300 euro për një natë seks, tutorët: Nuk i detyronim vajzat ta bënin

27 Mars 2016, 08:28Politika TEMA

Gjykata e Tiranës urdhëroi dje lirimin nga qelia të katër prej shtatë personave të arrestuar tri ditë më parë nga operacioni policor kundër prostitucionit, i koduar “Mustang”.

“Fatin” e lirimit nga dhomat e paraburgimit e patën dyshuarat si prostituta, Aureta B. e Domenika D., që, sipas Policisë, prostituonin për shuma 100­300 euro dhe dy klientët e tyre Melsi M. dhe Hajredin S. Për ta, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Vendimi i lirimit për dy vajzat 24 dhe 27­ vjeçare ishte në kundërshtim me pretendimin e prokurorit, i cili kërkoi lënien e tyre në “arrest në burg”.

Ndërsa dy klientët e tyre u liruan me kërkesë të përfaqësuesit të akuzës. Po ashtu, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për lënien në qeli të tre të arrestuarve te tjerë, Nik Gjonikaj dhe Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, të dyshuar si personat që angazhoheshin në sigurimin e klientëve për dy prostitutat dhe dërgimin e tyre në hotelet ku ushtrohej prostitucioni në zonën e ish­Bllokut në Tiranë.

Seancat gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre u zhvilluan me dyer të mbyllura. Burime të gjykatës pohuan se të dyshuarit kanë mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre, përveç dy klientëve. Ata kanë pranuar njohjen me vajzat, por, sipas tyre, në asnjë rast nuk i kanë detyruar të ushtronin prostitucion.

“Unë i kam lëvizur nëpër Tiranë si kliente taksie. Nuk kisha dijeni se çfarë bënin me personat që shoqëroheshin”, mësohet të ketë pretenduar taksisti Nurja. Përmes avokatëve, të pandehurit kërkuan masa të buta sigurie, raporton Panorama.

Pretendimet e tyre janë kundërshtuar nga ana e prokurorit në sallën e gjyqit. Duke iu referuar hetimit 9­ mujor, prokurori tha se ekzistojnë përgjime ambientale, vëzhgime dhe fotografime të të dyshuarve, që provojnë përfshirjen e tyre në veprimtarinë e shfrytëzimit të prostitucionit.

2 komente në “300 euro për një natë seks, tutorët: Nuk i detyronim vajzat ta bënin”

  1. kurt pidhaxhiu says:

    dy dele treqin pare
    dy kurva 600 euro

  2. iliri says:

    Ka disa dit qe flitet per keto prostituta dhe nuk e kam kuptuar pse flitet kaq shum.
    Ky 300 euro eshte shum apo pak? Mendoj qe eshte pak.
    Ky 300 euro, po qe se disutohet si cmim i larte do te thote qe prostitucioni ka renie se po te kishte ritje do kish konkurenc e cmimet do te binin.
    Asnje gazet a televizion nuk diskuton per fenomenin po mendjen e kan te cmimi 300 euro!! Çfar an me cmimin? A ndryshon gje cmimi i lart a i ulet ne fenomenin qe duhet luftuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje