Mesila Doda zyrtarisht me PDIU: Pa Shtet-Kombin shqiptar, Ballkani nuk ka paqe

26 Mars 2016, 12:41Politika TEMA

Ka ardhur koha që shqiptarët të thonë me zë të lartë që nuk kanë të ardhme pa qenë bashkë në Ballkan.

Sipas ligjvënëses kjo histori e ndarjes së shqiptarëve në pesë shtete të ndryshëm duhet të mbarojë dhe nuk ka pse të ketë më drojë për të aspiruar për Bashkimin Kombëtar.

Ajo ka shtuar se turp është genocidi i heshtur në Preshevë që është Çamëria e dytë e Kombit.

Mesila Doda e sheh si detyrë patriotike dekomunistizimin e plotë të shoqërisë, por pak beson se një gjë e këtillë mund të arrihet me këtë qeveri, e cila rrëmben nisma që t’i mbyllë me kyç në sirtar.

Sipas saj, kryeministri u ngut të merrte flamurin e çeljes së dosjeve, bëri një ligj gjysmak, por edhe atë e ka bllokuar për ta lënë në kalendat greke. Kjo qeveri nuk ka asnjë interes të zhveshë komunistët nga meritat dhe nderet, sepse i dëshiron ata dhe u rreh shpatullat.

Deputetja ka folur për një sërë nismash që do të ndërmarrë grupi i PDIU-së, ndërsa ka thënë se diktatorët ky vend i rrit, sepse refuzon të shohë nga vetja, refuzon të gjykojë, të dënojë e të nderojë kur duhet të kaluarën dhe të respektojë dinjitetin njerëzor si e vetmja garanci e së ardhmes.

Fjala e plotë e saj:

Për shumicën prej jush prania ime në këtë sallë, në këtë event nuk është as surprizë dhe as diçka e panatyrshme. Kemi patur një rrugëtim të gjatë së bashku, një rrugëtim politik dhe njerëzor, në të cilin kemi udhëtuar në shina paralele, por ja që edhe udhët paralele me sa duket takohen në politikë.

Kur nisëm një aventurë për ndryshimin e vendit në vitin ‘90 askush prej nesh nuk mendoi që kjo do të thoshte një përgatitje për përgjegjësi publike, por pa dyshim ajo që na shënoi fort ishte vullneti për të ndryshuar një realitet diktature dhe dhune, dhe dëshira për të patur një atdhe më të mirë.

Shqipëria e sotme nuk është në fakt vend i mbyllur i çerek shekulli më parë, i dhunuar dhe i tjetërsuar nga diktaturat, por ne ende kemi një Shqipëri të varfër e të gjymtuar, kemi një atdhe thuajse përgjysëm nga ai që trashëguam nga të parët dhe të mbytur nga një klasë politike servile e të dështuar. Kjo është dhe arsyeja kryesore e pranisë time sot në këtë aktivitet dhe çeljes zyrtare të një faqeje të re, të bashkimit tim me PDIU-në dhe fillimin aktivitetit për përmbushjen e sfidave të përbashkëta të së ardhmes.

Përpara disa kohëve unë dhe zoti Idrizi nisëm një rrugë të përbashkët, një përpjekje që do ta gjykojë veç koha dhe që kërkon të ndajë vendin nga një e kaluar e errët dhe kriminale, ndërmarrjen e një sërë nismash për dekomunistizimin e vendit.

Nuk e menduam asfare asokohe që ky do të ishte edhe preludi i një rrugëtimi të përbashkët politik, por qysh nga koha që dorëzuam nismën ligjore për hapjen e dosjeve dhe largimin e zyrtarve të inkriminuar, kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë. Kemi paraqitur dy nisma të tjera ligjore, atë për dekomunistizimin së bashku me dekriminalizimin dhe nismën më të fundit për heqjen e dekoratave e titujve të nderit zyrtarëve që janë të përfshirë në krime gjatë periudhës së rregjimit komunist.

Me keqardhje më duhet të pohoj se qëndrimi i krejt klasës politike shqiptare është i gënjeshtërt, është fals e frikacak. Kryeministri sjell nisma paralele me nismat tona, i sëmurë siç është në marrëdhënien e tij me historinë, por më pas as nuk ngre Komisionin e çeljes së dosjeve, megjithëse e ka sipas ligjit që miratoi po vetë, tërheq e porosit të tijët që të fusin në kalendat greke ligjin për dekoratat, i fshin ballin e djersitur shokëve që ka në bashin e partisë së tij që i kap çdo lloj ligji për lustracionin a për dekomunistizimin.

Akoma më keq demokratët që fshihen, votojnë thuajse më forcë dekomunistizimin dhe nuk paraqiten fare në Këshillin e legjislacionit për t’i dhënë aprovimin propozimit të heqjes së medaljeve, për të cilin u shprehën aq të prekur e shqetësuar para do kohësh dhe me këtë rast vërtetojnë publikisht se po harrojnë historinë e forcës së tyre, arsyen e krijimit dhe ekzistencës së tyre në politikë.

Politika shqiptare e të gjitha krahëve tërhiqet e mohon të veprojë, kur bëhet fjalë të bëjnë akte konkrete për ta ndarë vendin dhe demokracinë nga mëkati fillestar, ai i bashkëjetesës dhe përdorimit të krimit e kriminelëve të djeshëm. I përdorin për vota, i përdorin për mburojë ideologjike, i përdorin për t’i mbajtur peng e për t’i zhytur në krime të tjera, nuk di të them për sa e sa akte të tjera të shëmtuara përdoren aktet kriminale e kriminelët e së shkuarës, por e vërteta është se askush nuk dëshiron të ndahet prej saj.

Tre nismat ligjore janë vetëm fillimi i asaj pune që ne kemi vendosur të rrisim së bashku. Shumë shpejt do kemi nisma ligjore për ndalimin e simboleve të së kaluarës dhe për kujtesën historike të vendit. Kjo, sepse jemi të bindur se ky vend duhet të njohë e të respektojë të kaluarën e tij dhe të mësojë prej saj se diktatorët rriten pak e përditë mes nesh, për fajin e tyre, por edhe tonin që i bekojmë e i ndihmojmë me adhurim, me fjalë e lëshime. Diktatorët ky vend i rrit, sepse refuzon të shohë nga vetja, refuzon të gjykojë, të dënojë e të nderojë, kur duhet të kaluarën dhe të respektojë dinjitetin njerëzor si e vetmja garanci e së ardhmes.

Siç e thashë ky ishte fillimi i kësaj rruge të përbashkët, por nuk është arsyeja e vetme e pranisë sime sot këtu në këtë sallë. Po ju rrëfej se gjatë gjithë  kësaj kohe më është dashur të mendoj e të reflektoj thellë brenda vetes, se cila është arsyeja e pranisë time në politikë, sa dhe si kam gabuar e tek e fundit a mund të sjellim dot ndryshimin që njerëzit kanë shpresuar?

Unë besoj se fillimi i një pune të re, përbashkuese e frymëzuese duhet të gjehet te djepi i ekzistencës sonë, tek Atdheu ynë i përbashkët që sot është i braktisur e i plaçkitur, i nënshtruar e i gënjyer, i ndarë si plaçkë mes fqinjve. Atdheu dhe vetëm ai është çështja jonë e përbashkët dhe atdhetarët nuk njohin ndasi partiake, ata nuk janë as të PD-së, as të PS-së, as të LSI-së.

Politika shqiptare aktuale e të gjitha krahëve, gjen kohë për t’u shprehur për çdo problem të vogël a të madh, të vendit apo të globit, kanë kohë që flasin për konçesione, e reforma imagjinare, flasin për emërime e ç‘emërime, për akte korruptive, për investime imagjinare e për bllokime institucionesh, për të kërcënuar njëri-tjetrin po se po, (e kanë në fakt sport të preferuar), por kjo politikë e dështuar nuk gjen një fjalë të thotë për çështjen shqiptare, nuk gjen kurajo të përmendë as si emër çështjen çame në Athinë, si zemra e çështjes së pazgjidhur shqiptare, po jargaviten me zell prej shërbëtori tek lobet greke e serbe, madje më keq tek individët më ekstremistë të tyre me shpresë se një ditë këta do i japin lejen që të vijnë në pushtet. Ne fakt, Çamëria nuk është turpi jonë, por i atyre që e vranë, e prenë dhe zhdukën një popull të tërë.

Turpi ynë i vetëm është heshtja për të, kur ministrat përkatës gjejnë kohë për të folur për këngë e valle greke, gjejnë kurajon të vendosin për përmendoret që duhet t’i ngrihen pushtuesve, por nuk gjejnë dot kurajon të flasin për një krim kolektiv shtetëror e të mbuluar po ashtu nga një tjetër krim shtetëror, i cili është heshtja nga shteti amë e që zgjat thuajse një shekull. Turpi ynë është heshtja për Kosovën dhe lojërat që bëhen me të e që tentojnë të sajojnë një shtet multietnik ashtu si Bosnjën, janë aktet që e shtyjnë të barazojnë viktimën me agresorin e të fillojnë një proces Tribunali i pandodhur kurrkund, përveçse pas Luftës së Dytë Botërore për të dënuar nazizmin.

Turp është genocidi i heshtur në Preshevë që është Çamëria e dytë, e cila po zhduket pak nga pak e në heshtje. Është e turpshme heshtja për atë pozitë diskriminuese që përjetojnë shqiptarët në Maqedoni. Shqipëria nuk është vetëm kjo brenda kufijve administrativë të shtetit shqiptar. Shqipëri është gjithkund ku jetojnë e marrin frymë shqiptarët autoktonë dhe pa u arritur ky bashkim, pa i bërë kufijtë e sotëm të pavlefshëm, pa u formuar Shtet-Kombi shqiptar, Ballkani nuk do të gjejë qetësi.

Ky ishte dhe shkaku kryesor pse unë e gjej veten natyralisht pjesë të kesaj lëvizje të madhe, të kësaj fryme që sot rrit e fuqizon PDIU-ja. Do jemi bashkë për të punuar për bashkimin e territoreve shqiptare që i janë grabitur nga një politikë e mbrapshtë e fqinjëve dhe është toleruar nga një klasë politike puthadore e servile. Do jemi bashkë përkrah çdo qytetari shqiptar e bashkëkombasi që fyhet, dhunohet e preket në të drejtat e tij themelore. Do jemi bashkë për të jetësuar projektin e ri të mijëvjeçarit të shqiptarëve.

Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë 3 milion shqiptarë në shtetin amë, 2 milion e gjysëm të tjerë në Kosovë, 1 milion në Maqedoni dhe po aq të tjerë, në Çamëri, Mal të Zi dhe Preshevë. Ne duhet të iniciojmë një platformë moderne që fillon nga një bashkim real ekonomik, në një bashkim politik federativ. Nga këtu nis forca, nis rritja ekonomike dhe fuqizimi ynë, një platformë moderne për bashkim kombëtar dhe të mos u lëmë në dorë fatet e ardhshme të kombit puthadorëve të shovinistëve.

Ne ngjizim idenë e një të ardhme të përbashkët që mundet të rritet vetëm me punë, përkushtim e realizëm. Askush nuk mundet të pranojë dot një Ballkan të trazuar dhe shqiptarët të ndarë në tre shtete, nëse nuk jemi bashkë nuk jemi askush jemi të dobët dhe nuk kemi asnjë forcë për t’ju imponuar orekseve dhe intrigave dashakeqe. Ky është moment ynë i ringritjes. Është detyrë e elitave poltike të Kombit të punojnë për këtë fuqizim dhe sulltanët e politikës duhet të binden me hir a me pahir se copëzimi dhe trajtimi i atdheut si ngastër për ta zotëruar, grabitur e për ta lënë të varfër, vetëm që ta kenë si pronë në trashëgimi do të marrë fund./27.al

19 komente në “Mesila Doda zyrtarisht me PDIU: Pa Shtet-Kombin shqiptar, Ballkani nuk ka paqe”

  1. maximus says:

    po ik moj pirdhu, per ç’fare shqiptare e ka fjalen kjo, per turqit shqipfoles, do ishte me mire te thoshje, pa kthim ne indentitet nuk ka paqe ne ballkan, vetem kjo gje e kthen paqen ne ballkan, ndertoni xhami akoma ju, se me siguri do ta arrini paqen, deri sa nje dite do te perfundojme si Palestina,

    1. Altai says:

      Kaloi me çamët goca Xhikes, mire ja beri, parti pordhash me nje idiot ne krye.

      1. ALpini says:

        Askund nuk ka shtet komb..

      2. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

        kjo asht nji Shurrufll-femen,kerkon dekomunistizimin,kjo qi do i varte protestusit ke Pi-alma.
        Kto i ndrojn partite,si Madona dashnoret.
        Thone se dhe Zholefina do kaloj me LSI. ?

        1. Harillaqi says:

          Une kame degjuar se Xhozefina do kaloi me Nard Ndoken,per inat te Agron Dukes qe kaloi me PAA.Ne fakt e kishte qejf Xhozefina te behej kryetare e PAA,ne vend te Xhuvelit,por ja drodhi AGRON DUKA.Keshtu duket si gje e trashe ky DUKA,por na doli me i shkathet se Jozefina.

    2. arlind says:

      Ka nje histori qe perdoret si propagande dhe kjo histori
      ka dale nga akademia e janullatosit qe cdo perzien fene
      me turq shqipfoles, kjo eshte edhe shkencerisht perralla
      me e pabesueshme qe mund te ekzistoi. Perse??

      Sepse ne jete kemi dy te verteta, 1 e verteta qenjes dhe
      eshte ajo cfar ne shohim dhe prekim qe eshte e pamohueshme,
      por ekziston edhe nje e vertete subjektive qe do te thote
      e vertete mendimi qe nuk bazohet fare ne te verteten e qenies.

      Me gjithese janullatosit nuk e kuptojne kete qe kam shkruar, do te
      jap nje shembull, ka Cam bjonde me sy te kalter dhe me fe musliman,
      dhe i quajme turq sepse kan fe muslimane, por ka edhe minoritar
      si Dule me lekure te zeze dhe ortodox dhe ky nuk eshte aziatik turk
      sepse eshte ortodoks, kush deshiron ta kuptoi e kupton kush
      beson ne perrallat e janulles le te vazhdoi.

  2. Demokrati says:

    Kur u be edhe kjo “politikane”! mos mbeste njeri pa iu futur politikes! Nxito, moj, te zesh vend ne ndonje TV, se do te mbetesh pa pune!

  3. undefined says:

    Qame shqipfolese a kjo?……..ku e ka Kreshnik Spahiun kjo?

  4. mELISA duhet te Jet aq inteligjente e kuptoj se ceshtja Came ,nu do mundet te zgjidhet kurre ,
    me kte grup njerzish qe pretendojn me qen nji Parti ,nderkoh qe njihet tashme boterishte ,nga te gjithe ,
    se s’jan asgje tjeter pervecse nji grup interesi ,dhe bejn gjasme rolin ,te perfaqsojn ceshtjen Came ne politike ,
    e as deklaratat te Tilla mbi kombin shqiptare ne ballkan ,qe i ngjajne me shume se nji figure qesharake mbi Skenen politike ,ose thirrjeve islamike Allah terroristesh ,qe kercenojn paqen etj si kto .
    Ceshtja Came po manipulohet nga nji pseudoParti ,qe ne te vertet ska as tagrin por edhe as potencialin te perfaqsoj e akpma me pak zgjidhe ceshtjen e drejte Came .
    Shqiptaret nuk kane per te zgjidhur kurr padrejtesite historike ,per aq kohe sa te vazhdojn ti kerkojn zgjidhjet e tyre ,nepermjet ktyre metodave vullgare te tipit shoqerive islame arabo-turke ,
    me ate mentalitet qe tashme e ka vendin ne halene e njerezimit ,sepse pervec jashteshqitjeve ai nuk prodhon asgje produktive per shoqerite njerezore .
    Vetem me nji shtet te fuqishem ne cdo aspekt mundet te zgjidhet jo vetem Ceshtja Came ,por cdo padrejtesi Historike , qe pikerishte ju ,kto grupime kameleonesh interesaxhinjsh e kane penguar dhe do vazhdojn ta pengojn ate perjetesishte ,per aq kohe sa te shikojn perfitimet personale ne kurris te Sigles Padrejtesise ,ne kurris te interesit te vertete te kombit Shqiptare .Ky mentalitet idiotesh ose groposet sot ose do ju gropose te gjithe me gjith pordhet e partite mashtruse qe formoni ne ate vend qorrash .

  5. Prudentino says:

    Çame katolike, Mesila Palma.
    Zoti ka fillu me tall k…t me ne.

  6. Klimax says:

    Me sa kuptova nga ato qe thote Mesila, ate qe kerkon eshte nje “shtet etnik te paster” nje ethnokatharsi. Pra nuk kerkon as me shume e as me pak, por pikerisht ate qe po bejne, sipas saj, edhe ata, serbet, qe ajo e cileson “gjenocid” te tyre ndaj banoreve te Presheves apo “Cameria e Dyte e Kombit”!!!!
    Pra enderron pastrime etnike, ashtu sic vepruan serbet ne Srebenica apo shqipefolesit ne Kosove mbas nderhyrjes se NATO-s!!!!!!! Pra kerkon lufte per te realizuar kete “shtet-komb”!!!
    Para se te pyesja se kush jane “aleatet dhe “armiqte” e “shtetit-komb-shqiptar”, me komb, c’fare nenkupton kjo “patriote”? Vetem ne ate qe quhet Shqiperi egzistojne grupime shoqerore me gjuhe te ndryshme, dialekte gjuhesore te ndryshme, kultura te ndryshme, civilizime te ndryshme, besime fetare te ndryshme, etni te ndryshme, raca te ndryshme e deri ideologji te ndryshme!
    Atehere ke fut dhe ke perjashton nga kjo bashkesi shoqerore te shtetit te sotem shqiptar kjo tipe? Popullsite evgjite i fut apo i perjashton? Popullsite rome? Popullsite vllehe? Popullsite ortodokse? Popullsite grekofone? Popullsite sllavofone? Popullsite e Jugut apo te dialektit tosk? Votuesit “social-komunist”? ………………..
    Me sa duket “katharsi” ndaj armiqve te Mesilas eshte i pafund, por e qart eshte qe aleatet e saj jane vetem tre, UCC, UCK dhe xhihadizmi islamik!

    1. Arvanites says:

      Kam rezervat e mia per Mesilen POR ,çeshtja qe ngre eshte E ARDHMJA E AFERT E POLITIKES SE SHQIPTAREVE . Shpejt do te kthehet ne REALITET qe do te pranohet edhe nga IDIOTET qe sot bejne llapaqenin sepse AQ U KAP TRURI (nese nje te tille e kane ),u sugjeroj te heshtin sepse bejne per te vjelle me mendimet e tyre.U kujtoj ç’flitej per Kosoven ne vitet 1997-98…dhe me pas me 1999-en hengren mender ate qe kishin(folur?!) dhjere po vete dhe hipen ne karron e fituesve …qorra plehra injorante antishqiptare te ndyre.

  7. capi says:

    U mbyt anija e PS
    O burra shpejt te LSI.
    U mbyt anija e PD
    O burra shpejt te PDIU
    Do mbytet dhe anija e PDIU
    O burra shpejt
    Ku?
    Te Nacionalizma kuq e zi!
    Sepse Doda nuk e di / dhe e di
    Se: pa Shqiperi nuk ka Ballkan
    Dhe pa Ballkan nuk ka Shqiperi!
    Prandaj
    Flamuri i Shqiperise
    Mbulon armiqte
    E Shqiperise.
    Doda = flamur i vjeter ne kohe te reja.

  8. Bishti i qenit says:

    tamom goca e shiteses se djathit, shamikuqja pasi braktisi dhitarin dru me pre te viciduelit u hodh ne krahet e Idrizit, shoferit islamik te vajgurit ke lagjia e shpis se Partise

  9. taso kume says:

    Per te miren e popullit SHQIPTARE nuk eshte turp te flasesh, pavarsishte çfare partie perfaqsone ,e drejta e mrojtjes se kombesis SHQIPTARE kudo qe eshte nuk eshte monopol i nje partie kur e dime qe shume politikan tanet tregohen inferjore dhe servila te GREKUT, TURKUT E SERBIT ,por mua me shqetson fakti pse flet ne kete momente ,loja e kujt luhet pas saj ne kete moment te veshtire ,kush do te ndezi zjarin me kockat tona,dhe SIRISE ME PRANVEREN ARABE filloj dhe dikush investoje por as pranvera fitoj dhe as ASAD DIKTATORI, e dyta politika SHQIPTARE dihet qe eshte ne krize nje nga blloku juristeve qe nuk duan shtetin e te drejtes me ndimen e ANDIKAPATIT qe eshte ne maje te presidences,dhe tjetra kanseri qe e bluan perdit nga brenda shoqerine SHQIPTARE( trasporti dhe ritja e prodhimit te droges si pasoje e papunesise ,prishja e hekurudhave,imlikimi i policise me krimin e vogel ekonomik shitja e lakrave se do bejme SHTETIN E TE DREJTES,) EUROPA na i ka thene hapur nuk ka me ndryshim kufijsh,çamet po te ishin te zgjuar le ta nderonin fene dhe te beheshin te gjithe te krishtere por do ngeleshin kombsi SHQIPTARE DHE SHTETSI GREKE,fundja ne pagane kemi qene dhe komunizmi pak a shume keshtu na beri dhe ja ku jemi sot .

  10. E po kjo pune! says:

    Mesila, je deputete, nuk te pengon kush te dalesh jashte, dil ne Greqi dhe ktheje timonin nga Cameria, merr dhe gazetare, bashke me Idrizin dhe vec mire beni sepse ose Asfalia do pengoje deputete shqiptare boterisht ose do filloni te krijoni kontakte me vendasit dhe te degjohet edhe zeri nga Shqiperia. Llafet e tjera jane fukarallek dhe budallalleqet donkishoteske kunder Enverit (ai ishte burre dhe sa me shpejt ta pranoni aq me mire per ju – jo si ideologji se komunizmi vate por si nacionalist). Cfare prisni, nisuni per ne Janine se viza nuk ju duhen dhe jepni reportazhe me skype qe andej ne terren. SHkoni dhe tek vendet ku u martirizuan te pafajshmit nga andartet grek dhe pastaj dilni me propozim per nderimin e tyre dhe ngritjen e varrezave atje.

  11. demokrati says:

    Ballkani do te gjeje paqe kur te krijohet Shqiperia Komb Shtet, Serbia Komb Shtet, Kroaci Komb Shtet, Bullgaria Komb shtet. Per hir te nje Bosnje Hercegovine, nje shembelltyre e keqe e ish Jugosslavise, dhe nje Maqedonie ku shumica shqiptare mban ne kmebe nje shtet gjenocidal ne kuptimin e vertete te fjales, nuk mund tu mohohet e drejta as shqiptareve , serbeve, koratve dhe bullgarevete jetojne ne nje shtet te tyrin. Shqiptaret do ta kene me te veshtire pasi edhe sikur ti ndaj ne njeqind mini shtete i perkedhel natyren individualisto lokaliste,Ka nje menyre paqesore me te cilen mund te vije paqja ne Ballkan : Referendumet dhe nje konfernce paqeje, ku mos te kete me xhepa minoritetesh nepermjet shkembimeve te territoreve, Nese serbet e Mitrovisec nuk mund dhe nuk duan te jetojne ne shtetin shqiptar te bashkuar, jo ne pashallekun e thacit, atehere te gjithe serbet e Kosoves te kalojn ne pjesen veriore dhe me kete rast edhe shqiptret e Presheves lirohen nga zgjedha serve edhe objektet e kultit kristian qe jane pervetesuar bga serbet u kthehen te zoterve autoktone dhe krijuesve te hershem te tyre. Nuk mund te kete komb te unifikuar shqiptar, pa dekomustizim dhe pa defanatirizimin fetar, qofte ku islamik apo kristian. Bashkimi i Shqiperise dhe shqiptarizimi duhet te jene dhe jane e vetmja zgjidhje afatgjate dhe mbijetuese per popullsite albanofone ne ballkan.

  12. Bato says:

    Më duket Jetik shtetkombi shqiptar. Me 98% kombesi shqiptare popullata e kosoves do te bente te rritej dukshëm kombësia shqiptare. Me gjith ata Grekjevgj shqipfoles qe na kan dale interesi Kombetar shqiptar eshte ne rrezik. Mjafton te lexosh komentusit e zemra dhe krijon nje tabllo.
    Duhet perfytyfuar Pak a shum si kombetarja e futbollit shqiptar, shifni çfare force bën bashkimi!

  13. shaqo says:

    Nuk behet shteti apo kombi me bushtra.
    Shteti do burra, po mesila i ka inat burrat me k… te renda si Enveri, se ta shtypin koken si neperkes, prandaj ben bla..bla…bla kucka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje