitit 1991 ne strukturat e PD edhe me vone kur ishte Ministër i Brendshëm.Vetëm injorantet. mendojnë se një detyre mbahet gjith jetën.E rendesishme eshte se per kohen a ishe Burre. Kopliku eshte njeriu qe ka shkëlqyer ne kontributin e. tij per demokracinë ne Shqiperi,Ai nuk me kujton sigurisht,por unë respektoj burrërinë,antikomunizmin,luftën per demokraci,ishte trim.Një gje ja këshilloj,askush nuk beson,vetëm komunistet llapaqen,se gje do te bënte ky Burre kundër shtetit qe e mbronte me jetën e tij.I kujtoj Koplikut ligjin moral gjerman se kur nuk je komandant duhet te jesh ushtar i mire.Pershendetje miku im,lus zotin per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje